Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)


Postuar nga xxxxxxxxx datė 08 Maj 2004 - 10:24:

C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume???

C"ESHTE DASHURIA????PSE DIKUSH DASHURON ME PAK E DIKUSH ME SHUME????


Postuar nga Fajtori datė 08 Maj 2004 - 21:23:

Ehhhhhhh cfare pyetjesh. Nuk i kane dhene dot pergjigje shkencetaret e gjithe botes.

Se pari nuk ekziston nje menyre qe te matet dashuria, prandaj nuk mund te thuhet me pak apo me shume. Ne fakt nuk ekziston asnje perkufizim i dashurise qe te dinim per cfare flasim. Ja pse ne cdo mesazh te kesaj teme nuk do kemi sigurine se po flasim per te njejten gje.

Thuhet shpesh se ne dashuri fiton me i forti, dmth ai qe dashuron me pak. Atehere detyrimisht dashurise i bashkangjitet sensi i vuajtjes, pra dashuron me shume kush vuan me shume.

Megjithate me pelqen kjo teme. Le te mundohemi ti japim pergjigje ne menyren tone profesionale ose eksperenciale.

Sipas Frojdit (nese gabohem me korrigjoni) dashuria eshte nje shprehje e terheqjes seksuale. Renia ne dashuri eshte shprehje e pulsioneve te caktuara qe burojne nga deshira primitive per seks.

Shume prej jush nuk do ishin dakort me kete (perfshire mua) duke qene se pasi mbaron seksi mbetet dicka mes ciftit qe lidh dy personat. Atehere cfare eshte dashuria? Sipas meje terheqja seksuale eshte nje faktor i rendesishem. Shembull i kesaj jane personat qe bien ne dashuri per here te pare ne moshen 18-19 vjec per ti dhene aq shume rendesi ketij raporti saqe duan te martohen (pasi provojne seksin me personin qe dashurojne)... dhe martohen.
Sidomos vajzat ndodh te bien ne dashuri me djalin e pare me te cilin bejne dashuri (pershtypje imja qe mund ta konfermojne postueset e ardhshme).

Pervec ketyre mendimeve racionale mund ti referohemi personazheve boterore qe kush me shume e kush me pak kane thene batuten e tyre per dashurine. Gjejme te verteta plot ne theniet e tyre, por kurre nuk arrijme te gjejme te verteten e Madhe mbi dashurine. Ajo qe thashe me lart, mbi mos-perkufizimin e dashurise, nuk eshte nje meditim imi. Te jeni te sigurte se gjithe bota do ishte shume e kenaqur sikur psikologjia te zbulonte menyren per te matur dashurine. Per me teper do jepeshin viza per motive dashurie ne kete bote paradoksale ku dashurite zgjasin me shume prej kufijve burokratike, e ne fund vaniten e vdesin prej tyre pa u realizuar kurre.


Postuar nga Klodel datė 08 Maj 2004 - 22:01:

dashuria u sjell jete atyre qe nuk jetojne, dashuria ndez zjarrin ne zemren qe eshte e ftohte, dashuria sjell shprese te pashpreseve dhe sjell gezim ne zemrat e te trishtuarve...

dashuria eshte e vetmja force qe mund te levize boten


Postuar nga Tini datė 09 Maj 2004 - 13:13:

dashuria

deri me tani askush ska pasur nje perkufizim per dashurine, Scot Peck thote e di qka nuk eshte dashuri por definicion mbi dashurine nuk kam.

pa marre parasysh uroj qe te gjithe ta kene provuar dashurine se paku nje here ne jete, se per mua njeriu qe nuk ka dashuruar kurre ka qene plake pa jetuar jeten fare.

a thashe ndonje gje... paj me duket se jo ...):


Postuar nga eliz datė 09 Maj 2004 - 21:04:

Dashuria

Me fjalet e mia.Ndjenja me e bukur ne gjithe boten.Te mbush me force dhe shprese per te jetuar.Eshte ajo ndjenje qe dhe me 3-4 ore gjume ndihesh sikur fluturon.Sikur je ne qiell.Eshte po ajo ndjenje qe te le pa gjume gjith naten.Ben te therasesh emrin e tij/saj gabimisht pa e kuptuar as vete se si.Zemra rreh aq forte sikur do te te pelcase ne kraharor dhe here tjeter sikur ka ndaluar.Behesh si memec/e.Shikon fytyren e tij/saj kudo rreth teje.Cdo kenge qe i kendon dashurise te duket sikur eshte shkruar per ju.Buzeqesh si budalla dhe kur te pyesin pse qesh,pergjigjesh ...s`po qesh .Te ben te ngaterosh shampuanin e trupit me ate te kokes ...e shume te tjera qe me mire te mos vazhdoj.
Secili prej nesh i shpreh ndjenjat ne menyra te ndryshme.Disa i shprehin me lirshem,te tjere i kane te kycyra(Kjo s`do te thote qe dashurojne me pak,por sigurisht eshte me veshtire per ti kuptuar).Secili dashuron me menyren e tij te vecante dhe nuk duhet perkufizuar si me shume ose me pak.Dhe per ta mbyllur bashkohem me mendimin e Tinit.Ti thua jane me fat ata qe e jetojne nje here ne jeten e tyre,une them jane me fat ata qe e jetojne qofte dhe per nje ore .


