Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 32 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Per cilen parti do te preferonit te votoni ne zgjedhjet e 2009-es? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16785)


Postuar nga miRC datė 21 Janar 2009 - 13:06:

Per cilen parti do te preferonit te votoni ne zgjedhjet e 2009-es?

Un PS-91 Per Vete Fatos Nano


Postuar nga Tulipani datė 21 Janar 2009 - 13:19:

Sikur te bojkotonim keto zgjedhje nje here ne jeten tone s'do ishte keq. E s'do ishte per indiference apo mos pjesmarrje, do ishte nje shuplake e perkohshme ndaj nje klase politike qe s'na perfaqeson.


Postuar nga Fajtori datė 21 Janar 2009 - 13:28:

Ka nja dy gabime sondazhi me duket. Mungon G99 dhe me duket Fatos Nano nuk merr pjese ne zgjedhje. Te pakten s'kam degjuar te kete ndonje parti a kantidature.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datė 21 Janar 2009 - 16:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Ka nja dy gabime sondazhi me duket. Mungon G99 dhe me duket Fatos Nano nuk merr pjese ne zgjedhje. Te pakten s'kam degjuar te kete ndonje parti a kantidature.



E drejte. Dhe per me teper nuk shoh arsye se pse duhet t'i jepet kaq kredit PS 91-shit...!

Eshte nje nder 3.000.000 partite qe kemi ne Shqiperi.
Gjithesecili ka nga nje parti te veten, madje ka edhe nga ata qe anetaresohen ne me shume se nje parti; me sa duket arsyeja eshte se na pelqen te bejme koleksionim kartash te partive...!
E kam vendos do hap edhe une nje parti timen dhe do anetaresoj aty gjithe lagjen...!


Postuar nga Ari. datė 21 Janar 2009 - 16:16:

Citim:
Po citoj ato qė tha Gjergj Kastrioti



E drejte. Dhe per me teper nuk shoh arsye se pse duhet t'i jepet kaq kredit PS 91-shit...!

Eshte nje nder 3.000.000 partite qe kemi ne Shqiperi.
E kam vendos do hap edhe une nje parti timen dhe do anetaresoj aty gjithe lagjen...!



emrin e partis ta jap une

"Shpataret e se ardhmes""

o tulipane,,nuk kan aq cipe ne faqe sa te kuptojne bojkotimin..
por te mos na vjedhin voten te pakten..


Postuar nga AndreaPirelli datė 22 Janar 2009 - 14:59:

une do te votoj per partine qe do te HEQI POZICIONIN JASHTE LOJE .......


Postuar nga belga datė 24 Janar 2009 - 17:07:

Re: Per cilen parti do te preferonit te votoni ne zgjedhjet e 2009-es?

Citim:
Po citoj ato qė tha miRC
Un PS-91 Per Vete Fatos Nano


une mendoj se zgjedhjet duhet te jene te lira dhe te drejta duke qene ne barazi te gjitha partite politike dhe duke gjetur rrugen e bashkepunimit ndermjet tyre duke arritur suksese ne fushen ekonomike dhe ate politike dhe shpresojme se do te antaresohet ne NATO;
respekte belga


Postuar nga IQVLORA datė 24 Janar 2009 - 17:42:

Nuk ka bere vaki ndonjehere te bojkotohen zgjedhjet nga nje popull qe voton per te ardhmen e tij.Eshte detyre e cdo qytetari ne bote te votoje,por kur te hedh ate cope leter duhet te mendohet mire.Pavaresisht tranzicionit te veshtire shqiptare, ekonomia dhe mirqenia ne Shqiperi eshte rritur.Kush thote te kunderten ja fut kot.Pra edhe pse votat e popullit nuk jane administruar si duhet ka pasur ecje perpara.Kush nuk i sheh i placin syte!Une kam deklaruar se doktori kesaj here duhet te largohet nga politika shqiptare,sepse nuk mban me uje pilafi.Une e shikoj nga larg situaten,sikunder edhe ju, por mendimet e atyre qe jetojne atje jane te ndryshme nga tonat.Perjashto militantet, te cilet i kemi me bollek per te majten edhe ketu ne FH.Kesaj radhe doc Berisha duhet t'ua leri radhen me te rinjve,te cilet nuk kane qene anetare te PPSH-s.Gjithashtu nga radhet e PS duhet te qerohen G Ruci dhe Skender Qenushi.Ne kete menyre politika do te jete me paqesore e me bashkpunuese.Nga bisedat qe kam bere me shoke miq , te njohur e te panjohur ne Shqiperi kam degjuar kete fjale:''Pavaresisht gafave qe ka bere kjo qeveri,ka udhehequr 100 here me mire se shit-rit e majt per 8 vjet.Investimet qe ka thithur kjo qeveri per 4 vjet jane sa 6 fishi i qeverive te majta.Problemi i elektricitetit pothuajse eshte normalizuar etj.Megjithate perserise,komunisti S Berisha e ata qe theksova me larte duhet te largohen.


