Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Infrastruktura (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=277)
-- Fullani: Rėnie drastike nė ndėrtim, viti 2007, 19 % mė pak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15510)


Postuar nga kunder19 datė 04 Mars 2008 - 16:50:

Fullani: Rėnie drastike nė ndėrtim, viti 2007, 19 % mė pak

Fullani: Rėnie drastike nė ndėrtim, viti 2007, 19 % mė pak
ndėrtime

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, u shpreh dje se, sektori i ndėrtimit ka pasur njė rėnie tė ndjeshme gjatė vitit 2007. Sipas tij, sektori i ndėrtimit ka rėnė me 19 pėr qind nė krahasim me njė vit mė parė dhe kjo rėnie ka qenė nė nivele tė larta, megjithėse kėrkesa pėr investime nė pasuri tė paluajtshme ka qenė e lartė. Niveli i lartė i kėrkesės pėr investime nė kėtė sektor dėshmon qė rėnia nuk ka ardhur nga shkaqe natyrore tė tregut. Nė fakt, shoqatat e ndėrtuesve kanė reaguar ndaj kufizimit tė madh tė lejeve tė ndėrtimit, sidomos nė kryeqytet. Sipas njė raporti tė firmave tė ndėrtimit, ky vit ka patur rėnie drastike tė lejeve tė dhėna pėr sheshe ndėrtimi, gjė qė ka sjellė rėnie tė ndjeshme, tė cilat janė reflektuar edhe nė tregues tė tjerė qė lidhen me ndėrtimin.



Rėnia e numrit tė lejeve tė ndėrtimit



Sipas tė dhėnave, numri i lejeve tė dhėna nė kryeqytet ka rėnė me rreth 8 herė mė pak, ndėrsa nė krahasim me vitin 2005 numri i kėtyre lejeve ka rėnė me mbi 13 herė. Nė kėtė mėnyrė, pėrveē rėnies sė volumit tė ndėrtimit ka patur njė rėnie edhe tė prodhimit tė industrisė sė matarialeve tė ndėrtimit, gjė qė ka ndikuar ndjeshėm nė rėnien e kontributit tė kėtij sektori nė PBB, si dhe nė tė ardhurat e buxhetit tė shtetit. Tė dhėnat nga shoqata e ndėrtuesve bėjnė tė ditur se, numri i lejeve tė dhėna nga KRT-ja e Tiranės ishte 149 leje gjatė vitit 2005. Ky numėr ra nė 66 leje gjatė vitit 2006, ndėrkohė qė gjatė vitit qė kaloi numri i tyre nuk e ka kaluar dot numrin e 8 lejeve tė ndėrtimit. Ndėrkohė qė, numri i lejeve tė ndėrtimit pėr rrethet ka rėnė 5 herė. Nga rreth 2100 leje tė dhėna nė rrethe nė vitin 2006, vitin e kaluar ky numėr ra nė rreth 400 leje.

Nė raportin vjetor tė Shoqatės sė Ndėrtuesve, shkaqet kryesore tė rėnies sė volumit tė ndėrtimit shikohen nė problemet politike midis Bashkisė sė Tiranės dhe pushtetit qendror. Kėto probleme kanė sjellė uljen e volumit tė ndėrtimeve. Mosfunksionimi i KRT-sė pėr njė periudhė mjaft tė gjatė uli numrin e lejeve tė ndėrtimit e pėr rrjedhojė frenoi dukshėm ritmet si dhe ndikoi negativisht nė politikėn e ēmimeve tė shitjes.



Rritja e sektorėve tė tjerė ka mbuluar rėnien e ndėrtimit



Megjithatė, sipas Bankės sė Shqipėrisė, rėnia e ndjeshme nė sektorin e ndėrtimit, i cili ka qenė edhe njė ndėr sektorėt kryesorė tė zhvillimit ekonomik nė vend, nuk ka sjellė ngadalėsim tė rritjes ekonomike. Guvernatori Fullani, theksoi nė fjalėn e tij gjatė mbledhjes sė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės, se ekonomia shqiptare vazhdon tė rritet nė mėnyrė tė qėndrueshme dhe sipas parashikimeve. Rritja ekonomike reale gjatė vitit 2007 vlerėsohet tė ketė qenė rreth 6 pėr qind, ose e njėjtė me rritjen e njė viti mė parė. Sipas tij, kjo ka ardhur pėr arsye tė njė rritjeje tė ndjeshme nė disa sektorė tė tjerė tė rėndėsishėm. Fullani tha se kontribuesit kryesorė nė kėtė rritje kanė qenė veēanėrisht sektorėt e transportit dhe telekomunikacionit, tregtisė, hotelerisė dhe restoranteve, si dhe ai i industrisė. Sipas tij, rritja e aktivitetit nė kėta sektorė ka balancuar ngadalėsimin e aktivitetit nė sektorin e ndėrtimit.

Artikull i marre:
http://albaniaonline.it.gg/Home.htm


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.