Forumi Horizont Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Skenderbeu... Sipas Oliver Jens Schmitt (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16631)


Postuar nga Tulipani datė 02 Dhjetor 2008 - 16:17:

Citim:
Po citoj ato qė tha landi1



Mbase ne shqiptaret meremi shume me teori konspirative. mbse shume autore mund te kene te drejte; mbase (!) por ne nje gje une jam i sigurt se popujt dhe sidomos ballkanasit nuk jane gati per shume te verteta historike. se paku der sa te mesohemi te urrejme me pak njeri tjetrin.



pa dashur te te citoj gjithe shkrimin qe ka nje fije logjike dhe lexohet me vemendje, vecova fundin sepse ne fakt keto fjale duhet te jene si fillim per dicka te mire nese do te ralizoheshin


------------


Te vret shume te te prekin figurat e dashura, ato qe ti i kujton mbi te tjeret e aq me shume per ne shqiptaret qe sinqerisht jo vetem qe na kane filluar te lekunden por po bindemi perdite e me shume qe ndoshta kemi adhuruar e admiruar ato te gabuarat. Skenderbeu ishte dhe eshte nga te vetmet qe i kish rezistuar historise, diktatures e pluhurave te kohes e mesa duket ka ardhur koha qe dhe per te te kete dyshime.

Une librin se kam lexuar prandaj s'jap dot mendim, mund te jete libri i rradhes qe do harrohet shpejt pa nxjerre gje ne drite mund te jete dhe e kunderta. Tani dhe te tregohemi te censuruar per librat qe dalin ne treg me duket dhe pak e ekzagjeruar. Se di pse por me duket se ne kemi nje frike te madhe te flasin keq per ne, tani si pelqen asnjeriu ok ... por ne kam pershtypjen se po mbyllemi ne vend qe te hapemi. Kemi frike te perballemi me te tjeret ndoshta? Ashtu dhe historia jone. S'mund te ecim perpara nese nuk marrim vesh mire se kush eshte e shkuara jone, problemi eshte se kete te shkruar po na e mesojne te tjeret. Keta te tjere qe ndoshta nisen nga shume arsye por ama nuk jane shqiptare. Une nuk shoh ndonje ze ne shqip te na ndricoje tamam, te na mbroje e te hedhi poshte teori e supozime qe jane te njeanshme e si rrjedhim jo e gjithe e verteta.
Pervec disa artikujve e ca shkrimeve qe historikisht nuk merren per baze, kemi shume pune per te bere, s'mund te vazhdojme ti servirim vetes e botes perrallen se Skenderbeu ishte 2 m i larte e ku e di une hiperbolizma te tjera e pastaj te na vije keq nese nje akademik shkruan libra.

Skenderbeu duhet mbrojtur denjesisht mire apo keq, me gabimet e tij ai eshte figura e vetme e madhe e mesjetes shqiptare, pa te do ishte sikur te kishim qene ne stand-by per shekuj.


  Gjithsej 32 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 32 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.