Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=773)


Postuar nga Fajtori datė 21 Shtator 2005 - 00:20:

Nuk arrita te lexoj mesazhin e pare por me terhoqi meszhi i analistes per te kuptuar nja dy gjera.

Se pari duhet kuptuar se njerezit qe vizitojne kete forum nuk jane fantazma virtuale qe bien nga qielli por njerez si gjithe te tjeret. Prandaj duam ose jo ketu funksionojne ligjet e botes reale. Eshte e natyrshme qe te mos lexojme vetem lajme dhe mesazhe por te influencohemi nga ajo qe dime mbi autorin qe e shkruan.

Shkurt hesapi burimi nga vjen mesazhi e zhvlereson ose rivlereson ate. Pikerisht prej kesaj une mendoj se edhe mesazhet e erzenit do vazhdojne te konceptohen si te veshura me fetarizem mysliman (edhe pse akoma si kam lexuar). Por mendoj se dhe analistja ka nje background filoamerikan nga vete puna qe ben. Miqte e mi, duam apo s'duam njerezit gatuhen nga ajo qe degjojne cdo dite dhe kjo duhet patur parasysh.

Po perfundoj me piken qe me terhoqi vemendjen. Analistja thote se irakenet kane zgjedhur qeverine ne menyre demokratike. Une kam kohe qe nuk flas per Irakun se me duket qesharake te besosh pikturat mediatike. Megjithate tani me duket se po perzihen shume ujrat. E dime te gjithe si eshte krijuar qeveria Irakene dhe kush i luan fijet e politikes atje. Ne nje dokumentar u tha troc se amerikanet e krijuan asamblene irakene ne menyre te pilotuar, me nje fond prej 100 milione dollaresh, qe nje firme amerikane i mori per te kryer gjithe screening llogjistik per te gjetur "kokat" e duhura.

Atehere nuk eshte e pranueshme te quhet Iraku nje vend demokratik. Jo vetem sot qe nuk eshte i tille, por edhe pasi te largohet ushtari i fundit atje do vazhdoje te kete aktivitet CIA me gjithe makinacionet e saj.
Vertet erzeni mund te behet pjese e nje propagande qe nuk kupton, por edhe te konsiderohet Iraku nje vend qe pati zgjedhje demokratike me duket mendim i brumosur nga propaganda e mediave amerikane. Te rrime shtrember (sic jam une ne karrige tani) dhe te flasim drejt.

Ndersa persa i perket probleme fetare qe po degjohen gjithmone e me shume desha te shtoj dicka. Per mendimin tim feja eshte nje derrase qe i duhet nje lloji njerezish per te ngulur gozhdat e historise. Problemi eshte se shume prej tyre nuk e kuptojne qe feja eshte vetem nje mode kalimtare ashtu sic ishte dhe komunizmi, apo sic ka qene vete katolicizmi ne perendim. Feja myslimane sot eshte bere si problemi i madh i njerezimit, nderkohe qe problemet nuk jane aspak fetare. Ne fund te fundit shqiptaret jane njerezit me te pafe qe ka rruzulli. Jane ata qe predikojne lloj lloj miresish dhe pastaj nuk i zbatojne. Prandaj me habit fakti qe edhe shqiptaret kane vendosur te shprehin pikepamjen e tyre politike me ane te fese. Ne te shumten e rasteve feja duhet te jete nje besim intim, nje falje tek zoti, dhe aspak nje problem per njerezimin. Nuk e kuptoj pse brumosjet fetare alla shqiptarce (dmth adaptive, sic eshte cdo qelize e shqiptareve pas komunizmit) te prekin faqet e ketij forumi. Duhet kuptuar qe feja me politiken nuk ka te beje fare. Sado qe popujt e shtypur (si puna e irakeneve) te gjejne shpikje fetare per te luftuar amerikanet, problemi nuk eshte fetar. Ndoshta leximi i luftes ne terma fetare ngre me shume njerez kunder amerikaneve, por feja ne kete rast eshte vetem mjeti, dhe jo qellimi i kesaj lufte. Te pakten ata qe e kane filluar kane ineteresa shume larg fese dhe ne qofte se nuk kuptohet kjo kot qe flasim per politike.

Mendimi im.


  Gjithsej 63 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.