Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipėrisė dhe Shqipėtrėve mbas luftės sė dytė botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Tė Pėrndjekurit Politikė nėn Diktaturėn e Enver Hoxhės (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=239)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 05 Shtator 2005 - 05:36:

Pershendetje Amoxil, me dolen lote ...nga leximi i historise se te perndjekurve politike!
Ndjese pacin te gjithe Viktimat e errorit te kuq,
dhe Me jete qofshin nipat dhe mbesat e tyne kudo anembane botes!


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 05:40:

Si vuajti 24-vjet burg, gazetari ushtarak Bajram Hyseni

Dashnor Kaloēi
Shaqir SKARA

Pas diskutimeve kur u erdhi rradha pyetjeve, u ngrita dhe unė e i thashė Enver Hoxhės: "A ėshtė e drejtė qė tė akuzohet familja e Murat Kaloshit pėr vėnie nė shėrbim tė Ballit Kombėtar dhe qė i paska sjellė dėme tė mėdha luftės nė Dibėr? Si shpjegohet qė tė akuzohet pėr kėtė gjė Murat Kaloshi, kur ai nė atė kohė nuk ka qenė fare nė Shqipėri pasi ka qenė larguar qė nė 1939-ėn sė bashku me Mbretin Zog, e nuk ėshtė kthyer mė kurrė?"

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 73-vjeēari Bajram Hyseni, ish-partizan, shkrimtar e gazetar i organeve tė shtypit ushtarak me gradėn e majorit, i cili rrėfen tė gjithė tragjedinė e tij familjare se si sė bashku me vėllanė e djalin e tij vuajtėn 54-vjet nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės.

14-vjeē, partizan nė Luftėn e Tiranės
Bajram Hyseni u lind mė 29 janar 1929 nė fshatin Laēej tė komunės sė Fushė-Ēidhnės tė rrethit tė Dibrės. Origjina e hershme e familjes Kovaēi ėshtė nga fshati Sinė dhe mendohet se tė parėt e saj janė vendosur nė fshatin Laēej qė nga viti 1200. Nga burrat mė nė zė tė trungut tė asaj familje, ka qenė i njohur Ymer Kovaēi (ka lindur 1815-ėn) tė cilit turqit ia prenė kokėn sė bashku me Cen Dikėn dhe ia ēuan Sulltanit nė Stamboll. Po kėshtu nga ajo familje turqit patėn vrarė dhe Bajram Kovaēin, vėllanė e gjyshit tė Bajram Hysenit. Duke qenė njė nga familjet mė tė njohura tė asaj zone, babanė e Bajramit, Hysenin, pėr 14-vjet me rradhė fshati e kishte zgjedhur si kryeplak. Nė vitin 1941 Bajram Hyseni pėrfundoi shkollėn fillore nė Internatin "Kastrioti" nė qytetin e Peshkopisė ku kishte si mėsues shkrimtarin e njohur Qamil Guranjaku i cili vazhdimisht e mbante afėr dhe kujdesej pėr Bajramin, nga qė ai merrej me poezi. Lidhur me aktivitetin e tij gjatė Luftės, Bajrami kujton: "Me lėvizjen antifashiste mua mė afroi mėsuesi im Qamil Guranjaku dhe aty nga viti 1943 sė bashku me Zenel Zhukėn e Elmaz pėrgjegjėn ne formuam organizatėn e Rinisė Antifashiste tė rrethit tė Dibrės. Mė pas u inkuadrova nė Batalionin partizan Dibėr-Martanesh qė komandohej nga Qemal Beluli, me tė cilin mora pjes nė luftimet pėr ēlirimin e Tiranės. Mė 2 shkurtin e vitit 1945 u pranova si antar i Partisė Komuniste dhe u caktova si oficer nė repartin e Ndėrlidhjes ku kryeja detyrėn e Pėrgjegjėsit tė Rinisė", kujton 73 vjeēari Bajram Hyseni periudhėn e viteve tė luftės ku ai doli partizan nė moshėn 14-vjeēare.

Gazetar nė Provokacionet e Gushtit 1949
Pasi punoi pėr disa kohė nė repartin e ndėrlidhjes, Bajram Hysenin e transferuan pėr nė Divizionin e Korēės duke e caktuar si radist personal tė Beqir Ballukut, Komandantit tė atij Divizioni. Pėr kėtė, Bajrami kujton: "Duke qenė se kisha njė pasion tė madh pėr tė shkruar tregime dhe poezi, gjatė asaj kohe qė shėrbeja si radist i Beqir Ballukut i cili mė donte jashtė mase, fillova tė shkruaja shkrime tė ndryshme tė cilat i botoja nė gazetėn "Luftėtari", ku kryeredaktor ishte ish-mėsuesi im Qamil Guranjaku. Shkrimet e mia u pritėn mirė dhe qė nga ajo kohė unė u bėra korrespodent i rregullt i asaj gazete. Aty nga vera e vitit 1949 kur filluan Provokacionet e Gushtit nė kufirin me Greqinė, unė u dėrgova nė frontin e luftės ku pėrveē shėrbimit qė bėja si radist, mbaja shėnime nė bllok pėr ata ēka ndodhte aty. Ato shėnime me anė tė korrierit i dėrgoja nė Tiranė dhe ato botoheshin jo vetėm nga gazeta "Luftėtari", por edhe nga "Zėri i Popullit", "Bashkimi" etj. Kėshtu unė u bėra gazetari i vetėm qė pėrcolla nė shtyp tė gjitha ngjarjet e betejat qė u zhvilluan ndėrmjet forcave tė ushtrisė sonė dhe atyre greke. Nė vitin 1952 mė transferuan nė Tiranė dhe mė caktuan nė redaksinė e "Luftėtarit" ku punova deri nė vitin 1956, kur ndodhėn ngjarjet e Konferencės sė Partisė sė Tiranės, ku unė mora pjesė si gazetar", kujton Bajrami fillimet e karrierės sė tij si gazetar ushtarak.

I kėrkon Enverit pafajsinė e Kaloshėve
Pasi mori pjesė si gazetar nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės nė vitin 1956, Bajram Hyseni u dėrgua pėrsėri pėr tė ndjekur njė mbledhje nė Shkollėn e Lartė tė Partisė nė Tiranė, ku merrte pjesė edhe Enver Hoxha me Rita Markon. Lidhur me kėtė: "Bajrami, dėshmon: "Ajo mbledhje organizohej nga udhėheqja e lartė e Partisė me qėllim qė tė sqaroheshin studentėt e asaj shkolle lidhur me Konferencėn e Tiranės. Kur u erdhi rradha e pyetjeve, u ngrita dhe unė e i thashė Envrit: "A ėshtė e drejtė tė akuzohet familja e Murat Kaloshit, pėr vėnie nė shėrbim tė Ballit Kombėtar dhe qė i paska sjellė dėme tė mėdha Luftės nė Dibėr. Si ėshtė e mundur tė akuzohet pėr kėtė gjė Murat Kaloshi, kur ai nė atė kohė nuk ka qenė fare nė Shqipėri pasi ka qenė larguar qė nė 1939-ėn sė bashku me Zogun e nuk ėshtė kthyer mė kurrė? Si shpjegohet qė pėr shkak tė luftės me forcat e Halil Alisė u dogjėn katėrqind shtėpi nė Ēidhėn dhe u pushkatuan me gjyq e pa gjyq reth 100 persona dhe familjet e tyure edhe sot konsiderohen si armike?" Nė ato momente kur unė akoma nuk e kisha mbaruar fjalėn, Nasi Zogo, Komandanti i Gardės qė ishte ngjitur me mua mė tha me zė tė ulėt: "Mos se na more nė qafė veten dhe mua. Qė sot e tutje nuk jemi mė shok bashkė". Pas pyetjeve tė mia, Enver Hoxha u pėrgjigj: "Pėr Kaloshėt m'i kanė dhėnė faktet gabim, prandaj tė korigjohet. Pėrsa i pėrket shtėpive tė djegura e tė vrarėve nė Ēidhėn do tė pyes Haxhi Lleshin se sa ėshtė shifra e vėrtetė, por sido qė tė jetė kemi urdhėruar qė fshtatarėve tė mos u regjistrohet armiqėsi nė biografinė e tyre", kujton Bajram Hyseni lidhur me pyetjet qė ai i bėri Enver Hoxhės.

Lirimi nga ushtria e arrestimi nė 1962
Ato pyetje qė Bajram Hyseni i bėri Enver Hoxhės nė Shkollėn e Lartė tė Partisė nė vitin 1956, ishin mbajtur shėnim nga Rita Marko dhe qė nga ajo kohė Bajrami u fut nė rreth si kontigjent i mundshėm pėr armik dhe element antiparti. Pasi punoi disa kohė nė Gjirokastėr, Bajramin e transferuan pėrsėri pėr nė Tiranė dhe i dhanė njė apartament ngjitur me Bllokun e udhėheqjes. Nė atė kohė ai filloi tė botonte shumė artikuj, tregime dhe poezi nė tė gjithė organet e shtypit duke u bėrė njė emėr mjaft i njohur. Nė atė kohė Bajrami mbaroi edhe fakultetin Histori-Filologji e botoi dhe dy libra tė titulluar "Flakėt" e "Kodra e kuqe". Por ajo karrierė e shkėlqyer qė kishte nisur, nuk ishte thėnė tė vazhdonte gjatė, sepse nė vitin 1962 kur ai nuk ishte mė shumė se 33-vjeē, u nxuarr nė lirim. Lidhur me kėtė Bajrami dėshmon: "Aty nga viti 1962 u bė njė mbledhje nė Kovaleshencėn e Ushtrisė nė Durrės, tė cilėn e drejtonin Rita Marko me Kadri Hazbiun. Aty mora pjesė dhe unė si gazetar i "Luftėtarit", e teksa isha afruar pranė presidiumit me aparat nė dorė duke bėrė fotografi, vura re se Rita Marko i tha Kadri Hazbiut: "Pse e mbani Bajram Hysenin akoma nė shtyp, a nuk e dini se ky i ka bėrė pyetje tė rrezikshme shokut Enver?" Kadriu ndėrkaq iu pėrgjigj: "Jo, Bajramin e kemi punėtor tė mirė". Aty kuptova se Rita Marko nuk i kishte harruar ato ēka i kisha thėnė unė Enver Hoxhės dhe hija e atyre pyetjeve tė bėra pėr Kaloshėt dhe tė pushkatuarit e fshatit tė Halil Alisė, dukej se nuk po mė shqitej e mė ndiqte nga pas si ogur i zi. Mbas dy vjetėsh kur punoja si Sekretar Kolegjumi nė revistėn "Nė shėrbim tė popullit", natėn e vitit tė ri 1963, shefi i kuadrit i Ministrisė, Gjeneral Hasan Pulo, mė njoftoi se kisha dalė nė lirim pa mė thėnė asnjė lloj motivacioni. Pas kėsaj mė ēuan si pėrgjegjės tek konviktet e Institutit tė Arteve ku nuk punova mė shumė se gjashtė muaj. Mė 22 gusht tė vitit 1964 ndėrsa isha duke kaluar afėr Korpusit Qėndror tė Universitetit, tek kėmbėt mė ndaloi njė "Gaz" i Policisė dhe personat qė ishin brenda mė thanė se nė emėr tė popullit isha i arrestuar. Pas 11 muaj hetuesie ku mė akuzonin se kisha shkruar poezi kundėr realizmit socialist, mė dėnuan me 5-vjet burg sė bashku me dy poetėt e njohur Jorgo Bllaci e Pano Taēi", kujton Bajram Hyseni dėnimin e tij tė parė me dy poetėt e njohur.

Dėnimi i dytė me 25 vjet
Pasi u lirua nga burgu mė 17 nėntor tė vitit 1968, Bajram Hysenin e sistemuan nė punė si pėrgjegjės tė puntorėve tė Parkut Kombėtar tė Tiranės. Ndėrsa nuk kishin kaluar mė shumė se tre vjet nga dita e lirimit, mė 10 qershor 1971 Bajrami u arrestua pėrsėri. Lidhur me arrestimin e dytė ai kujton: "Atė ditė mė thirrėn nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe sapo u futa aty mu hodhėn pėrsipėr disa veta e mė vunė njė batanie nė kokė. Njė ditė mė parė unė sapo kisha mbaruar sė shkruari romanin "Notarėt e lumejve tė nėndheshėm" dhe arrestimi im dukej se ishte i planifikuar qė tė bėhej sa tė mbaroja atė libėr. Pak kohė para meje Sigurimi kishte arrestuar dhe vėllanė tim Isufin, qė kishte qenė kapiten i parė i aviacionit. Po kėshtu ishin dėnuar edhe xhaxhai Osman Kovaēi, me djalin e xhaxhait tjetėr, Mahmut Staf Kovaēin qė vuajtėn tė dy 20 vjet burg politik. Pas arrestimit Sigurimi mė bastisi tė gjithė shtėpinė duke mė sekuestruar tė gjithė bibliotekėn mjaft tė pasur qė kisha. Ndėrkaq ruan me tre fėmijėt, mi internuan nė fshatin Vrap tė Malėsisė sė Tiranės. Gjatė hetuesisė mė kėrkonin tė pranoja se nėpėrmjet njė nėndetėseje qė kishte ardhur nė Vaun e Dejės, unė kisha marrė udhėzime sekrete nga agjenturat e huaja, pėr t'ia dhėnė Gjeneral Dali Ndreut. Unė i thashė hetuesit se ajo akuzė ishte krejt qesharake, pasi nėndetėsja nuk futej dot nėpėr Drin dhe se Dali Ndreu ishte pushkatuar qė nė 1957-ėn. Ai mė tha se ajo gjė nuk ishte fort problem, se datat rregulloheshin, por kryesorja ishte qė tė pranoja akuzat qė mė bėheshin, pėr tė ndihmuar partinė. Ngaqė nuk i duroja dot torturat, mė 10 korrik 1971 tentova tė bėja vetėvrasje duke i rėnė njė hekuri me kokė, por njeriu qėnka i fortė. Gjyqi im u bė nė qytetin e Peshkopisė dhe zgjati pesė ditė me rradhė. Nga Tirana pėr mua sollėn Mustafa Lleshin, qė kishte qenė shef i UDB-sė pėr Maqedoninė dhe e pyetėn nėse mė kishte parė mua nė Maqedoni. Ai mė mbrojti duke thėnė se nuk mė kishte parė kurrė atje. Ndoshta pėr qėndrimin e tij kishte ndikuar dhe Haxhi Lleshi (djali i xhaxhait) i cili nuk kishte dėshirė qė fisi i tij tė implikohej nė dėnimin tim. Edhe pse unė nuk pranova asnjė akuzė, u dėnova me 25-vjet burg, ndėrsa vėllai im Isufi u dėnua me 18. Njė oficer tjetėr i "grupit" tonė, Hakik Kuta, u dėnua me 20 vjet burg. Zanafilla e dėnimit tonė ishte njė person qė kishte dhėnė informata tė rreme dhe qė u dėnua bashkė me ne", kujton Bajrami dėnimin e dytė me 25-vjet burg, i akuzuar pėr lidhje me agjenturat e huaja.

Dėnimi i djalit me 20-vjet
Ndėrsa Bajrami me gjithė tė vėllanė Isufin, vuanin dėnimin nė burgjet e regjimit komunist, bashkėshortja e tij Ifete Krasniqi, me tre fėmijėt Dashamirin, Arbenin e Teutėn, punonin nė punėt mė tė rėnda nė koperativėn bujqėsore tė fshatit Vrap tė Tiranės, nėn survejimin e vazhdueshėm tė Sigurimit. Katėr vjet pas dėnimit tė Bajramit, Sigurimi arrestoi edhe djalin e tij tė madh Dashamirin. Lidhur me kėtė, bashkėshortja e bajramit, Ifetja dėshmon: "Nė vitin 1975 Sigurimi na arrestoi djalin e madh, Dashamirin, i cili ishte duke mėsuar pėr pyetjet e provimeve, pasi nė atė kohė ai punonte ditėn dhe natėn vazhdonte vitin e katėrt tė Liceut Artistik pėr pikturė. Gjatė hetuesisė atė e torturuan barbarisht dhe i kėrkonin tė pranonte se kishte dashur tė hidhte nė erė Komitetin Qėndror, nė shenjė hakmarrje pėr dėnimin e babait. Si fillim u tha se ai do dėnohej me vdekje, por mė pas vendimi i Gjykatės iu dha me 20 vjet burg. Ndėrsa Dashi vuante dėnimin nė burgun e Spaēit, ai u ridėnua edhe me 10 vjet tė tjera, sepse i gjetėn disa poezi dhe karikatura qė i kishte bėrė kundėr Enver Hoxhės", kujton bashkėshortja e Bajramit, Ifetja pėr dėnimin e djalit tė saj. Bajrami me vėllanė e tij Isufin dhe djalin Dashamirin, qėndruan nė burgjet e Burrelit, Spaēit, Shėn-Vasisė etj deri nė prillin e vitit 1991 kur u liruan me kontigjentin e fundit tė dėnuarėve politikė. Kur Bajrami vuante ditėt e fundit tė dėnimit nė burgun e Shėn-Vasisė, i shkuan pėr herė tė parė fėmijėt pėr ta takur. Djali i madh Dashamiri sapo ishte liruar nga burgu e Bajrami nuk i njohu. Ai iu kthye komandantit tė burgut duke i thėnė: "Kėta nuk janė fėmijėt e mi". Nė shenjė ndermi pėr tė kaluarėn e Bajram Hysenit, Komuna Ēidhėn e ka pagėzuar shkollėn 8-vjeēare tė fshatit me emrin e tij, edhe pasi ai ėshtė gjallė.


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 05:43:

Gjyqi i Dostojevskit

I mbetur jetim nga tė dy prindėrit qysh nė fėmijėrinė time tė hershme, asnjėherė gjatė jetės nuk dita si t'i ndėrtoj tamam marrėdhėniet e mia me tė tjerėt. Mbeta, si tė thuash, njė lloj lypsari i dashurisė njerėzore, sepse jetimi, pa e kuptuar, do tė kėrkojė tėrė kohėn tė mbushė nė shpirt atė mungesė, qė i ka krijuar humbja e prindit. Dhe sa mė shumė rritesha, aq mė tepėr e ndieja veten si njė barkė nė njė det me tallaz.

Nuk e di se si mė ra nė dorė njė libėr i F.M. Dostojevskit dhe qė nga ajo ditė unė jo vetėm mbeta rob i tij, por mė dukej sikur nuk kisha me atė etjen e parė pėr tė rrėmbyer ndonjė kėshilli nga tė tjerėt. Madje sikur njė zė i fshehtė mė thosh qė tė tjerėt duhej tė kėshilloheshin me mua. E ku mund ta merrja dot unė me mend se sa shtrenjtė do ta paguaja ndikimin e tij, sidomos duke e lexuar atė kolos nė njė moshė, ku pėrvoja tė pengon tė ndash ėndrrėn nga realiteti. Se gjenitė janė tė dobishėm, aq sa jemi ne tė aftė tė ushqejmė shpirtrat tanė me nektarin e tyre.

Megjithatė unė s'jam i penduar qė e lexova me pasion kėtė autor, kur mendoj se pa tė, kushedi ku do tė kishte pėrfunduar anija ime, nė kushtet e njė diktature qė shkatėrronte edhe bijtė e saj. A nuk i dėmtojnė ndonjėherė edhe vetė prindėrit fėmijėt e tyre, duke u plotėsuar ēdo tekė e duke i bindur se si ata nuk ka tė tjerė nė botė? E ē'faj t'i vė unė Dostojevski pse s'pata njeri tė mė mėsonte qė s'dihej ta lexoja nė atė moshė dhe nė kushtet e njė sistemi shoqėror, qė dėnonte edhe po t'i doje e po tė tė donin njerėzit pa lejen e partisė?

