Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17289)


Postuar nga lezhjani-82 datė 19 Shtator 2009 - 01:34:

Maqedonia ofendon Shqiptaret ne Enciklopedine e saj.

Lexova kyt artikull tek "Shekulli" dhe me beri te zemerohem me politikat qe po ndjek Maqedonia me minoritetin Shqiptare keto kohet e fundit.
Sefundmi kane botuar enciklopedine e pare Maqedonase dhe aty Shqiptaret pershkruhen si uzurpues te tokave dhe shtepive Maqedonase. Gjithashtu pershkruhen si te Ardhur nga mali...etj etj.

Un mendoj tja marrim edhe maqedonise ate pjes qe na takon ku jetojne me shum Shqiptare, ta bejme te pamvarur dhe tu leme Maqedonasve gishtin.

Ky esht artikulli i plote:




Enciklopedia Maqedonase, shkakton debat e zemėrim: 'Shqiptarėt, njerėz mali'

Qytetarėt shqiptarė nė Maqedoni shprehen jashtėzakonisht tė fyer me pėrmbajtjen skandaloze tė Enciklopedisė sė parė tė Maqedonisė, tė promovuar ditė mė parė nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė., nė tė cilėn akademikėt maqedonas paraqesin shqiptarėt si tė ardhur nga Shqipėria, dhe uzurpues tė shtėpive maqedonase. Reagon ashpėr shoqėria civile.

Nė kėtė enciklopedi tė financuar nga Qeveria e Maqedonisė, akademikėt maqedonas thonė se shqiptarėt njihen si "arbanasė", "arnautė" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqėrohet me shpjegimin pėrkatės (njerėz mali).

Nė kėtė enciklopedi shkruhet se "prejardhja e shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė nga Veriu i Shqipėrisė, fisi i gegėve dhe vendosja e tyre fillimisht ishe nėpėr qytetet si Tetovė e Gostivar, tė cilėt me ndihmėn e bandave tė kaēakėve terrorizuan popullsinė maqedonase duke i detyruar tė shpėrngulen, pėr rrjedhojė vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarė. Deri nė fillimet e shekullit tė XIX-tė shqiptarėt numėronin 20 mijė banorė".

Sipas akademikėve maqedonas, rritja e numrit tė popullsisė shqiptare nė Maqedoni argumentohet me natalitetin e lartė dhe migrimet nga Kosova


****


Nderkohe edhe Ambasadat britanike dhe amerikane nė Shkup, kanė mohuar kategorikisht ēdo lloj njoftimi qė sygjeron ky botim, se ushtritė e dy vendeve kanė stėrvitur Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare.

Kurse organziata shqiptare thonė se faktet pėr shqiptarėt janė tė pavėrteta dhe ofenduese.

"Enciklopedinė Maqedonase" e botoi Akamdemia e Shkencave e mbėshtetur nga qeveria.

Botimi i Enciklopedisė Maqedonase po shkakton reagime qė pėrfshin opinionin vendas, por edhe atė diplomatik.

Nė ragimet e tyre me shkrim ambasadat britanike dhe amerikane hedhin poshtė ēdo lloj lidhje tė ushtrive tė vendeve tė tyre me UĒK-nė, grupin guerilas qė luftonte me forcat maqedoanse tė sigurisė nė vitin 2001.

Nė "Enciklopedinė Maqedonase", thuhet se njėsiti special i ushtrisė Britanike SAS dhe ushtarė amerikanė kanė stėrvitur ushtarėt e UĒK-sė.

Ėshtė hera e parė qė sygjerohet njė fakt i tillė dhe i cili vjen nga njė organ i lartė shkencor nė Maqedoni, siē ėshtė Akademia e Shkencave.

Ambasada britanike thotė "se nė asnjė moment Britania e Madhe nuk ka pėrkrahur UĒK-nė dhe kėto akuza janė tė pavarėtata".

Me ton edhe mė tė ashpėr reagon ambasada amerikane, akuzat e botuara nė Enciklopedinė Maqedoanse i quan "tė pabaza dhe skandaloze".

Ajo thotė se "ėshtė e zhgėnjyer qė njė institucion si ky qėndron prapa njoftimeve tė tilla".

Dy ambasadat thonė se do tė kėrkojnė nga Akademia e Shkencave tė pėrmirėsojė gabimin.

