Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Njė e majtė mbarėshqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17386)


Postuar nga AngelDevil datė 30 Tetor 2009 - 15:36:

Njė e majtė mbarėshqiptare

Koēo Danaj

…do tė ishte rruga mė e saktė e daljes nga kriza qė ka mbėrthyer tė majtėn politike dhe rruga mė e shkurtėr pėr tė ardhur nė pushtet. Sot nė Shqipėri nuk ka parti politike tė majta. Ka parti me etiketa majtiste, por jo parti politike. E fundit ishte Partia Socialiste. Por edhe ajo, nė sajė tė veprimit tė mirorganizuar tė Ramės dhe tė Ruēit, pushoi sė qeni parti e majtė. Se ēfarė thelbi do t’i japė Rama partisė sė tij, kjo tashmė nuk i pėrket sė majtės reale, por historisė. Prej saj ka mbetur etiketa dhe elektorati qė mashtrohet dhe vetėmashtrohet, qė ecėn me ishalla dhe me sikur, por ka vdekur partia. Edi Rama nuk ka asnjė pėrgjegjėsi qė ka akoma iluzionistė nga radhėt e majtistėve qė vazhdojnė tė besojnė se ai ėshtė i majtė. Kėsisoj, shumė mė shpejt se sa nė Europė, e majta politike nė Shqipėri ėshtė plotėsisht e rrėzuar. Dhe duke qenė e tillė, ajo ka nevojė tė ringrihet. Kush? Grupi qė drejton Blushi, majtistėt e rinj dhe me kulturė tė institutit Antonio Gramshi, tė tjerė brenda Partisė Socialiste qė ndiejnė veten majtistė? Akoma nuk dihet. Dihet vetėm domosdoshmėria e ringritjes tė sė majtės.
Po si? Ja disa mendime:
E majta duhet tė ringrihet fillimisht si ide, si platformė ideore. Nė Shqipėri tek njerėz tė zakonshėm, gazetarė, analistė, intelektualė etj., ka me qindra ide tė majta tė dala nga realiteti i Shqipėrisė dhe nė shėrbim tė ndryshimit tė kėtij realiteti. Por kėto ide kanė munguar tek e majta politike. Fshehja pas nocioneve integrim, globalizėm etj., rezultoi dėshtake. Ato janė nocione qė shprehin njė aspiratė qytetare, por asesi njė bindje politike.
Ja njė shembull: Njė e majtė e dalė nga realiteti shqiptar e kundėrshton taksėn e sheshtė, tė cilėn e vendosi e djathta. Sepse kjo taksė favorizon tė pasurit. Dhe nė vend tė saj i ofron elektoratit tė majtė taksėn progresive, qė do tė thotė se sa mė i pasur tė jesh, aq mė shumė do paguash taksė. Por jo vetėm kaq; ajo i ofron gjithė qytetarėve se tė gjitha paratė e mbledhura do tė shkojnė nė shėrbim tė qytetarėve nė arsimin publik, shėndetėsinė publike etj.
Ja edhe njė ide tjetėr: Njė e majtė e dalė nga realiteti shqiptar, do t’i thotė elektoratit tė majtė se kur tė vij nė pushtet unė do tė studioj sa ėshtė pasuria ime detare. Pse? Shqipėria ka 30 mijė kilometra katrorė det. Askush nuk e di sa ėshtė kjo pasuri dhe ku shkon ajo, me pėrjashtim tė peshkut tė peshkarexhave. Prandaj do ta studioj atė, dhe pa prekur biznesin detar, pasurinė tjetėr qindra milionėsh euro do ta vė nė shėrbim tė interesit publik tė qytetarėve, si shkolla, ēerdhe, kopshte etj.
Ja edhe shembulli i tretė: Sot shpenzimet pėr mbrojtjen sociale qė kanė tė bėjnė direkt me qytetarin i cakton Ministria e Financave. Ndėrsa unė si e majtė e dalė nga ky realitet shqiptar do tė veproj ndryshe, do tė jetė kryeministri ai qė do tė merret direkt me shpenzimet pėr mbrojtjen sociale tė qytetarit.
Ka edhe shembuj tė tjerė, por edhe kaq mjaftojnė pėr tė ringritur tė majtėn politike.
