Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36]
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Ku deshironi ta kaloni Vitin e Ri 2008 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14980)


Postuar nga sarandaebukur datė 29 Dhjetor 2007 - 23:19:

Viti i Ri, si te festojme pa kokecarje


E Diele, 30 Dhjetor 2007

Rremuja thjeshton shume punen e keqberesve dhe per me shume ne te tilla raste cdo njeri i kushton me shume vemendje sendeve te ekspozuara ne vitrina duke qene me pak te kujdesshem

Mbingarkesa me canta ju ekspozon me shume ndaj keqberesve dhe ju ben gjithashtu me te dobet ne kunderveprim ashtu sikurse eshte edhe perqendrimi i tepert te mallrat e ekspozuara dhe cmimet e tyre

Mirebesimi dhe qetesia ne keto vende bejne qe te harroni cdo lloj kujdesi

Eshte nje zakon i mire, qe kur te hiqni xhaketat ose palltot, te lini xhepat bosh. Eshte nje loje femijesh per nje xhepist, te marre dokumentet ose para nga nje xhakete e mbajtur ne dore

Frekuentimi i festes ne shesh ose i tregjeve publike te shoqeruar edhe nga femijet, pervec kujdesit normal per te mos humbur femijen, eshte e rendesishme te beni kujdes qe te mos behen ata mjeti per thjeshtimin e detyres se keqberesit duke i perdorur per t’ju shperqendruar, duke abuzuar me naivitetin e tyre

Mundesisht kerkoni te keni nje dore gjithmone te lire: n.q.s. kjo nuk eshte e mundur shoqeroni canten ku keni vlerat monetare me nje me te vogel e cila natyrisht duhet te jete bosh per te mashtruar keqberesin

Evitoni te visheni me rroba te shtrenjta te cilat pervec qe terheqin vemendjen, ju kushtezojne ne veprime

Evitoni te kryeni diskutime me miqte tuaj me portofolin e hapur ne dore kur jeni ju ai qe do te paguani, mund te jeni nen vezhgimin e ndonje keqberesi

Te merren te gjitha masat per ata qe do te kene femije ne makina. Kujdesi gjate drejtimit te makines eshte me i rendesishem, prandaj nese e ndjeni veten keq, nese keni marrje mendsh etj, ndaloni dhe pushoni

Mos harroni te kontrolloni gjendjen e makines perpara se te udhetoni, sidomos sistemin e drejtimit dhe te frenimit

Te apasionuarit pas fishekzjarreve i keshillojme te mbajne larg femijet gjate shperthimeve

Mos beni “spektakle” te panevojshme ne mes te grumbujve me njerez, zbatoni te gjitha keshillat dhe rekomandimet per shperthime te tilla. Ne kete menyre evitoni surpriza te pakendshme qe prishnin gezimin tuaj dhe te qytetareve te tjere

Telefononi te numri pa pagese, 129, nga cdo lloj telefoni, fiks apo celular per cdo problem apo ngjarje tuajen, fqinjit apo ku konstatoni vete

Lajmeroni fqinjet se nese degjojne zhurma te dyshimta ne apartamentin tuaj te lajmerojne 129-n

Nese ktheheni shpejt ne shtepi dhe e gjeni porten te hapur, apo te mbyllur nga brenda, apo degjoni zhurma, mos hyni, mos beni heroin. Kjo mund te shkaktoje reagimin e menjehershem dhe instiktiv te hajdutit, qe mund te kete pasoja te renda. Thjesht njoftoni menjehere, 129-n

Ruajeni shtepine qe ta gjeni... aty ku ishte

Lini ndonje drite ndezur, radion apo televizionin

Sigurohuni qe e keni mbyllur deren dhe celesat mos i lini ne vende te njohura nga te gjithe

Mos lini mesazhe mbi dere, kjo tregon qe ne shtepi s’ka njeri

Nese keni bizhuteri me vlere te madhe dhe do t’i lini ne shtepi, fotografojini, kjo mund te lehtesoje kerkimet ne rast vjedhjeje

Porta e blinduar “ju nderon” sepse eshte ideale per “t’ua nxire punen” hajduteve

Mire eshte te mos mbani ne shtepi shuma te medha parash, bizhuteri dhe objekte te tjera me vlere te larte

Kujtohu qe drita dhe zhurma largojne vjedhesit. Nese je vetem mbaj ndezur dritat e dhomave per te simuluar prezencen e me shume personave.

Nese humbet celesin e shtepise ose peson ndonje vjedhje te cantes nderro braven e deres

Sigurohu qe duke dale ose hyre, porta e apartamentit dhe e pallatit te jete e mbyllur.

Mos bej te ditur jashte familjes, qe ne shtepi ndodhen para apo objekte me vlere ose qe shtepine nuk e ke te siguruar mire.

Lini nje radio ndezur

Kur ta mbyllni deren mos e lini celesin poshte tapetit te jashtem

Sensibilizoni edhe fqinjet, qe te bejne kujdes ndaj zhurmave jo te zakonshme ne sheshpushim dhe ne apartament. Interesi eshte i ndersjelle

Mos perhapni oren e kthimit tuaj

Te panjohurit, keta “miq misterioze”

Mos dergoni femije qe te hapin porten e baneses suaj kur dikush troket. Bejeni vetem nese e dini apo e shihni se kush eshte te porta

Mos ia hapni porten te panjohurve edhe nese veshin uniforma policie ose deklarojne se jane punetore te nje ndermarrjeje publike

Ne feste me miqte

Shoqeria dhe njohjet e reja jane aspekte te bukura dhe pozitive te jetes, beni kujdes, nuk duhet te jeni shume te hapur ne te tilla njohje

Perzgjidhni shoqerine dhe merrni pjese ne takime ne te cilat njihni organizatoret

Ne qofte se duhet te ktheheni ne shtepi ne oret e vona do te ishte me e keshillueshme t’ju shoqeronte ose te vinte t’ju merrte dikush

Mos bini pre e provokacioneve. Ekzistojne grupe qe sillen neper rruge vetem per te vjedhur ose per te rrahur njerez qe i shohin si “te pershtatshem”

Evitoni pije alkoolike, cigare dhe mbi te gjitha drogen, sepse provokojne vetem telashe me shume deme

Te ndjekin? Ja c’te besh

Nese ndjehesh i ndjekur ne rruge, ndermerr nje nga keto hapa:

Drejtohu ne nje rajon policie

Ndalo sherbimet e policise qe ndodhen ne rruge

Futu ne ndonje bar ose ne ndonje vend tjeter me njerez

Kerko ndihmen e ndonje kalimtari tjeter

Ne qofte se ndjen dicka anormale afer teje, mbaje canten fort ne krah

Mos mbani kurre shume para me vete dhe n.q.s. kjo eshte e pa evitueshme, shoqerohu nga persona te tjere

Mos e mbaj asnjehere armen ne cante: Do ta kesh te veshtire per ta nxjerre dhe mund te ndodhe qe te ta marrin keqberesit

Koha Jone..


  Gjithsej 36 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36]
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.