Nė fillim po ēuditesha edhe me veten time. Si ėshtė e mundur qė nuk u zemėrohesha atyre qė mė ironizonin, apo atyre qė mė shihnin me mospėrfillje, ngaqė u dukej se qėndroja mė poshtė se ata? Si mė vinte keq edhe pėr ata qė i pėrbuzte gjithė njerėzia, madje kur pėr kėtė keaqrdhje pėsoja fyerje nga ca njerėz krenarė? Tė gjithė mė dukeshin tė mirė, aq saedhe tė liq. Rrija natėn pa gjumė pėr tė gjetur se cili ishte mė shumė i mirė se sa i lig. Dhe, duke i parė tė tjerėt me kėtė sy, u bėra i mirė pėr tė gjithė, ndonėse e ndieja se asnjeri nuk mė donte e ēmonte, siē mendoja unė. Me njė fjalė, Dostojevski mė kishte futur nė njė hall tė madh, tė cilin asnjė s'e ka zgjidhur dot deri mė sot nė botė; si t'ia bėsh qė tė tė duan tė gjithė? Po a ka mundėsi tė tė duan tė gjithė? E pse u dashka qė tė tė duan tė gjithė, nėse ke forca qė t'i duash ata?

Mė ishte fiksuar ideja qė nė botė mund tė arrihet gjithēka me anė tė forcės sė dashurisė. Bile, me anė tė saj mund tė detyrosh edhe ata qė tė kanė bėrė keq tė pendohen dhe tė tė adhurojnė qė i shpėtove nga kthetrat e urrejtjes.

Por, kur pėrfytyroja tim atė tė pushkatuar pa faj prej komunistėve dhe nėnėn e gjorė qė vari veten me shallin e nusėrisė sė saj kur ia vdiqėn nė tortura tė vėllanė dhe nipin, me shėmbej e gjithė kalaja e ngritur dhe jetoja me javė tė tėra i jeshtur, duke parė ēdo njeri si bartės tė sė keqes e tė ligėsisė, aq sa dhe DOstojevski mė dukej si njė sabotator i madh, qė synon tė justifikojė djallin pėr tė akuzuar engjėjt. Dhe pėrpiqesha pa mundur dot tė hyja nė universin e veprės sė tij, nė atė botė tė pafund yjesh, qė ka ligjet e gravitacionit tė saj, fillimin dhe mbarimin e saj, moralin e saj, kriteret e sė mirės dhe tė sė keqes sė saj. DHe nė atė errėsirė bėhesha i zakonshėm, shkėputesha prej tiranisė sė Dostojevski dhe nisja t'i doja dhe t'i urreja njerėzit siē bėnin tė gjithė. Por me kalimin e kohės e ndieja se mė duhej tė sillesha mė tė tjerėt si hipokrit. Sepse nė diktaturė as mund tė duash as mund tė urresh kėnd siē dėshiron nėse kjo bie nė kundėrshtim me peshoren qė ka vėnė shteti pėr t'i dashur, a pėr t'i urryer njerėzit. Ndaj m'u desh tė largohem prej njerėzve, me qėllim qė t'i doja apo ti justifikoja, duke i soditur.Mirėpo pėrsėri smė linte tė qetė njė pyetje: po ata qė meritojnė tė urrehen? DUke u pėrpjekur tė zgjidh kėtė ēėshtje mė ndihmoi Dostojevski, duke mė kėshilluar tė mos merresha me ta, pėr sa kohė nuk kisha mundėsi t'i ndreqja. Kėshtu tė paktėn nuk u armiqėsova me ata qė nuk mė kishin faj pėr mjerimin tim, ndonėse silleshin me mua siē donte shteti.

Dikur pata edhe njė lloj iluzioni sidomos kur komunistėt e zbusnin egėrsinė e tyre por me kalimin e kohsė u binda se kjo ishte vetėm njė taktikė e tyre, mbasi kėtė zbutje atae bėnin jo nga zemėrgjerėsia, por nga frika qė kanė tė gjithė tiranėt kur u vete skllevėrve thika nė kockė, sa tė thonė pėr atė qė vdes:"Shpėtoi!" nga kjo klimė pėrfitonin edhe ata qė ishin caktuar si "kurbanė" tė cilėt e pranonin kėtė lloj amnistie tė pėrkohshme, ndonėse e dinin qė do tė "thėrreshin" mė vonė. Por ėshtė pėr t'u ēuditur me njerinė, i cili edhe kur e di ē'e pret nuk e pranon tė keqen pėr vete! Kėshtu hodhėm vallen nė gojė tėujkut, astu siē thoshte komunizmi edhe pėr veten e tij. Tė gjithė kurbanė qė shpresonin se nuk do tė na vinte kurrė rradha pėr t'u sakrifikuar.

Kėshtu ndodhi qė nė njė nga kėto periudha tė zbutjes hileqare, tė caktohesha mėsues nė njė fshat tė largėt, meqė sapo kisha mbaruar shkollėn pedagogjike, tė vetmen shkollė tė mesme qė kishte nė atė kohė qyteti ynė. Ishte vėrtet njė lumturi tė kishe ku tė ndėrtojė atė botė me bukuri mahnitėse qė tė frymėzonin konstruktorėt e mėdhenj tė shpirtrave njerėzorė, sic ishte nė rastin tim F.M. Dostojevski. Tani unė i eturi pėr njė grimė dashuri prindėrore do tė bėhesha prindi dytė pėr krijesa tė pafajshme qė vegjetonin nė njė shkėmb tė ashpėr sic ishte diktatura komuniste. Tani askush nuk mund tė mė ndalonte qė brenda atij programi sakatues tė ngrija kosherene dashurisė njerėzore ku fėmijėt tė ndienin se sa e madhe ėshtė bota e mirėsisė. Poa stu kėtu midis meje dhe nxėnėsve tė mi, midis meje dhe prindėrve tė tyre ishte pėrsėri "mėkatari" i madh qė predikonte keqardhjen pėr tė gjithė ata qė mėkatonin dmth qė nuk lejonte ta shihje njeriun vetėm si engjėll, pėr ta dėnuar pastaj si fajtor. Jo! Ai nuk tė lejon t'i duash tė tjerėt pėr tė realizuar ambicjet e tua nė rastin tim sedrėn profesionale, as t'i pėrbuzėsh a t'i ndėshkosh pa shpresuar qė ata mund tė bėhen mė tė mirė edhe se ti.

Dhe ēudi! Sa shumė e ndien shpirti njerėzor sinqeritetin dhe fisnikėrinė! Por komunizmi, i cili ngrihet mbi urrejtjen nuk mund tė durojė qė njerėzit ta duan njėri tjetrin. Sepse dashuria njerėzore ngrihet mbi lirinė, prandaj komunizmin e tmerron dhembshuria, keqardhja vėllazėrimi, prandaj ai dėnonte ēdo predikator tė mirėsisė dhe bujqrisė.

Pikėrisht kur kisha arritur apogjeun e mendimit tė mirė tė tė tjerėve ndaj meje, madje dhe tė atyre qė nuk e kuptonin pse duhej tė tė shihnin me sy tė keq, vjen befas njė urdhėr i prerė qė tė mė vihen"Hekurat" nė duar.

Duke mos dashur ta lodhim lexuesin me historitė e frikshme tė rrėmbimit qė mė bėri Sigurimi i shtetit si u pėrpoq ai tė mė detyronte tė pranojė fajėsi, qė as i kisha imagjinuar nuk mund tė rri pa treguar shkurt njė nga episodet e hetuesisė sime tragjike, por qė edhe mua sot se si mė bėn gati pėr tė qeshur.

Ishte njė natė e errėt kur mė thirrėn si zakonisht pėr tė mė pyetur pėr fajėsitė e mia tė pakryera ndonjėhere. Vec kryetarit tė Degės, ndodheshin nė shumė dhomė dhe disa oficerė tė Sigurimit. Dukeshin sikur kishin njė etje tė vecantė pėr tė shqyer dikė ndaj e kuptova qė do ta kishja tė vėshtirė ti pėrbuzja duke heshtur.

-Fol! - klithi kryetari qė kish hipur majė tavolinės pėr tė mė ngritur peshė nga flokėt.

-Pėrse mė keni marrė? Unė s'kam bėrė gjė !- belbėzova.

-Si?!-ulėriti si bishė- S'ke bėrė gjė? Pse kur tė bėsh do tė tė arrestojmė ne?!...

-Po si, pa bėrė gjė?!-desha tė ngul kėmbė unė.

-Ta pret mendja! Pse quhemi Sigurimi i Shtetit qė tė presim sa tė bėsh ti ndonjė proēke, pastaj tė tė vemė hekurat .Dhe iu kthye shokėve. Ne na kanė thėnė qė ėshtė burrė i zgjuar, ky po na del kėrric gomari!...

-Kur s'kam bėrė faj, pėr ē'ju hyn nė punė arrestimi im?-pyetja jo me zemėrim.

-Po si thua zotrote tė arrestojmė djemtė tanė qė kėndojnė kanconeta italiane nėpėr pikniqe?!... He more si thua? Ata tė marrim?!... Dhe mė kapi pėr mjekre. Pa shikomė pak nė sy? Dhe pėrgjigjmu shkurt: Na do ti ne?!...-Si?- mė doli nga gryka papritur.

Kryetari u ngrit dhe nisi tė lėvizė nėpėr dhomė.

-Tė pyeta:Ti. na do ne?!..

-Po ju... mė doni ... mua?-belbėzova.

-Si?!.. Ne tė tė duam ty?!... ulėriti, pastaj lėshoi njė grusht mbi mua i cili pasi mė rrėzoi pėr tokė u pėrsėrit dhe atje disa herė. Ndieva dorėn tė lagur. Duket hekurat gjermane mė kishin carė ndonjė venė.

Me ngritėn dhe mė vunė nė karrige si ndonjė lodėr fėmijėsh dhe ndėrsa njėri prej tyre mė ndali gjakun me dicka ngjitėse kryetari vijoi i qetė:

-Mos na kujton se jemi ai princi Mishkin i Dostojevskit tėnd?!

-E di qė s'mund tė jeni ai zotėri!

-Po si guxon tė na thuash nėse tė duam?!

-Desha tė them qė meqenė se nuk jam marrė fare me ju!- thashė si me vete.

-Si?Si?- S'je marrė fare me ne?-klithi pėrsėri. Cdo tė thuash? Qė ke pasur tė drejtė tė merreshe, por s'ke dashur?! Pse s'je marrė dhe pse s'ke dashur tė merresh me ne?

-E dija se c'me gjente! Por arsye kam pasur...

-Si? Si? Ke pasur arsye pėr tė na urryer?!

Dhe, kur unė i binda se sa tė drejtė do tė kisha pasur tė merresha me ta kryetari thirri:

-Dėgjo kėtu! Bėj shyqyr qė ke nė krye tė shtetit ca largpamės se pėr ideal tė partisė unė ta hap kafkėn me bisturi dhe t'i ha trutė me lugėn e kafesė! Dhe iu drejtua shokėve tė tij:"Kurse ju mė thoni mua ta dėnojmė kėtė vetėm dhjetė vjet burg? Ky po na mbush mendjen neve se qenkemi burra tė poshtėr! Dhe klithi:"Hiqmani sysh!"

Pas dy muajsh mė nxorrėn nė gjyq. Kur tė gjithė prisnin tė dėgjonin se c'krime kisha bėrė u dėgjua zėri i prokurorit;

-E ke lexuar Dostojevskin?!

-Po! gjegja shkurt.

-Pse e ke lexuar?-vijoi i parapėrgatitur njeriu i drejtėsisė.

-Si mėsuese letėrsie, duhet tė dija dicka pėr tė! - thashė

-Qe tė ruajė nxėnėsit nga ndikimi i tij? pyeti me ironi prokurori.

-Ndoshta!Po!- thashė Dhe pėr kėtė! Fėmijėt duhet tė dinė!...

-Po ti vetė c'ndikim ke pasur prej tij?! C'ke kuptuar nė veten tėnde?

-Kėtė po pres tė ma thoni ju! - thashė jo pa ironi

-Kurse ne e presim prej teje. C'ndikim ke pasur prej atij maskarai?

Dikush qeshi nėn zė nė sallė.Unė ndėrhyra menjėherė:

-Kam kuptuar qė nėn ndikimin e tij i dua njerėzit thjesht vetėm si njerėz!

-Po ne si i duam ? ia pati prokurori-Mos vallė i duam si kafshė?!

-Jo zotėri nuk thashė ashtu! Ju i doni njerėzit, por jo njėlloj. Ju s'mund tė doni komunistin njėlloj me kulakun apo armikun e klasės! Dhe mė erdhi ndėr mend njė sentencė e Dostojevskit:"O Zot! Na shpėto nga vetja jonė!"

Dėnimi pėr "dhjetė vjet burg"m'u dha mbasdite

Luan MYFTIU .


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 05:49:

Ekzekutimi i Kryetarit te Grupit Monarkist

Historia tragjike e djalit tė Abdurrahman Dibrės, Qenanit, i cili ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė Paris dhe u ekzekutua nė korrikun e 1946-ės si Kryetar i Grupit Monarkist
Dashnor Kaloēi

Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė Abdurrahman Dibrės, i cili u lind nė vitin 1885 nė Dibėr tė Madhe ku tre tė katėrtat e atij qyteti ishin pronė e babait tė tij Elmazit qė asokohe punonte si arkėtar i Bashkisė. Abdurrahmani u diplomua nė Shkencat Politike nė Stamboll ku dhe shėrbeu pėr disa vjet nė funksionin e nėnprefketit tė kryeqytetit turk. Nė vitin 1921 ai u kthye nė Shqipėri dhe u zgjodh deputet i Parlamentit tė Parė shqiptar nė zgjedhjet qė u zhvilluan nė 21 prill tė atij viti. Qė nga ajo kohė dhe deri nė shtatė prillin e vitit 1939, Abdurrahman Dibra shėrbeu si deputet dhe tre herė Ministėr nė qeveritė e Monarkisė sė Zogut. Mė pas ai u internua nga italianėt nė Itali, pasi nuk pranoi tė merrte pjesė nė Qeverinė Shqiptare qė u krijua nė mesin e muajit prill 1939 dhe pas refuzimit qė kishte bėrė pėr tė shkuar nė Itali me delegacionin shqiptar qė i dėrgoi Kurorėn e Skėnderbeut, Mbretit Viktor Emanueli.

Po cila ishte e kaluara e Qenan Dibrės, ku kishte studjuar ai dhe ēfarė qėndrimi kishte mbajtur gjatė periudhės sė pushtimit fashist tė vėndit? Lidhur me kėtė, i vėllai i tij Urhani, dėshmon: "Qenani ishte vėllai ynė i madh dhe ai kishte lindur nė vitin 1912-tė nė Stamboll. Qenanin ne e kishim vėlla nga babai dhe nėna e tij qė ishte gruaja e parė e babait tonė Abdurrahmanit, kishte vdekur nė Stamboll. Po nėna jonė Naile Kulla e konsideronte Qenanin tamam si djalin e saj dhe nuk e ndante pėr asgjė nga ne shtatė fėmijėt e tjerė: Adnani, Irfani, Emineja, Melihaja, Ferihaja, Sabihaja dhe unė. Gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, Qenani u diplomua nė Liceun Francez tė qytetit tė Korēės. Pas diplomimit nė atė Lice nė vitin 1934, ai fitoi njė tė drejtė studimi dhe shkoi nė Francė ku u diplomua me rezultate tė shkėlqyera nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Parisit. Pas diplomimit nė vitin 1938, Qenani u kthye nė Shqipėri dhe deri nė prillin e vitit 1939 kur u krye agresioni fashist ndaj vėndit tonė, ai punoi nė Ministrinė e Punėve tė Jashtėme nė Tiranė. Pas internimit tė babait nė Itali, Qenani shkoi nė Romė dhe ndoqi studimet e u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė atij qyteti. Nė vitin 1942 ai u kthye nė Tiranė dhe hapi njė zyrė avokatore tek "Rruga Mbretnore", ku mbante si asistent Reis Hashon nga Gjirokastra. Aty nga fillimi i vitit 1943, vėllai ynė Qenani u fejua me njė vajzė shumė tė mirė nga qyteti i Elbasanit, e cila quhej Muhazez Skikuli. (Narazani). Gjatė periudhės sė Luftės Qenani nuk u pėrzie fare me punėt e politikės nga qė nuk donte t'ia prishte babait Abdurrahamanit, i cili i thoshte shpesh qė tė mos ngatėrrohej nė atė punė. Aty nga vjeshta e vitit 1944 pak kohė para mbarimit tė Luftės, Qenani donte tė largohej nga Shqipėria edhe pse nuk ishte pėrzier fare me politikė. Por ai nuk iku pasi e ndaloi babai duke i thėnė se ata tė dy e ndjenin veten krejt tė pastėr dhe se komunistėt nuk kishin asnjė arsye qė t'i trazonin", kujton Urhan Dibra lidhur me tė kaluarėn e vėllait tė tij tė madh Qenanit, i cili u arrestua nga komunistėt nė 13 janarin e vitit 1946-tė.

Qenani, kryetar i Grupit Monarkist
Ndonėse Qenan Dibra gjatė periudhės sė pushtimit fashist tė vėndit kishte punuar si avokat dhe nuk ishte pėrzier fare me punėt e politikės, ai ishte i formuar me njė kulturė perendimore dhe ishte njė antikomunist i flaktė me bindje tė thella. Pėr atė arsye edhe regjimi komunist qė erdhi nė fuqi nuk ia dha Qenanit tė drejtėn qė tė ushtronte profesionin e tij tė avokatit. Tė gjitha kėto e bėnė Qenan Dibrėn qė ai tė mos pajtohej me politikėn e terrorit qė filloi tė ndiqte regjimi komunist i Enver Hoxhės, e cila kishte filluar qė nga periudha e luftės me krijimin e Partisė Komuniste Shqiptare. Nė atė kohė Qenan Dibra u lidh dhe bashkėpunoi ngushtė me njė grup intelektualėsh tiranas tė cilėt ishin diplomuar nė perėndim dhe kishin bindje tė thella antikomuniste. Ky grupim antikomunist qė pėrbėhej nga intelektualė tė njohur tė fushave tė ndryshme, u quajt Grupi i Monarkistėve dhe si kryetar tė tij zgjodhi Qenanin. Synimi kryesor i atij grupimi antikomunist ishte qė tė krijonin njė opozitė tė vėrtetė kundėr Qeverisė Komuniste tė Tiranės dhe pėr kėtė ata kishte hartuar njė program tė qartė pėr tė gjithė aktivitetin qė do tė kryenin. Grupimi "Monarkist" i drejtuar nga Qenan Dibra u bashkua me dy grupimet e tjera antikomuniste qė ishin krijuar nė atė kohė, si ai "Social-Demokrat" i kryesuar prej Musine Kokalarit dhe atė tė "Rezistencės" tė kryesuar prej Sami Qeribashit. Mbledhja pėr bashkimin e kėtyre tre grupimeve u zhvillua nė shtėpinė e Ali Kavajės nė Tiranė dhe aty pėrfaqėsuesit e tė tre kėtyre grupeve ranė dakort dhe formuan grupimin e vetėm i cili u quajt "Bashkimi Demokrat" dhe kryetar i tij u zgjodh Sami Qeribashi. Ndėr pikat mė kryesore qė ata do t'i kėrkonin Qeverisė sė Enver Hoxhės, ishte respektimi i tė drejtave dhe lirive tė individit, t'u sigurohej tė gjithė shtetasve liria e fjalės, ndėrgjegjies, shtypit, fesė, tregėtisė sė lirė private dhe krijimin e shoqėrive e mbledhjeve tė lira. Po kėshtu njė nga kėrkesat kryesore tė "Bashkimit-Demokrat" ishte dhe shtyrja e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945 deri sa Qeveria e Enver Hoxhės tė legalizonte opozitėn e vėrtetė demokratike. Ndėr veprimet kryesore qė do tė bėnte "Bashkimi-Demokrat" pėr realizimin e atyre kėrkesave, ishte takimi me pėrfaqėsitė e huaja anglo-amerikane dhe franceze qė ishin nė Tiranė, tė cilėve do t'u kėrkohej qė tė bėnin presion pranė Qeverisė sė Enver Hoxhės qė tė zbatoheshin ato kėrkesa dhe tė lejohej legalizimi i opozitės sė vėrtetė demokratike. Ato kėrkesa u konkretizuan nė njė notė proteste tė firmosur nga 75 antarė tė "Bashkimit-Demokrat" (nga 25 pėr ēdo grup) dhe njė nga pikat e asaj note ishte qė Qeveria e Enver Hoxhės tė merrte nėn mbrojtje pjestarėt e opozitės qė do tė dilte gjatė fushatės sė zgjedhje tė 2 dhjetorit 1945. Nė atė kohė tė gjithė pjestarėt e "Bashkimit-Demokrat" i ngrohu disi edhe fakti se pak a shumė ato kėrkesa qė kishin hartuar ata, ishin kėrkuar edhe prej Gjergj Kokoshit i cili ishte nė kryesinė e "Frontit Demokratik" tė kryesuar prej Enver Hoxhės. Pėr tė marrė takim me kolonelin britanik Palemer qė kryesonte misionin anglez nė Tiranė, "Bashkimi-Demokrat" udhėzoi Qenan Dibrėn, Shaban Ballėn dhe Reis Hashon tė cilėt ia paraqitėn atij tė gjitha kėrkesat e hartuara. Ato kėrkesa misioni anglo-amerikan i kryesuar nga koloneli Hodgson dhe Harry Fultz, ia paraqiti Enver Hoxhės nė takimin qė zhvilluan me tė, por Enver Hoxha jo vetėm qė nuk i mori ato parasysh, por i quajti ndėrhyrje nė punėt e brendshme. Duke parė qėndrimin e Enver Hoxhės i cili nuk mori parasysh asnjė nga kėrkesat qė iu parashtruan nga ana e misionit anglo-amerikan, grupimi "Bashkimi-Demokrat nuk doli nė opozitė tė hapur, por punoi nė ilegalitet dhe ditėn e zgjedhje nė dy dhjetor 1945, shpėrndau njė trakt nė tė cilin kėrkohej sabotimi dhe bojkotimi i zgjedhjeve, duke i quajtur ato antidemokratike.