Por edhe kaq nuk mjafton. E majta nė Shqipėri duhet tė jetė e majtė kombėtare. Ēfarė dua tė them me kėtė. Sot shoqėria shqiptare nuk ka njė Marrėveshje Vlerash Morale kombėtare tė saj, tė pranueshme nga tė gjithė dhe tė detyrueshme pastaj tė respektohen nga tė gjithė. Prandaj, njė ndėr punėt e para tė sė majtės sė re do tė jetė hartimi i kėsaj Marrėveshje Vlerash jashtė bindjeve politike, pėrkatėsive krahinore. P.sh., nė qoftė se Konferenca e Bujanit ėshtė njė vlerė madhore, ajo do tė pėrbėjė fondin e artė tė sė majtė sė re. Nė qoftė se pluralizmi i viteve ‘20-tė pėrbėn njė vlerė madhore, do tė jetė pjesė e fondit tė artė tė sė majtės sė re. Nė qoftė se antifashizmi pėrbėn njė vlerė ndėr madhoret, do tė jetė i tillė pėr tė majtėn e re. E majta e re, nė ēėshtjen e vlerave nuk do kėrkojė pronėsi, por vetėm respekt nga tė gjithė, duke m’i dhėnė shoqėrisė mentalitetin progresist dhe identitetin modern shqiptar.
Por edhe kaq nuk mjafton: E majta qė duhet ringritur ka tė domosdoshme tė jetė mbarėkombėtare. E majta mbarėshqiptare-ky ėshtė emri mė realist dhe mė progresist i saj. Ēfarė dua tė them me kėtė?
Dua tė them se kjo e majtė me qendėr nė Tiranė do tė ketė degėt e saj nė Mitrovicė, Prizren, Kaēanik, Tetovė, Preshevė, Athinė, Gostivar, Shkup, Romė, pra kudo ku ka shqiptarė. Tė gjithė ata shqiptarė nė Kosovė apo Maqedoni qė duan tė aderojnė nė kėtė tė majtė, do tė jenė tė mirėpritur dhe kur tė vij nė pushtet do t’ju jap edhe nėnshtetėsinė shqiptare atyre qė nuk e kanė.
A kam tė drejtė pėr kėtė tė fundit? Kam tė drejtė qind pėr qind. Por nisur nga mania e disave, qė mė shumė besojnė shembujt e huaj se nevojėn e realitetit shqiptar, po sjell disa shembuj tė huaj rajonalė. Po marr si shembull disa parti tė majta tė rajonit. E para: E kam thėnė edhe njėherė tjetėr se PASOK do tė thotė Lėvizje socialiste mbarėgreke. Por PASOK ka anėtarė edhe nė radhėt e minoritetit grek nė Shqipėri dhe askush nuk i ka thėnė ndonjė gjė pėr mungesė europeizmi. Ka seksione tė partisė edhe nė SHBA, Francė etj. Pra nuk po shpik, po kopjoj. Kur PASOK ėshtė mbarėgreke, ėshtė e majtė dhe quhet europiane, moderne demokratike, pse tė mos jetė e tillė edhe e majta e re?
E dyta: Partia Socialiste bullgare ka anėtarė tė partisė sė saj edhe nė Maqedoni, tė cilėve kur ishte nė pushtet u dha edhe shtetėsinė bullgare.
E treta: Partia Demokratike e Boris Tadiē nė Serbi konsiderohet mė demokratikja dhe mė europeistja. Por ėshtė njė parti mbarė serbe. Pse? PD e Tadiē ka anėtarė jashtė Serbisė, nė Mal tė Zi, Kosovė, Bosnjė, nė Republika Serbska. Dhe askush nuk i thotė se nuk je progresiste. Bile ka ministra qė banojnė jashtė Serbisė. Ministri serb pėr Kosovėn quhet Goran Bogdanovic, ėshtė nga Kosova dhe shtėpinė e ka nė Kosovė. Sekretari shtetėror i Ministrisė ėshtė Oliver Jovanovic dhe ėshtė nga Kosova dhe banon nė Kosovė. Askush nuk e ka akuzuar Tadiē pėr mungesė europeizmi, megjithėse ka ndėrtuar njė parti tipike mbarėserbe.
Po e mbyll. Tashmė qė e majta nė Shqipėri ka rėnė pėr tokė, ajo duhet ringritur. Por duhet ringritur si e majtė mbarėshqiptare

Marre nga Gazeta Panorama


Postuar nga Piktor datė 14 Maj 2010 - 19:20:

E majte me Spartak Ngjalen dhe Nard Ndoken.
Spartaku qysh se u shkri pas ngrirjes qe i beri Berisha eshte nxehur shume dhe nga radikal i djathte ne radikal te majte. Edhe Vangjeli ka punuar per Salen ca vite.
Pastaj Preēi e Merua vite e vite bashkpuntore te ngushte Sales .
Njeri me i majte se tjetri.


Postuar nga shelgu datė 14 Maj 2010 - 19:38:

More po ka edhe te majta edhe te djathta, madje ca si shume jane bere.
Puna eshte se nuk ka as djathoshe dhe as sallaksa.


U kan bo te gjith gjepista


Postuar nga Piktor datė 14 Maj 2010 - 19:48:

Sido qe te jete Sala ka bere gjithmone oferta per te pasur te majte ne bashkqeverisje. Meten e Milon i thirri edhe 2005 por ata nuk pranuan.
Po flasim per te majten mbarekombetare ketu e jo per njerez qe ngrysen republikane dhe gdhihen zogiste.


 
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.