Njoftimet e Akademisė sė Shkencave i kanė mohuar kategorikisht dhe zyrtarė tė lartė tė ish UĒK-sė, tani figura politike nė vend.

Njėri prej tyre ėshtė Xhevat Ademi, deputet i BDI-sė.

"Nė Maqeodni ka koka tė pareformuara dhe koka qė kanė mbetur nė klishetė bardh dhe zi."

"Siē duket zotėrinjtė e Akademisė sė Shkencave e kanė tė vėshtirė tė pranojnė se nė 2001 e kanė humbur luftėn nga njė ushtri ēlirimtare kryengritėse dhe sajojnė filma."

"Kjo mbase pėr mendjet e tyre, qė tė zbusin sado pak turpin qė ata pėsuan jo vetėm nė fushėbetejė, por edhe politikisht", tha zoti Ademi.

Botimi i Enciklopedisė Maqedoanse ka shkaktuar ragime edhe pėr faktet rreth shqiptarėve, ku ndėr tė tjera nė tė thuhet se shqiptarėt nė Maqedoni kanė ardhur nė vetėm para pak shekuj, ku "nėpėrmjet grupeve kaēake, kanė terrorizuar popullin maqedonas, e kanė dėbuar atė dhe janė vendosur nė shtėpitė e tyre".

Arben Ratkoceri, botues i tė pėrditshmes "Koha" veoēn edhe disa fakte tė tjera qė pėr tė janė njė shtrembėrim i pafalshėm dhe tendencioz.

"Pėr shqiptarėt thuhet se kanė ardhur nė Maqedoni nė shekullin e 18-tė, pėr Nėnėn Terezė nuk saktėsohet identiteti i saj, pėr Skėnderbeun shtrembėrohet prejardhja e tij," thotė Arben Ratkoceri.

Shoqata qytetare kėto konstatime i vlerėsojnė si tejet tė dėmshme dhe ofenduese pėr shqiptarėt. Ata bėjnė thirje pėr tėrheqjen e botimit.

Artan Grubi ėshtė kryetar i lėvizjes qytetare Zgjohu.

"Kemi themeluar njė trup koordinues i pėrbėrė nga disa OJQ pėr t'u marrė me kėtė ēėshtje."

"Ne kemi konsultuar juristė dhe shikojmė mundėsinė e ngritjes sė njė padije penale kundėr Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė, pėr nxitjen e urrejtjes ndėretnike nė vend midis komuniteteve, sidomos mes shqiptarėve dhe maqedonasve", tha Artan Grubi.

Redaktor i "Enciklopedisė Maqedoanse", akademiku Bllazhe Ristevski, i tha BBC-sė se qėndron prapa fakteve tė publikuara.

"Nuk e di nėse jeni tė vetėdijshėm se pse popullsia shqiptar vepronte me kėrcėnime dhe me rrėmbime nė kėto troje, kėto janė fakte."

"Unė nuk mund t'ua fshij kėto fakte autorėve. Ne nuk mund tė bėjmė njė enciklopedi tė fallsifikuar, enciklopedia ėshtė me fakte tė vėrtetuara historike", tha akademiku Bllazhe Ristevski.

"Enciklopedia Maqedonase" u botua nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Maqedonisė e mbėshtetur nga qeveria."

"Kjo e fundit thotė edhe pse qėndron pas kėtij projekti vetėm financiarisht, do tė ndėrtojė qėndrim pasi tė shikojė reagimet zyrtarisht nga subjektet e ndershme," tha zoti Ristevski.

"Enciklopedia Maqedoanse" u promovua nė mesjavė dhe duhet tė pėrbėnte njė ngjarje tė rėndėsishme kulturore.

Nė tė pėrfshihen figura, zhvillime dhe fakte qė kanė tė bėjnė me Maqedoninė.

Por publikimi i saj tani ka nxitur reagime tė mėdha, jo vetėm shkencore, por edhe politike.