Dėnimi i Qenanit me vdekje
Si rezultat i asaj veprimtarie tė kryer si para zgjedhjeve nė ditėt e fushatės elektorale ashtu dhe pas saj, grupimi "Bashkimi-Demokrat" ra nė sy tė Sigurimit tė Shtetit i cili pa kaluar mė shumė se njė muaj e ca ditė nga zhvillimi i zgjedhjeve tė 2 dhjetorit, nė 10 janar tė vitit 1946, ndėrsa pėrgatitej tė mbahej mbledhja e Asamblesė Kushtetuese qė do shpallte Republikėn Popullore tė Shqipėrisė, filloi arrestimet ndaj tė gjithė antarėve tė asaj organizate nė Tiranė dhe nė rrethe tė tjera. Pas disa muajsh, mė 17 qershor tė vitit 1946 ata u nxorrėn para Gjyqit Ushtarak i cili i zhvilloi seancat nė Kinemanė "Nacional" (sot "17 Nėntori"), nėn kryesinė e major Frederik Nosit, Kryetar Gjyqi dhe dy antarėve: Kapiten i Parė Nexhat Hyseni e Veledin Zeneli. Prokuror i atij gjyqi ishte Kapiten i Parė Nevzat Haznedari. Grupi i tė akuzuarėve si antarė tė "Bashkimit-Demokrat" qė do tė gjykoheshin nė atė gjyq dhe ishin si tė pandehur aty, pėrbėhej nga:Gjergj Kokoshi, Sami Qeribashi, Suat Asllani, Ali Kavaja, Shaban Balla, Reis Hasho, Profesor Ēoka, Xhahit Koka, Enver Hasa, Hivzi Golja, Qemal Biēaku, Llazar Papapostoli, Mehmet Ali Beshiri, Semiras Vėrlaci, Mahmut Mėniku, Anton Dukagjini, Musine Kokalari, Haki Gjinishi, Kolė Rodhe, Lluka Bibi, Myrteza Beli, Haki Karahoxhaj, Talat Drini, Niko Beēa, Vahit Vėrdova, Pali Terova, Nefail Skikupi, Musa Dizdari, Hasan Kalaja, Taqi Ruso, Xhevat Miluka, Stefan Bumēi, Nesti Orollogaj dhe Pjerin Shala. Gjatė zhvillimit tė senacave tė gjyqit nė sallėn e madhe e cila ishte mbushur me njerėz tė Sigurimit, vazhdimisht dėgjoheshin britma histerike: "Nė litar, nė litar". Gjyqi ndaj kėtyre tė akuzuarėve vazhdoi deri mė datėn 2 korrik, ditė nė tė cilėn Kryetari i Gjyqit Frederik Nosi dha dhe vendimin pėr dėnimin e tyre. Nga tė 37 tė pandehurit qė u gjykuan, u dhanė dėnimet me vdekje pėr nėntė prej tyre tė cilėt ishin: Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Shaban Balla, Xhahit Koka, Hivzi Golja, Ali Kavaja, Mehmet Ali Beshiri, Talat Ndrini dhe Mahmut Mėniku. Ndėrsa tė tjetėr u dėnuan me dėnime tė ndryshme tė cilat varionin nga 20 deri 30 vjet dhe burgime tė pėrjetėshme. Ekzekutimet e nėntė pjestarėve kryesorė tė grupimit "Bashkimi-Demokrat" i cili pėrbėnte dhe opozitėn e parė demokratike tė organizuar qė nga ardhja e regjimit komunist nė Shqipėri, u bėnė nė Bregun e Lumit dhe trupat e tė pushkatuarėve u hodhėn nėpėr gropa tė cekta me qėllim qė t'i merrte lumi dhe tė humbnin pa asnjė gjurmė.

Abdurrahmani dėnohet 10 vjet
Po ē'ndodhi mė pas me familjen e Qenan Dibrės pas ekzekutimit tė tij? Lidhur me kėtė, i vėllai, Urhani dėshmon: "Pas pushkatimit tė vėllait Qenanit, ne na nxorrėn nga shtėpia qė kishim aty tek Rruga e Saraēėve dhe ato i kthyen nė zyra tė njė komande ushtarake. Pasi na nxorrėn pėrdhunisht nga shtėpia, ne na lanė nė mes tė katėr rrugėve duke na thėnė qė tė shkonim ku tė donim. Pas daljes nga shtėpia ne u detyruam dhe nė fillim shkuam dhe u strehuam tek halla jonė e cila banonte jo shumė larg shtėpisė sonė. Por kur komunistėt e morėn vesh qė ne ishim futur aty, ata erdhėn dhe na sekuestruan tė gjitha plaēkat e na nxorrėn me detyrim nė mes tė katėr rrugėve. Aty nga fillimi i vitit 1947 ne na dėbuan nga Tirana dhe bashkė me shumė familje tė tjera tė goditura nga regjimi komunist shkuam dhe u vendosėm nė qytetin e Durrėsit. Nė atė qytet ne na strehoi nė shtėpinė e tij miku i ngushtė i babait Mahmut Haznedari, i cili iu gjet babait mė shumė se njė vėlla. Nė atė kohė kur shkuam aty babai i tha Mahmutit se nuk donte ta rėndonte, pasi ai i kishte fėmijėt partizanė dhe komunistė e ardhja jonė aty do t'ju prishte punė. Por Mahmut Haznedari i tha babait se aty ishte ai zot shtėpie. Unė me babanė, nėnėn, vėllezėrit dhe motrat jetuam pėr afro katėr vjet nė shtėpinė e Mahmut Haznedarit dhe tė gjithė fėmijėt e tij megjithse ishin komunistė, na trajtonin me respektin mė tė madh edhe pse ne quheshim familje reaksionare. Nė vitin 1951 ne na hoqėn qė andej dhe na dėrguan nė Elbasan ku qėndruam pėr tre muaj. Gjatė asaj kohe u arrestua dhe babai ynė Abdurrahmani dhe arsyeja kryesore e arrestimit tė tij, ishte frika qė kishin komunistėt nga respekti i madh qė i bėhej Abdurrahmanit nga qytetarėt durrsakė tė cilėt i hiqnin kapelen sa herė shkėmbeheshin me tė nė rrugė. Pas arrestimit babanė e mbajtėn gjashtė muaj nė hetuesi dhe e nxorrėn nė gjyq duke e akuzuar se ai paraqiste rrezikshmėri tė lartė shoqėrore nga qė e nderonte i gjithė populli. Kjo ishte dhe arsyeja e vėrtetė e arrestimit tė babait, ndėrsa nė akuzė i shėnua "agjitacion e propagandė". Gjyqi e dėnoi babanė me dhjetė vjet burg, nga tė cilat ai vuajti tetė vjet e gjysėm nė burgun e Burrelit dhe nė atė tė Tiranėės ku e ēuan vitet e fundit pėr tė bėrė historikun e Parlamentit Shqiptar. Babai nuk e vuajti tė gjithė dėnimin, pėr arsye se e kapi amnistia qė i falte tė gjithė ata tė dėnuar qė ishin mbi shtatėdhjetė vjeē. Pasi doli nga burgu babai qėndroi nė Tiranė bashkė me ne pjestarėt e tjerė tė familjes qė banonim nė njė barake tė vjetėr e cila ishte me dysheme e mure prej dheu e balte. Qė ditėt e para qė babai doli nga burgu dhe erdhi aty nė atė barakė, atij i vinin pėr ta takuar me dhjetra miq e shokė, sa qė ai nuk kishte mundėsi t'i priste tė gjithė. Babai vdiq nga njė hemoragji cerebrale nė shkurtin e vitit 1961 dhe nė varrimin e tij nuk ishim mė shumė se gjashtė-shtatė vetė tė familjes", e pėrfundon rrėfimin e tij Urhan Dibra, mbi histrinė tragjike tė babait Abdurrahmanit, ish-deputetit dhe Ministrit tė Monarkisė sė Zogut qė u dėnua me dhjetė vjet burg nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, pasi mė parė i kishin pushkatuiar dhe djalin, Qenanin, i cili ishte diplomuar pėr Drejtėsi nė Paris.


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 05:51:

Parid Derani: "Si i kalova 28 vjet nė burgjet e Enverit"

DOSSIER : Historia e tragjike e Deranit, shkodranit qė vuajti pėr mė shumė se njė ēerek shekulli nė burgjet komuniste, pasi kishte luftuar me ēetat legaliste tė Abaz Kupit


Dashnor Kaloēi

Edhe pse gjatė periudhės sė Luftės kisha marrė pjesė me armė nė dorė me ēetat zogiste tė udhėhequra nga Abaz Kupi, komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944, nė fillim nuk mė ngacmuan fare. Por peripecitė e mia filluan nė 19-korrik tė vitit 1946-tė kur u arrestova si pjestar i grupit tė organizatės "Bashkimi-Demokrat" qė kryesohej prej Sami Qeribashit. Nė atė organizatė unė kisha hyrė prej disa muaj sė bashku me shokėt e mij: Abdullah Berberi, Petrit Berisha dhe Akil Basha e tė tre ishim angazhuar nė hedhjen e trakteve qė ishin hartuar prej krerėve tė asaj organizate, nė tė cilat bėhej thirrje pėr bojkotimin e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945. Ky ishte dėnimi i parė i imi, sepse mė pas unė u arrestova edhe dy herė tė tjera nė vitet 1955 e 1979, ku u dėnova edhe me 23-vjet tė tjera, duke vuajtur kėshtu plot 27-vjet e tetė muaj nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 77-vjeēari Parid Derani me banim nė Gelsenkirschen Herle tė Gjermanisė, i cili rrėfen gjithė historinė e familjes sė tij dhe se si i vuajti pėr mė shumė se njė ēerek shekulli nė burgjet e Shqipėrisė komuniste.

Paridi arrestohet nga italianėt
Pasi kishte vazhduar mėsimet nė shkollat tetėvjeēare dhe tė mesme nė Bari e Romė tė Italisė sė bashku me vėllanė e tij Akilin, Parid Derani u kthye nė Shqipėri nė vitin 1942 sė bashku me shumė studentė tė tjerė shqiptarė qė asokohe ndiqnin mėsimet nė shkollat italiane. Pas ardhjes nė Tiranė, Paridi u lidh me njė grup shokėsh qė ishin angazhuar nė lėvizjen antifashiste dhe kishin kryer aksione konkrete kundėr italianėve. Lidhur me angazhimin e tij nė atė lėvizje, 77-vjeēari Parid Derani dėshmon: "Kur u kthyem nė Tiranė nė vitin 1942 sė bashku me vėllanė tim Akilin, u lidhėm me njė grup shokėsh tė cilėt kishin kohė qė kishin filluar angazhimin e tyre nė lėvizjen antifashiste. Ndėr shokėt mė aktiv tė grupit ku bėnim pjesė unė e Akili, ishte Sandėr Jorgani, (djali i njė tregtari tė madh tiranas) i cili na ofroi nė atė grup ku bėnin pjesė edhe disa shokė tė tjerė tiranas. Nė shtatorin e vitit 1942, Sandėr Jorgani na thėrriti mua dhe vėllanė Akilin dhe shkuam nė Pezė ku bėmė roje gjatė kohės qė zhvillohej Konferenca. Gjatė asaj kohe atje bashkė me ne kanė bėrė roje edhe vėllezėrit Keēi e disa tė rinj tė tjerė tiranas, sepse nė atė kohė nuk ishin tė ndarė komunistėt nga nacionalistėt. Po kėshtu mora pjesė nė demostratėn e madhe qė u bė kundėr italianėve, ku nxorri syrin e reja komuniste Liri Belishova dhe aty jam arrestuar e u dėrgova nė burgun e Tiranės. Nė atė burg si pėrgjegjės pėr celulėn komuniste ishte Koci Xoxe, ndėrsa unė flija afėr me Pal Doēin (me origjinė nga Mirdita) vėllai i tė cilit, Marku, kishte qenė ushtarak i Monarkisė sė Zogut dhe mik i ngushtė i babait tim Gjonit. Nga ai burg ne u liruam pas disa muajsh dhe kur dola qėndrova disa kohė nė shtėpi dhe aty nga fundi i vitit 1943 u bashkova me ēetat e Legalitetit qė udhėhiqeshin nga Abaz Kupi, i cili e kishte qėndrėn nė fshatin Xibėr. Nė atė kohė vėllai im, Akili, ishte me ēetėn zogiste tė Musa Picarit qė vepronte nė zonėn e Prezės. Nė pėrbėrje tė ēetave legaliste qė komandoheshin nga Abaz Kupi, unė kam marrė pjesė nė disa beteja, siē ishte ajo e zhvilluar nė Krujė kundėr forcave italiane pak ditė pas Konferencės sė Mukjes. Aty nga nėntori i vitit 1944 kur luftohej pėr ēlirimin e kryeqytetit, unė kisha ardhur nė shtėpi nė Tiranė pasi isha i sėmurė rėndė nga njė ftohje. Si rezultat i asaj sėmundje unė nuk munda qė tė ikja nga Shqipėria sė bashku me vėllanė tim Akilin, i cili erdhi pėr tė mė marrė me vete", kujton Parid Derani pėr aktivitetin e tij me forcat zogiste gjatė periudhės sė Luftės.

Dėnimi i parė me "Bashkimin Demokrat"
Edhe pse Parid Derani gjatė periudhės sė Luftės kishte marrė pjesė me ēetat legaliste tė major Abaz Kupit, komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė fundin e 1944-ės, nė fillim nuk e ngacmuan fare atė. Por peripecitė e Paridit filluan nė vitin 1946 pas angazhmit tė tij nė organizatėn "Bashkimi-Demokrat", e cila ishte njė grupim antikomunist qė synonte tė krijonte opozitėn e vėrtetė demokratike ndaj Partisė Komuniste Shqiptare qė drejtonte vėndin. Lidhur me kėtė Paridi dėshmon: "Nė atė organizatė unė kisha hyrė prej muajsh sė bashku me Abdullah Berberin, Petrit Berishėn dhe Akil Bashėn, me tė cilėt kishim shpėrndarė traktet qė kishin hartuar krerėt e asaj organizate me rastin e zgjedhjeve tė 2 dhjetorit 1945. Si rezultat i atij aktiviteti unė u arrestova mė 19 korrik tė vitit 1946 dhe bashkė me 17-tė shokėt e tjerė, pėrbėnim grupin e parė tė rinisė nacionalistė qė nxirrej nė bankon e tė akuzuarėve nga ana e regjimit komunist. Nė dhjetor tė po atij viti ne dolėm nė gjyq dhe unė u dėnova me pesė vjet burg, ndėrsa Abdulla Berberi, Petrit Berisha e tė tjerėt u dėnuan me nga dhjetė vjet. Unė e vuajat tė gjithė dėnimin qė m'u dha nga gjykata dhe u lirova nga burgu nė vitin 1951 pasi kisha lėnė pas tmerret e Kėnetės sė Maliqit, Vloēishtit, Jubė-Sukthit etj", kujton Parid Derani dėnimin e tij tė parė nė vitin 1946, pasi ai ishte angazhuar nė organizatėn "Bashkimi-Demokrat" tė kryesuar prej Sami Qeribashit.

Dėnimi i dytė nė 1955, 16 vjet
Ato pesė vjet burg qė Derani i vuajti deri nė vitin 1951, ishin dhe zanafilla e odisesė sė tij tė gjatė nė burgjet komuniste, sepse pas asaj do tė fillonte edhe njė kalvar tjetėr vuajtjesh pėr tė cilat ai kujton: "Pasi u lirova nga burgu i parė, punova si punėtor krahu dhe hidraulik nė qytetin e Tiranės. Por ajo nuk zgjati mė shumė se katėr vjet, sepse nė vitin 1955 unė u arrestova pėrsėri sė bashku me disa shokėt tė tjerė si Tush Berisha, Skėnder Jeniēeri, Zef Perolli e ndonjė tjetėr qė nuk mė kujtohet emri. Arsyeja e arrestimit ishte sepse ne deshėm tė arratiseshim nga Shqipėria me anė tė njė varke qė kishim gjetur nė Kepin e Rodonit, e cila ishte mbytur qė gjatė vitebve tė Luftės. Pasi e nxorrėm nga fundi i detit atė varkė ushtarake jugosllave dhe e bėmė gati pėr lundrim, u arrestuam nga Sigurimi i Shtetit pasi dikush nga brenda na kishte spiunuar. Unė u dėnova me 16-vjet burg dhe e vuajta tė gjithė dėnimin pasi isha pėrsėritės dhe pėr ne nuk kishte falje. Pasi dola nga burgu nė vitin 1971, fillova pėrsėri punė si punėtor krahu nė ndėrrmarjet e Tiranės, ku nuk mė ndaheshin njerzit e Sigurimit qė mė ndiqnin pas nė ēdo hap qė bėja", kujton 77-vjeēari Parid Derani lidhur mė dėnimin e tij tė dytė nė vitin 1955 kur ai u arrestua pasi me disa shokė kishin tentuar tė arratiseshin nga Shqipėria.

Dėnimi i tretė nė 1979, shtatė vjet
Edhe pas lirimit nga burgu i dytė, vuajtjet dhe peripecitė pėr Parid Deranin nuk kishin mbaruar, sepse ai u arrestua pėrsėri pėr herė tė tretė nė vitin 1979-tė. Lidhur me kėtė ai kujton: "Pasi kisha punuar pėr tetė vjet nė punė tė rėnda krahu nė ndėrrmarjet e Tiranės, nė shtatorin e vitit 1979 u arrestova pėrsėri, sepse mua nuk mė ndahej hija e "armikut tė popullit" me tė cilėn isha damkosur prej komunistėve qė nė vitin 1946. Arrestimi im i tretė ishte nga mė tė tmerrshmit qė kisha hequr, sepse gjatė hetuesisė mė kanė torturuar nė mėnyrėn mė ēnjezore. Pėrveē shumė akuzave qė mė bėheshin si agjitacion e propagandė, tentativė arratisje etj, njė nga mė tė rėndat ishte ajo ku mė kėrkohej tė pranoja se unė kisha thėnė se: " Enver Hoxha nuk thith ajėr si tė gjithė njerzit e tjerė, por thithė gjakun e viktimave tė tij". Gjatė hetuesisė u pėrdorėn tė gjitha makinacionet qė unė tė dėnohesha rėndė, por si pėrfundim unė nuk pranova asgjė dhe u dėnova vetėm me tetė vjet burg tė cilin e vuajta nė Spaē, Bulqizė dhe nė kampin e Shėnkollit tė Tales nė rrethin e Lezhės. Nga ai kamp u lirova nė vitin 1986 duke pėrfituar njė vit nga amnistia qė dha Ramiz Alia pėr ne tė burgosurit politikė asokohe. Edhe pas daljes nga burgu, pėrsėri isha objekt i ndjekjeve dhe survejimeve tė Sigurimit tė Shtetit, i cili mė kishte futur nė listat e tij tė zeza qė nga viti 1946 ", e pėrfundon rrėfimin e tij tragjik 77-vjeēari Parid Derani, ish-pjetari i ēetave zogiste tė Abaz Kupit, i cili vuajti pėr 27 vjet e tetė muaj nė burgjet e regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Aktualisht Paridi jeton familjarisht nė qytetin Gelsenkirchen Herle tė Gjermanisė, ku ėshtė vendosur qė nga korriku i vitit 1990-tė kur iku nga Shqipėria me hapjen e ambasadave, pasi nė atdheun e tij e gjithė jeta i kishte shkuar burgjeve.


