Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Kuriozitete kinematografike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17371)


Postuar nga Fajtori datė 15 Prill 2010 - 15:16:

Arkiv i mbyllur

Drejtoi pėr 17 vjet Arkivin Shtetėror tė Filmit. Abaz Hoxha flet pėr kinemanė mė tė mirė evropiane qė hynte nė parajsėn arkivore e cila dukej se s'kishte tė bėnte me njė vend tė izoluar.

Filma tė neorealizmit italian, tregon ai, rrinė stok, bashkė me tė tjerė qė protagoniste kanė yje tė ekranit. Njė kėshillė pėr Arkivin: tė punėsohen tė apasionuarit.


Nė 80-vjetorin e lindjes, Abaz Hoxha, flet pėr Arkivin Shtetėror tė Filmit, institucioni me tė cilėn lidh 17 vjet tė jetės (1973-1990) pasi kishte pėrfunduar studimet nė Ēeki si... inxhinier.
Askush mė mirė se ai nuk mund tė dijė se si pasurohej arkivi me vlera tė kinemasė italiane, franceze, angleze, tė Lindjes, ruse, ēeke, polake.

Ai ngre njė pyetje tė thjeshtė: Pėrse nuk shfaqen? Kjo pyetje, ka tė bėjė, nė fakt, me politikat bashkėkohore pėr administrimin dhe promovimin e vlerave muzeore e arkivore.

Klasikėt e neorealizmit italian, De Sica me "Vjedhėsi i biēikletave", "Ēatia", Giuseppe De Santis me "Romė ora 11.00", "Nuk ka paqe nėn ullinj" apo "Oriz i hidhur", etj, qė sillnin me vete yje tė kinemasė si Gina Lollobrigida, Silvana Pampanini, Sophia Loren, janė vetėm disa qė hynė nė Arkiv nė epokėn e Hoxhės drejtor.

Trajtimi i arkivit si njė hapėsirė e zbrazėt, ėshtė problemi kryesor qė bashkėbiseduesi ynė ngre nė intervistėn e mėposhtme.

Abaz Hoxha lindi nė Vlorė, mė 14 prill 1930. Studimet i kreu pėr inxhinier elektronik. Pėrveē kontributit nė Arkiv, ka dhėnė mėsim nė Akademinė e Arteve dhe Akademinė e Filmit dhe Multimedias "Marubi".

Ėshtė hartues i Enciklopedisė sė parė tė Artit dhe autor i rreth 20 botimeve pėr kinematografinė shqiptare dhe tė huaj. Ndėr to: "Filmi Artistik Shqiptar 1957-1984" (1987), "Arti i Shtatė nė Shqipėri, vėllimi I 1900-1944" (1994), "Enciklopedi e Kinematografisė Shqiptare" (1999), "100 vjet kinema nė trevat shqiptare" (2002), "Kinematografia e vendeve skandinave" (2002), "Ne u shkolluam nė Pragė" (2003), "Kinematografia shqiptare 1985-2005, shqip-anglisht" (2004), "Historia e kinematografisė botėrore 1895-1945, vėllimi i parė" (2005), "Historia e kinemasė nė Shqipėri, vėllimi i parė, 1897-1944" (2007), "Nė gjurmė tė filmave pėr Shqipėrinė" (2007), "Shqiptarėt nė kinematografinė botėrore" (2008).

Z. Hoxha, angazhimi juaj me kinemanė lidhet sidomos me drejtimin e Arkivit tė Filmit. A mund tė tregoni diēka mė specifike pėr kėtė pėrvojė?

Kur shkova nė Kinostudio, arkivi ishte njė magazinė. Kishte pak filma, njė pjesė e tyre u dogjėn nė vitin 1947. Kryesisht filma tė huaj, qė ne i quanim "plaēkė lufte" sepse iu kapėn armikut. Njė pjesė na i morėn rusėt nė mirėbesim, por nuk i kthyen mė. Kishte mbetur njė filmotekė, jo arkiv, me filma qė kishin filluar tė xhiroheshin nga viti 1947.

Futeshin atje me njė inventar dhe ruheshin. Nė vitin 1962, ngrita problemin qė ky arkiv, tė bėhej anėtar i Federatės Ndėrkombėtare tė Arkivave tė Filmit, sepse nuk kishim asnjė pėrvojė. Njė vit mė vonė, me shumė luftė kėrkesa u miratua dhe qė nga 1963, ne jemi anėtarė tė kėtij organizmi.

Kishim nevojė pėr pėrvoja, sepse nuk dinim, si duhet tė ruheshin filmat, si duhet tė mirėmbaheshin, si duhet tė krijohej aparati shkencor, pėr t'u regjistruar dhe pėr t'u shfrytėzuar nė tė ardhmen, pėr studime. Deri nė 1966 isha kryeinxhinier, mė pas u transferova nė sektorin e kinemave, ku merresha me import-eksportin e filmave, zgjedhjen e filmave tė huaj. Ishte pėrvojė pėr mua sepse u njoha me kinematografinė botėrore.

Ne vėrtet shfaqnim pak filma nė kinema, por vinin shumė mė tepėr. Unė isha i detyruar t'i shikoja tė gjithė, pėrpara se t'i zgjidhnim. Aty qėndrova pėr 7 vjet. Mė 1972, mė shqetėsoi shumė gjendja e arkivit: njė magazinė nė kushte shumė tė kėqija, njė magazinė me pllaka pupuliti, ku nė ēdo rast mund tė binte zjarri.

Si u kthye Arkivi nė gjendjen qė ėshtė sot?