Postuar nga kurt datė 19 Shtator 2009 - 12:02:

kompolekse tipike ballkanse, secili mundohet me gjithe shpirt te rrahi gjoksin se eshte me i civilizuar se tjetri, kur edhe sllavt e maqedonise kane guxim te flasin per shqiptaret kur ata vete erdhen mbas shekullit 6 nga siberia, ku si majmuna hanin gjethe pemesh...

kompkeset e ballkanit dhe dhe te evropes lindore behen te qarta kur i hedh nje sy eurovision hahaha edhe aty faji i ne verioreve geg eshte pse ata duken aq lame ne nje skene boterore


Postuar nga lezhjani-82 datė 19 Shtator 2009 - 15:01:

Studiuesit shqiptarė: Enciklopedia, me prapavijė politike

TIRANĖ- Studiuesit shqiptare e cilėsojnė njė minim pėr bashkėjetesėn mes dy komuniteteve Enciklopedinė Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk ėshtė njė botim rastėsor, por njė provokacion politik.

Historiani Pėllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi nė 2001 botoi promemorie qė hidhte idenė e ndarjes sė Maqedonisė dhe e cilėson kėtė enciklopedi si shpirt tė keq intolerant, qė nuk sheh mundėsi bashkėjetese mes sllavėve dhe shqiptarėve.

Ndėrkohė, historiani Sabri Godo pohon se njė botim i tillė duhet tė hiqet urgjent nga qarkulli, kurse qeveria maqedonase duhet tė mbajė njė reagim zyrtar pėr kėtė dokument.


Nė vijim tė reagimeve pėr skandalin e krijuar pas publikimit tė Enciklopedisė Maqedonase, qė i cilėson shqiptarėt ardhacakė dhe njerėz mali, kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti deklaron se enciklopedia duhet tė hiqet nga qarkullimi dhe tė pezullohet kėshilli miratues i kėtij dokumenti.
"Pres qė akademikė tė komunitetit maqedonas tė reagojnė mbi kėto dokumente dhe tė rishikojnė kėtė dokument pėrēarės dhe luftėnxitės mes komunitetit shqiptar e maqedonas"- tha ai.
Nė tė njėjtėn linjė ėshtė edhe Xhevat Ademi, anėtar i kryesisė sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, sipas tė cilit "Enciklopedia e re e Maqedonisė ėshtė me pėrmbajtje tendencioze, qė nuk e reflekton realitetin e tė gjithė popujve, qė jetojnė nė Maqedoni, e veēanėrisht tė popullit shqiptar".


Marre nga "Shekulli"


Postuar nga IQVLORA datė 20 Shtator 2009 - 19:57:

keto provokime nuk jane te sotme nga keta sllave qelbaniker.Kjo pervoje eshte qe nga koha e Cubrilovicit ne shek XIX.Muk eshte cudi qe politika serbe dhe Akademia e tyre e Shkencave i fut ne qorrsokak politikanet maqedonas.Akademiket e nje shteti qe nuk ka ekzistuar para 1920-s mundohen ta mbushin varferine kulturore dhe territoriale te tyre me ato te te tjerve.Keta syplasur e dashakeq ne vend qe te zgjidhin problemet qe kane si me Greqine dhe Bullgarine provokojne 30% te popullsise se tyre,por edhe gjithe shqiptaret ne trojet e tyre.
Ata perfitojne se politikanet shqiptare ne FYROM jane te percare per kolltuk,ndersa politika e Tiranes,gjoja te ekuilibrave politike po heshte.Edhe akademikeve u jane reduktuar fondet nga qeveria, sa ata nuk kane fonde as te botojne nje liber,i cili do t'ju jepte nje shuplake fytyres ketyre mjeranve.Ata jane aq te pafytyre sa vene e kruhen me miellin e gjermanit.Akuzojne USA dhe Uk se gjoja kane stervitur UCK ne vitin 2001.Shteti jone duhet te reagoje fuqishem,sepse me kete rast cenohet identiteti shqiptar.Shqiptaret nuk jane ardhes ne FYROM,por autoktone qe kur ka filluar bota.


Postuar nga Roi datė 21 Shtator 2009 - 01:25:

E te mendosh se shqiperia ka qene nder vendet e para qe ka njohur shtetin e sllavo-maqedonasve !


E bukura eshte se maqedonasit jane nga te vetmit popuj sllave qe nuk kane nje identitet tamam te tyren,nuk kane nje emer me te cilin te njihen ,,,dua te them,kroatet jane (pjeserisht) sllave, kane nje histori dhe shteti i tyre quhet Kroaci ! Ata nuk perdoren emrin gjeografik me te cilin njihej kjo toke,pra Dalmaci, pasi duke qene sllave, kane ardhur shume me vone ne keto toka qe dikur  banoheshin nga Iliret dhe nuk do ishte shume koherente !