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 05:58:

Mitrush Kuteli: Si e varrosėn tė gjallė

Admirina Peēi

Ndėrsa njerėzit ngatėrroheshin nėpėr zhurmėn e ceremonisė sė pėrkujtimit tė ditėlindjes sė Mitrush Kutelit, njė burrė i thinjur nisi tė rrėfejė njė histori tė vjetėr. Me kėtė qėllim kishte ardhur enkas nga Elbasani. Fillin e nisi nga njė ditė e veēantė…nga viti 1948. Hamza Tusha, atėherė ishte njė djalosh i ri qė vuante njė dėnim nė kampin e Vloēishtit. Atje kishte marrė vesh rastėsisht, se nė kampin e tyre po kalonte dėnimin edhe njė shkrimtar i madh. I kishin thėnė se shkrimtari quhej Dhimitėr Pasko. Kishte dėgjuar pėr tė shumė rrėfime nėn zė nga tė tjerėt ndėrsa vetė ende nuk kishte arritur ta njihte.

"Ajo ditė e ftohtė prilli, bėri qė unė ta njihja nga afėr, e nė njė mėnyrė mjaft tragjike"- nis tė tregojė burri i thinjur.- "Ndėrsa punonim tė gjithė aty nė atė kamp, njė kapter qė quhej Skėnder, thėrret me tė madhe qė t'i sillnin shkrimtarin. Pastaj urdhėroi dy tė tjerė qė t'i hapnin njė gropė tė madhe mbi njė metėr e gjysmė tė thellė". Tė burgosurit kanė parė me sy tė habitur gjithė ē'kishte ndodhur nė ato pak minuta, gjithė lėvizjet e shpejta tė lopatave qė nxirrnin dheun rreth gropės qė merrte formė nga minuta nė minutė. Mė tej panė shkrimtarin qė tėrhiqej me forcė, se si e kanė zhveshur, se si e kanė plandosur mė tej nė gropėn e thellė, ashtu tė zhveshur lakuriq. "Mbaj mend qė atėherė ishte shumė ftohtė. Ishte ndoshta fillim prilli dhe koha ende nuk kishte nisur tė ngrohej. Si e futėn brenda nė gropė, e mbuluan me plisat qė kishin lėnė rreth saj, derisa dheu i arriti deri tek mjekra"- shpjegon me hollėsi bashkėvuajtėsi i hershėm i shkrimatrit tė madh.
"Pastaj-vazhdon mė tej ai- e lanė aty, tė futur brenda nė tokėn e ftohtė e tė lagėsht afėr kėnetės sė Maliqit. Si kaluan disa orė, atij filloi t'i ikė fytyra. Iu shtrembėruan nofullat dhe nuk nxirrte dot asnjė tingull nga goja. Ne tė gjithė e shihnim, pa mundur tė bėnim asgjė. Tė ktheje fjalė atėherė, sidomos nė situata tė tilla, ishte si ta kėrkoje vdekjen me zor"- thotė Hamzai- "Atė kohė komandant kampi, ishte njė i quajtur Tasi Maku. Nė momentin qė ai kishte ardhur pėr tė thirrur tė burgosurit, njė shoku im qė kisha nė krah mė thotė:
"Sa keq, ky njeri qė ėshtė groposur kėtu ėshtė njė shkrimtar i madh. Pse nuk i del komandantit pėrpara t'i tregosh ( unė isha komandant i njė brigade tė vogėl tė burgosurish qė udhėhiqja punėn). Megjithėse kisha shumė frikė, e mora guximin dhe i dola pėrpara komandantit duke i thėnė - "Kapter Skėnderi ka futur njė njeri tė gjallė nė dhe. Mbaj mend qė ai u alarmua. Kėrkoi me ngulm tė gjente kapterrin qė kish bėrė kėtė veprim. Mė pas e nxorrėn trupin e shkrimtarit duke i bėrė shėrbimet e duhura qė ai tė vinte nė vete." Kanė kaluar shumė vite, qė nga 1948. Gjithsesi burri i thinjur nuk ka mundur ta zbehė kujtimin e atyre ditėve. Aq mė shumė ky kujtim iu pėrforcua nė ditėn kur njė djalė dhe njė vajzė i kishin trokitur nė derė. Ishin bijtė e atij shkrimtari tė pėrvuajtur tė cilėt kishin dashur ta njihnin nga afėr njeriun pėr tė cilin babai u kishte folur gjatė. "Mė thanė se babai i tyre u kishte rrėfyer pėr njė njeri qė e kishte shpėtuar dikur nga vdekja. E ai njeri isha unė. Ndaj jam kėtu, mė shumė pėr tė nxjerrė nga vetja atė kujtim qė mė rėndonte shumė mbi supe, sesa pėr tė marrė pjesė nė diskutimet e kėsaj ceremonie pėrkujtimore."-pėrfundon rrėfimin e tij Hamzai.

Qė nga dita e tij e lindjes ishin bėrė plot 95 vjet Ai kishte ikur nga kjo jetė qė prej vitit 1967 dhe gjithė vitet qė rrodhėn mė pas e lanė nė harresė emrin e tij. Me pak tė afėrm pėrreth dhe miq tė zgjedhur njė zonjė e thinjur, bashkė me djalin dhe vajzėn e saj, kishin menduar tė festonin pėr njeriun qė u mungonte e qė i kishte mbushur tė 95-tat pa mundur tė marrė dot frymė mes tyre. Kėtė mbrėmje tė sė premtes, ēuditėrisht, ishin sė bashku tre pėrvjetore, e tė treja ditėlindje. Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko), gruaja e tij Efterpi, si dhė nipi 18- vjeēar qė mban emrin e tij Dhimitėr Pasko, "festuan" sė bashku edhe pse nuk ishin nė tė njėjtėn sallė, aty tek hotel Arbana, mes miqve e tė dashurve. Kėtė natė vetėm gruaja me flokėt e thinjur, sė bashku me dy fėmijėt e saj, ishin aty, duke pritur tė gjithė miqtė qė donin tė kujtonin Mitrush Kutelin nė ditėn e lindjes sė tij. Ndėrsa djaloshi 18- vjeēar qė mban emrin e gjyshit tė tij, prozatorit tė njohur Dhimitėr Pasko, ėshtė larg tyre, pėrtej brigjeve, duke festuar ndoshta nė mėnyrėn e tij.

Vėshtrimi i Kutelit, dukej si i ngrirė, nė portretin e varur nė mur, mė shkronjat e emrit tė tij pėrsipėr. Ai vetėm hesht e sheh surprizat e pafundme, qė miqtė kanė rezervuar pėr tė kėtė mbrėmje. Dhe ndėr ato surpriza kishte plot kujtime tė pathėna herė tjetėr, letėrkėmbime tė rralla, fotografi, e libra nė broshurė, shkruar qė nė rininė e hershme nga Kuteli, me shkrim dore. Dy prej kėtyre surprizave i ka sjellė nė kėtė mbrėmje shkrimtari dhe miku i Dhimitėr Paskos, Niko Nikolla. Ishte njė libėr me rrėfenja i shkruar me dorė qė nė kohėn kur Mitrushi ishte nė Rumani. Mė pas ai ka dhuruar edhe njė fotografi tė hershme, ku ndodhej Mitrushi. Ndėrsa njėra prej motrave tė Lasgush Poradecit, Marie Poradeci, ka treguar njė varg letėrkėmbimesh mes Poradecit e Kutelit. Disa prej tyre ajo i ka lexuar edhe nė prani tė gjithė miqve tė ftuar nė atė mbrėmje, ndėrsa i ka dhuruar familjes sė Kutelit, njė libėr me fletė mjaft tė vjetra ku gjurmėt e kohės dalloheshin tė qarta. "Nė arkivat e tim eti ishte edhe ky libėr me recensime tė Dhimitėr Paskos, qė ia kishte dhėnė Lasgushit nė vitin 1942 kur erdhi nga Rumania".- tha Maria. Nė kėtė atmosferė kanė kalur rreth 2 orė nė sallėn e madhe tė hotel Arbana.

Ndėrsa njė festė tjetėr pėrkujtimore, zhvillohej paralelisht, nė qytetin e Pogradecit. Atje njė numėr i madh shkrimtarėsh e poetėsh ishin mbledhur pėr tė kujtuar pėrvjetorin e prozatorit tė madh.


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 06:04:

Lekė Vojvoda i Dukagjinit: "Si mė prenė nė besė komunistėt"

Historia e dhimbshme e malėsorit fisnik 85-vjeēar me origjinė nga Shoshaj i Dukagjinit qė u diplomua nė Akademitė ushtarake tė Modenas e Firences dhe u persekutua nga komunistėt



Dashnor Kaloēi-Gazeta Shqiptare

Aty nga viti 1944 kur shėrbeja si rrethkomandant i xhandarėmrisė sė Dukagjinit, hyra nė lidhje tė fshehta me majorin britanik Nils, i cili kryesonte njė nga misionet anglo-amerikane qė ishin atashuar asokohe pranė forcave nacionaliste nė Veriun e Shqipėrisė. Sipas porosive tė tij, unė asokohe ndihmova tė gjitha ato forca qė luftonin kundėr gjermanėve, siē ishin komunistėt, ballistėt dhe legalistėt. Aty nga korriku i vitit 1944, unė e braktisa detyrėn e rrethkomandantit tė Dukagjinit dhe shkova nė Shoshaj ku rrija vazhdimisht nėn ankthin e goditjes e arrestimit, si nga partizanėt ashtu dhe nga forcat gjermane.

Ashtu i arratisur qėndrova pėr dy vjet i fshehur nėpėr malet e Dukagjinit sė bashku me Mark Malėn, Gjergj Vatėn, Pal Thanin, Lulash Stakėn, Mirash Ndoun dhe Bajraktarin e Dukagjinit Lulash Gjeloshi me gjithė mashkujt e fisit. Nė tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranės shpalli njė amnisti pėr tė gjithė personat e arratisur, unė vendosa dhe u dorzova vetė sė bashku me disa shokė tė tjerė, duke menduar se komunistėt do ta mbanin fjalėn pėr faljen qė nxorrėn. Por isha gabuar, se komunistėt na prenė nė besė dhe mė dėnuan me shtatė vjet burg e internime tė gjata, nga tė cilat u lirova vetėm nė vitin 1984". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr Gazetėn, ėshtė 85-vjeēari Lekė Vojvoda nga Shoshaj i Dukagjinit, ish-oficer akademist me gradėn e kapitenit i diplomuar nė Modena e Firence, i cili rrėfen gjithė historinė e jetės sė tij qė nga bankat e gjimnazit tė Shkodrės, studimet nė Akademitė e Italisė, fillimin e karrierės ushtarake gjatė viteve tė pushtimit, ndihmesėn e madhe ndaj lėvizjes antifashiste, e deri tek arrestimi e dėnimi prej komunistėve me vite tė gjata burgu e internimi. Ndonėse tashmė ai po i afrohet tė nėntėdhjetave duke lėnė pas njė jetė ku shkėlqimi, vuajtjet dhe peripecitė e pafund i janė mpleksur pazgjidhshmėrisht me njėra tjetrėn, malėsori fisnik Lekė Vojvoda, me njė portret dhe fizik tipik si ato tė kreshnikėve qė ka pėrshkruar me aq mjeshtėri Padėr Gjergj Fishta nė "Lahuta e Malcisė", tė habit me memorjen e tij brilante dhe ato ngjarje qė tregon. Aty nė shtėpinė e tij tė thjeshtė qė ndodhet diku nė njė rrugicė tė ngushtė tė lagjes "Tre Heronjtė" tė qytetit tė Shkodrės ku ne kemi shkuar si mysafir, ai nis e rrėfen duke sjellė nė kujtesė ngjarje, data, vite e njerėz me histori nga mė tė ndryshmet dhe hera-herės e ndėrpret tregimin e tij nga qė e tradhėtojnė disa pika loti qė i bien pėrmbi faqe!

Familja Vojvoda, besnikė tė Zogut
Lekė Vuksani apo siē njihet ndryshe me mbiemėrin Vojvoda, u lind mė 7 maj tė vitit 1918-tė nė Shoshaj tė Dukagjinit, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij njė nga mė tė njohurat e asaj krahine nė Veriun e Shqipėrisė. Mbiemėrin Vojvoda (nė serbisht-komandant) ajo familje e ka trashėguar qė prej pesė brezash, pasi tė parėt e saj ishin komandantė tė malsorėve nė luftrat kundėr forcave serbo-malazeze nė fundin e shekullit tė XIX-tė dhe fillimin e shekullit tė XX-tė. Babai i Lekės, quhej Vuksan Vojvoda dhe ai ka qenė tepėr i njohur nė atė krahinė si burrė i urtė pėr ndarje pleqnie, pasi bashkė me Bajraktarin e Dukagjinit, ai merrej edhe me zgjidhjen e mosmarrėveshjeve dhe problemeve tė ndryshme qė lindnin nė mes fshatarėve tė asaj krahine. Vuksan Vojvoda ishte njė nga besnikėt e Monarkisė sė Zogut dhe ai njihej nė tė gjithė Dukagjinin si njė nga mbėshtetėsit kryesor tė Mbretit. Aty nga viti 1926 kur ndodhi Kryengritja e Dukagjinit e udhėhequr prej toger Ndok Gjeloshit dhe Dom Loro Cakės tė cilėt synonin rrėzimin e Qeverisė sė Zogut, iu bė thirrje edhe Vuksan Vojvodės pėr t'u bashkuar me kryengritėsit dukagjinas. Synimi i kryengritėsve pėr ta bėrė pėr vete Vuksan Vojvodėn, qėndronte nė faktin se ai gėzonte njė popullaritet tė jashtėzakonshėm nė tė gjithė atė krahinė. Por Vuksani, nuk pranoi tė merrte pjesė nė atė kryengritje, pasi ishte fare i qartė pėr synimet e organizatorėt e vėrtetė tė saj. Ndonėse Vuksani vetė nuk kishte bėrė ndonjė shkollė tė madhe, ai u kujdes qė djalit tė tij, Lekės, tė mos i mungonte ajo. Kėshtu nė vitin 1928 Vuksani e dėrgoi tė birin, Lekėn, nė qytetin e Shkodrės dhe e regjistroi nė shkollėn fillore tė Konviktit "Malet Tona". Atė shkollė Lekė Vojvoda e mbaroi nė vitin 1936 kur mori semimaturėn dhe gjatė gjithė periudhės qė ai ndoqi mėsimet aty, ai vlerėsohej si njė nga nxėnėsit mė tė mirė tė saj, pasi gjatė njė viti shkollor ai mori dy klasė pėrnjėherė. Gjatė asaj periudhe ndėr shokėt mė tė afėrt tė Lekės nė Konviktin "Malet Tona", ishte Mėhill Marku nga Lotaj e Shalės, (mė pas emigroi nė SHBA ku u bė profesor nė njė universitet tė Neė Yorkut) dhe Kol Prela (profesori qė u pushkatua me grupin e deputetėve nė 1946-ėn) qė ishte disa vjet mė i madh se ai nė moshė. Pėrveē Mėhillit dhe Kolės tė cilėt ai i kishte shokė dhe bashkėfshatarė, nė njė klasė me Lekėn asokohe mėsonin dhe Fadil Hoxha, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Emin Duraku, Ndue Gjergj Pėrvizi etj. Lidhur me shokėt qė Leka kishte nė Konviktin "Malet Tona", ai kujton: "Ndo-nėse unė kisha njė miqėsi tė ngushtė me shokėt e mi tė klasės si Fadil Hoxhėn, Emin Durakun, Xheladin Hanėn e Hajrulla Kastratin, nė bindjet politike isha kundėr tyre sepse ata kishin pikpamje komuniste", dėshmon Leka pėr ish shokėt e tij tė klasės, tė cilėt mė vonė u bėnė emėra tė njohur e personalitete tė Luftės Antifashiste nė Shqipėri dhe Jugosllavi.

Nė shkollėn ushtarake tė Romės
Pasi e mbaroi semimaturėn me rezultate shumė tė larta nė vitin 1936, Lekė Vojvoda kishte dėshirė qė tė vazhdonte studimet nė njė nga shkollat ushtarake tė Italisė. Lidhur me kėtė ai kujton: "Pasi u diplomova nė gjimnazin laik tė qytetit tė Shkodrės, bėrė njė kėrkesė pėr tė ndjekur studimet ushtarake nė Itali. Pasi m'ua aprovua kėrkesa edhe me ndihmėn qė ma dha ushtaraku Ndoc Kurti, i cili nė atė kohė shėrbente si adjutant i motrave tė Mbretit Zog, unė u paraqita nė konkursin qė u zhvillua nė Tiranė. Pasi e fitova atė konkurs me pikė tė plota, m'u dha e drejta pėr tė ndjekur shkollėn ushtarake nė Romė, tė cilėn e fillova nė tetorin e vitit 1936. Bashkė me mua nė atė shkollė ushtarake tė kryeqytetit italian, aspkohe ishin dhe disa studentė tė tjerė nga Shqipėria, si Abdyl Kėllezi, Abdi Mati, Valentin Pėrvizi etj. Atė Lice ushtarak e mbarova me rezultate shumė tė mira nė vitin 1939, por gjatė asaj kohe qė isha student aty, kam kaluar njė nga ngjarjet mė tė dhimbėshme tė jetės sime…", kujton 85-vjeēari Lekė Vojvoda dhe pėr njė ēast e ndėrpret rrėfimin e tij nga lotėt qė i rrjedhin mbi faqe. Po cila ėshtė ajo ngjarje e largėt qė ndonėse ka ndodhur prej mė shumė se gjysėm shekulli mė parė, e trondit dhe e prek edhe sot malėsorin fisnik Lekė Vojvoda, duke e bėrė qė tė mos e pėrmbajė dot veten? Lidhur me kėtė ai nis e tregon: "Aty nga pasditja e tetė prillit tė vitit 1939, unė ndodhesha nė ambientet e shkollės vetėm me disa shokė shqiptarė, pasi italianėt kishin shkuar nėpėr shtėpitė e tyre me rastin e festės sė pashkėve. Nga qė ato ditė ne nuk kishim dalė fare jashtė ambienteve tė kapanoneve, nuk kishim asnjė dijeni se ēfarė ndodhte jashtė mureve tė asaj shkolle. Aty nga pasdrekja e asaj dite unė dola dhe takova kapelanin e shkollės (priftin ushtarak) tė cilit i thashė se bashkė mė dy shokėt e mi kishim dėshirė qė tė shkonim nė kishė me rastin e festave tė pashkėve. Kapelani pasi mė dėgjoi , m'u pėrgjigj: "Nuk do tė shkoni dot nė kishė pasi nė qytet ka trazira tė mėdha, sepse kėto ditė ka ndodhur bashkimi i Italisė me Shqipėrinė". Unė e kuptova menjėherė se ē' kishte ngjarė, pasi qė nga fundi i muajit mars kishim dėgjuar se diēka pritej tė ndodhte nė mes Italisė dhe atdheut tonė Shqipėrisė. Menjėherė pas fjalėve tė kapelanit mė shpėrthyen lotėt ēurk dhe ashtu i ngashėryer pa e pėrmbajtur aspak veten iu drejtova duke i thėnė: "Padėr, qė nga ky moment unė nuk besoj mė. Si ka mundėsi qė njė shtet i madh tė zaptojė njė shtet tjetėr mė tė vogėl? A nuk ėshtė dhe atdheu ynė Shqipėria njė vėnd qė e ka falė zoti si gjithė shtetet e tjera? Pėrse nuk paskemi tė drejtė tė jetojmė tė lirė edhe ne". Pas fjalėve tė mia kapelani nuk u ndie fare dhe u largua jashtė shkollės, ndėrsa unė me shokėt e mi u futėm brenda nė kapanone", kujton Lekė Vojvoda atė ngjarje tė largėt tė shtatė prillit tė vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipėrisė, ngjarje e cila edhe sot ia ēon lotėt ēurk malėsorit kreshnik 88-vjeēar, pėr tė cilin tregojnė qė se ka njohur kurrė frikėn.

