Forumi Horizont Gjithsej 102 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 102 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Rreth filozofise, diskutime. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17813)


Postuar nga lost_soul datė 06 Qershor 2010 - 01:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus


Ok. me duket se vendosem nje truall te qendrueshem.

Kam edhe nje nderhyrje kompromisi, para se te debatoj tek kjo teme.
Perppiqu te largohesh nga fanatizmi, ti qe e perbalt kaq shume ate tek temat religioze. Mos valle nuk e di qe ndjekja ne menyre te tille e dijeve qe fiton cdo dite nepermjet shkences, eshte nje tjeter lloj fanatizmi?

Lost, ai instruktori juaj me duket nje shembull fanatik gjithashtu, te pakten deri tani ku keni arritur me absorbimin e dijeve.
Jam i sigurt qe kur te mbaroje kuri dhe te arrije te jape te plota leksionet e tij, do vije nje moment qe do lindin pyetje e dyshime mbi vertetesine e atyre qe ka thene.
Dhe nqs eshte vertet profesor, dhe jo fanatik, sigurisht qe do lere shteg per dyshime e pasigurira. Kjo ehste ne fakt vete shkenca, qe zbulon cdo dite te reja dhe te vertetat i ploteson me te tjera te verteta.

Po te perifrazoj nje pasazh nga Bibla:
Zoti e beri njeriun nga balta sipas shembelltyres se tij. Pastaj i dha frymen.


Kjo eshte alegorike. Ai e beri nga grimca materiale te lidhura ne menyre organike, sic di vete Zoti te beje punet e tij.
POR, pastaj i dha ...frymen.
Se mos ma perdoresh kete si argument hahaha se te hoqa vizen pastaj dhe diskuto me kurtin.


PS. E respektoj logjiken tende shume, por ve re qe je ne faze studenti akoma, ne nje faze qe kam qene edhe une, kur te vertetat qe na jepnin profesoret ishin te vertetat absolute.
Nje te shkurter.
Keshtu si ti kam diskutuar edhe une, por me thote nje i mencur. Ti sa ke dale nga shkolla dhe je si ata guret e sapo nxjerre nga mademi, me qoshe shume. Duhet kohe te kaloje shume kohe qe te behesh "ficor" Keshtu i thone atij gurit rrumbullak qe gjen ne lume. Ja kshu. Duhet kohe qe te gdhenden e latohen e embelsohen qoshet or Tunxh.



Une ne kete truall kam qene qysh tre jave me pare, po shyqyr me ne fund qe erdhe ne toke nga fluturimet poetike.
O prit.. asnje argument perseri. Damn. Ok, hoqa dore. Kur nuk do, nuk do, s'kam cfare te bej. U mbyll edhe ky "debat".

Llogjika ime mund te jete prej studenti, por ti nuk i afrohesh dot. Kjo eshte nje e vertete qe ti nuk ia fsheh dot as vetes e as mua, pavaresisht fjaleve pa fund.

Sa per fanatizmin tim po te them qe eshte e kunderta. Une s'e kam problem ta pranoj qe nje arsyetim e kam gabim, por duhet te me bindesh dhe kjo nuk vjen lire. Shume njerez, perfshi edhe ty nuk jane gati ta paguajne cmimin prandaj mund t'u dukem fanatik.

Have fun.


  Gjithsej 102 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 102 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.