Po ashtu edhe shtete te tjera ballkanaso-sllave,e kane nje histori dhe nje emer per shtetin e vet ! Sllavo maqedonasit jo ! Ata as nuk dihet tamam ca jane !! Serbe?? Bullgare ?? Vertet absurde qe nje popull njihet me emrin e nje toke qe s'eshte banuar kurre prej tyre ! Maqedoni-maqedonas !!Cili eshte identiteti i vertet i tyre ?? Si eshte e mundur te bejne si autoktone,kur mbare bota e di se kur kane filluar dyndjet sllavo-barbare ne ballkan !!


Me kete Enciklopedi po u hapin vertet pune vetes ! Kane boll pengesa nga greket e bullgaret ! Ne lidhje me emrin me te paret dhe te drejtat e pakices bullgare me te dytet,por me sa duket dashkan probleme te tjera ! Qenkan vertet tipa sdadomaze !! S'kane asnje aleat te rendesishem neper bote,qe ti mborej apo thjesht tu japi te drejte....nuk arrij ti kuptoj sinqerisht !!

 Si mund te pretendojne te bashkejetojne me shqiptaret e te integrohen ne BE,kur krijojne nje enciklopedi qesharake,te pabazuara mbi fakte reale,shkencore, e cila nxjerr ne pah rracizmin e hapur dhe vrerin qe kane kunder shqiptareve ??!!Nacionalizmi provincial e i pabaza po i con drejt nje rruge jo shume te qarte ! UCK (Ushtria Clirimtare Kombetare) vertet u shkri pas 2001-shit,por nese sllavomaqedonasit do vazhdojne ti fryjne zjarrit,s'do ish ndonje cudi sikur te riformohej !

Besoj se Tiarana zyrtare, e cila zakonisht fle vetem gjum ne te tilla raste,do ishte mire qe te zgjohej ! Po ashtu edhe Prishtina e tere intelektualet shqiptare ne diaspore e kudo ! Kjo pseudo enciklpoedi,eshte dicka vertet e turpshme !!


Postuar nga Roi datė 21 Shtator 2009 - 01:32:

Enciklopedia maqedonase shtrembėroi faktet pėr historinė e shqiptarėve; ky ėshtė njė ngacmim qė nxit tensionet dhe e vėshtirėson bashkėjetesėn mes shqiptarėve dhe maqedonasve”.

Kryetari i Akademisė shqiptare tė Shkencave, Gudar Beqiraj reagoi dje ndaj promovimit tė njė botimi enciklopedik nga Akademia maqedonase e Shkencave, qė fyen historinė shqiptare.
Ai tha se tė gjitha pretendimet maqedonase hidhen poshtė nga faktet e dokumentuara nė enciklopeditė e studimet e historianėve dhe akademikėve shqiptarė. Nė njė intervistė pėr “Gazetėn Shqiptare”, kryetari i Akademisė, Beqiraj, sqaron se Akademia maqedonase nuk ka kontaktuar asnjėherė me homologen shqiptare pėr tė pėrballur tė dhėnat apo pėr t’i verifikuar ato. Sipas tij, pohime tė tilla aspak serioze nxisin konflikte tė panevojshme ndėretnike.

Enciklopedia e promovuar nga Akademia e Shkencave nė Maqedoni ka shkaktuar debate dhe polemika mes shqiptarėve e maqedonasve nė vendin fqinj pėr shkak tė informacione tė pasakta lidhur me origjinėn dhe historinė shqiptare. Cili ėshtė reagimi juaj pėr kėtė?