Refuzimi i betmit ushtarak nė Romė
Po ē'ndodhi mė pas me Lekė Vojvodėn dhe shokėt e tij studentė ushtarakė qė asokohe vazhdonin mėsmet nė Liceun Ushtarak tė Romės? Lidhur mė kėtė, ai rrėfen: "Qė paraditen e nėntė prillit tė vitit 1939 nė ambientet e shkollės sonė aty nė Romė, autoritetet italiane filluan tė grumbullonin tė gjithė studentėt shqiptarė qė asokohe ishin nėpėr shkollat e tjera ushtarake tė Italisė, si tė mesme ashtu dhe ato tė larta e tė aplikacionit. Qėllimi i atij grumbullimi ishte se ata kishin vendosur pėr tė na dėrguar tė bėnim betimin ushtarak sė bashku me studentėt italianė. Ndėrsa po vazhdonte grumbullimi i studentėve shqiptarė nė ambientet e shkollės sonė, ne qė ishim aty vendosėm qė tė bėnim njė mbledhje lidhur me situatėn qė ishte krijuar. Pasi u mblodhėm fshehtas reth 20 e ca shqiptarė nė njė klasė, filluam diskutimet duke rrahur mendimet se ē'duhej tė bėnim nė situėtėn nė tė cilėn ndodheshim. Disa nga shokėt qė e morėn fjalėn nė fillim, hodhėn idenė qė ne ta linim fare shkollėn dhe tė ktheheshim nė Shqipėri, gjė e cila nė fillim u pėrkrah nga tė gjithė nė mėnyrė unanime. Por ky vendim mė pas u hodh poshtė, sepse dikush nga ne tha se do ishte mė mirė qė ne ta vazhdonim shkollėn, tė diplomoheshim dhe kudo qė tė na ēonin tė punonim pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Ajo gjė u pėrkrah nga tė gjithė ne qė ishim aty, duke thėnė se do ishte mė mirė tė mbaronim shkollėn e tė dilnim oficerė, pasi Shqipėria kishte nevojė pėr kuadro tė aftė qė tė drejtonin vetė ushtrinė shqiptare. Pas kėtij vendimi ne u shpėrndamė pa e ditur se pas pak ditėsh italianėt do tė na dėrgonin pėr tė bėrė betimin ushtarak. Autoritetet e larta italiane kishin vendosur qė bashkė me studentėt italianė, tė na ēonin pėr tė bėrė betimin me armė edhe ne shqiptarėt qė studjonim nė atė shkollė tė mesme ushtarake tė Romės. Pėr kryerjen e betimit ushtarak ishte caktuar njė kazermė ushtarake e cila ndodhej jo shumė larg shkollės sonė dhe pak pasi mbėrritėm ne aty, erdhėn dhe autoritetet e larta ushtarake italiane qė do tė asistonin nė ceremoninė e betimit. Kur filloi tė kėndohej himni jonė kombėtar, ne studentėt shqiptarė qė ishim rreshtuar nėpėr kuadrate tė veēanta, filluam tė qanim dhe si me komandė tė gjithė i lėshuam armėt nė tokė. Kjo gjė shkaktoi dhe prishjen e gjithė ceremonisė sė betimit. Pas kėsaj ne na dėrguan pėrsėri nė shkollėn tonė dhe aty na mblodhėn nė njė sallė duke na kėrkuar llogari se pse e bojkotuam betimin ushtarak duke lėshuar armėt nė tokė. Tė gjithė ne studentėt shqiptarė qė u ngritėm pėr tė dhėnė llogari aty para autoriteteve ushtarake italiane tė shkollės, nxorrėm arsye nga mė tė ndryshmet lidhur me prishjen e ceremonisė sė betimit. Nė fund tė mbledhjes komanda e shkollės na komunikoi se do tė mblidhej pėr marrjen e masave ndaj nesh dhe tė nesėrmen ata morėn dhe internuan vetėm shokun tonė Abdyl Kėllezin, tė cilin e konsideruan si organizatorin e tė gjithė asaj ēka kishte ndodhur", kujton 85-vjeēari Lekė Vojvoda, lidhur me refuzimin e kryerjes sė betimit ushtarak tė nxėnėsve dhe studentėve ushtarakė shqiptarė qė asokohe mėsonin nė Itali.

Diplomimi nė Modena e Firence
Nė fundin e pranverės tė vitit 1939 Lekė Vojvoda u diplomua me rezultate tė larta nė nė shkollėn ushtarake tė Romės dhe mė pas ai vazhdoi pėrsėri studimet nė Akademinė Ushtarake tė Modenas. Lidhur me kėtė ai kujton: "Pasi u diplomova nė Liceun Ushtarak tė Romės, kisha dėshirė qė tė vazhdoja pėrsėri studimet nė njė nga Akademitė e Italisė nė degėn e Karabinerisė. Por, edhe pse kisha mbaruar me rezultate tė larta, ajo gjė ishte e vėshtirė dhe nuk kisha siguri nėse do mė jepej e drejta tė vazhdoja Akademinė e Modenas. Nė atė kohė unė shkova dhe mora takim me Gjeneral Zef Serreqin, i cili ishte Komandant i Kavalerisė Italiane. Pasi ai mė priti mjaft mirė, unė i thashė se kisha shkuar pėr t'i kėrkuar ndihmė qė tė mė krijonte mundėsinė qė unė tė ndiqja studimet pranė Akademisė sė Modenas, nė degėn e Karabinerisė. Gjeneral Serreqi pasi mė dėgjoi me vėmndje deri nė fund, nė fillim mė pyeti se pėrse unė insistoja qė tė shkoja nė degėn e Karabinerisė, nė njė kohė qė ajo ishte njė nga degėt mė tė vėshtira dhe mė me probleme kur tė dilje nė jetė pas diplomimit. Unė iu pėrgjigja se kisha dėshirė qė tė diplomohesha nė atė degė, duke menduar se Italia njė ditė do tė ikte nga Shqipėria dhe ne oficerėt shqiptarė do ta organizonim e do ta merrnim vetė nė dorė formimin e armės sė xhandarmėrisė. Pas kėsaj Gjeneral Serreqi mė ndihmoi qė unė tė regjistrohesha dhe tė filloja studimet nė atė akademi, ku bashkė me mua, po nė njė degė tjetėr, atė tė Kavalerisė, ishte dhe shoku im i ngushtė Valentin Pėrvizi, me origjinė nga Skuraj i Kurbinit", kujton Lekė Vojvoda lidhur me ndihmėn qė i dha Gjeneral Zef Serreqi, pėr tė ndjekur studimet nė degėn e Karabinerisė pranė Akademisė Ushtarake tė Modenas nė Itali.


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 06:07:

Lekė Vojvodina:Si i shpetova grackės se Xhemal Selimit

Dėshmia e ish-kapitenit Vojvoda:
"Pasi lirova nga arrestimi 29 komunistė
shkodranė, me porosinė e majorit
britanik Nils, ndihmova Frontin
nėpėrmjet Profesor Kolė Prelės"



Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė jetės sė 85-vjeēarit Lekė Vojvoda (Vuksani) me origjinė nga Shoshaj i Dukagjinit, i cili aktualisht banon me gjithė familjen e tij nė Lagjen "Tre Heronjtė" tė qytetit tė Shkodrės. Lekė Vojvoda u lind nė vitin 1918-tė nė Shoshaj tė Dukagjinit dhe babai i tij Vuksani gjatė viteve tė Monarkisė ka qenė tepėr i njohur nė tė gjithė atė krahinė si burrė i urtė nė ndarje pleqnie dhe bashkė me Bajraktarin e Dukagjinit thėrritej pėr zgjidhjen e mosmarėveshjeve tė ndryshme qė lindnin nė mes fshatarėve tė asaj zone. Mbiemrin Vojvoda ajo familje e pati trashėguar prej disa brezash nga qė tė parėt e saj kishin qenė gjithmonė si komandantė nė luftrat kundėr serbo-malazezėve. Lekė Vojvoda pasi mbaroi me rezultate tė larta gjimnazin laik nė Shkodėr pranė Konviktit "Malet Tona", nė vitin 1936 fitoi njė bursė shtetėrore dhe shkoi nė Itali ku ndoqi mėsimet nė shkollėn ushtarake tė Romės dhe mė pas u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Modenas, nė degėn e Karabinerisė.

Nė vitin 1941 Lekė Vojvoda (Vuksani) i pėrfundoi studimet pranė Akademisė Ushtarake tė Modenas qė ishte njė nga mė prestigjozet e Italisė dhe po atė vit ai u diplomua me rezultate tė larta nė degėn e Karabinerisė. Lidhur me kėtė periudhė ai dėshmon: "Gjatė kohės qė ndiqja studimet pranė asaj akademie, kisha miqėsi tė ngushtė me Valentin Pėrvizin nga Skuraj i Kurbinit, i cili ishte djali i Prenk Pėrvizit qė shėrbente si oficer madhor nė Ushtrinė Kombėtare Shqiptare me gradėn e kolonelit. Prenka i cili kishte mbaruar vetė Akademinė e Shtatmadhorisė nė Itali, vinte vazhdimisht tek ne nė Modena dhe interesohej pėr problemet qė kishim si dhe pėr ecurinė e studimeve. Po kėshtu pėrveē Valentinit qė studjonte nė degėn e Kavalerisė, gjatė asaj kohe nė Akademinė e Modenas nė njė degė me mua studjonin edhe Hamit Taga (i biri i Xhafer Tagės nga Kruja) me Abdurrahman Emirin. Pasi u diplomova pranė asaj akademie nė vitin 1941, unė vazhdova pėr njė vit aplikacionin pranė Akademisė sė Firences po pėr degėn e Karabinerisė. Qytetin e Firences e njihja mirė sepse gjatė kohės qė vazhdoja studimet nė Modena, isha regjistruar si student i korespodencės pranė Fakultetit tė Drejtėsisė sė Firences, por fatkeqėsisht nuk arrita ta merrja dot diplomėn. Pasi mbarova aplikacionin njė vjeēar pranė Akademisė sė Firences, tė gjithė studentėt u shpėrndanė nė reparte tė ndryshme tė Iltalisė, ndėrsa mua mė mbajtėn aty nė Akademi si pedagog ku pėr njė vit dhashė lėndėn e teorisė sė qitjes pėr rreshterėt. Unė nuk kisha dėshirė qė tė qėndroja si ushtarak nė Itali dhe kėtė gjė ia parashtrova Komandantit tė Akademisė i cili mė sugjeroi qė tė bėja njė kėrkesė Duēes qė tė mė jepte transferimin. Sipas porosive qė mė dha ai, unė e bėrė kėrkesėn e cila m'ua aprovua dhe nė fillimin e shkurtit tė vitit 1943 unė erdha nė Shqipėri", kujton Lekė Vojvoda lidhur me periudhėn e studimeve nė Itali dhe kthimin nė Shqipėri

Nė Shkodėr liron 29 komunistė
Pas kthimit nė Shqipėri, mė 14 shkurt tė vitit 1943 Lekė Vojvodėn e emėruan me detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė nė rrethin e Lezhės e mė pas nė qytetin e vogėl tė Tuzit i cili asokohe ishte nėn administrimin e shtetit shqiptar. Lidhur me kėtė periudhė kohe, Leka dėshmon: "Karriera ime ushtarake filloi nė rrethin e Lezhės ku u caktova me detyrėn e Komandantit tė Karabinerisė. Gjatė asaj kohe nė atė qytet ndodheshin tre oficerė tė shėrbimeve sekrete tė ushtrisė italiane (SIM) dhe njė kompani me milicė. Gjatė atyre tre muajve qė unė shėrbeva nė atė qytet si Komandant i Karabinerisė (Xhandarmėrisė), i vura vetes si detyrė qė ta shkatėrroja fare kompaninė e milicisė bashkė me tre oficerėt e SIM-it. Pėr kėtė gjė unė vazhdimisht iu bėja propagandė oficerėve shqiptarė qė ishin nė krye tė kompanisė sė milicėve qė ta linin atė detyrė, pasi nuk ishte nė interes tė ēėshtjes kombėtare. Pas ca kohėsh ata ma dėgjuan fjalėn dhe e braktisėn fare detyrėn qė u ishte ngarkuar gjė e cila ēoi edhe nė shkatėrrimin e kompanisė sė milicisė italiane e cila mbeti pa asnjė oficer. Po kėshtu me anė tė njerzve qė kisha nė Tiranė, ndėrhyra dhe transferova edhe tre oficert e SIM-it tė cilėt kishin bėrė emėr tė keq nė Lezhė. Nė atė kohė pėr tė gjitha ato veprime qė bėja, unė kisha njė pėrkrahje tė madhe nė Tiranė prej Gjeneral- Prenk Pėrvizit, qė ishte babai i shokut tim tė ngushtė Valentinit. Pas tre muajve, nga Lezha mua mė transferuan nė qytetin e vogėl tė Tuzit, i cili asokohe ishte brenda kufijve politik tė Shqipėrisė dhe administrohej nga Tirana zyrtare. Emėrimi im nė detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė sė Tuzit, pėrkoi edhe me krijimin e Xhandarmėrisė Shqiptare e cila mė parė mbulohej nga Karabineria italiane. Qė nė ditėt e para qė mora detyrėn aty, mė erdhi njė urdhėr nga Ministria e Brendshme, e cila mė urdhėronte qė tė arrestoja 29 komunistė tė asaj zone dhe t'i ēoja tė lidhur nė Shkodėr. Unė e zbatova urdhėrin dhe i mora tė 29 komunistėt tė cilėt nuk i lidha e bashkė me ta shkova nė qytetin e Shkodrės ku si fillim bisedova me Komandantin e Xhandarmėrisė major Ndrec Prengėn, tė cilit i thashė se urdhėri pėr arrestimin e tyre ishte i gabuar. Major Ndrecės i thashė se pėr veprimtarinė e atyre komunistėve qė kisha arrestuar pėrgjigjesha unė, dhe Ministria nė Tiranė nuk dinte asgjė dhe nuk mund tė mė urdhėronte pėr arrestimin e tyre, pasi nuk kishte asnjė informacion nga unė. Unė arrita ta bindja major Ndrecėn qė t'i liroja tė gjithė komunistėt e arrestuar, duke i thėnė se vetė garant pėr tė gjithė ata. Pas kėsaj unė i mora tė 29 komunistėt me vete dhe i ēova pėrsėri nė Tuz duke i liruar tė gjithė. Nė mes atyre 29 personave tė liruar nė atė kohė, ishte dhe Hajrulla Kastrati sė bashku me Age Grudėn, tė cilėt njiheshin si eksponentė kryesorė tė lėvizjes komuniste nė tė gjithė Qarkun e Shkodrės", kujton Lekė Vojvoda atė kohė kur ai liroi nga arrestimi 29 persona tė cilėt ishin futur nė listat e Ministrisė sė Brendshme nė Tiranė pėr veprimtarinė e tyre komuniste.

Me majorin britanik Nils
Nė detyrėn e Komandantit tė Xhandarmėrisė sė Tuzit, Lekė Vojvoda nuk qėndroi mė shumė se gjashtė muaj pėr arsye se atė e transferuan nė vėndlindjen e tij nė Dukagjin, duke i dhėnė gradėn e kapitenit dhe detyrėn e Rrethkomandantit tė Xhandarmėrisė sė asaj krahine qė nė atė kohė nuk ishte nėn administrimin e Shkodrės. Lidhur me periudhėn qė Leka shėrbeu nė atė krahinė, ai kujton: "Gjatė asaj kohe qė shėrbeja nė krahinėn e Dukagjinit, unė hyra nė lidhje tė fshehta me majorin britanik Nils, i cili nė atė kohė ishte kryetar i misionit anglo-amerikan qė ishte atashuar pranė forcave nacionaliste qė vepronin nė Veriun e Shqipėrisė. Qė nė takimin e parė qė pata me tė, ai donte tė dinte rreth pikpamjve tė mia dhe mė pyeti se ē'mendoja lidhur me regjimin qė duhej tė vendosej nė Shqipėri pas mbarimit tė Luftės. Unė ia shpreha hapur dhe pa asnjė rezervė pikpamjet e mia, duke i thėnė se nė Shqipėri duhej tė rivendosej Monarkia. Pas kėsaj bisede, majori Nils mė porositi qė unė tė shfrytėzoja pozitėn qė kisha si rreth komandant i xhandarmėrisė dhe tė ndihmoja tė gjitha ato forca qė asokohe luftonin kundėr gjermanėve. Nė atė kohė sipas porosive tė tija unė ndihmova me tė gjitha mundėsitė e mija veprimtarinė e tė gjitha atyre forcave qė luftonin kundra gjermanėve, siē ishin ata tė Nacional-ēlirimtares qė udhėhiqeshin prej komunistėve, Ballit dhe Legalitetit. Lidhjet me Frontin unė i mbaja nėpėrmjet Profesor Kolė Prelės, tė cilit komunistėt i kishin thėnė qė tė mė merrte njė deklarata, ku unė tė konfirmoja e tė firmosja qė isha nė anėn e tyre. Por me gjithė ndihmėn e madhe qė u dhashė pėrfaqėsuesve tė Frontit, deklaratėn qė kėrkonin komunistė nėpėrmjet Prof. Kolė Prelės, nuk ua dhashė asnjėherė. Nė atė periudhė qė unė shėrbeja nė Dukagjin, gjermanėt vendosėn dhe krijuan njė batalion me mercenarė pėr tė luftuar kundra partizanėve nė Jug tė Shqipėrisė. Unė isha kundėr krijimit tė kėtij batalioni dhe nė atė kohė shfrytėzova tė gjithė njohjet e mija pėr tė bėrė propagnadė qė djelmt e malėsisė tė mos inkuadroheshin aty. Pėr atė gjė unė nxita Age Grudėn e cila u ngrit e foli kundėr idesė sė krijimit tė atij batalioni, qė mė pas u krjua dhe shkoi e luftoi kundėr partizanėve nė rrethet e Vlorės e Tepelenės", kujton Lekė Vojvoda atė periudhė qė ai ishte me detyrėn e Rrethkomandantit tė Xhandarmėrisė sė Dukagjinit.

