Forumi Horizont Gjithsej 56 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56]
Trego 56 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Erdogan Per Shqiperine E Madhe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18598)


Postuar nga robert datė 09 Maj 2015 - 17:38:

Para pa hesap nga Turqia e Erdoganit per nje xhami te madhe ne Tirane. Vendimi per tu ngrejtur u muar shpejt, po shpejt u prezantua dhe projekti dhe po shpejt u pranua ky projekt te ndertohet. Me 13 maj fillon ndertimi. As u diskutua nese ky projekt mesjetar osman shkon me arkitekturen e sotme. Asgje! Nje shkrim kam nisur une sot ne shume gazeta shqiptare, por jam i sigurte se asnjera nuk do e botoje. Ndaj po e hedh ketu, (ka ndryshim vetem ne nja dy fjali te shtuara), dhe kush te doje le ta shperndaje edhe ne forume te tjera po te doje. Eshte skandal se si nuk u diskutua, nese ky stil xhamie mesjetare shkon per Shqiperine europiane te sotme!

Intervistė (imagjinare) me Erdoganin

-Zoti Erdogan, ju do tė vini nė Shqipėri mė 13 maj pėr tė vėnė sėbashku me politikanė shqiptarė gurin e parė pėr xhaminė mė tė madhe nė Ballkan!
-Po!
-E dini ju qė ky popull ku do tė shkoni ka vetėm 2-3 pėrqind praktikantė tė fesė myslimane, si dhe jo mė shumė se 10 pėrqind e popullsisė identifikohen me kėtė fe!? Po ashtu, me njėrėn apo tjetrėn fe identifikohen jo mė shumė se 20-30 % e tė gjithė shqiptarve, panvarsisht se janė apo nuk janė besimtarė nė Zot!?
-Kėtė nuk e di, por di se qindra praktikantė tė fesė islame falen rrugės gjatė namazeve tė ndryshme, pėr shkak se xhamia e vjetėr nė qendėr tė Tiranės nuk mund ti nxerri tė gjithė.
-E vėrtetė! Ju jetoni me problemet tona. Njė xhami e madhe do tu krijojė kushte besimtarve tė mos falen rrugve, por tė kenė njė qendėr kulti siē edhe besimtarėt e feve tė tjera!
-Tamam!
-Por pėrse duhet tė jetė njė xhami e tipit mesjetar-osman, dhe jo njė xhami me arkitekturė moderne, qė ti pėrshtatet edhe zhvillimit tė sotėm urbanistik, arsimor, kulturor, tė shqiptarve?
-Ky projekt ėshtė ofruar nga ne dhe ėshtė aprovuar nga ju shqiptarėt. Pra ju e keni pėlqyer.
-Ju nuk mendoni se, me kėto ndėrtesa tė tipit osman-mesjetar, vėndi dhe populli ynė -kryesisht laik- duken si njė avangardė, apo koloni, e perandorisė sė dikurshme osmane, perandori kjo nė kujtimin e sė cilės pėrkėdheleni sot shpesh ju politikanėt turq, duke tentuar edhe tė ndėrhyni nė tekstet tona shkollore pėr ta prezantuar atė kohė mesjetare si njė administrim dhe jo si njė pushtim dhe sundim!?
-Jo, unė mendoj ndryshe. Perandoritė, sido tė kenė qenė, administrim, apo sundim, ato janė tė pėrkohshme dhe tė kaluara. Besimi ėshtė i pėrjetshėm dhe aktual. Pėr kėtė ngrehet kjo xhami dhe jo pėr kujtim tė kohės osmane.
-Atėhere, pėrse besimtarėt myslimanė nė vende tė ndryshme tė Europės marrin edhe godina tė zakonshme pėr ti pėrdorur si xhami, apo ngrenė ndėrtesa tė arkitekturės moderne, si ajo nė Kėln tė Gjermanisė, vitin qė shkoi, nė USA, etj!?
-Sepse nuk janė gjetur fonde qė tė ngrenė xhamia kaq tė mėdhaja, si dhe pėr xhaminė e Kėlnit e tė tjera janė paraqitur kėto projekte tė arkitekturės moderne.
-Nė mos gaboj, ky projekt u paraqit pas demostratave tė njė pjese tė popullsisė sė Kėlnit, po ashtu pas votimit nė Zvicėr tė mosngrejtjes sė xhamiave me minare tė stilit osmano-arab, pra pas njė kundėrshtimi ndaj kėtyre simbleve mesjetare!? Do tė thotė se kundėrshtimi ndaj simboleve mesjetare mund tė sjellė edhe projekte moderne, tė cilat pėrmbushin kushtet e faljes pėr besimtarėt myslimanė!?
-Nuk e di! Por deri tani ne nuk kemi patur kundėrshtim nga pala shqiptare!
-Mendoni ju, se nė kėtė gjėndje katastrofale financiare ku ndodhet kjo qeveri dhe ky shtet, me kėto probleme papunsie dhe mos-investimesh nga perėndimi, kjo qeveri mund ti kundėrvihet Turqisė dhe kapitalit turk, i cili jo vetėm ka hyrė mė shumė se ēdo vend tjetėr nė Shqipėri, por edhe mban me bukė mijra shqiptarė!?
-Natyrisht ky vend ka tė drejtėn kushtetuese dhe ndėrkombėtare ti kundėrvihet ēdo projekti turk; kjo ėshtė e drejta e ēdo shteti!
-Por, a nuk ka mundėsi nė kėtė rast qė ju ti paksoni investimet, po ashtu –siē flitet– edhe paratė nėn dorė qė marrin politikanėt shqiptarė, tė cilėt janė tė njohur pėr kozmopolitizėm pa as edhe njė lloj ngjyre!?
-Jo, investimet tona nuk ndikohen nga ky apo ai projekt!
-Do tė thotė se edhe njė projekt me arkitekturė moderne nuk ndikon nė kėto marrdhėnie tė tjera!?
-Tamam!
-A nuk do tė mendojnė shqiptarėt, se Turqia e Erdoganit eksporton modele mesjetare nė Shqipėri, pėr tu dukur vetė moderne nė EU!?
-Vetė autoritetet shqiptare e pranuan kėtė model tradicional.
-Atėhere pėrse nuk i lihet kohė kėtij populli, besimtarve myslimanė, qeverisė, shtetit, njerėzve tė arkitekturės dhe urbanistikės, qė tė rishikojnė projektin e kėsaj xhamie!? Por me tu marrė vendimi pėr ngritjen e xhamisė, prezantohet kjo arkitekturė kaq e huaj pėr ne shqiptarėt, dhe brenda njė afati shumė tė shkurtėr prej disa ditėsh nga ky vendim dhe projekt, vendoset tė vihet tulla e parė e saj!
-Ky nuk ėshtė problemi ynė! Ky ėshtė problem i Shqipėrisė!
-Ju faleminderit pėr kėtė intervistė (imagjinare) z. Erdogan!

Pėrse mafiozėt qė drejtojnė kėtė vend, me emrin Albanistan, nuk e diskutojnė projektin nė fjalė me njerzit, me zyrat e urbanistikės, me arkitektė shqiptarė, me njerėz tė artit dhe kulturės, me diasporėn, -kjo ėshtė njė pyetje qė nuk merr kurrė pėrgjigje, sikundėr mafia albanistanse nuk u jep kurrė pėrgjigje pyetjeve tė ngritura. Turp pėr kėtė vend!


  Gjithsej 56 faqe: « E parė ... « 47 48 49 50 51 52 53 54 55 [56]
Trego 56 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.