Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Ansambli popullor "Elba Folk" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17064)
Ansambli popullor "Elba Folk"
Elba Folk” me folklorin shqiptar vlerësohet në Turqi
Ansambli popullor “Elba Folk” nga Elbasani është shpallur grupi më i mirë artistik në festivalin e Madh Anatolian të Traditës, zhvilluar në Ankara (Turqi), një festival ku morën pjesë 81 shtete nga gjithë bota dhe 74 ansamble nga Turqia. Etnologu dhe presidenti i këtij ansambli Thanas Meksi, pjesëmarrës në këtë festival tregon se festivali i zhvilluar në hotelin “Bylyk Ankara” për gjatë dy netëve u kthye në një arenë artistike me pjesëmarrjen e rreth 3000 artistëve. Grupi i Elbasanit u përfaqësua në festival me shtatë kostumet karakteristike të zonës së Elbasanit, me vallet e Shqipërisë së Mesme dhe vallen e dasmës elbasanase, shoqëruar nga orkestra e ansamblit dhe Salloni Turistik Kulturor i Qarkut.
Vallet e ekzekutuara nga valltarët e “Elba Folk”, Gëzim Alimehmeti, Genci Kastrati, Genti Terolli, etj, drejtuar nga koreografi Xhimi Vila, nën drejtimin artistik të etnologut Thanas Meksi, treguan virtuozitetin, bukurinë dhe entuziazmin shqiptar. Më tej etnologu Meksi tregon se: “Veçanërisht dasma elbasanase me motivet e saj karakteristike, duvakun e nuses, djegia e shamisë së beqarit, kërcimi i çiftit dhe momenti i përcjelljes së krushqve, krijuan interes dhe entuziazëm të paparë tek mijëra artdashës”. Ansamblit “Elba Folk” ju dha minutazhi më i gjatë artistik në koncertin Gala, ç’ka tregon për nivelin e lartë artistik të këtij ansambli popullor”. Ansambli popullor “Elba-Folk” me një krijimtari 12- vjeçare ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme në Shqipëri dhe Europë. Ai është cilësuar "Laborator i Kulturës Folklorike” dhe është promovuesi i folkut Elbasanas në Europë.
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.