Nė arrati prej komunistėve
Nė krahinėn e Dukagjinit, Lekė Vojvoda shėrbeu deri nė korrikun e vitit 1944 dhe nė atė kohė ai dha dorheqjen duke e braktisur detyrėn qė kishte mbajtur deri nė atė kohė. Lidhur me kėtė qė shėnon dhe fundin e karrierės sė shkurtėr ushtarake tė kapiten lekė Vojvodės, ai dėshmon: "Pasi dhashė dorheqjen nga detyra nė korrikun e vitit 1944, dola nė mal bashkė me disa nga tė afėrmit e mij, duke qenė gjithmonė nėn ankthin e goditjes e tė arrestimit si nga gjermanėt ashtu dhe nga forcat partizane. Nė dhjetorin e vitit 1944 kur komunistėt erdhėn nė pushtet, unė vazhdova tė qėndroja pėrsėri nė malet pėrreth Dukagjinit sė bashku me Mark Malėn, Gjergj Vatėn, Pal Thanin, Lulash Stakėn, Mirash Ndoun e Gjocajt, si dhe me Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin me gjithė mashkujt e fisit. Po kėshtu gjatė asaj kohe ishin me mua nė arrati edhe vėllai im Lulash Vuksani me Mhill Nikėn, tė cilėve iu thosha qė kur tė biem nė pėrpjekje me partizanėt, tė mos qėllojmė pėr t'i vrarė se nuk kishim dalė pėr atė punė nė mal. Aty nga data 24 gusht e vitit 1946 ndėrsa vazhdonim tė ishim akoma nė arrati e fshehurazi kishim shkuar pėr tė fjetur nėpėr shtėpitė tona, erdhi pėr tė mė arrestuar toger Xhemal Selimi qė nė atė kohė ishte shefi i Seksionit tė Sigurimit pėr Dukagjinin. Pasi kishte marrė urdhėr pėr tė mė arrestuar mua me gjithė Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, Xhemali kishte bėrė planin dhe i kishte ndarė forcat nė dy pjesė nė mėnyrė qė tė na arrestonte nė njė kohė, pėr tė evituar arratisjen e njėrit apo tjetrit. Sipas planit qė kishte bėrė, ai mė dėrgoi dy partizanė pėr tė mė thirrur nė shtėpi. Pas fjalėve tė tyre unė dola i armatosur dhe ashtu shkova e u takova me Xhemalin i cili mė tha se duhet tė shkonim deri diku pėr njė sqarim. Ndėrsa isha bashkė me Xhemalin e shoqėruesit e tij, e kuptova se ai mė kishte thirrur pėr tė mė arrestuar, pasi teksa isha larguar pak pėr nevoja personale, u ktheva dhe gjeta armėn time pa karikatorin e fishekėve. Kur iu ankova Xhemalit pėr kėtė gjė, ai iu bėrtiti ushtarėve tė tij duke i sharė, por unė e kuptova se ajo ishte njė lojė e tij. Ndėrsa unė po ecja vetėm me Xhemalin, i cili mė rrinte nga prapa gati pėr tė mė qėlluar, partizanėt e tij kishin shkuar dhe kishin arrestuar Bajraktarin Lulash Gjeloshi qė ishte i sėmurė dhe tė hipur nė njė mushkė po e ēonin atje ku iu kishte thėnė Xhemali. Ndėrkohė qė tre partizanėt e Xhemal Selimit po shoqėronin Bajraktarin, ata u pėrballėn nė rrugė me nipin e tij Beg Delinė, i cili nė atė kohė ishte i armatosur pasi punonte si nėpunės i tatimeve nė administratėn e Dukagjinit. Duke e parė se e kishin arrestuar Bajraktarin, Bega qėlloi dhe i vrau tė tre partizanėt e mė pas e mori Lulash Gjeloshin dhe bashkė me tė doli nė mal. Nė atė kohė qė unė dėgjova krismat, shfrytėzova rastin dhe i ika Xhemal Selimit nė njė shteg tė ngushtė duke shpėtuar pėr mrekulli nga plumbat e tij qė mė fishkėllyen rrėzė veshit. Pasi shpėtuam pėr mrekulli nga gracka qė na kishte ngritur Xhemal Selimi, unė me Bajraktarin, Lulash Gjeloshi dhe disa nga tė afėrmit tanė vazhduam tė qėndronim nė arrati, pasi nuk kishte mė dyshime se komunistėt na kėrkonin pėr tė na arrestuar. Po atė ditė nė shenjė hakmarrje, Xhemal Selimi me njerzit e tij shkoi dhe mė dogji shtėpinė time dy katėshe nė Shoshaj bashkė me gjithė stanet e bagėtive. Dėmi qė m'u shkatua ishte shumė i madh pasi familja ime nė atė kohė ishte ndėr mė tė pasurat e Dukagjinit dhe tė gjitha plaēkat qė kishte shtėpia ishin blerė nė Itali. Sikur tė mos mjaftohej me atė qė bėri, Xhemal Selimi mė internoi edhe familjen nė Kalanė e Beratit", kujton Lekė Vojvoda atė kohė kur mezi i shpėtoi grackės qė i kishin ngritur komunistėt nėpėrmjet Shefit tė Sigurimit tė Dukagjinit.

7-vjet burg e internim deri nė 1984
Pasi i shpėtoi arrestimit, Lekė Vojvoda vazhdoi tė qėndronte nė arrati me gjithė vėllanė e tij Lulashin, e disa persona tė tjerė antikomunistė tė njohur midis tė cilėve edhe Bajraktarin e Dukagjinit, Lulash Gjeloshin, me nipin e tij Beg Delinė e burrat e tjerė tė fisit. Lidhur me kėtė, ai kujton: "Bashkė me gjithė ata burra qėndruam tė fshehur nėpėr malet e Dukagjinit deri nė tetorin e vitit 1946 kur Qeveria Komuniste e Tiranės shpalli njė amnisti pėr tė gjithė personat qė qėndronin nė arrati. Nė atė kohė unė bashkė me tė gjithė grupin qė ishim nė mal, vendosėm tė dorzoheshim duke menduar se komunistėt do ta mbanin fjalėn. Vetėm Beg Delia nuk pranoi tė dorzohej por luftoi dhe u vra nė pėrpjekje me forcat e ndjekjes. Vendimi ynė pėr t'u dorzuar kishte qenė i gabuar se komunistėt nuk e mbajtėn fjalėn dhe na arrestuan tė gjithėve. Pas dorzimit ne na mbajtėn pėr 14 muaj nė hetuesi, ku Xhemal Selimi erdhi vetė dhe mė torturoi nė mėnyrėn mė barbare me duart e tij. Nė tetorin e vitit 1947 unė dola nė gjyq dhe u dėnova me shtatė vjet burg, e bashkė me mua u dėnuan edhe Lulash Gjeloshi, Mark Malaj, vėllai im Lulash Vuksani, Sadik Marku, Nik Lushi etj. Tė gjithė dėnimin prej shtatė vjetėsh unė e vuajta nė kampet e Bedenit tė Kavajės e Orman-Pojan dhe u lirova nga burgu nė vitin 1953. Kur nuk kishin kaluar as tre javė nga dita e lirimit, mė internuan nė Savėr tė Lushnjes ku asokohe ndodhej familja ime, bashkėshortja Syka, me djalin, Vuksanin. Aty nė Savėr tė Lushnjes kemi qėndruar tė internuar familjarisht deri nė vitin 1984", e pėrfundon rrėfimin e tij 85-vjeēari Lekė Vojvoda, ish-Komandanti i Xhandarmėrisė sė Dukagjinit, i cili edhe pse kishte ndhmuar Lėvizjen Antifashiste gjatė Luftės duke liruar 29 komunistė shkodranė tė arrestuar, vuajti pėr 40-vjet me rradhė me gjithė familjen e tij nėpėr burgje e internime


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 06:09:

RRON OR RRON E S'VDES SHQIPTARI

E sheh pėrditė tė bėjė rrugėn nga Parruca tek Xhamia "Ebu Bejker" nė qendėr tė qytetit tė Shkodrės. Shkon tė bėjė ritin e pėrditshėm lutjes e ti shprehė falenderimin Zotit apo, siē thotė shpesh kur don tė tregojė pėr faljen, njėrin ndėr pesė detyrimet qė ka myslimani, "t'i bėjė robni Zotit", tė vetmit dhe askujt tjetėr nė kėtė botė. Ecėn shtrembas duke mėshuar me peshėn e trupit mė shumė mbi dy "kėmbėt" e drunjėta (patericat) se mbi dy kėmbėt qė i ka falė Zoti. Njė frakturė e ngjitur keq para 12-13 vjetėsh nga njė aksident, kur njė makinė iu turr si pėr inat nė cep tė trotuarit, bėn qė kocka kryeneēe e dalė mbi pozicionin e mėparshėm, gjatė lėvizjes tė "kafshojė" nė mish. Tehu i mprehtė i saj nuk pranon paqė. Prandaj niset plaku nga shtėpia qysh nė orėn 11.oo pėr tė falur mesditėn. Rrugėn e bėn me tre pushime duke u mbėshtetur nė ndonjė parvaz vitrine. I duhen gati dy orė pėr ta pėrshkuar atė, qė, besoj zor ti kalojė 1000 m. Salla e dikurshme e mbledhjeve e Qendrės Ekonomike tė qytetit e adaptuar pas 1990- ės nė "xhami" tashmė nuk funksion si e tillė. Nė Parrucė tė Shkodrės po hedh themelet Xhamia e re, thuhet, ashtu siē ka qenė para 1967-ės, me dy minare.

Nuk ka pjesė tė trupit qė nuk i dhemb. Faturimet qė i vijnė si trashėgimi nga burgu, (18 vjet, se pėr pronat, Hotelin qė ka pasur nė Pukė po e sjellin sa nė njė gjyq nė tjetrin), por tashmė edhe nga pleqėria e thellė, (qė, siē pėrsėrit shpesh vetė Abdullahi, i qofsha falė Zotit se unė tashma i kam hangėr prej kohėsh vitet e mia): ftohja e vjetėr, spondeliartroza, veshkat, stomaku, reumatizma, etj, etj. Nuk numrohen. Sė fundi "ngriti krye" edhe zemra, pjesa mė e fortė e mė e paepura e trupit tė tij mesatar me konstrukt gjeometrik. Falemiderit prej saj, thotė ai. Boll ka rrahur. Ka punuar si ma e mira. Jo pak: 94 vjet. Dhe ē'farė vitesh? Me ē'farė ėshtė ndeshur e ē'ka pėrballuar ajo, duhet tė kishte plasur njėmijė herė. Rreziqet? Boll me thanė se, qysh nė dhjetėvjetėshin e parė tė shekullit qė mbyllėm kur ishte fėmijė e gjer mė tani nė shekullin e saponisur, vdekja ėshtė nisur "me mendje tė ndame" mbi 30 herė tė mė marrė por ka bėrė prapaktheu. Duket sikur jeta e kėtij njeriu ėshtė dhėnė posaēėrisht pėr tė ilustruar dy dukuri: e para se, sido qė tė sillet fati ndaj jetės sė njeriut, vdekja nuk e merr pa dhėnė urdhėr Zoti; e dyta, se jeta e protaginistit tonė ėshtė shembulli mė evident i qėndresės sė shqiptarit, qėndresė e shprehur poetikisht nė brohorimėn qė ėshtė edhe titull i njė libri me krijime nga publicistika e Nolit: Rron or rron e s'vdes jo kurrė shqiptari.

Ah, mor Mbreti im...

Abullah Salihi: Shqiptar nacionalist. Zogist njėzetekatėr karatsh. Mbretėror. Legalist. Besimtar mysliman. Shqiptar i kulluet e burrė motit, siē thoshin dikur nė Shkodėr; nga ata tė vjetrit, tė traditės, qė, kur e lypte puna dhe e donte momenti nuk e ka patur pėr gjė, pa hezitur asnjė ēast tė zgjedhė alternativėn e Oso Kukės. Lindur, rritur e mbijetuar nė klimėn e ashpėr tė vuajtjeve tė Shqipėrisė sė re: nga katastrofa nė ngritjen kombėtare e prej aty pėrsėri nė katastrofė kombėtare pėr tė filluar Rimėkėmjen Kombėtare. Nga Shqipėria e vjetėr konstitucioni i tij moral, ashtu si i shumė shqiptarėve tė vėrtetė trashėgoi "nder, besė e burrni". Nga e reja, e ngritjes kombėtare (koha e Mbretnisė Shqiptare) i shtoi motivin jetėdhėnės "Pėr Atdhe, Flamur e Mbret".

Demokrat i vėrtetė. Trim daji. Karakteri? Kurrėfarė dyzimi dhe kurrėndonjėherė. Nė asnjė rrethanė. Dhe ē'farė rrethanash. Si ato qė vetėm ai i ka kaluar. Bujar dhe i sakrificės deri nė vetmohim. I paepur. Jetėn dhe pasurinė qė vuri nė rininė e tij i shkriu nė Luftė pėr Shqipninė, pėr nacionalizėm, pėr zogizėm. I shkriu me ndėrgjegje tė plotė. Megjithė vuajtjet qė ka hequr, asnjė fije pishman pėr rugėn e ndjekur. Para Zotit dhe Mbretit ndjehet i pastėr. Ka kryer dhe vazhdon tė kryejė detyrėn. Por nuk resht sė punuari ende. Modest, krenar dhe i qartė pėr tė gjitha: pėr komb e pėr fe. Fanatik? Aspak.

Nė kohėn e Luftės, natėn dhe ditėn, nė shi e nė borė, sa nė malet e Pukės e nė Fushė - Kosovė, sa nė ato tė Krujės nė Malėsi tė Gjakovės, pėrmes qafash tė larta e honesh tė thella plot rreziqe pėr tė kryer detyrat e Legalitetit. Bashkvendas e bashkluftėtar me Xhemal Laēin. Njė dyshe e rrallė e luftėtarėve tė ēeshtjes kombėtare. Shembull i rrallė i luftėtarėve besnikė tė Mbretit. Krijimi prej tyre i Legalitetit nė Pukė, njė histori mė vete. I vetėm, natėn e nė mes territ tė pyjeve (duhej punuar natėn se na ndiqnin milicėt e Kolė e Pashuk Bibė Mirakės), i bėrė qullė nga djersa, nxirrja dhe shtrydhja kanotjeren dhe thosha me vete, kujton Abdullahi, "Ah mor Mbreti im, ta dish se sa po punoj, luftoj e heq pėr Ty, sa vuaj por sa tė lehta mi bėn mundimet emri Yt, lufta pėr Ty, pėr Shqipni". Rron or rron e s'vdes jo kurrė shqiptari.

Intermexo sllavo - komuniste

Nuk e dimė me saktėsi se sa objekte nė Shkodėr mbajnė emėrin e Vasil Shantos, por ēfarėdo qė tė bėjė vaki, rast vdekje, njė aksident, njė vrasje, njė veprimtari politike a kulturore, etj. afishet, kronikat e radios apo televizionit lokal kur lokalizojnė vendndodhjen do tė pėrmendin thuajse nė ēdo rast emėrin e Vasil Shantos. A thua se nuk ka patur emėra tė tjerė pėr emėrtime. Nė Shkodėr emėrin e Vasilit e mban njė shkollė por ka edhe rrugė e lagje me emrin e tij. Para dy vitesh, kėshilli bashkiak mori vendim pėr ta zevendėsur emėrin e bulevardit nė hyrje qė shpie deri nė qendėr tė qytetit nga "Vasil Shanto" nė "Zogu I". Shumė zhurmė u bė dhe pati kundėrshtime inatēore, ashtu si pėr zevendėsimin e emėrtesės sė "Bulevardit Stalin" nė Tiranė me emėrin e Mbretit tė Shqiptarėve. Ēuditėrisht na del se nė Shkodėr paska edhe rrugė tjetėr me emėrin e Vasilit. Mos ka patur dy rrugė me kėtė emėr? E njejta gjė edhe nė Tiranė. Nė qytetin e Dibrės sė Madhe, nė kėrthizėn e Shqipėrisė, (qė ndodhet jashtė kufijve shtetėrorė ku isha pėr vizitė pėr herė tė parė vetėm pasi kisha kaluar tė pesėdhjetat ndonėse e kisha vetėm dy orė larg nga vendlindja) vura re se mbizotėronin lapidaret me emėrat Trajēe e Kėrste dhe vetėm pėr shoqėrim e pėr "bashkim - vėllazėrim" edhe ato tė Liman Kabės apo Hibe Palikuqit. Pėrjetėsonin heroizmin "multietnik" tė Dibrės. Kujtoni Shkodrėn me "simbolet" e saj.

Nuk numrohen monumentet, shtatoret e lapidaret e ngritura pėr tė pėrjetėsuar emrin e Vasil Shantos. Ai gėzon edhe titullin mė tė lartė "Hero i Popullit". Vasilit i kushtohet edhe njė monografi mjaft cilėsore, shkruar me shumė kujdes pėr atė se ē'farė duhet thėnė e ē'farė nuk duhet thėnė pėr tė pėrjetėsuar veprėn revolucionare tė tij me autor Myslim Islamin, historian i aftė e me pėrvojė, botuar me rastin e 40 vjetorit tė themelimit tė PPSH (1981). Veē tė tjerash libri ėshtė pajisur edhe me njė numėr tė madh fletėsh me fotografi tė punuara nė mėnyrė speciale gati si pėr njė album tė cilat ilustrojnė pėrmbajtjen e tij. Qė shqiptarėt tė nderojnė e ta mbajnė mend mirė sa tė kenė emėr e sa tė kenė frymė, u serviren pėr ilustrim nė atė libėr foto tė shumta edhe pėr nėnėn dhe babain e Vasilit (Ustianka dhe Petro), pėr motrat e tij Dragia dhe Bojka, madje edhe pėr hallėn, Carevinėn e ku di se ēfarė tjetėr. Pastaj fotografi tė tjera qė shqiptarėt tė mos e shqisin nga mendja imazhin pėr orėn dhe dylbitė e Vasilit dhe, tė mos harrojnė ato qė janė kryesore:..."Ēanta" dhe "Revolveri i Vasil Shantos". Vasili, i deleguar i KQ pėr drejtimin e qarkorit tė partisė pėr Shkodrėn por qė si specialitet kishte sidomos problemet ushtarake tė njėsiteve e tė aksioneve, atentatet dhe terrorizmin politik, i njohur si mjeshtėr i maskimit, vrasės i paepur i shqiptarėve, tradhėtarė ndaj kauzės sė sllavo - komunizmit gjatė Luftės Antifashiste.

Nuk duam ti bėjmė ndonjė recensė librit tė prof. M. Islamit dhe as tė shtojmė a tė heqim gjė nga "lavdia" e terrorit tė kuq. E bėmė kėtė "hyrje" vetėm pėr hir tė njė episodi, tė njė "incidenti tė vockėl" qė Abdullahi, protagonisti i shkrimit tonė ka patur me Vasil Shanton, "Heroin e Popullit" shqiptar dhe tė shtojmė diēka mė shumė nė lidhje me funksionin e ēantės sė Vasilit, lidhjen "funksionale" midis ēantės sė tij dhe revolverit, episod qė nuk gjen pasqyrim nė monografinė e mėsipėrme. Funksioni i ēantės ishte jo vetėm tė mbante materialet por tė maskonte edhe dinakėrinė dhe pabesinė sllave ndaj shqiptarėve.

Abdullahi ėshtė nga ata qė sot nuk janė tė shumtė qė e njohin, megjithėse ėshtė nga ata njerėz qė me veprėn e tij duhej tė kishte marrė titullin "Hero i Popullit" (tė popullit shqiptar) jo njėherė, por edhe 3 e 4 herė po tė ndiqej me rreptėsi e korrektesė ajo praktika qė zbatohej dikur nė Bashkimin Sovjetik pėr trimėrira tė rralla dhe pėrballim vėshtirėsishė tė jashtzakonshme nė emėr tė idealit. Atė "episod" e tregojmė mbase pėr tė thyer monopolin e ngritur nė kult tė guximit tė frymėzuar nga ideologjia komuniste vetėm nga partizanėt dhe pėr tė vėnė nė pah edhe "trimėrinė reaksionare" tė nacionalistėve qė ishte trashėgimtarja autentike e heroizmit tė shqiptarit, si dhe pėr tė shlyer njėlloj detyrimi moral ndaj veprės sė cilitdo kur tė jepet rasti tė njihesh me njė histori tė tillė ku pėrballen nė duel homerik dy kauza tė ndryshme, dy botėkuptime, dy armiq shekullorė.

Burrash: ballė pėr ballė e gisht pėr gisht

Pjesa e nėntitullit "ballė pėr ballė" nuk aludon ndonjė ngjashmėri me ballafaqimin nė Mbledhjen e Moskės mė 1961 tė komunizmit shqiptar me atė hrushovian sovjetik. Eshtė fjala pėr njė episod tė ballafaqimit nė truall shqiptar tė nacionalizmit shqiptar me pansllavizmin kur nė Shqipėri Lufta ēlirimtare po shndėrrohej nė Luftė civile afro 20 vjet para atij tė Moskės, ballafaqim i cili, pavarėsisht nga rezultati i rastit konkret pėr tė cilin do tė rrėfejmė, pėrfundoi me disfatėn e tė parit e qė solli katastrofėn kombėtare.

Kur e tregon Abdullahi kėtė histori, duket sikur don tė tregojė edhe njėfarė "vetqortimi" pėr atė hap aq tė guximshėm tė tij i cili sot mund tė cilėsohet si veprim i njė njeriu tė "krisur". Normalisht nuk mund tė mendohet qė njeriu tė shkojė me kėmbėt e veta drejt vendit ku pritet ta ekzekutojnė vetėm pėr tė dhėnė njė provė burrash mė shumė tė trimėrisė, apo thjeshtė pėr tė sfiduar pabesinė dhe kurthin e ngritur. Por ndoshta klima e luftės, mosha dhe krenaria e malėsorit nxiste edhe nisma tė tilla tė guximshme e prodhonte ngjarje qė sot mund tė duken si tė paimagjinueshme. Ishte kohė e njė lufte tė ashpėr, dhėmb pėr dhėmb, flakė pėr flakė, luftė pėr jetė a pėr vdekje.

