Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Parrulla "Demokracia ne Rrezik" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15834)


Postuar nga Fajtori datė 22 Dhjetor 2009 - 11:58:

Nga Mero Baze

Ambasadorit tė SHBA, John Withers
Ambasadorit tė BE nė Tiranė, Helmuth Lohan
Ambasadorit tė OSBE, Robert Bosch

Tė nderuar ambasadorė!

Shpresoj mos t’ju bezdis kėto ditė para festave me lajme tė tilla acaruese pėr njė vend, i cili po bėn pėrditė e mė shumė hapa mbrapa nė respektimin e lirive qytetare dhe barazisė para ligjit, por ėshtė pikėrisht kjo koha qė ka zgjedhur qeveria shqiptare pėr tė ndėrmarrė njė fushatė tė re diskriminuese me prapavijė tėrėsisht politike. Po ju shkruaj nė cilėsinė e botuesit tė gazetės “TemA”, dhe pronar i kompanisė “Media Enter”, e cila ka qenė pronė e imja deri nė fund tė vitit financiar 2005, kohė kur unė kam shitur aksionet e mia nė masėn 100 pėr 100. Nė korrik tė vitit 2007, blerėsi tjetėr i kėsaj kompanie vendosi ta pezullojė veprimtarinė e saj financiare, dhe unė sė bashku me gazetarėt e tjerė vazhduam aktivitetin tonė gazetaresk si pjesė e njė kompanie tjetėr.

Nė prill tė vitit 2008, kur gazeta “TemA” denoncoi e para lidhjet e djalit tė Sali Berishės me biznesin vdekjeprurės nė Gėrdec, gjėja e parė qė bėri Sali Berisha ishte dėrgimi i njė ekipi kontrolli nė zyrat e gazetės. Kontrolli, i cili ndenji gati dy javė nė zyrat e redaksisė, kontrolloi edhe kompaninė “Media Enter”, qė kishte mbyllur aktivitetin qė nė korrik 2007, edhe kompaninė tjetėr, e cila kishte shtuar si aktivitet tė saj dhe botimin e gazetės “TemA”, titull i cili ka qenė dhe ėshtė pronėsia ime intelektuale, i cili nuk ėshtė shitur kurrė. Ai gjendet i regjistruar si i tillė dhe te Zyra e Licencave dhe Patentave nė Ministrinė e Ekonomisė. Kontrollet natyrisht nuk gjetėn ndonjė shkelje dhe u larguan, duke shėrbyer vetėm si mjet presioni.

Pas shfaqjes publike tė kryeministrit dhe sulmeve verbale ndaj asaj qė ai e quan “kupolė mafiozo-puniste”, dhe sulmeve ndaj meje personalisht prej tij dhe prej kryetares sė parlamentit tė Shqipėrisė, zyrtarėt e tatimeve kanė vėrshuar sėrish nė dyert e kėsaj kompanie, duke kėrkuar tanimė kontroll prej vitit 2004. Kontrolli ėshtė i urdhėruar nga zyra e tatimeve nė Tiranė, por, sipas ligjit, njė kontroll i tillė, pra rikontroll, duhet tė bėhet me urdhėr tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm, pasi kjo kompani ėshtė kontrolluar sė fundi nė vitin 2008, nė muajin prill, dhe na kanė lėnė dhe njė procesverbal nė pėrfundim tė kontrollit. Nuk na shqetėson shumė egėrsia dhe sytė e skuqur nga urrejtja, me tė cilėn mbėrrijnė kėto dėrgata revanshi tė kryeministrit, por ndjehem thellėsisht i shqetėsuar qė ky kryeministėr, duke personalizuar luftėn me njė gazetar kritik ndaj tij, po keqpėrdor pushtetin nė mėnyrė selektive dhe bėn ē’ėshtė e mundur pėr ta parė atė tė gjunjėzuar, fat qė s’do ta ketė.

Dua tė kujtoj se njė vit mė parė, nė kėtė fundjavė, njė ditė para Vitit tė Ri, makina ime mori flakė para syve tė fėmijėve tė mi, nė oborrin e pallatit, dhe shkakun, para se ta pėrcaktonte policia, e pėrcaktoi zėdhėnėsi i Partisė Demokratike, ndėrkohė qė shoferi i Shkėlzen Berishės kishte tri ditė rresht qė shihej nė oborrin e pallatit tim, dhe unė pėr kėtė njoftova edhe zyrtarė tė lartė tė Prokurorisė, por dhe disa autoritete tė policisė.
Dy javė pas djegies sė makinės, Sali Berisha rrethoi me policė redaksinė e gazetės ku punoja dhe shtypshkronjėn e saj duke na zbuar prej andej me forcė, dhe duke na mbajtur peng ende shtypshkronjėn dhe mjete personale. Ai theu pa asnjė tė drejtė njė marrėveshje 20-vjeēare koncesioni, me njė arsyetim, i cili nuk vlen njė vit mė pas.

Nėse do tė shkoni nė oborrin e ish-Tipografisė Ushtarake, do tė shikoni se midis pasurisė sonė, pėr tė cilėn investuam mbi 450 mijė euro dhe repartit tė pasaportave biometrike, punojnė ende dy kompani tė tjera, tė cilat nuk i prek njeri.