Nė gazetėn "Zėri i Popullit" botova dikur artikullin me titull: "Do tė na duhet shumė Film-Arkiva". Isha i mendimit qė Arkivi duhej konceptuar si njė institucion shkencor. Si njė shkollė pėr kineastėt e rinj sepse nėpėrmjet tij njihen me filmin shqiptar, por edhe me traditėn e huaj. Nė kėtė kohė u hodh ideja qė tė krijohej njė Arkiv Kombėtar, tė kishte dhe njė rregullore tė pėrhershme qė miratohej nga ministri.

Nė shkrim ngrija edhe problemin qė nė Arkiv nuk duhet tė punojnė njerėz tė zakonshėm, por njerėz tė pasionuar pas studimeve, studiues qė tė bėjnė analizėn e filmit, analizėn e krijimtarisė sė regjisorėve, analizėn e veprimtarisė sė aktorėve. Nė kėtė pikė dėshtova, sepse si gjithnjė, ata qė janė nė krye mendojnė kė tė fusin nė punė. Pas kėsaj u bė rregullorja e brendshme, u miratua nė 1973, dhe mė transferuan si drejtor tė Arkivit. Aty qėndrova deri nė '90-ėn.

Ēfarė pasurish nga fondi i huaj ruhen nė Arkiv?

Tė gjithė filmat e neorealizmit italian kanė hyrė nė Shqipėri. Si njė rrymė qė lindi pas luftės, neorealizmi ishte njė vijim i realizmit poetik francez tė fundit tė viteve '30. Duke qenė se trajton Italinė e pasluftės, tė shkatėrruar, tė varfėruar, tė sakatuar, nė mendėsi dhe nė fizik, kjo shpjegon faktin pse filma tė tillė u lejuan nė Shqipėri, si pėr tė nxjerrė nė pah plagėt e shoqėrisė kapitaliste.

Kemi filma tė Michelangelo Antonioni-t, Vittorio De Sica-s, tė gjithė kolosėt e neorealizmit dhe tė kinemasė italiane. Erdhėn filmat "Romė nė ora 11.00" De Santis, "Vjedhėsi i biēikletave" i De Sica-s, fitues i ēmimit Oscar.

Nga ky regjisor kemi edhe filmin "Ēatia" (Il Tetto), realizim i vitit 1956. Filmi i Giuseppe de Santis "Nuk ka paqe nėn ullinj" (1950), ku luan njė nga aktoret mė tė mėdha tė asaj periudhe Lucia Bosč. Tek "Orizi i hidhur" (Riso Amaro, 1949), po i De Santis, pėr herė tė parė shfaqet njė nga yjet e kinemasė italiane, Silvana Mangano.

Neorealizmi karakterizohet nga njė thjeshtėsi dhe shumica e filmave tė kėsaj rryme janė xhiruar nė natyrė dhe me aktorė jo profesionistė. Prej kėtej dolėn aktore si Gina Lollobrigida, Silvana Pampanini, Sophia Loren.

Pėr importimin e filmave, fillimisht, ne jemi orientuar nga Italia, Franca dhe Anglia. Ishin mė tė afėrt me psikologjinė tonė. Nga kinemaja frėnge ndisa vepra tė mira e pėrfaqėsuese tė Nouvelle Vague-s dhe nga ajo angleze do tė hynin asokohe ekranizimet e veprave tė shkrimtarėve anglezė, kryesisht dramat e Shakespeare-it, "Otello" dhe "Henriku V" sepse lejoheshin dhe veprat qarkullonin. Hynė filma ku ka interpretuar Laurence Olivieri, njė aktorėt mė tė mėdhenj anglezė.


Po nga Lindja, duke patur parasysh qė kjo kinema imponohej?

Fillimisht importin kryesor e kishim nga Bashkimi Sovjetik. 90% tė importit e kishim nga ata. Kur u prenė marrėdhėniet ngeli njė boshllėk nė kinema, dhe jeta artistike ishte e vakėt.

U kthye njė problem politik dhe u detyruam tė importonim. Nė radhė tė parė kanė qenė veprat e shkrimtarėve dhe kompozitorėve tė njohur. Kemi filma tė regjisorit rus, Grigori Chukhrai, qė u bė shumė i njohur edhe nė Perėndim me filmat "Balada e ushtarit" (1959), i "41-ti".

Nga njė tjetėr regjisor Mikhail Kalatozov, ose ekranizime tė veprave tė kompozitorėve tė njohur rus. Ēekosllovakia dhe Gjermania Demokratike ka numrin mė tė madh tė filmave tė importuar, pastaj Rumania, Polonia dhe Hungaria.

Ē'probleme vuan sot Arkivi?

Ne nuk kemi njė muze tė kinemasė, i cili duhet krijuar me kostume, skenografi, rekuizitė. Kjo bėhet nga njerėz tė pasionuar pas studimeve, studiues tė mirėfilltė, jo njerėz qė shkojnė nė arkiv pėr tė marrė njė rrogė.

Mungojnė botimet. Duhet tė grumbullohen dhe tė botohen tė gjitha materialet qė kanė tė bėjnė me kinemanė. Duhen organizuar programe mujore, p.sh "Java e Filmit Francez". Filmat nuk duhet tė rrinė tė mbyllur nė magazina, por tė pėrdoren nga studentėt, studiuesit, njerėzit e interesuar pėr kinemanė. Duhen organizuar ekspozita fotografike me afishe, fotografi gjatė provave, aparaturat qė janė pėrdorur nė xhirime etj. Mundėsitė janė shumė.

(Shekulli)


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.