Postuar nga bylis datė 10 Maj 2004 - 08:30:

?

Nje ore s'eshte dashuri te pakten per ate dashuri qe behet llaf, eshte kenaqesi e trupit shoqa ime Eliz. Mos ti ngaterojme gjerat.
Sa per temen un mendoj: Dashuria vjen pa trokitur.Se c'fare eshte te gjithe e dime hiq te virgjerit/at,qe s'kane provuar ate termetin e vertet dhe sado te flasin i bien cyles kot.
Te besh sex me nje te rruges apo nje qe s'te intereson se do, eshte zere hic. Te besh sex, dashuri (ne gjuhen shqip) me nje qe je i dashuruar dhe anasjelltash, aty eshte kulmi i te mires dhe gjithe mjalti i kesaj JETE. Qofshin ato lek,pushtet apo c'do te mire qe munde te arrish te kesh ne dore, por ate ndjenjen qe ndihen kur ke nje njeri qe te do dhe e do pastaj (sexy .), nuk ta falin asnje prej atyre me larte. Dashuria eshte vertet dhurat, Zoti e ka lene te lire per kedo por eshte dhurat ta provosh, se jetojme ne dite te keqija.
Njeriu xxxxxxxx, ka rene ne mendime pse njeri prej te dyve dashuron me shume e tjetri me pak, vine nje kohe qe peshorja anon or mik ose mike. Por mos u merzit, do mesohesh BY PATIENT.


Postuar nga eliz datė 10 Maj 2004 - 18:09:

Re: ?

Citim:
Po citoj ato qė tha bylis
Nje ore s'eshte dashuri te pakten per ate dashuri qe behet llaf, eshte kenaqesi e trupit shoqa ime Eliz. Mos ti ngaterojme gjerat.
Sa per temen un mendoj: Dashuria vjen pa trokitur.Se c'fare eshte te gjithe e dime hiq te virgjerit/at,qe s'kane provuar ate termetin e vertet dhe sado te flasin i bien cyles kot.
Te besh sex me nje te rruges apo nje qe s'te intereson se do, eshte zere hic. Te besh sex, dashuri (ne gjuhen shqip) me nje qe je i dashuruar dhe anasjelltash, aty eshte kulmi i te mires dhe gjithe mjalti i kesaj JETE. Qofshin ato lek,pushtet apo c'do te mire qe munde te arrish te kesh ne dore, por ate ndjenjen qe ndihen kur ke nje njeri qe te do dhe e do pastaj (sexy .),nuk ta falin asnje prej atyre me larte. Dashuria eshte vertet dhurat, Zoti e ka lene te lire per kedo por eshte dhurat ta provosh, se jetojme ne dite te keqija.
Njeriu xxxxxxxx, ka rene ne mendime pse njeri prej te dyve dashuron me shume e tjetri me pak, vine nje kohe qe peshorja anon or mik ose mike. Por mos u merzit, do mesohesh BY PATIENT.



Shoku im i dashur Bylis..Mos ti ngaterrojme gjerat them dhe une.Une po flisja per dashurine si ndjenja me e bukur.Nga dole te perfundimi qe une po flas per aktin fizik nuk e kuptoj.Ashtu si per ty edhe per mua pa ndjenjen eshte zero.Ajo qe doja te thoja eshte se eshte me te vertete e rralle qe dy persona te duhen me gjithe forcen e shpirtit.E perseris,jane me fat ata qe e kane provuar.Thash nje ore(prandaj e more sic e more),por mund te thoja dhe vetem nje minute per te pare edhe nje here syte e tij te dashur.
Kete shprehjen nuk e kuptoj(nuk ta falin asnje prej tyre me lart).Me shpjego pak te lutem cfare doje te thoje.


Postuar nga amor alucius datė 10 Maj 2004 - 19:52:

Tani pse disa njerez dashurojne me teper?

