Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte tė tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Wresling (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4598)


Postuar nga brendon datė 27 Mars 2004 - 16:15:

Wresling

Te tere personat qe pelqejne Wresling ju lutem shkruani dicka rreth wresling.

GOOOOOOOO STONE COLD GOOOOOOOOO


Postuar nga SUNBELOVED datė 28 Mars 2004 - 13:59:

I pari une. Vite me pare kam pas ndjekur gjithe ndeshjet e World Wrestling Federation ( WWF) Kam pas qene tifoz i cmendur i Undertaker. Nuk e di nese vazhdon me Undertaker? Kam pas qene tifoz i Lex Luger ( nuk e di as ky i fundit vazhdon me) dhe jam zhgenjyer totalisht kur mora vesh se ndeshjet ishin jo reale ...Disa gjera me mire ti lesh te pa arrira.


Postuar nga brendon datė 28 Mars 2004 - 19:21:

Miresevjen SUNBELOVED.
Undertaker ka nja 3 jave qe eshte kthyer ne WWE Smak Down. Kurse Lex Luger nuk luan me.
WWF(world wrestling federation) ka qene e vertete, WWE (world wrestling entertenment) is just a show.


Postuar nga NetsGirl52430 datė 24 Prill 2004 - 23:03:

e kam ndjekur edhe une WWF. eshte e vertete qe atehere ka qene me e bukur, kurse tani(WWE) nuk eshte aq interesante. me ka pas pelqyer dhe akoma pe pelqen shume THe ROCK, edhe pse kto kohet e fundit nuk ben me. por prap vazhdoj ta shikoj edhe pse ka ndryshuar. ka femrat me pelqen shume LITA. Gjithashtu me ka pelqyer edhe stone cold steve austin dhe Hardy Boyz.


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datė 02 Tetor 2004 - 03:23:

Thumbs up

O zot si se kam par kte temen me par, un vdes per wrestlingggggg..ka sh qe me pelqejnn po sa per hot john cenaa eshtt njishhh..HBK yll fare pastaj dhe sh te tjer se i harrova tani


Postuar nga Admirali datė 03 Tetor 2004 - 13:29:

Hmmm

Nuk kam pasur zhgenjim me te madh sesa kur pashe Smack Down ne Burlington, VT ne maj te 2003. Ishte ne total nje sport fallco. Deri para asaj nate, une isha gati te vija doren ne zjarr qe ishte reale, por nuk ishte keshtu. Persa i perket sesa reale jane ndeshjet dhe qe kur kane filluar te vendoset fituesi, kjo ka ndodhur dhe kur federata quhej WWF. Duke kerkuar ne internet, pashe nje sit te nje ish-arbitri te WWF, qe kishte qene deshmitar i ndeshjes midis Hulk Hogan vs. Andre The Giant per WWF World Champion. Ka qene nje ndeshje e Wrestle Mania (3 me duket, dhe Andre ishte kampioni ne fuqi). Ate ndeshje e fitoi Hulk Hogan, ai Hulk qe nuk kishte fuqi te ngrinte Andre The Giant arriti te "fitonte" titullin. Ndeshja ishte e vendosur se kush do e fitonte, dhe ky arbiter tregonte sesi Hulk para ndeshjes ishte nervoz dhe pyeste nese a i kishin bere te ditur federata Andre The Giant se ai do te "humbte" kurse Hulk duhej ta "fitonte" titullin.

Pra te dashur miq persa i perket wrestling, cdo gje eshte fallco, ndeshja i jipet atij qe eshte favoriti i publikut (kjo sepse sjell te ardhura per kompanine, jo sepse ai mund te jete me i forti).

Beni nje kerkim ne Google per wrestling apo per WWF ose WWE, ose ndonje fjale kyc qe mendoni se eshte "magjike" per te gjetur dicka. Te jeni te sigurte se do te nxirrni mashtrimet qe jane pas ketij sporti.

Me respekte: Nga nje ish-fan i cmendur i WWE (alias WWF), por shyqyr Zotit, sot me mend dhe kembe ne toke, jo ne fantazi.

P.S.
Ate ndeshje midis Andre The Giant vs. Hulk Hogan e kam pare te plote para disa vitesh, dhe duket shume qarte qe Hulk Hogan nuk kishte fuqi me pjerdh, jo me te mundte Andre The Giant, por ishte Vince McMahon ai qe vendoste se cfare duhej bere.


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datė 03 Tetor 2004 - 21:52:

Iiiiiiiiiii Admiral e di tamam e ke po mos thoni me kshu se sdua qe ta urrejjjj
Po ja dhe mbrem psh gjoja humbi femijen ajo Lita qe e kishte me Kane..e nejse dmth Kane e lujti mir pjesen po bertiste e kshu po doktori me doktoreshen dhe gazetari dmth sh fallcooo :s

Po mir tani kur sesht prej verteti pse jan gjith ata fansa kte se kuptoj un !!i?!!?
Nejse aman sa do jo reale qe tjet prap ngelet sport klassss mezi po pres tvi e premtjaa
Se desh harrova un Edge esht ylllllllll
thugaaa gruja edge una vettt


 
Trego 7 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.