Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 19:30:

(vazhdim, art.2) Ajo qė ngelet pėr tė diskutuar ėshtė pyetja e rastit hipotetik, ē’do bėhet pas kėtij bashkimi? Marrim hipotekisht, se ky vend me shumicė shqiptarėsh bėhet mė i fuqishėm. Ngelet pas kėsaj qė vėshtrimi patriot-nacionalist tė kalojė automatikisht tek shqiptarėt e Maqedonisė. Pra, edhe kėta shqiptarė, sipas nacionalistėve qė i bėjnė petullat me ujė, (politikanėt tanė -tė korruptuar- qeshin kur i dėgjojnė), do bashkohen nė njė tė ardhme tė mėpajsme me kėtė shtet tė bashkuar shqiptarėsh, e pas tyre pse jo dhe ata tė Malit tė Zi e tė Greqisė, megjithėse pėr kėta dy tė fundit nuk para flitet me zė tė lartė sot, por duke treguar harta tė asaj qė quhet „Shqipėri e Madhe“ apo „Shqipėri etnike“, apo „Shqipėri natyrale“, pėrfshihen edhe zona nga kėto dy shtete tė fundit. Kėshtu, kėto shtete pėrreth e dijnė se ē’duhet tė vijė, tė paktėn sipas njė matematike tė thjeshtė, po ashtu e dinė edhe shtete tė tjera mė tė mėdhaja pas gjithė kėtyre shteteve, po ashtu e di edhe Shqipėria, pra politikanėt e saj. Tė gjithė kėta nuk presin si pėrpara portės sė shpellės, ku Ali Baba ka fshehur thesarėt e tij, pėr tė thėnė shprehjen e famshme, hapu Sezam, por lėvizin mė parė, ēfarė d.t.th. kanė lėvizur me kohė, ēfarė d.t.th. mė tej, tė gjithė janė nė lėvizje tė pashtershme e tė pėrhershme, prej kohrash qė nuk mbahen mėnd e deri nė kohra qė nuk mund tė parashikohen me saktėsi.
Po tė shikojmė kėtė lėvizje ballkanike, shqiptarėt kanė dalė paksa tė humbur, por jo aq tė humbur sa ē’pretendojnė nė qarjen e tyre, -njė afekt shoqėror ky as mė shumė e as mė pak i pangjashėm me afektin e qarjes sė njė njeriu tė vetėm, afekt ky qė shoqėron si individin gjatė gjithė jetės ashtu dhe grupe apo shoqėri tė tėra, (panvarsisht se ne jemi mėsuar qė afektet ti shohim vetėm tek qėnia biologjike (njėjės) e njeriut dhe jo si efektet qė i shohim tek subjekte paksa abstrakte, si shoqėria etj.; biles unė mund tė jem i pari qė e pėrdor kėtė term –afekt– nė subjekte tė tillė ku pėrshtatet vetėm termi efekt, megjithatė nuk kam frikė e tė them se e pėrdor kėtė term figurativisht, jo, por kam guximin ta them se e pėrdor konkretisht, ēfarė d.t.th. se edhe shoqėria ka sjelljen e saj si tė njeriut, jo njė qarje me lotė, por ngritjen e njė sėrė akuzash tė ndryshme, paēka se jo tė gjithė pjestarėt e saj, nė kėtė rast deduktimi, tregojnė tė njėjtat shenja nė kėto akuza, apo sillen njėlloj). Kjo ėshtė e vetkuptueshme, qarja bėn pėr vete shikuesit pėrreth, qarja tėrheq vėmėndjen e njerėzve tė vėmėndshėm, qarja dėnon personin qė mendohet se ka goditur apo pėrfituar nė kurriz tė qarėsit, pa u gjykuar akoma ēėshtja. Qarja (akuzat) shihet tek nacionalistėt e vendeve pėrreth, po ashtu edhe tek nacionalistėt shqiptarė, tė cilėt flasin pėr masakrimin qė u kanė bėrė fqinjėt atyre gjatė shekujve tė fundit, dhe harrojnė se edhe ata (panvarsisht se mė pak) u kanė shkaktuar fqinjve qarje nė shekujt e fundit, -jo si komb i tėrė, por si pjesė tė veēanta tė kėtij kombi, bie fjala feudalė lokalė me ushtritė e tyre lokale, rreshtuar pėrgjatė ushtrisė konglomerate osmane, ndaj pjesėve tė popujve pėrreth, gjatė asaj periudhe sė sundimit osman, pra aty rreth viteve 1500 deri 1900. Rastet mė tė dalluara janė ai i pashallarėve tė Shkodrės nė veri dhe Ali Pashė Tepelenės nė jug, tė cilėt ndihmuan jo keq (fort mirė) ushtritė osmane kundėr popujve pėrreth, nga Bosnja deri nė Bullgari. Dihet se mė shumė shqiptarėt ia hėngrėn kokėn njėri-tjetrit, siē ia kanė ngrėnė gjithnjė dhe siē vazhdojnė t’ia hajnė, -gjė qė e dinė fort mirė edhe popujt pėrreth. Pra diēka dihet mirė, nė kohra tė ndryshme dhe krahina tė ndryshme, arbėrit (gegėt dhe toskėt) kanė qenė nė luftra dhe konflikte nga mė tė ndryshmet, tė ndarė nė fuqitė e mėdha, tė inatosur me njėri-tjetrin mė shumė nga cilido komb tjetėr, tė hedhur edhe ndaj fqinjėve, jo pėr tu rrėmbyer tokat por pėr tė shpaguar njė rebelizėm tė caktuar. (vazhdim, art.2)


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.