Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 06 Prill 2005 - 00:29:

enzimat (1)

Cod. B06042005

Enzimat jane nje nga arritjet me te medhaja te biologjise ne fillimet e shekullit te kaluar. Enzimat jane krahasuar me motorin ideal te karnotit ne fizike ku rendimenti shkon gati ne 100%. Enzimat ne vete jane struktura biologjike qe kane funksion te pershpejtojne reaksione qe ne kushte normale do te ndodhnin me nje shpejtesi mjaft te ngadalte. Shpejtesia e ketyre reaksioneve mund te pershpejtohet nga 100 here deri ne 10^12. Deri ne fillim te viteve 80 mendohej qe enzimat mund te ishin vetem proteina po ne kete kohe kur kerkimet mbi ADN dhe mekanizmat e saj po shkonin drejt kulmit u gjeten edhe disa enzima te quajtura ribozime qe ndryshonin nga enzimat tradicionale qe ishin proteina. Nje enzime futet ne nje reaksion dhe ne fund del e pandryshuar. Pra po fute nje gram enzime po aq do te kesh edhe ne fund.po si arrijne te pershpejtojne reaksionet? Per te shpjeguar kete duhet te shpjegoj shkurtimisht se si ndosh nje reaksion(shume kllapa u bene po skam cti bej nese dueht me e bere dicka te qarte). Nje reaksion fillon me substancat fillestare dhe perufndon me produktet. Reaksioni kalon nepermjet disa produkteve te ndermjetme qe mund te vazhdojne perpara drejt produkteve ose te kthehen pas drejt sunstancave fillestare.te marrim kete reaksion:
A+B->AB->C+D
Ketu A&B jane substancat fillestare.AB jane produktet e ndermjetme dhe C e D jane produktet. Qe te ndodhe ky reasion ka nevoje per nje fare energjie qe quhet energjia e aktivizimit qe ben qe substancat fillestare te formojne sunstancat e ndermjetme. Vetem grimcat qe kane energji te mjaftueshme mund te mberrijne piken e formimit te substancave te mdermjetme. Sa me e ulet te jete kjo aq me shume grimca do te arrijne ate pike dhe me shume produkte do te kemi. Nese kjo energji eshte me e vogel se nje vlere e caktuar nuk kemi reaksion dhe nuk formohen produkte. Kur mberrihet vlera e caktuar kemi ate qe quhet faze tranzicioni ku formohet kompleksi AB i cili ka 2 mundesi: ose te shkoje perpara ose te kthehet pas(ato shigjeta qe kam vendosur duhet te jene me 2 drejtime per te treguar se mund te kthehet pas)pak a shume mjaftojne keto te dhena per te arritur aty ku dua...vazhdon...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 35 36 37 38 39 40 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.