Eshte nje pyetje komplekse e cila nuk mund te kete nje pergjigje bardh-zi.Para se te lindnim kemi qene "nje" me nenen,dmth ne trupin e saje,mbasi rritemi kerkojme ate lidhje serish dhe kjo shfaqet ne formen e dashurise.(nje skene simbolike qe ishte shume impresionuese e paraqiste dhe filmi Hiroshima mon amour;kjo vajza ne nje moment thote "mbasi pashe trupin e tije te vdekur qendrova nje dite dhe nje nate e mbeshtjellur aty jashte me te derisa ne nje moment nuk arrija te ndieja ndryshimin ne mes trupit tim dhe te tijit)
Besoj qe dashuria i ka bazat ne nje admirim ndaj nje njeriu te seksit te kundert(ose te njejte),individu eshte aq i impresionuar nga nga nje tjeter sa qe sic u tha mesiper nuk arrijne te bejne gjume,qeshin dhe pa arsye etj.Por ne disa raste vihet re qe ajo qe ne radhe te pare dukej si perfeksionizmi vete,nuk eshte dhe aq e vertete dmth ai admirim bie dhe me kete ne disa raste dhe dashuria.
Ka njerez qe jane gjithmone ne kerkim te dickaje me te mire,keshtu nuk arrijne te dashurojne teresisht.Ecin me ate mendimin qe nuk duhet te mundohen qe te bejne te mundur qe nje lidhje te funksionoje pasi nese nuk ecen tani do ece me tjetren/tjetrin.
Te tjere kane nevoje per nje "vemendje" momentale dhe nese keto momente vetmie jane zhdukur,zhduket dhe "dashuria" e tyre.
Natyrat qe zakonisht dashurojne teresisht jane natyrat e brishta,ato qe lidhen shpirterisht me dike dhe nga pasiguria nuk arrijne ta shohin veten me dike tjeter.Ne kete rast mund ti japin nje siguri te tejkaluar partnerit dhe ai/ajo munde te abuzoje me kete fakt duke menduar veten si superior/e.
Jam e sigurte qe dhe don-Juanet ne nje moment te jetes se tyre dashurojne teresisht,por kjo mbasi te kene realizuar qe ajo femer nuk eshte ne nivelin e te kaluarave.

Lexova ca mendime mesiper qe mu duken shume cliché
Ajo gjendja "s'ha,s'pi,s'fle" kam pershtypjen qe i perket me teper dashurive me shikim te pare ose te dyte(me teper nje flirti).


Postuar nga macekeqe datė 10 Maj 2004 - 20:32:

Dashuria

Eshte shume e veshtire te japesh nje pershkrim te dashurise, mgjth po kerkoj te shpjegoj si e konceptoj une.
Mendoj se dashuria eshte gjeja me e bukur qe egziston ne univers, gjeja me e shtrenjte. Eshte drite!Nje zjarr shume i forte, qe zhvillohet brenda nesh me force, pa dienine tone, pa kontroll te trurit, (po qe shpesh here s'dime ta zhvillojme sepse kemi gjithmone frike se mos plagosemi, frika na mbyll perpara dashurise.)
Dashuria eshte forca qe na lejon te kuptojme cdo gje per boten, te kemi dhe mos kemi ne te njejten kohe dyshime. Eshte forca qe na lejon te shikojme, te degjojme, te ndjejme cdo gje ndryshe. Ndryshon shume gjera brenda nesh dhe shume jashte, ne boten qe na rrethon, raportet me jeten, me njerzit, me veprimet tona. Eshte motiv euforie dhe vuajtje ne te njejten kohe.Eshte nje gje qe cdo njeri takon ne jete, per ndonje ngel fantazem per gjithe jeten nje dashuri e vuajtur shume, per nje tjeter behet i vetmi motiv per te jetuar, per ndonje behet nje kerkim i perjetshem.... po er te gjithe eshte e nevojshme dhe askush nuk i shmanget dot!!


Postuar nga macekeqe datė 10 Maj 2004 - 20:59:

Ja si e konceptojne dhe ca nga filosofet dhe te medhenjt e gjithe shekujve.

SOKRATI: Dashuria eshte nje cmenduri, por nje cmenduri pozitive..

DANTE ALIGHIERI: thote "amor ch'a nullo amato amar perdona..."- Dmth eshte sikur cdo i dashuruar dashurohet pas dashurise vete.

EMILY DICKINSON: Dashuria eshte cdo gje, cdo gje qe dime per dashurine.

JEAN DE LA BRUYERE: Dashurohet vetem nje here, te paren. Heret e tjera qe vijne, jane me pak involontare.

FRANCESCO ALBERONI: Te dashurosh nuk eshte vetem te jesh i terhequr fizikisht nga nje person, ta shikosh te bukur dhe ta deshirosh. Eshte nje ndryshim i perbrendshem i te gjithe qenies tende...

OSCAR WILDE: Dashurite s'duhet te fillojne kurre me ndjenja. Duhet te fillojne sipas ligjeve shkencore dhe te mbarojne me nje kontrat.
Menyra me e mire per t'ju shmangur nje pasioni eshte ta jetosh ate.