Jam informuar pėr kėtė ngjarje nga shtypi dhe mediat tona, qė kanė pasqyruar faktin se vetė kryetari i Akademisė maqedonase tė Shkencave ka promovuar enciklopedinė qė shtrembėron faktet pėr historinė e shqiptarėve. Ne nuk kishim asnjė njoftim zyrtar pėr kėtė, sepse natyrisht kjo nuk ėshtė nė dorėn tonė, por nė atė tė akademisė maqedonase. Por, kam dėgjuar edhe reagimet e historianėve dhe studiuesve shqiptarė nė Maqedoni kundėr kėsaj enciklopedie. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė historia ėshtė shtrembėruar nė kėtė mėnyrė. Duke mos qenė i fushės sė historisė apo dokumentacionit, por duke qenė anėtar i hershėm i Akademisė sė Shkencave dhe duke e ditur se ka botime shumė tė mira lidhur me historinė shqiptare, fjalorė enciklopedikė tė shkruar nga emra tė njohur si Aleks Buda, Neritan Ceka, Myzafer Korkuti, mė vjen shumė keq qė ato nuk janė marrė parasysh nga historianėt dhe studiuesit maqedonas. Botimi i parė daton nė vitin 1985 dhe mė pas ka vijuar puna pėr rifreskimin e tyre. Studimet e hollėsishme pėr etnogjenezėn, i profesor Myzafer Korkutit, ai pėr ilirėt i Neritan Cekės apo ai pėr pellazgėt i Aleks Budės, kanė gjithēka tė dokumentuar dhe janė pikėrisht ato qė e hedhin poshtė kėtė “histori” tė sajuar nga enciklopedia maqedonase.

Jeni kontaktuar nga Akademia e Shkencave e Maqedonisė pėr tė folur lidhur me pretendimet qė u pėrmblodhėn nė kėtė enciklopedi?

Nuk kemi pasur asnjė lloj bashkėpunimi, nuk jemi kontaktuar prej tyre. Ėshtė e pakuptueshme sesi kur bėhet fjalė pėr aktivitete tė tilla, qė pėrfshijnė studimet shkencore, historinė, nuk ka asnjė tentativė pėr tė komunikuar pėr pėrqasjen e fakteve, pėr tė dhėnė tė gjitha anėt e historisė. Unė besoj te fakti se tė gjithė synojmė tė shkojmė drejt integrimit nė Bashkimin Europian, drejt njė bashkėjetese nė rajon, kufijtė po shkrihen dhe njerėzit po largojnė barrierat e po komunikojnė mė shumė. Pikėrisht pėr kėtė, a nuk mund tė gjendet njė mundėsi qė gjithēka tė studiohet nė tėrėsi, qė t’i referohesh shkencėtarėve tė kėsaj fushe dhe tė kėtij kombi? Nuk ka njė moment tė caktuar qė njė historian tė bėjė oponencė lidhur me faktet e pretenduara tė njė historiani tjetėr. Kjo enciklopedi, qė pėr mė tepėr ėshtė mbėshtetur nga shteti maqedonas, ėshtė e njėanshme dhe mendimi i historianėve, studiuesve dhe arkeologėve shqiptarė duhej marrė patjetėr parasysh.

Historianėt maqedonas kėmbėngulin se dy studiues shqiptarė kanė vendosur firmėn e tyre nė kėtė enciklopedi. Ju vetė keni tė dhėna nga studiuesit shqiptarė nė Maqedoni pėr pjesėmarrje nė kėtė botim?

Nuk ka pasur asnjė lloj bashkėpunimi me historianėt dhe studiuesit shqiptarė nė Maqedoni. I referohem profesor Myzafer Korkutit, i cili ka komunikuar me kolegėt nė kėtė vend. Ata e kanė kundėrshtuar dhe kritikuar njė botim tė tillė. Thuhet se dy shqiptarė kanė marrė pjesė nė pėrgatitjen e enciklopedisė, por se ata nuk janė akademikė. Profesor Luan Starova, tė cilit iu ofrua bashkėpunimi, ėshtė tėrhequr.

Cilat janė faktet qė kundėrshtojnė pretendimet maqedonase pėr origjinėn e shqiptarėve dhe praninė e tyre nė kėto troje qė nė kohė tė hershme?

Faktet janė kokėforta. Ato janė tė dokumentuara dhe mund tė verifikohen. Po sjell vetėm njė shembull; me ardhjen e turqve nė vitin 1400 nė Ballkan, ata regjistruan tė gjitha pronat me qėllim mbledhjen e taksave, dhe ndaj tė gjithė emrat e banorėve janė regjistruar nė vendet ku ata jetonin. Emėrtimet e kėtyre vendeve janė shqiptare, gjithēka ėshtė e dokumentuar nė atė qė quhet Defteri i Stambollit, njė dokument ky qė mund tė verifikohet lehtė. Pretendimet maqedonase pėr mbėrritjen e shqiptarėve nė shekullin e tetėmbėdhjetė janė tė pabaza, pasi dokumenti daton shumė kohė mė parė, rreth viteve 1400. Pretendimet pėr Nėnė Terezėn dhe Skėnderbeun janė gjithashtu tė pabazuara. Njė akademie shkencash nuk i lejohet tė mos konsultojė faktet dhe tė nxjerrė publikime tė tilla qė bien ndesh me historinė.