Mė 1943 nė Pukė kishin ardhur disa eksponentė komunistė dhe mė bėnė thirrje edhe mua qė tė bashkėpunoja me ta, thotė Abdullahi. Kisha influencė tė madhe nė tė gjithė krahinėn, si ndėr myslimanė edhe ndėr katolikė. Kėtė ata e dinin mirė. Unė ua kisha deklaruar haptas tė gjithėve dhe nė grup shumė kohė mė parė largimin tim prej rrugės sė komunizmit nė Kafe tė Madhe dhe u kisha bėrė thirrje edhe atyre qė tė largoheshin. U pata thėnė troē se komunizmi ėshtė armiku mė i madh i Atdheut dhe i kombit shqiptar, i gjithė njerėzimit; komunizmi ėshtė armik i Zotit e fesė.

Dikur edhe mua kur isha nė gjimnaz mė pat dalldisur mendja pas ideve komuniste, madje cilėsohesha si mė aktivi, por mė vonė ndryshova mendim, e, nga kuqalash i flakėt u ktheva nė armik i betuar pėr tė, por kjo ėshtė njė histori mė vete. Punė tė rinjsh. Vasilit i kishin raportuar pėr mua dhe njė ditė mė thirri nė njė takim. Unė kam nevojė pėr punėn tėnde nė Pukė, mė tha. Dhe pastaj duke kėrcėnuar indirekt shtoi: Tė mos kujtojė Puka se ne (komunistėt) e lamė pa gja atė vend ku asht vėllai i Kolė Bibės (Mirakės). Ne do tė nxjerrim nė Pukė njė ēetė. Ti nuk do tė kesh punė me tė veēse, kur ata tė kenė nevojė, ti strehosh nė vende tė sigurta. Kur ēeta tė rrezikohet ose e sheh se ajo ėshtė nė gjendje tė vėshtirė, do t'ia dorėzosh Mark Ndojės i cili, duke kaluar Drinin do tė hidhet nė zonėn e Dukagjinit e do t'ia dorėzojė atė Mark Prelės. Ēeta do tė veprojė atje e pastaj do tė kthehet pėrsėri nė Pukė sapo veprimtaria e saj tė vihet nė rrezik edhe atje. Ti e ke nė dorėzim qė ta strehosh nė vende tė sigurta. Kėtė punė mund ta bėsh ti dhe ne e dimė kėtė. Nėqoftėse kundėrshton, je kolonė e pestė e pėr ata njerėz ne kemi gjysmėn e lekut si shpėrblim dhe vare mirė nė vesh qysh sot.

Nė lagjen "Dergut" tė Shkodrės, nė bahēen e Muho Kapisyzit qarkori i Shkodrės i partisė komuniste bėnte njė mbledhje. Edhe pse me kohė ua kisha prerė shkurt, ata mė thirrėn edhe mua nė atė mbledhje. Nė rrethanat e krijuara u mjaftova duke u thėnė tre - katėr shokėve tė dikurshėm: Unė mbledhje komunistash nuk baj, spiun as kam qenė e as nuk bahem, por me kėto (me komunistėt) unė nuk vij. Unė ua kam prerė njėherė muhabetin pėr kėtė punė dhe mos mė thirrni mė. Pastaj u largova ndėrsa ata vazhduan punėn e tyre.

Nut Baci, njeri i afėrt nga njerėzit e gruas time, Hatixhes, qė strehonte disa komunistė mė pat thėnė qė tė mos e filloja pushkėn me komunistėt veē kur tė mos kisha rrugė tjetėr. Pėrpara se tė bėja njė hap tė tillė duhej tė lajmėroja atė. - Nėqoftėse ata vijnė nė Pukė, mė thuaj mua mė pėrpara se ti largoj unė, mė pat thėnė Nut Baci. Por komunistėt nuk dėgjonin nga ai vesh.

Ishin shokėt e dikurshėm tė gjimnazit si Ramadan Reēi, Shqyqyri Hafizi, Idriz Fishta, Muhamet Uruēi, Sadik Bekteshi, Nuri Llazani qė ishin hedhur nė Pukė pėr tė ngritur "nacionalēlirimtaren". Ky i fundit ishte edhe komisar pėr zonėn e Pukės.

Ata filluan propagandėn komuniste gjithandej dhe kėndonin njė kėngė shumė provokuese: "Bijtė e Stalinit jemi ne, / Qė derdhim gjakun an' e mbanė, / Pėr flamurin drapėr - ēekan...S'do t'ketė kund mbret, / s'do t'ketė kund Zot, / Do t'jetė e jona pėrgjithmonė". Qendrėn e kishin nė katundin Qerret. Aq shumė ishte i pėrlyer me komunstė ai katund saqė i kishin vėnė edhe nofkėn "Moska e vogėl". Nuri Llazanit i dhashė ultimatum qė tė largohej nga Puka. I rashė kokės me tytėn e livores (revoles) dhe e pyeta kėrcėnueshėm: ku e ke atė vjershėn "Bijtė e Stalinit..."? Ai e nxori e unė ja mora dhe ja grisa (pas mbarimit tė Luftės, kur mė nxorrėn nė gjyq mė doli dėshmitar dhe ma pėrmendi kėtė fakt rėndues). I dhashė afat njė ditė pėr tu larguar nga Puka, pėrndryshe i thashė, do tė tė var. Njė ndodhi tė ngjashme pata edhe me ish shokun e klasės time tė gjimnazit, Shyqyri Hafizin. I ati i tij ishte burrė i mirė boll; ishte tregtar dhe zhvillonte tregėti edhe nė Pukė por Shyqi ishte komunist i flaktė. I paralajmėrova qė tė largohen menjėherė nga Puka se pėrndryshe do tė kemi hesape tė tjera. Pėr kėtė lajmėrova edhe Nut Bacin nė Shkodėr dhe ata u larguan. Shkuan e zunė "jatak" nė zonėn e Gruemirės.

* * *

Asim Abdurrahmani, qė gjermanėt e kishin propozuar pėr kryeministėr tė Shqipėrisė por qė nuk kishte pranuar, ishte pėrfaqėsues i njė firme gjermane ("Bajern") pėr Shqipėrinė (edhe Kosovėn). Ai rrinte nė Tiranė dhe ndihmonte shumė Legalitetin duke shpenzuar shuma tė mėdha pėr botimin dhe shpėrndarjen e gazetės "Atdheu". Ai kishte pėr grua vajzėn e Bedri Pejanit dhe ishte baxhanak me Musa Jukėn.

Njė ditė, thotė Abdullahi, Asimi mė ēoi fjalė tė shkoja nė Tiranė ku mė kėrkoi qė unė ti gjeja njė djalė trim e besnik pėr ta patur si roje personale. - Dua njė djalė malėsie, trim dhe tė besės sepse unė jam dėnuar nga komunistėt, i kishte thėnė ai. - Mendova pėr Zefi Nazin nga Bugjoni i Pukės tė cilin e njihja mirė se e kisha edhe nga anėt tona. Trim e besnik boll, shton Abdullahi.

Pasi i marr pėlqimin Zefit, u bėmė gati pėr tė shkuar nė Tiranė. Atė natė fjetėm nė shtėpinė e Dul Manit tek Ura e Keqe (lagja Dergut). Ishte mėngjesi i njė dite tė bukur kur dolėm nga shtėpia pėr tė marrė rrugėn pėr Tiranė. Rreth orės 7.30 na dalin pėrpara dy djem tė rinj me biēikleta dhe mė drejtohen mua: - A je ti Abdullah Salihi? - Po, i them. - Tė thėrrasin do shokė, mė tha njeri nga ata. - Kush janė ata shokė dhe ku janė? - Po tė ēojmė ne, mė thanė.

Hoqa mėnjėanė Zefin dhe i them se kėtu asht njė hile. - Mos shko! mė thotė Zefi. -Jo, do tė shkoj, i pėrgjigjem. - Do tė vij edhe unė me ty, mė thotė ai. - Me mua nuk do tė vish por shih vetėm se ku do tė hyj unė, merrr numrin e shtėpisė dhe shko e mė prit tek Bufeja e Mhillit (nė qendėr tė qytetit, pranė ish Muzeut Ateist). Nėqoftėse nuk do tė vij nė orė 9.oo, unė do tė jem vrarė por do tė paguhem shtrenjtė. - Ē' mė duhet mua se ē'farė duhet tė baj kur tė tė shkojė koka ty, mė tha Zefi. - Shko, shko, dhe po tė mos kthehem lajmėro e kjo shtėpi tė rrafshohet pėr tokė. Zefi u largua i mėrzitur.

Ndėrsa unė ecja i shoqėruar nga dy "bodigardat" e mij, vė re qė Zefi po na ndiqte nga pas nė distancė derisa u futa oborrin e njė shtėpie karshi xhamisė sė Dudasit. Kur hyra nė bahēe, njė djalė i vogėl nga familja e Troshanėve duke luajtur nė oborrin e shtėpisė kishte dėgjuar tė rinjtė e grumbulluar aty tė fisnin midis tyre pėr njė ekzekutim, si mė pa mua tė shoqėruar i paska thėnė gruas dhe vajzės sė zotit tė shtėpisė: Ah moj nanė, shikoje kėtė tė shkretin. Nji kėtė djalė kanė pėr ta vrarė.

Mė drejtuan nė njė jerevi' pėrdhese (pjesė e shkėputur apo nė anė tė "korpusit" tė shtėpisė qė mė shumė pėrdoret si magazinė). Sapo hyra brenda, gjėja e parė qė mė erdhi nė mend ishte qė kur tė ulesha tė mos kisha mbas shpine ndonjė dritare ose ambient tė hapur. Tė paktėn shpinėn ta kisha tė sigurtė. - Tungjatjeta juaj! i pėrshėndeta ndėsa u ngritėn nė kėmbė afro 14 - 15 burra. - Vdekja fashizmit! mu pėrgjigjėn pėrnjėherėsh ata. Tungjatjeta juaj! pėrsėrita unė. Oda ishte e mbushur me mindere rreth e pėrqark. Nė dritare, tė cilat ishin tė ulta, pashė dy shaptilografė me tė cilėt shtypeshin trakte.

I ulur mbi njė shilte nė mes tė dyshemesė qėndronte Veliu. Unė e dija qė "Veliu" ishte pseudonimi i Vasil Shantos e nuk guxonte kush ta thėrriste ndryshe. Tė tjerėt u ulėn nėpėr minderet pėrreth e dikush nė sheshin e dritares. Mbaj mend se ishin thuajse gjithė krerėt e qarkorit tė partisė. Midis tyre njoha Zija Dibrėn, Fadil Kapisyzin, Xhemal Broja me tė shoqen, Xhanfisen, Haki Dylgjeka (shumica prej lagjes Dudas), Ahmet Haxhia dhe 2-3 dudasianė tė tjerė.

U ula nė minder ngjat Veliut se atij ja kisha frikėn dhe se ja dija taktikėn se si vepronte nė kėto raste. I kishte dalė nami pėr trim dhe ishte vėrtet. Por ashtu si vepronte ai ishte kollaj tė bėheshe "trim me fletė". Vetė jepte projektin ndėrsa pėr tė kryer aksionin ngarkonte shokėt. Ngarkonte njėsitin guerril ti sillnin diku nė njė pyll njeriun e caktuar pėr ta hequr qafe dhe atje, pa hezituar aspak i thoshte shpejt e shpejt nja dy llafe dhe e qėllonte. Pse tė hezitonte? Fundja shqiptarė ishin. Atentatorėt zakonisht ishin ose tė huaj nga gjaku ose djem tė rritur jetimė qė nuk kishin realizuar ende marrėdhėniet midis njerėzve, nuk njihnin ilaka, kushėrini a farefisni, mirėsina e borxhe morale tė herėshme e tė vona. Siē e thashė, unė ja dija hilenė "trimėrore" Veliut. Kėtė marifet tė tij ma kishte treguar njė komunist, njėri nga shokėt e vjetėr mi qė e kishte parė edhe nė rastet e tjera.

I ulul kėmbėkryq, Vasili mbante para vetes ēantėn e tij. Brenda nė ēantė ku fshihte revolverin me sigurecėn tė hequr mbante tė mbuluar edhe dorėn e djathtė pėr tė maskuar veprimet e tij "tė hapura" nė gatishmėri pėr tė kryer aksionin nė ēastin e volitshėm. Dorėn tjetėr e mbante sipėr ēantės, herė duke e vėnė mbi dorėn tjetėr e herė duke e lėvizur gjoja nė mėnyrė tė shkujdesur. Pastaj fillonte njė formalitet i shkurtėr komunikimi si punė pretence tė paapelueshme dhe befas e me shpejtėsi nxirrte dorėn me revolverin e fshehur nga ēanta dhe qėllonte pa i dhėnė kohė viktimės pėr lėvizjen mė tė vogėl.

- Pėr ty Abdullah Salihi kėto shokėt mė kanė folur epope tė madhe. Jo revolucionar e jo ku ta di unė. Pėrfundimi yt, zero me xhufkė. Paralajmėrimin ta kemi dhanė por ti nuk deshe tė zėsh mend. Sot tė kemi thirrur me tė dhanė gjysmėn e lekut.

Si e pashė ēantėn tė fryrė edhe unė i ndejta gati qė ta "ha" atė para se tė mė hajė mua. Isha i ndėrgjegjshėm qė vendimin pėr tė mė ekzekutuar e kishin marrė mė parė. Pėrkundėr natyrės time tė njeriut gjaknxehtė, nė atė rast Zoti mė dha njė gjakftohtėsi tė ēuditshme. Pėr tė fituar kohė, i thashė: - Ju keni ba atentate edhe ma tė forta se ky me mua, e unė, njė individ nuk mund tė pėrballem me njė parti. Ndėrkohė hoqa siguresėn e bombės qė kisha nė xhep dhe telin e mbajta po nė xhep pėr tė patur mundėsi qė t'ia vė pėrsėri mė vonė. Nė pantallona kisha qepur njė kėllėf lėkure ku mbaja njė "shtajer", dhjetėshe gjermane pa sigureca dhe ishte me dy tempo (kohė). Heqja e parė e kėmbėzės sė shkrepjes zevendėsonte heqjen e sigurecės, e dyta fillonte tė shtimet tė cilat i kishte njė nga njė, sa herė tė hiqje kėmbėzėn.

Me shpejtėsi nxorra nga xhepi dorėn e majtė me bombėn duke mbajtur tė shtėrnguar sigurecėn dhe ia vė pėrmbi dorėn e tij qė e kishte tė fshehur nėn ēantė, ndėrsa me dorėn tjetėr nxjerr "shtajerin" tim dhe tytėn e tij ia vė nė gurmaz tė fytit. Ndėrkaq i them: - "Ta q...atė llahinkėn tande he sllav i mutit se me tradhėti mė keni thirrė. Megjithėse e kuptova dinakėrinė tuaj, unė erdha. Lėvizjen ma tė vogėl qė do tė bajsh do tė ti hedh trutė nė erė. Nxirre dorėn! nxirre dorėn!".

Gjithēka u duk sikur ngriu nė vend. Kemi mbetur gati dy minuta.


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 18:11:

Kujtime mbi Vincenc Prenushin

Permbi Vincens Prenushin po sjell pershkrimin e bere nga Arshi Pipa:

KUJTIME MBI VINĒENC PRENNUSHIN
Mbrapa burgut tė Durrėsit, brenda telave asht njė ndėrtesė pėrdhese. Shėrben njikohėsisht si mensė dhe si shkollė, aty policėt marrin ushqimm e pėrditshėm, aty marrin edhe mėsimet e partisė. Kėtė herė shėrben edhe si sallė gjyqi.
Nanduer 1947. Hove-hove tė burgosunit janė nxjerrė pėrpara gjyqit ushtarak. Asht vala e terrorit ma tė egėr. Intelektualė, teknikė, klerikė, por edhe zejtarė, fshatarė, tė gjithė ata qi mendohet se janė kundėrshtarė, veprues ose jo, tė partisė, janė fshi dhe rrasė nėpėr burgje. Gjykimi asht sa pėr sy e faqe; proceset kurdisen ma parė nga Ministria e Mbrendshme, gjyqi vetėm i ven nė skenė. I burgosuni merret njė ditė nga Dega e Sigurimit dhe futet mbrenda nė nji dhomė. Sheh para vetes, ulun nė tryezė, tre oficera madhorė, nji tjetėr pak mėnjanė brylas, nji nėnoficer me nji makinė shkrimi. Njeni prej tyne lexon nji fletė, zakonisht fillimin ose fundin e saj:
vazhdojnė pyetjet, shoqnue me kėrcėnime dhe shamje. Kjo vazhdon dhetė deri njizet minuta, simbas rasės. Mandej i burgosuni nxirret jashtė dhe nji tjetėr futet nė dhomė. Njeriu pandeh se gjindet nė nji seancė hetuesie. Mbasi e sjellin nė burg, merr vesht se ka qenė para gjyqit ushtarak.
Pėr disa ditė me radhė gjyqi ushtarak i Garnizonit tė Tiranės, i kryesuem prej Major Gjin Banushit, ka gjykue ksisoj, me dyer tė mbylluna. Tash asht vendimi.
Nė sallėn e vogėl qėndrojnė mbi banka rreth gjashtėdhjetė tė burgosun. E shumta nuk e njofin njėri-tjetrin. Fytyra tė nxime, tė hjekuna, qi kqyren ndėrmjet tyne frikshėm, pabe-sueshėm.
Hyn trupi gjykues. Prokurori, Kap. I. Petrit Hakani, nis pretencėn. Ban nji pėrmbledhje tė shkurtėn, tė ngutshme, mandej nxjerr nga ēanta njė tufė letrash dhe ndanė andej listėn e grupit tė parė.