FREUD: Dashuria eshte shprehja e deshires seksuale te nje njeriu...


CONTE: Lodhesh duke vepruar ose duke menduar, po s'lodhesh kurre duke dashuruar

ALBERTO SAVINIO: Asgje s'del me perfekte se sa gjithcka qe eshte e organizuar nga llogjika e arte e dashurise

H. HESSE: per te gjithe, dhe per ata me shume fat, dashuria fillon se sben me nje humbje

BIERCE: Dashuria, fjale e shpikur nga poetet per te bere rime me zemren


Postuar nga macekeqe datė 10 Maj 2004 - 21:24:

C: CASSOLA: Do duhej te mos njihej kurre dashuria. Te vazhdohet te shpresohet.. Po mos te vij kurre..
F: DE LA ROCHEFOUCAULD: Dashuria, nese e shikon ne te gjitha aspektet, ngjan me shume urrejtjes sesa miqesise...

Ne dashuri mos te duash shume eshte nje mjet per te qene i sigurte qe te duan.

E: SEGAL: Te dashurosh do te thote mos te thuash kurre "me fal"

CICERONI: Asgje s'eshte e veshtire per ke dashuron.

R. M. RILKE: Dashuria eshte kur dy vetmi mbrohen me njera tjetren, preken, pershendeten.

H: HESSE: Zenkat e dy te dashuruarve zgjojne me shume dashurine

VIRGILIO: dashuria fiton cdo gje dhe ne i hapim rruge dashurise.

E. L. MASTERS: Kjo eshte dhimbja e jetes: qe per te qene te lumtur duhet te jemi ne dysh

I. SVEVO: Nuk e di ne e dua. Eshte nje dyshim qe do me shoqeroj gjithe jeten, dhe mund te mendoj qe dashuria e shoqeruar nga dyshimi eshte dashuria e vertete.

PRINCI CARLO I ANGLISE: Dua te martoj nje grua qe ka interese qe une kuptoj. Dashuria nuk eshte poshte e lart, po afer e afer

GIACOMO CASANOVA: Dashuria, e pamundshme ta pershkruash!

GIACOMO LEOPARDI: Momentet me te mira te dashurise jane ata melankoniket, ku ti qan dhe sdi pse..


Postuar nga bylis datė 11 Maj 2004 - 07:39:

Re: Re: ?

Citim:
Po citoj ato qė tha eliz


Shoku im i dashur Bylis..Mos ti ngaterrojme gjerat them dhe une.Une po flisja per dashurine si ndjenja me e bukur.Nga dole te perfundimi qe une po flas per aktin fizik nuk e kuptoj.Ashtu si per ty edhe per mua pa ndjenjen eshte zero.Ajo qe doja te thoja eshte se eshte me te vertete e rralle qe dy persona te duhen me gjithe forcen e shpirtit.E perseris,jane me fat ata qe e kane provuar.Thash nje ore(prandaj e more sic e more),por mund te thoja dhe vetem nje minute per te pare edhe nje here syte e tij te dashur.
Kete shprehjen nuk e kuptoj(nuk ta falin asnje prej tyre me lart).Me shpjego pak te lutem cfare doje te thoje.



Ne ate menyre qe e the Eliz, une ashtu e kuptova, me fal. Puna jote qendroka ndryshe: Ti do te shikosh dike qe ka ngelur atje pas.... ne kujtesen tende, me te drejte qe do ta shikosh qofte edhe nje minute eshte e mjaftueshme perball asgjes, boshllekut.
Me ate thenien desha te thoja qe : Ate ndjenjen qe provon njeriu kur eshte i dashuruar, ato caste ate lumturi. Nuk ta fal dote asgje ne kete bote dhe permenda (ato me larte), lek,pushtet, apo ku di un c'gjera munde te bejne njeriun te lumtur. Ato te lumturojne por jo ne ate nivel. Te them nje te forte qe kam degjuar nga dikush rastesishte.
Ai ishte i sapo fejuar edhe i tegonte shokut te tij, un isha aty afer.
Vete tek fshati i nuses cdo weekend,kur ngjise ate maloren perpara se te futem ne fshate degjohen te pelliturat e gomerve qe aty.
Por do ti or byrazer - i thote i fEjUmI.
Gomeret pellasin e mua zogjte me duken sikur kendojne, lere ate maloren se ndiej fare kur i dal ne maje.
Ja keto te ben dashuria....., sa kam qeshur aq sa u largova se mos ofendoheshin se po me shikonin.
Me pelqyen dy nga ato qe ka shkruajtur macia:
Dashuria, e pamundshme ta pershkruash.
Dashuria eshte nje cmenduri,por nje cmenduri pozitive...


Postuar nga eliz datė 11 Maj 2004 - 17:29:

Re: Re: Re: ?