Do tė kėrkoni ndalimin e kėsaj enciklopedie qė bie ndesh me faktet ku bazohet historia shqiptare?

Mendoj se mėnyra mė e mirė ėshtė qė t’i pėrgjigjemi kėsaj me fakte, tė paraqesim pavėrtetėsinė e pretendimeve maqedonase. Ne nuk mund t’i kėrkojmė Akademisė Maqedonase tė Shkencave tė tėrheqė botimin, dhe besoj se edhe paneli i Akademisė Botėrore nuk mund tė detyrojė nė tėrheqjen e botimeve. Por, detyrimi ynė ėshtė me ekspertėt e fushės, akademikėt, historianėt dhe studiuesit t’i pėrgjigjemi kėtij botimi, duke e rrėzuar atė.

Por, ē’hapa do tė ndiqni konkretisht pėr tė sqaruar opinionin dhe pėr tė kundėrshtuar informatat e gabuara tė enciklopedisė maqedonase?

Ne kemi kėrkuar kopjen origjinale tė kėsaj enciklopedie, qė sapo ėshtė promovuar nė Maqedoni dhe qė ende nuk ka ardhur kėtu. Do tė shqyrtojmė gjithēka pėrmban ajo pėr shqiptarėt dhe historinė e tyre dhe me faktet e pranuara ndėrkombėtarisht do tė hedhim poshtė historinė e pavėrtetė tė treguar nga ky botim.
Media ka njoftuar se materiali pėr shqiptarėt i pėrfshirė nė enciklopedi ėshtė marrė nga Akademia serbe e Shkencave. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?
Nuk kam informacione tė sakta pėr kėtė. Por, nuk do tė mė vinte aspak ēudi. Akademia e Shkencave nė Serbi ka qenė gjithnjė e fuqishme, me ndikim nga qeveria dhe gjithnjė e gatshme tė shpėrndajė informacionet dhe qėndrimin e saj.

Cili do tė jetė ndikimi i kėsaj enciklopedia nė bashkėjetesėn mes shqiptarėve dhe maqedonasve nė vendin fqinj dhe ē’tensione mund tė krijojė ajo nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare nė rajon?

Kjo enciklopedi ėshtė nė vetvete njė lloj ngacmimi, njė provokim ndaj shqiptarėve tė Maqedonisė, por edhe tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan. Nuk e kuptoj ku qėndron vlera e publikimit tė njė informacioni tė tillė provokues, ndėrkohė qė po flasim gjithnjė e mė shumė pėr bashkėjetesė paqėsore, bashkėpunim. Nuk e di pse kjo hidhet nė treg sot, nė njė kohė Maqedonia synon dhe kėrkon me kėmbėngulje nisjen e negociatave pėr anėtarėsimin nė BE, ndėrsa njė gjė e tillė “nuk ēon ujė nė kėtė rrugė”. Ky ėshtė njė ngacmim pėr tė gjithė shqiptaret atje, qė bashkėjetojnė me maqedonasit, bashkėqeverisin me ta. Maqedonasit duhet ta kuptojnė se njė nxitje e tillė nuk ka asnjė vlerė, e pėrkeqėson situatėn atje dhe nė rajon.

Gazeta Shqiptare


Postuar nga shelgu datė 21 Shtator 2009 - 15:55:

Shteti i maqedonise eshte nje konglomerat kombesh. Ka atje sllave te car Borisit dhe sllave te Car Dushanit, pra bullgare dhe serbe, por ka po ashtu shqiptare dhe greke. Ka edhe cigane.