Pėrpara meje asht nji burrė me flokė tė bardhė, i mbledhun kruspull, i veshun me nji mantel tė zi tė dalun boje. Nuk ka lėvizė gjithė kohėn. Lėviz tash nė thirrje tė nji emni: Vinēens Prenushi!
Ngrihet ngadalė, mundshėm, dhe ulet mandej pa thanė nji Qalė. Prokurori lexon pretencėn e tė pandehunit. Akuzat janė krejt gjenerike, pa asnji fakt konkret, ato tashma tė stereoty-puemet : "anmik i popullit", "bashkėpunėtor i okupatorit", "fashist". Theksohet fakte se ka qenė peshkop i Kishės Katolike dhe me kėtė rasė shtohen frazat: "klerit reaksionar", "agjent i Vatikanit". Nė fund kėrkimi i dėnimit: njizet vjet.
Njizet vjet nė ato rrethana, dhe pėr nji personalitet si Vinēenc Prennushi, nuk asht fort keq, kur tė mendohet se fill mbrapa prokurori kėrkon dėnimin me vdekje pėr famullitarin e tij, Dom Anton Zogajn.
Nė fjalėn e fundit Imzot Prennushi thotė me za tė ramė:
"Nuk i kam dashtė kujt tė keqen. Jam mundue me ba mirė.
Vendimi i gjyqit asht: njizet vjet privim lirije me punė tė detyrueshme!.
Me Imzot Prennushin u njofta fill mbas gjykimit. Na qėlloi me ndenjė sė bashku, nė nji dhomė tė vogėl tė burgut, ku vunė edhe Myftiun e Durrėsit, Mustafa Varoshin, Prof. Prenk Kaēinarin dhe nji profesor tjetėr. Disa ditė mbrapa Myftiu, i cili nga torturat e tmerrshme gjatė hetuesisė ishte ba nji kufomė e gjallė, vdiq nė spital tė Durrėsit. Prof. Prenk Kaēinari, qi vuante nga tuberkulozi, u lirue nga burgu mė 1949.I merzitun nga persekutimi i vazhdueshėm ai vrau vedin mė 1956.
Pak ditė ma vonė u shbartėm andej nė nji dhomė tjetėr. Mė kujtohet mirė kjo dhomė, e veēueme prej tė tjerave, me nji skaj tė oborrit; kishte qenė motit xhebehane (depo armėsh) dhe kishte mure tė trasha, me tavanin nė trajtė kubeje, me vetėm nji dritare tė vogėl. Te kjo dhomė, e njoftun me emnin "Dhoma nr. 8", vendoseshin zakonisht "ma tė rrezikshmit". Ishim ngushtė, rreth tridhjetė vetė nė nji hapsinė ma pak se tridhjetė metrakatrore. Megjithkėtė tė burgosunit u ngushtuen edhe ma pėr me i ba Imzotit nji vend ma tė gjanė, tue e vu nė krye tė dhomės. Mue mė qėlloi me qenė pranė tij.
Nuk vonoi shumė dhe u miqėsuem. Kuvendojshim mbi
gjana politike, tue komentue gjendjen me za tė ulėt, qi fjalėt mos tė ndigjoheshin prej tė tjerėve. Torturat komuniste na kishin ba me qenė tė matun. Por politika Imzotit nuk i pėlqente dhe ma shpesh kuvendojshim mbi gjana tė tjera, mbi letėrsi, mbi gjana tė sė kaluemes, mbi pėrvoja vetiake tė ndryshme. Me tė tjerėt Imzoti ishte shumė i ndalun dhe ēelte gojėn pėr me dhanė ndonji kėshillė, edhe atėherė kur ishte i pyetun, ose pėr me ngushėllue me fjalė tė buta zemrat e vuejtuna tė njerėzve. Fort rrallė tregonte ndonji ndodhi tė jetės sė vet, ndonji anekdotė ose nji fakt historik, dhe gadi gjithmonė me qėllim edukativ. Atėherė gjithė dhoma e vėshtronte nė nji heshtje njimend fetare. Flitte thjeshtė, nė mėnyrė qi me e kuptue edhe fshatarėt. Ndante me ma tė vorfėnt atė pak gjellė qi nji plakė e pėrshpirtshme i binte kur kishte.
Rrinte, ndonjiherė me orė, nė vendin e vet pa folė, me kqyrjen e tretun pėrtej dritares. Mbas gjasė atėherė lutej. Ishte i butė me shpirt tė paqėm, thellė i devotshėm, i kushtuem kryekput misionit tė vet kishtar, nė kuadrin e tė cilit dinte me pajtue, me nji urtėsi te bindshme, dashunin e vet pėr Atdheun dhe shijen pėr letėrsinė. Buzėqeshun nė tė folun, zemėrgjanė ndėr gjykime, i qetė e i sigurtė nė besimin e vet tė patrandshėm, por jo i mbyllun ndaj shekullit, madje fort i kuptueshėm pėr nevojat dhe tė metat e njerėzve. Imzot Prennushi tė bante shpejt pėr vete.
Mbasi qemė afrue mjaft, un i lypa leje ta thirrsha Pater Vinēenc: titulli i franēeskanit tė dikurshėm mė tingėllonte ma pėr zemėr nė ato kushte tė trishtueshme ku dallimet mes njerėzve nuk mund tė ishin veēse tė rendit moral.
Dinjiteti kishtar i Vinēenc Prennushit, i kombinuem me vlerėn e tij letrare dhe i kqyrun nėn prizmėn e atdhetarizmit shqiptar, i jep fytyrės sė ty nji randėsi madhore nė radhėt e pėrfaqėsuesve tė Kombit


NJI JETE E PANJOLLE
Jeta e tij ėshtė nji jetė e panjollė, e shkrime nė shėrbim tė disave nga idealet eprore njerzore qysh janė: Atdheu, arti, feja.
Emni i Vinēenc Prennushit asht nji emėn i dashun sidomos pėr shkodranėt. Qysh i ri, i veshun me zhgunin e Shėn Franēeskut, Patėr Vinēenci tregoi takt dhe kuptim tė rrallė nė tė zbutunit e fanatizmės fetare nė qytetin e Shkodrės, ndėr kohnat e turbullta fill mbas krijimit tė Shtetit Shqiptar. Qysh atėherė ai shquhej pėr atdhetarizėm tė vet nė radhėn e urdhėntarėve tė Shėn Franēeskut, kėtij urdhni fetar, tė cilit Shqipmja i detyron nderimin ma tė madh pėr shėrbimet e mėdha nė lamėn e kulturės e pėrgjithėsisht tė ēėshtjes shqiptare. Mbahen mend ligėratat e bukura dhe tė urta atdhetare tė meshtarit tė ri ndėr rase tė ndryshme nė lidhje me data historike. Nė ato mote nis edhe veprimtaria letrare e Patėr Vinēencit, i cili nė mbledhjen dhe botimin e "Kangėve Popullore Gegėnishte" i dha nji hov tė ri, nė nji drejtim ma shkencor, folklorės shqipe dhe me lyrikat e veta tė para tė botueme ndėr tė pėrkohshmet "Hylli i Dritės" dhe "Zani i Shna Ndout" zu t'i gdheni vetes nji emėn tė denjė nė historinė e letėrsisė shqipe. Vinēenc Prennushi qe nji nga punėtorėt ma tė frutshėm tė letėrsisė sonė; pėrveē veprės sė tij kryesore "Gjeth e Lule", ku janė tė pėrmenduna Lyrikat e veta, ai pėrshtati ose pėrktheu nė Shqipen shumė vepra tė letėrsisė botnore, i udhėhequn gjithmonė nė zgjedhjen e vet nga kriteri i pajtimit tė artit ndaj fesė. Pėr aftėsinė e vet si udhėheqės shpirtėror, Pater Vinēensi qe zgjedhė Provinciali i Franēeskanėve Shqiptarė dhe, ma vonė, qe emnue prej Selisė Shejte ipeshkėv. Pushtimi italian e gjeti Imzot Prennushin Argjipeshkėv tė Durrėsit, njeni nga dy dinjitarėt ma tė naltė tė Kishės Katolike Shqiptare.
Si i kėtillė nė njėnėn anė dhe, nė tjetrėn, si njani nga pėrfaqėsuesit e letėrsisė kombėtare, Imzot Prennushi nuk mund ta kishte tė gjatė me komunizimn, i cili asht me tė njajtėn kohė kundėr fesė dhe kombėsisė. Imzot Prennushi me ka rrfye qysh Enver Hoxha e kishte thirrė, gjoja tė keshillohej me tė pėr punėt e Kishės Katolike Shqiptare, nė tė vėrtetė pėr t'i imponue atij pikėpamjet e politikės komumste ndaj fesė. Nuk kishte mundė ta bindte. Ma vonė, mbasi Imzot Prennushi u burgos, ai u vėrsul ashpėr kundėr tij nė njėnin prej fjalimeve tė veta. Mbasi e burgosėn, e torturuen. Prej vetė gojės sė tij dij se e kanė rrahė ma parė me dru, mandej e kanė lidhė pėr kambėsh e pėr duersh, i kanė kallė mes tyne nji dru me nji ēengel nė tė, mandej e kanė varė drunin me nji gozhdė tė madhe nė murin e nevojtores, tue e lanė aty deri sa i ka ra tė fiket. "Si dashin nė krraba", shtonte buzėqeshun Imzoti, tė cilit nuk u mungonte nji damar shakaje.

PRELATI I VARUN E I MUNDUEM
Pėriytyroni tash kėtė njeri, nji burrė gjashtėdhjetėpesė-yjeēar, nji prelat tė naltė tė Kishės, nji nga fort tė rrallėt shkrimtarė tė Rilindjes, ende tė mbetun gjallė, pėrfytyroni tė varun asisoj nė nji nevojtore tė Degės sė Sigurimit. Ky njeri i kqyrun prej Shqiptarėve me nderimin ma tė madh, i ruajtun nė mirėnjohjen e tyne si nji relike mbrenda peshtafit tė vet, ky simbol i sė kaluemes sė Shqipnisė pėr tė cilėn na mburremi, ky njeri rrėmbehet pėrdhunė nga shtėpija e pervujtė e nji katundi, ku kalonte ditėt e mbrapme tė jetės sė vet, bashkė me Zotin dhe me librat, dhe ndryhet nė burgjet dhe torturohet.
Nji ditė e nxorėn me bartė trungje. Burgu i Durrėsit asht i vendosun pak nė kodėr dhe kamionat zhgarkojshm nė rrugėn poshtė: prej andej i ngarkojshin tė burgosunit, tue i ngjitė nalt dhe tue i stivue. Njeni rojesh, kur po caktonte punėtorėt, iu suell Imzotit: "Edhe ti, prift!" Tė gjithė u ēuditėn mbasi deri atė ditė nuk e kishin mėrzitė pėr gjana tė kėtilla: Ai ishte jo vetėm plak, por kishte, pėr ma tepėr, nji erni tė theksueme tė atillė sa memzi ecte. Imzoti nuk tha gja e duel me tė tjerėt.
Un nuk qeshė at ditė nė punė, por shokėt mė treguen ma vonė gjithēka. I kishin ngarkue nė sup trungje qė ai nuk mund t'i barte kurrsesi, ishte rrokullisė me ta, nji herė, dy, tri, dhe gjithmonė pa bėza. Drejtori i burgut dhe Komisari i bajshin "sehir" nga shkallėt e burgut. Qesheshin. Shokėt bajshin ēmos pėr ta ndihmue: i lejshin atij anėn ma pak tė randė tė trungut, kur ky ishte i hollė, ose, kur ishte shumė i trashė dhe i gjatė, ndajshin peshėn nė supat e tyne nė mėnyrė qi trungu atij mos
t'i peshonte. Por edhe vetėm ngjitja pėrpjetė ishte pėr tė tepėr , tepėr e mundshme. Shumė herė ishte rrėzue lėmuē tue mbetė pa frymė. Rojet e lejshin atėherė disa minuta me pushue dhe prapė e futshin nė punė. "Prift", ke bamė ndonjėherė kėshtu punė!? "e kishte pyet njiherė drejtori i burgut, tue u zgėrdhi. Ai, si edhe policėt nuk e quejshin ndryshe veē "prift". E shqiptojshin kėtė fjalė me nji shtrembėnim tė buzėve, theksueshėm nė mendjen e tyne. Fjala ishte shamje.
Kujdesi i tij kryesor ishte pėr Dom Anton Zogajn. Dom Antoni ishte dėnue me vdekje dhe ndodhej atėherė i mbyllun nė njėnėn nga ēelat qi i shėrbejshin pėr banjė. Kishte qenė famullitar i Durrėsit pra, nėn mvarėsinė e drejtė tė Imzotit. Ishte e rrezikshme me marrė e dhanė me tė dėnuemin pėr vdekje, por me anė tė shokėve Imzotit ia doli me ditė dėshirat e mbrame tė famullitarit. Njena prej kėtyne ishte me nxjerrė jashtė burgut komēat e petkut fetar qė ai gjithnji mbante. Kėtė gja mundem me e ba, Imzoti nuk dinte si me e falenderue pėr kėtė.
E pata pyet Imzotin nėse kishte lanė tė shtėpija ndonji dorėshkrim. M'u gjegj se kishte pėrpunue pėrkthimin e Weberit "Dreizchlinden". Kur e pyeta pse kishte pėrkthye bash vetė kėtė vepėr dhe jo ndonji tjetėr ma tė njoftun tė letėrsisė gjermanishte mbasi ishte edukue nė Austri, ai mė tha se kishte zgjedhė atė vepėr pėr arsye se zakonet e malėsorėve austriakė kishin shumė gjana tė pėrbashkėta me ata tė malėsorėve tonė.


IMZOTI I SMUNDE
Me imzot Prennushin ndenjėn deri nga vera e vjetit 1948, kur un u dėrgova, bashkė me shokė ne kampin e punės sė Vloēishtit. Kur u ktheva andej, nga fundi i nandorit, gjeta Imzotin tė smundė. Vuente prej zemre dhe rrallė lente dhomėn pėr me dalė nė oborr. Gjendja e tij erdh tue u keqėsue me tė shpejtė. E dėrguen nė spital. Pak ma vonė shkova edhe unė nė spital.
Spitali i burgut ndodhej nė atė kohė nė nji ndėrtesė
pėrdhese, nji aneks i Spitalit tė Durrėsit, e cila binte mbi njė rrugė tė ngushtė, jo shumė larg bulevardit "Dalip Tabaku", tė ndėrtuem prej tė burgosurve. Dhoma ishte e vogėl, e ulėt, e vjetėr, me dy dritare, tė cilat kqyrshin kah deti. Kishte qenė ma parė dhomė zjarrmi, mbasi kishte votėr.
Mjekėt i kishin gjetė Imzotit nji "asmė zemrės" sėmundje e randė, sidomos pėr moshėn e tij. Astma e ngushtonte ma fort natėn. I vinte me hove qi shkojshin tue u pėrshpejtue deri nė gulshim tė randė, sa me e lanė pa frymė.Kur i kalonte, mbas disa orėsh, binte si i vdekun e pėr nji kohė tė gjatė nuk mundte me folė. Mjeku i pavionit, Dr. Propopulli, nji njeri me zemėr ari, tė cilit, i dhimbseshin tė burgosunit dhe tė cilėve u shėrbente me shpirt, bani gjithēka pėr Imzotin. E vizitonte disa herė ditėn, jashtė zakonit dhe shpesh i binte barna nga tė vetat, mbasi spitali nuk kishte.
Kjo ka qenė nė fruer 1948. Flitej atėherė me ngulm se, mbas prishjes me Jugosllavinė, qeveria po pėrgatite nji amnisti tė madhe, nga e cila do tė pėrfitojshin tė gjithė tė burgosunit e pafajshėm. Nė gjendje nė tė cilėn ndodhej Imzoti, shpresa pėr me dalė nga burgu, me i kalue ditėt e mbrame tė jetės nė shtėpi, nėn kujdesin e ndonji njeriu tė dashun, ishte njė mėnyrė me e mbajtė gjallė, dhe un pėrpiqesha sa ma shumė me ia kėndellė atė shpresė. Nuk mendojsha aspak se komunistat do ta lirojshin pėr hir tė sė drejtės, por mė rrente uzdaja se ndofta logjika e vijės sė re politike mund tė pėrparonte sa me shtrėngue qeveritarėt qi bajshin ēka nuk dėshirojshtn. Ndėr ato ditė kemi ba me Imzotin shumė kuvendime mbi gjendjen politike, nėpėr tė cilat un shkojshe tue ia ushqye shpresėn e lirimit.

NJI SKENE E MALLENGJYESHME
Mė kujtohet njė skenė e mallėngjyeshme. Nji ditė prunė ndėr ne pėr pak kohė Dom Jul Bonatin, famullitarin e Vlonės. E bijshin nga burgu i Vlonės pėr ta strehue nė azilin e tė ēmendunve tė Durrėsit.
Dom Jul Bonatin e kisha njoftė qysh kur isha qenė student
nė Firence, ai pėrpiqej aso kohe me shtypė pėrkthimin e vet italisht tė "Lahutės sė Malcis". Nisem kuvend. I kallzova se njeriu qė po gulshonte nė shtrat ishte Imzot Prennushi. Atėherė Dom Bonati, i cili memzi mbahej nė kambė nga sėmundja dhe pleqnia e shtyme, u ngrejt dhe gati tue u zvarritė iu qas Imzotit:
bani me i puthė dorėn, por Imzoti, sadoqi nė ankthin e gulshimit, nuk e la dhe tėrhoqi dorėn. Atėherė Dom Bonati i kėrkoi bekimin dhe Imzoti, me nji pėrpjekje tė fundme i vuni dorėn mbi krye. Mandej u plandos mbi shtrojė.
Nuk vdiq atėherė, por disa ditė ma vonė. Ndėr ato ditė hoqi ma shumė se kurrė.Tmerri ishte nata. Der nė mesnatė kishte dritė elektrike, deri atėherė vuajtja ishte ma e durueshme. Por, t'u fikmėn drita, nė errsinėn qi mbytte dhomėn, vuejtja e tij rritej acarohej. Ishte a- thuese mungesa e dritės, i mungonte frymėn. Gulshimi bahej atėherė i mėnershėm, si rėnkim i njė tė plagosuni, i cili, nė vend qi tė shkonte teu ra, vinte tue ushtue, der nė ulurimė. I bahej, siē mė rrėfente, a- thue- se ēapoj tė hekurt ja mbėrthejshin krahnorin tue ja shtrydhė zemrėn gjithnji ma keq, tue ia shkye. Nė atė kohė njeriu nuk mund tė flente ma nė dhomė. Ngriheshim me radhė dhe i fėrkojshim kambėt-kėshtu i dukej se diēka lehtėsohej. Mbajshim tė pafikun zjarmin nė votėr: kandil nuk kishim dhe drita e flakės ndihmonte shumė me ia fashitė vuejtjen. Prandej qysh nė mbramje kujdeseshim me grumbullue nė votėr mjaft dru. Ishte dimėn, dhoma ngrohej me anė tė votrės, prandaj ishte parashikue nji sasi druni pėr zjarm. Por kjo sasi nuk mjaftonte pėr me mbajtė zjarmin gjithė natėn dhe na duhej, me mėnyra tė ndryshme, me bindė rojet qi tė urdhėnojshin shėrbyesit e spitalit pėr me na pru sa ma shumė dru.


__________________

KERKOI DRITE

Po ndodhte shpesh qi nuk mund tė kishim dru sa duhej. Dhe kur fikeshm xhixhat e fundme dhe errėsina peshonte nė dhomė, ngriheshim prej shtratit, herė njeni herė tjetri, dhe i rrijshim tė smundit tė kryet, tue i folė (tė folunit ja davarite
disi travajin), tue i dhanė zemėr, tue e gėnjye se do tė bijshin dru tė tjera ose se nata ishte nė tė sosun ...

Nji natė tė kėtillė me tha copa- copa:

"Tash po kujtoj fjalėt e Goethes "Mehr Licht" (dua dritė).

Ajo dritė sė cilės i kishte thirrė nė pikė tė mortjes Poeti nuk ishte, sigurisht, drita qi shohin sytė tanė shqisorė. Dhė kėtė Imzoti e dinte mirė. Por cili njeri nuk pau nė dritėn e ambėl tė qiellit simbolin e jetės? "Me tė ba syte dritė mbi dhe", thotė populli ynė, me nji shprehje egėrsisht poetike, pėr me cilėsue jetėn. Dhe kur mendja e njeriut u rrek me gjetė nji urė kalimi mes landores dhe palandores u ndal, si nji herė pėrherė, por te drita. Prej neoplatomzmit, tėrthuhet Augustinit, tė shkolla franēeskane e Oxfordit pėrfytyrimi i dritės ndriēoi konceptin e filosofisė tue ndėrmjetsue mes poezisė dhe mystikės. Dhe Foscolo pat thanė afėr ditėve tona:
"Perche gli occhi dell'uomo cercono morendo il Sole..." Imzot Prennushi u nda kėso jete nji natė tė frorit 1948. Atė natė kishte zjarm nė votėr. Kur ia mbylla sytė, sytė e lodhun, e tė shterrun, qi aq shumė kishin rektue pėr dritė, m'u duk se pashė nė fytyrėn e tij tė hajthėt, tė shkrime, tė paqueme mbas aq mundimi, nji ndriēim jo tė zakonshėm. Ndofta mue mė bajshin sytė e pėrlotun, ndofta nuk ishte veēse nji refleks i flakrimeve tė kuqremta tė zjarmit tė votrės, ngujue ndėr rrudhat e thella tė ballit tė gjanė ndėr zgavrrat e faqeve dhe ndėr gropėzat e syve. Por ndofta ishte diēka tjetėr. Shpirti qi nė grahmat e dhimbės fizike topitet, tkurret, terrtiset, si kullohet prej saj, kur dhimba tė prajė, si ujt prej lymit qė e pat trazue. Njeriu mund tė mos besojė nė pavdeksinė e shpirtit.
Por asht vėshtirė me pranue se gjithēka mbaron me trupin kur vėrejmė qysh njerzit vdesin pėr ideale.




Prof. ARSHI PIPA

PS

Cdo koment eshte i kote, por mua me vjen turp qe ne te djathtet nuk jemi te zot as per te vendosur drejtesi as per ti nderuar keta martire.

A ju kujtohet kur sekretari i partise tashme president as qe denjoje te prese Arshi Pipen?


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.