Citim:
Po citoj ato qė tha bylis



Me ate thenien desha te thoja qe : Ate ndjenjen qe provon njeriu kur eshte i dashuruar, ato caste ate lumturi. Nuk ta fal dote asgje ne kete bote dhe permenda (ato me larte), lek,pushtet, ..


Plotesisht dakort me ty.Te pakten nga cfare kam degjuar dhe kuptuar.
Edhe dicka tjeter.Mos nxito te dalesh ne perfundime pa i njohur njehere te tjeret.Kjo per mesazhin e pare dhe te dyte.Te pershendes dhe sa me shume dashuri ne jeten tende(nga ajo e pastra si kristali).


Postuar nga bylis datė 12 Maj 2004 - 06:34:

Flm Eliz fjala jote ne vesh te Zotit, por mua s'me ha buza per kulac

Iken ato vite (thote atdheuyne) s'kishim buk hanim simite.
Vetem neper filma i shikojme ato gjera ne keto ditet tona, por nejse shpresa vdes e fundit.

Gjithe te mirat te gjitheve kudo qe jeni!


Postuar nga Bledumi datė 12 Maj 2004 - 19:22:

C'eshte Dashuria ..

Duke bere muhabet me miqte,dikush duke qeshur me dha nje pergjigje..:
-2 buze te bashkuara,4 kembe te ngaterruara....kemi qesh me lot..
Eshte dicka qe e karakterizon..
Dashuria...Derisa kane kenduar dhe kendojne per te,i kane thurur poezi e libra,filma dhe fraza mendoj se eshte gjeja me e bukur qe mund te kalojme ne jete.
Ajo mban brenda cdo gje,qe nga gezimet me te medha deri ne merzitjet me te medha..
Te bisedosh per Dashurine,me pare duhet te bisedohet ne lidhje me njeriun.(njeriun si qenie)..
Sdoja te ndalesha shume ne perkufizimet per te pasi pjesa me e madhe i kane cituar me siper..
Doja te kapja vetem nje te mete te dashurise..Ate materialiste..
Nje pjese e mire e vajzave (nuk eshte se po le jashte djemte,por jane shume pak) duan dhe ecin me idene qe te dashurin e tyre ta kene me leke dhe me makina..Nuk e di as nuk e kuptoj se ku e shohin dashurine ne kete menyre..Ndoshta eshte dashuri per makinen apo per leket..Nuk e kuptojne qe ato shesin veten dhe moralin e tyre,pa e kuptuar,vetem per te bere nje qejf momental..Te dalin nje xhiro me makine,apo te hane ndonje dreke neper lokale te bukur..ose ose tu thone shoqeve qe i dashuri im ka kete makine apo ka kaq leke...
Kete gje nuk arrij ta kuptoj dot....
Persa i perket pyetjes se dyte...:--Cdo gje varet nga mardheniet qe krijohen ne cift dhe nga vete personi..


Postuar nga Fajtori datė 12 Maj 2004 - 20:18:

Megjithese kjo llogjike po behet normale ne ambjentet e injorances shqiptare, dihet se dashuria s'ka asnje lidhje me keto. Perkundrazi, keto forma adaptimi te varferise jane interesante per tu studiuar ne aspekte sociale monogamie te gjetjes se mashkullit me te mire. Jo vetem kaq, por kjo qe spjegove ti Bledum po standartizohet ne mendjen e shume pabukėseve te vogla krahas standartizimit te luftes per leke, te korrupsionit, e te parave te pista. Natyrisht qe gjerat po ndryshojne, por dua vetem te kujtoj se kjo nuk eshte norma, ashtu sic do te shkruajne dhe te tjeret pas meje.


Postuar nga Bledumi datė 12 Maj 2004 - 20:47:

Plotesisht dakort me ato qe the Faje por doja te shtoja edhe disa gjera te tjera..Eshte ajo pjese e vajzave qe ja kane varur shkolles (ka edhe nga ato me shkolle),apo qe shikojne shoqet e tjera dhe veprojne ne menyre te tille..Eshte bere dicka normale ketej..Nqs ne Angli (po marr Angline se e di si jane,nje pjese e mire) i flet vajzes ne rruge dhe i thua qe je e lezetshme apo i ben nje kompliment,ajo te kthehet dhe te falenderon,kurse ketu eshte e kunderta,jo qe te shikojne shtrember dhe ta bejne me gisht,por te thone:-A ke makine ti lali..(ketu nuk i fus te gjitha,te kuptohemi) Eshte ajo pjese e vajzave qe jane tamam si nje gjender kanceri,qe po nuk e sherove ne kohe mund te perhapet ne trup..
Perpara 1-2 muajsh shkova te disko San Paolo,pasi pronari eshte nje shoku im,dhe cte shikoje..Vajzat ne klase te 7-8 vinin me "burra",rreth moshes 25-30,qe te gjithe tipa te forte,LACA si i themi ne...Nuk kam ndenjur dot me shume se 2-3 minuta brenda se ishte dicka skandaloze..
Te shikosh pastaj neper gjimnaze eshte edhe me keq..Makinat jane ne radhe..eshte bastarduar fare..Ndoshta ka filluar pak ndryshimi,por qe nuk bie shume ne sy..Duhet nje dore e forte,shume e forte..Por se kush do e japi dhe kur nuk dihet..Te shpresojme..