Kur ne vitin 1990 Grigorovi futi trupat amerikane ne Maqedoni, nga qarqet politike ballkanase kjo u quajt nje levisje e gabuar dhe skllaveruese. Ne fakt Grigorovi ishte largpames. Ishte pikerisht koha kur dy rivalet e medhenj te FORYM-it kerkonin pjesen e luanit. Serbia kerkonte viset sllave te veriut dhe deri ne Shkup dhe Greqia jugun e vendit. Nderkohe edhe Bullgaria ngriti pretendimet e saj te "Stara Bullgaria". Vetem shqiptaret, megjithse ishin me te vjetrit ne ate vend nuk u ndjene. Dhe jo vetem qe nuk u ndjene por shteti i tyre ame beri lojen e njohur"nga inati i sime vjehrre une shkoj me mullixhiun" pra nga inati i Greqise une i jap njohje shtetit maqedon. Ky ishte nje gabim fatal. Pra duke njohur shtetin maqedon Shqiperia i dha dore te lire sllaveve te FORYM-it qe te klasifikonin shqiptaret e atjeshem si pakica kombetare. Kjo solli nje pasoje te njohur: vete shqiptaret e Maqedonise u percane dhe filluan luften me njeri tjetrin.

Maqedonia nuk duhet te egzistoje si shtet i pavarur. Ajo eshte nje krijim artificial i pasluftes se pare boterore per te qetesuar urine e Greqise, Serbise dhe Bullgarise.(shqiperia as qe ndihej ne ate kohe).

Praktikisht Maqedonia si koncept gjeografik, fillon qe ne kufijte veriure te Greqise se vjeter aty afer malit olimp dhe shtrihet deri ne pjesen e siperme te rrjadhes se Vardarit. Maqedonia e Aleksandrit kishte kryeqytet "Pela" e cila sot ndodhet ne Greqi. Dyndjet e vazhdueshme sllave nga veriu bene qe e gjithe kjo zone te popullohet ne mase te madhe nga sllave (te quajturit "dope") te cilet sot ne Greqi pothuajse jane asimiluar, ndersa ne FORYM kame ndryshuar nacionalitet. Ata jane ne pjesen me te madhe bullgare dhe klasifikohen si bullgaret e Egjeut qe benin pjese ne "egjecka makedonska", por maqedonia asnjehere nuk mund t e identifikohet me sllavet. Historia e saj eshte shume me  e madhe se e ketij shteti te krijuar artificialisht. Koha do tregoje se sa te fuqishem do te jene shqiptaret atje dhe sa do te dine te luftojne per pavaresine e tyre.

Nje rritje ekonomike e shqiptareve do te sillte per pasoje deshiren per shkeputje dhe ky do te ishte edhe fundio i shtetit artificial makedon.

 


Postuar nga Piktor datė 21 Shtator 2009 - 19:55:

Kur kjo ndodh sot ne shekullin e XXI-te mendoni se ēfare ka ndodhur me pare dhe se ēfare pasojash kane lene gjera te tilla ne opinionin e popujve qe kemi perqark.
Ne lidhje me aktualitetin mendoj se ky lloj nacionalizmi maqedonas do ti largoje ata nga rruga e integrimit europian me idera te tilla duke ofenduar te tjeret.


Postuar nga Vizioner datė 21 Shtator 2009 - 20:58:

Tani po jepet nje emison Live per kete Teme kek News24.

Ndiqeni: http://www.vitrinat.com/news24tv.asp


Postuar nga erious datė 22 Shtator 2009 - 22:09:

maqedonia ndodhet sot ne te njejten pike qe ndodheshim ne ne epoken e rilindjes shqiptare... ku figura mitike e skenderbeut sherbeu per te gjet nje krenari kombetare, sidhe per te krijuar nje klime te pershtatshme bashkimi kombetar.

tentuan vite me pare po te njejtit zorraxhije tu ipnin origjinen e tyre dhe skenderbeut... por problemi eshte qe skenderbeun e dine dhe bufi (ēdo enciklopedi ose liber te citosh) qe eshte shqiptar, s'ma ha mendja se na e vjedh kush

ndersa ato figurat qe na kane vjedh greket, ata vetem origjinen kishin shqiptare... per grekun luftuan.

aleksandri i maqedonise ishte ne fakt prej Mati, skenderbeu po ashtu (skender = turqisht, aleksander = greqisht) me origjine perpara se te nguleshin ne diber.

fjala maqedoni si rrenje ka fjalen Mat, qe do te thote ne fakt madh... prej pushtimeve te aleksandrit.

gjithesesi pa u zgjat e pa u komplikuar... maqedonia s'duhet te egzistoje si shtet, duhet te bashkohemi ne bisedime me bullgarine, greqine dhe kosoven per ta copetuar

shqiptareve u mungojne njerezit me tru, e kjo eshte fatkeqesia me e madhe.


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.