Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Vrima e zeze dhe singularity (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17600)


Postuar nga robert datė 22 Maj 2010 - 14:27:

Ashtu!... Per vrimat e zeza nuk ka nevoje shume shpjegim se eshte perfolur boll per 'to. Qysh kur isha i vogel, me kujtohen artikujt e "Shkenca dhe Jeta" ku tregohej se si peshngritesi yne Ymer Pampuri turperohej para nje mase te tille te mbledhur ne nje top pinpongu. Me pas, liria e tyre ne Hapsire u kufizua, duke i (ri)vendosur me se shumti ne qender te cdo Galaktike dhe duke ua zmadhuar permasen ne ate te nje stadiumi futbolli, (ndaj nuk kemi pse habitemi perse shkenca eshte kaq subjektive sa dhe sporti!). Po keshtu nuk ia vlen te flasesh as per Big-Bengun, sepse edhe ky ka ngrene kaq shume leke (billiona Euro) nga hajdutet kryesore te shekullit, (meta)fizikantet, sa njihet pa u provuar. Por ai problemi i strinxheve, (dreqi e marrte, si nuk ekziston ne shqipe nje inicial shkronjor per tonin "xh"?!), se c'me kujton ate kohen e femijerise, tek rrinim mbremjeve prane paraleleve (te hequra keto tani me kohe) ne fushen para pallateve (ku eshte luajtur filmi "Guximtaret"), dhe qe asaj kohe ne ate vend nje repart ushtarak u terhoq mbrapsh ne projektin e nje pallati kater katesh sepse i doli uje poshte, ndersa tani ne po te njejtin vend qendron madheshtor nje pallat tete katesh (!), keshtu asaj kohe ne kete vend bisedonim e bisedonim si femije te vegjel edhe mbi problemet e botes (astrofizike) dhe pyesnim se si mund te ishte ky Universi qe shihnim lart ("lart"), si ekzistonte, ku mbahej, c'kishte me tej. Keshtu me kujtohet, se midis shume hamendjeve tona feminore, ishte edhe nje krahasim i bukur nga njeri prej nesh (nuk me kujtohet se kush femije pikerisht). Ashtu sic jane mikrobet, molekulat, atomet ne trupin tone, ka shume mundesi qe edhe keto planetet, diejt dhe galaksite "lart" te jene molekula dhe atome ne trupine njerezve te tjere gjigande, te cilet ne nuk mund ti shohim, sepse jemi pjese e trupit te tyre. Ja, kesaj fantazie feminore i perngjan teoria e stringeve, jo thjesht dhe vetem nga shkaku i (per)masave te ketyre stringeve, por edhe se behet fjale per singularitet te tyre, cfare ne fund te fundit d.t.th., qe ato nuk kane nje fushe te caktuar (elektrike, manjetike, graviteti, etj, etj). Ndryshimi ne kete krahasim eshte : ne femijet shkonim pas kesaj ne shtepi dhe, me nje puthje te prinderve, binim dhe flinim; keta "shkencare" shkojne ne shtepi te shoqeruar me adhuruset e tyre te reja dhe bjonde (artificiale), hapin nga nje shishe vere te shtrenjte dhe bien te dyzuar ne krevat, duke derdellitur mbi ate qe as provohet, as kuptohet dhe as qe ka fare rendesi para asaj kenaqsie shtrati.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.