Postuar nga bylis datė 13 Maj 2004 - 08:07:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha Fajtori
[B]Megjithese kjo llogjike po behet normale ne ambjentet e injorances shqiptare, dihet se dashuria s'ka asnje lidhje me keto.

Fajtor... ato skena, te presin makinat perpara gjimnazeve ne Shqiperi sikur jane taksi, vertet eshte nje gje e shemtuar e per te ardhur keq qe asnjeri s'mund te bej dicka per te vene rregull e disiplin. Por mos e quaj "normale ne ambientet e injorances shqiptare", se nga ato ambiente kemi ardhur e rritur dhe NE. Nuk e di ti mbase je i lindur e rritur jashte atdheut dhe je i shkolluar e i arsimuar ne nivel te larte, por edhe atje ku jeton ti nuk ka mundesi 100%, qe me nje makine te bukur mos te hipesh vajza , sidomos oret e vona. Ne atdhe thjesh eshte me e theksuar nga varferia dhe bien me shpejte prehe, por i kemi pare dhe vendet e zhvilluara sa larte e kane moralin.. keta qe jetojne ne ambjentet te kulturuara e mes dijes. Spanjolle, Portoriko, Mexikane, Irlandeze gjithe pellgu Afrikes me nje akullore me kaush e me nje biciklet i merr e i con ku te duash.Ato jane femra te semura ose ashtu duan ta bejne jeten , ne nuk munde te gjykojme asnje ne kete bote se s'jemi Zoti!!!!
Vetem ai munde te gjykoj krijesat e tij,por eshte turp per mendimin tim te fyesh kaq rende njerzit ,gjakun tone"ambiente injorance", kur shajme ne njeri-tjetrin vajhalli c'thone te huajte,c'munde te presim NE nga te huajt kur na shikojne c'popull cop e cike qe jemi.
Mendoj ti permbahemi temes po flasim per dashurin e paster e te vertet,,jo prostitucion e gjera e qejfit momentale,hap teme tjeter per keto prob meqe ke dhe frenat e forumit ne dore zoteri Fj.

Shendet e te mira te gjitheve kodo qe jane!


Postuar nga brunette datė 13 Maj 2004 - 11:16:

Nuk dua te filozofoj se cfare eshte dashuria por per mendimin tim eshte ndjenja kryesore qe karakterizon njeriun.....Ne te gjithe duam te dashurojme dhe ME TEPER te na dashurojne.

Ne te gjithe ndryshojme nga njeri-tjetri dmth jemi unike dhe te vecante ne karakterin tone dhe si rrjedhoje dhe menyra se si dashurojme ndryshon mes nesh. Dy jane faktoret kryesore,,,,,nature and nurture,,,,,ata qe kemi lindur dhe ata qe jemi bere si rrjedhoje e jetes.


Postuar nga anjeza datė 13 Maj 2004 - 11:20:

Thumbs up pabarazia ne dashuri

pabarazia ka lindur me njeriun dhe sipas meje ehte 1 tregues i qarte evolutiv...mendoj se dashuria eshte unike:asnje s'dashuron si une apo jo?ndikohet nga uni-im dhe paksa fati


Postuar nga Fajtori datė 13 Maj 2004 - 14:26:

Sqarim per bylis.

Te them te drejten nuk jam nga ata qe levdojne Shqiperine vetem se e kane vendin e tyre. Nuk me pelqen te tregohem patriot i shkalluar (apo nacionalist sic eshte koncepti modern), por me pelqen te kuptoj pozicionin tone si shqiptare ne bote.

