Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 16 Shtator 2008 - 12:09:

Una moglie americana (1965)

Regjia: Gian Luigi Polidoro
Skenari: Rodolfo Sonego, Ennio Flaiano, Rafael Azcona, G. L. Polidoro
Aktor: Ugo Tognazzi

Dy italiane gjenden ne New York per te firmosur nje kontrate pune. Njeri prej tyre takon shoket e vjeter dhe terhiqet menjehere nga arritjet dhe pasuria e tyre. Keshtu fillon te mendoje qendrimin e perhershem ne SHBA. Per te qendruar ne amerike rruga me e shpejte eshte martesa e menjhershme, mundesisht me ndonje grua te pasur. Ideja e marteses me nje grua amerikane behet qellimi kryesor dhe personazhi perfundon ne nje aventure qe pershkon ameriken kryq e terthor per te njohur si shtresen e pasur, ashtu dhe te varfren. Por ne gjithe kete aventure burri ndjehet i huaj dhe ambjenti i ngjan krejt anormal ne syte e nje emigranti te sapoardhur. Ndoshta per kete aresye behet emocionalisht i dobet dhe i prekshem, gje qe modifikon parametrat e tij dhe e ben te kerkoje doren e cdo femre qe i afrohet sadopak shpirterisht.

Filmi eshte me ngjyra, ecen shpejt dhe skenari eshte goxha i mire. Skenat ngjajne shume me filmin "Permette? Rocco Papaleo." qe do te xhirohet 6 vjet me vone ne New York. Ndryshimi ketu eshte levizja neper qytete dhe ambjente te ndryshme shoqerie.

Duke qene se jemi nje popull emigrantesh ky film do projektoje paksa historine e cdo emigranti shqiptar ditet e para jashte atdheut. Eshte e paevitueshme ndjesia e humbjes nga impakti me nje bote te ftohte dhe te zhveshur nga shoqerite dhe rregullat e mesuara me pare. Normat kulturore ndryshojne shume nga nje vend ne tjetrin dhe kjo kerkon perfundimisht azhornimin e menyres se mendimit per kedo qe aventurohet ne qytete apo shtete te reja.

Per dreq nuk ka asnje pjese ne youtube.


  Gjithsej 170 faqe: « E parė ... « 33 34 35 36 37 38 39 40 41 [42] 43 44 45 46 47 48 49 50 51 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.