Postuar nga cecilia datė 25 Janar 2009 - 13:10:

Re: Per cilen parti do te preferonit te votoni ne zgjedhjet e 2009-es?

Citim:
Po citoj ato qė tha miRC
Un PS-91 Per Vete Fatos Nano






Une do votoja per nje parti Socialiste te bashkuar,per nje parti socialiste e cila mendon per barazine e popullit,qe mendon per te varferit etj etj.
Por kam frike se kjo parti legjendare nuk ekziston me,dhe kjo duket fare mire ne shtetin me socialist ne europe.Nuk ka me opozicion...sepse nuk ka me ide-ra te reja...Socialisti qe me beri te besoj tek kjo parti ishte vetem
"Franēois Mitterrand"
Ju uroj te gjitheve fat dhe kurajo ne jete.


Postuar nga Katilesha datė 12 Shkurt 2009 - 09:55:

Re: Per cilen parti do te preferonit te votoni ne zgjedhjet e 2009-es?

Citim:
Po citoj ato qė tha miRC
Un PS-91 Per Vete Fatos Nano


................

Fatos Nano nuk ka Parti te veten dhe nuk kandidon ne keto zgjedhje , se mire do te ishte. Une per vete e kam simpatizuar PS per aq kohe sa drejtohej nga Nano,kurse tani jam pak skeptike me zhvillimet e saj. Gjithsesi ne zgjedhjet e fundit nuk shkova thjeshte per ate "shuplaken" qe flet Tulipani, kurse per zgjedhjet e '09 kam akoma kohe te ndryshoj mendim. Po lexoja raportin e sondazhit te Zogby International te TCH dhe PS kryeson. Shpresoj qe meqe Shqiptaret  nuk jane aq te "afte" per bojktime te pakten ne keto zgjedhje t'ia japin voton nje partie qe e meriton me shume se tjerat.

Raportin e Zogby po e paste ketu:

Kompania e mirenjohur amerikane per sondazhet dhe studimet publikoi sondazhin e pare per zgjedhjet ne Shqiperi. Zogby njihet si kompania qe dha parashikimin me te perafert per zgjedhjet e fundit presidenciale ne Amerike.

Ne sondazhin e publikuar per Top Channel, rezultati ishte:

-Ceshtjet kryesore me te cilat po perballohet Shqiperia, sipas te anketuarve jane 9 dhe tre kryesoret jane Papunesia, Ekonomia dhe Varferia.

-Sipas anketimit, Shqiperia per 41 % e te anketuarve po shkon ne rrugen e gabuar, 44 % ne drejtimin e duhur dhe 15 % shprehen te pasigurte.

-Te pyetur per performancen e punes se dy lidereve kryesore, Berisha dhe Rama, 1 mije te anketuarit vleresuan punen e kryeministrit me:
65 %, si negative
32 %, si pozitive
2 %, jo i sigurte

-Per liderin e opozites, Edi Rama, vleresimi eshte:
52 % negative
44 % pozitive
5 % e pasigurt

-Nese Shqiptaret do te votonin sot, rezultati do te ishte:
PS 37%
PD 30%
LSI 5%
PDK 1%
PBDNJ 1%
PR 1%
TE PASIGURTE 19%
NUK DO TE VOTOJNE 4%


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 32 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.