Gjatė vitit qė po mbyllet, unė personalisht, por dhe familjarė tė mi, jemi gjendur para presionesh tė egra, deri me sulme mbi pasuritė e tyre tė ligjshme, tė cilat janė komanduar direkt nga zyra e kryeministrit Berisha. Ky kryeministėr ka personalizuar luftėn deri nė atė shkallė, sa i verbuar nga njė urrejtje primitive, ka shpallur armiq edhe biznesmenė qė mendon se janė partnerė tė mi. Rasti mė tipik ėshtė ai i sulmeve me Artan Dulakun dhe Besnik Sulėn. Nė tė njėjtėn ditė qė ka dėrguar pėr rikontroll njė dėrgatė tatimorėsh nė ish-kompaninė time, pėr tė hetuar nė mėnyrė ironike bilancet e viteve kur unė kam qenė mbėshtetės i zotit Berisha, atėherė nė opozitė (2004-2005), po ashtu i ka dėrguar blerėsit tė mėpasmė tė kėsaj kompanie, Besnik Sula, njė gjobė qė shkon nė 2 miliardė e 400 milionė lekė, dhe ka nisur dėrgata nė gjithė kompanitė e vėllezėrve Dulaku, duke nisur nga “Edil-Al”, “Tring” etj.

Ky sulm, dhe ndaj biznesmenėve qė kanė qenė apo janė bashkėpunėtorė tė mi nė veprimtarinė mediatike, siē ėshtė aktualisht zoti Dulaku, mė bėn edhe mė shumė pėrgjegjės nė ndėrgjegjen time, se po bėhem shkak, jo vetėm pėr probleme nė biznesin tim apo tė familjarėve tė mi, por dhe tė partnerėve dhe bashkėpunėtorėve tė mi. Ky ėshtė njė sulm racist, i mbėshtetur thellėsisht nė hakmarrjen ndaj njė individi dhe qė synon rrethimin dhe izolimin e tij financiar dhe politik. Nėse unė bėj bilancin e njė viti nė luftėn e kryeministrit ndaj meje, do tė gjej mė shumė probleme se sa ka pasur njė hebre nė kohėn e nazizmit apo njė “kulak” nė kohėn e komunizmit. Pėrfytyroni nė ē’pozitė diskriminuese jam unė dhe gazetarėt e mi nė prag tė festave tė Vitit tė Ri, kur tė gjithė duhet tė gėzojnė dhe tė festojnė, ne duhet tė pėrkujtojmė problemet qė ka shkaktuar gjatė njė viti Sali Berisha. Pėrfytyroni njė ēast qė redaksitė e gazetave tė tjera apo televizioneve nuk kontrollohen, nuk gjobiten dhe nuk u bėhet shantazh, ndėrsa mua mė kontrollohet dhe veprimtaria financiare e vitit 2004, jashtė tė gjitha rregullave qė ekzistojnė pėr rikontrollet nė kėtė qeveri. Pėrfytyroni pėr njė moment qė redaksi konformiste dhe servile me kryeministrin marrin miliona pa konkurrencė nga reklama qeveritare, kurse biznesmenėt qė guxojnė tė bashkėpunojnė me mua apo redaksinė time, sulmohen egėrsisht me gjoba ēnjerėzore dhe tė papėrballueshme. Po t’u shtosh kėtyre dhe klimėn pėrbaltėse tė Sali Berishės ndaj tyre, e ndjen veten nė njė regjim tėrėsisht selektiv, tėrėsisht klasor dhe mbi tė gjitha, tėrėsisht arbitrar.

Ju po ashtu jeni dėshmitarė se si jam bėrė objekt i sulmeve fizike tė frymėzuara nga qėndrimet e qeverisė shqiptare ndaj meje, nga biznesmenė qė janė pjesė e lidhjeve familjare tė kryeministrit. Pas sulmit, i vetmi qė nuk guxoi tė pėrmendė emrin e dhunuesit ishte kryeministri, dhe vetėm disa ditė mė pas shpėrtheu nė njė fushatė shpifjesh kundėr meje, si pėr tė frymėzuar drejtėsinė tė bėnte tė kundėrtėn. Tanimė gjithkush qė ka bashkėpunuar me mua gjatė kėtij viti, po mbyll njė vit financiar me gjoba nga politika tatimore e Sali Berishės, gjithkush qė punon me mua, po mbyll njė vit tė vėshtirė financiar, pėr shkak tė problemeve ku na ka futur Sali Berisha dhe kushdo qė guxon tė jetė solidar me mua duhet tė pėrgatitet pėr probleme tė reja.

Po ju drejtohem ju, jo se mund tė mė shpėtoni nga ky fat qė e kam zgjedhur vetė, por pėr tė kuptuar dhe pėr tė raportuar qartė nė kancelaritė tuaja, se me ēfarė problemesh foshnjore pėr njė shoqėri parademokratike ndeshet media kritike dhe biznesi qė guxon ta mbėshtesė atė nė Shqipėri. Unė po ju shkruaj mbi tė gjitha dhe pėr njė arsye qė mė vjen turp qė po e bėj publike. Nė kėtė vend nuk ke kujt i shkruan mė pėr padrejtėsitė qė tė bėhen. Nė kėtė vend Prokuroria ėshtė gjunjėzuar, kur flitet pėr Sali Berishėn. Nė kėtė vend gjykatat janė gjunjėzuar, kur pėrmendet emri i tij. Nė kėtė vend Presidenti ėshtė bėrė i parėndėsishėm dhe i pafuqishėm pėr tė mbrojtur qytetarin dhe biznesmenėt shqiptarė. Nė kėtė vend drejtėsia nė tėrėsi ėshtė kthyer nė njė armė pėr gjueti shtrigash dhe jo nė njė shpresė pėr qytetarin. Ky pushtet i ka shpėrdoruar gjithė arsyet, pėr tė cilat duhet tė qeverisė, dhe unė nuk gjej rrugė tjetėr pėr tė dėrguar kėtė letėr veēse pėr ju, rojet e fundit tė ėndrrės sonė perėndimore dhe shpresės se dikush do tė dėshmojė tė vėrtetėn mbi kėtė regjim, i cili nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me shtetin ligjor, demokracinė dhe ėndrrėn tonė evropiane.


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.