Tani, pas kesaj qe thashe po precizoj terminologjine "ambjente injorance". Nuk mund te identifikohet gjithe populli me keto koncepte te dashurise qe rrjedhin nga varferia dhe injoranca. Po ashtu eshte e vertete qe edhe ne vendet perendimore mund te kete fenomene te tilla. Bledumi jeton ne Shqiperi, ashtu si nja dy vajza te tjera qe e kane shume te qarte konceptin e dashurise. Ajo qe doja te transmetoja eshte kjo:
"Edhe pse po behet normale te degjosh si shkojne femrat per leke, ose sic me tha nje shok: Rrime cajme koken me shqiptaret qe te pyesin A ke shkolle, a ke pare, a ke makine, edhe pse ndodhin keto gjera shpesh per shkak te kushteve ekonomike, kjo nuk eshte norma. Prandaj ata qe nuk perzjejne dashurine me koncepte sociale martesore si pasuria e burrit apo paja e gruas jane normaliteti dhe jo nje grumbull idealistesh te harruar. Fakti qe rritet numri i femrave te tilla nuk do te thote qe eshte normaliteti, kjo eshte ideja. Kjo nuk do te thote qe duhet te gjykojme negativisht patjeter tendencat per gjetjen e partnerit te pasur, une e kuptoj shume mire llogjiken e partnerit qe do te rregulloje jeten me nje burre apo grua te pasur, aq me teper qe ne Shqiperi varferia eshte normalitet, dhe aq me teper qe si popull jemi mesuar te servizliohemi edhe mes meshkujsh kur ne mes hyn pasuria e jo me ne dinamika partneristike ku servilizmit i shtohet nje variabel i pandashem: dashuria."

Pra ishte vetem nje mbeshtetje shpirterore per te rinj si puna e Bledumit qe tek dashuria (dhe ashtu si tek ajo ne idealizma te tjere) besojne akoma.
Pershendetje


Postuar nga Bledumi datė 13 Maj 2004 - 18:42:

Bylis,me duket se e ke keqkuptuar pergjigjen e Fajes lal..Une vura ne pah nje difekt te dashurise,e cila ishte ajo materialiste dhe ato qe tha Faja mua me duken mese normale.Nese e shikon ajo fjale eshte futur ne thonjeza,pra nuk perfaqeson gjithe shoqerine tone,eshte ajo pjese e vogel qe na ben te mendojme se kjo "semundje" mund te perhapet me tej,gjithmone nqs nuk kurohet kur eshte ne kohe.
Une nuk do e shikoja si plage qe e ka shkaktuar varferia,pasi gezimin qe ta sjell nje dashuri e paster dhe me zemer nuk ta sjell leku apo makina..Kete e dine te gjithe..Mund te te japi dicka tjeter por jo dashurine e vertete..
Bylis,me mire te vihen ne dukje keto ane negative te shoqerise sone,sesa te na hane nga brenda dhe te hidhemi e te flasim atehere kur cdo gje ka marr fund..Ajo gje qe eshte negative duhet pranuar,sic duhet pranuar edhe anet pozitive,por fatkeqesisht ketu kemi me shume ane negative dhe kjo gje jo per faj te te tjereve,por per fajin TONE..

Faje,ata si puna ime besoj se jane shume shume,pjesa me e madhe ne Shqiperi.Jane te paket "lacat" te cilet kane vene disa leke dhe luajne me femrat "injorante" qe i vene pas avazit,c'faredo lloj moshe te jene..(ndoshta mund te duket si prostitucin,por mua nuk me duket i tille,ose ndoshta mund te quhet "porstitucion i moderuar")..


Postuar nga amor alucius datė 13 Maj 2004 - 19:40:

Tani te mos harrojme se per cilen moshe behet kryesisht fjale,dmth per adoleshentet.Dihet qe njeriu ne ate moshe eshte shume jo-stabil dhe ne disa raste nuk dine cfare duan.
Keto vajza e ndiejne mungesen e ketyre gjerave materiale ne ambientin familjar dhe i kerkojne diku tjeter,ne kete rast menyra me " thjeshte" eshte nje te dashur.
Jana kryesisht vajza te nje "shtrese"(nese mund te flasim akoma per shtresa)te ulet te shoqerise te cilat duan te arrijne me lart,jane shume high-achieving por jo aty ku duhet(dmth ne shkolle ).
Une fajin do ja vija kryesisht prinderve pasi keto vete i rrisin femijet me nje ndjenje materialismi,prindi ne kete rast s'ka arritur ti beje te qarte femijes qe ana materiale ne jete nuk eshte e rendesishme.Gjithashtu duhet ta shtyje femijen drejt idese qe me pune dhe studim arrihen gjerat.
Per nje moment qesha kur lexova qe makina ne Shqiperi eshte akoma e pare luks dhe sa me shume para qe te kushtoje aq me shume sukses ke tek gocat Normalisht duhej te shihej si nje mjet pune dhe asgje me teper,por besoj qe gradualisht do ike me kohen dhe kjo ide e krijuar.


Postuar nga bylis datė 14 Maj 2004 - 07:01:

Per nje moment qesha kur lexova qe makina ne Shqiperi eshte akoma e pare luks dhe sa me shume para qe te kushtoje aq me shume sukses ke tek gocat Normalisht duhej te shihej si nje mjet pune dhe asgje me teper,por besoj qe gradualisht do ike me kohen dhe kjo ide e krijuar. [/B][/QUOTE]

Pikerishte se jemi,jane , te papare behen edhe keto gabime te renda trashanike amor alucius. Makina vertet eshte nje mjet transportues dhe pune asgjetjeter. Ai nderrim i sistemit 50 vjecar edhe pse kane kaluar plot 14 vjete, ne Shqiperi ka shume edhe shume qe s'jane ambjentuar me Demokracine. Ose me sakte e kane kuptuar ndryshe emrin Demokraci ose mund te thoja qe e kane kapur nga fundi Demokracin u pelqejne me te lehtat dhe te pistat qe munde te te fali nje sistem i ri pas kaq vitesh erresire. Une heren e fundit qe isha ne Shqiperi me vinte turpe te shikoja nje program me njerezit e shtepise se TV, ishte bere gjysem porno. Nenen ,babain, etj.., atyre s'u bente pershtypje me moren dhe per idiot ose te papare (mbase...), mua qe po vete 10 vjete neper shtete te botes. Nuk e di mbase jam dhe paranoik por mos te kesh drita edhe ato dy ore qe vijne te shikosh disa programe qe regullishte duhet te jepen pas mesit te nates(si gjithe bota), jo pas lajmeve 8:30 pm, ate ore edhe femijet jane zgjuar e duartrokisnin e hidheshin perdridheshin kur fillonte "fikse fare" Shikonin shoten me ate tjetren kur hipnin ne maj te tavolines me mini, nuk i kishin ngelur gje tjeter vetem ti hiqnin fare ato gocat Tironse. Keto jane digjenerime dhe qe nga TV vine shkallimi i popullates per mendimin tim. Liri -liri e barku bosh, drita s'ka ,rruge s'ka, shtet (per te miren e popullit e nevojat e tij) s'ka e zume nga fundi lirine e Demokracine.
Kemi probleme dhe mangesira plote zoti Fajo dhe Bledumi, nuk jam kundra por vetem mendoj qe duhet ti zgjidhim (po i zgjidhem dot) pa sharje e ofendime se jane njerezite TANE, tek e fundit fare..sido qe te jene.
Greket po na shesin edhe pjeset e trupit, nuk e di kush e lexoi per ata qe gjasme kapen e do denohen reptesishte nga drejtesia Greke (per sy e faqe se u mor vesh)
Femije ( kryesish jetim) te rrembyer nga Shqiperia (bashkpunim me felliqesirat tane), dhe u marin organet per ti shitur ,bisnes.
Karrigia elektrike nuk u mjafton qofshin kushdo ata qe bejne kete pune ,edhe vellai im te jete.
Keto jane probleme me serioze qe nuk e di kush munde te kete fuqin ti ndaloje, vetem U.S.A u heq veshin te tereve por si do tia bejme ti bjeri ne veshe keto akte shtazarie qe po kryen mbi popullin tone. S'kemi c"ti bejme TV, as atyre shkollave e diskove mbushur me adoleshenta qe tek e fundit duan te JETOJNE, jeten e tyre keq mire ata duan te jetojne!!!!!!!!!
Me kalimin e kohes do kuptojne edhe ata gabimet e tyre, do kuptojne qe jeta s'eshte nje shesh me lule, koha eshte ilaci me i mire!
Nuk munde te regullohemi me 14 vjete( D )as me 40 vjete mendoj une, femijet tane po pane ndonjecik qetesi , kulture ,drita, rruge te shturuara etjj..etj.. pak Europe edhe ne Shqiperi, me pak llafe me fat do jene.

Sa me shume dashuri dhe paqe te gjitheve!


Postuar nga amor alucius datė 14 Maj 2004 - 16:30:

Bylis!
Nuk jam aspak kunder zhvillimit social te Shqiperise(perkundrazi),por kur them dicka te tille nenkuptoj faktin qe keto femra te kene lidhje me njerez qe dashurojne dhe jo me njerez qe SOT mund te kene para dhe neser asgje.
Une u trishtova kur lexova gjera te tilla,eshte tregues i nivelit ekonomik ne Shqiperi dhe deri ne njefare pike dhe i zhvillimit intelektual te nje pjese te rinise shqiptare.Une nuk fajesoj adoleshentet,askush nuk do te jete"pabukese",por jane konceptet materialiste te gabuara qe ne nje forme apo ne nje tjeter i marrin nga rrethi familjar apo ai shoqeror.

Pastaj tek adoleshentet besoj qe eshte krijuar imazhi i te dashurit si ai qe vishet firmato,me makine,me tre klase shkolle dhe te nje moshe shume me te madhe se keto vete.S'mund te ju vish direkt faj pasi keto kete shembull marrin dhe nga shoqet e tyre ne klase.
Nuk egsiston ajo idea qe:do studioj,do gjej pune dhe keto gjera materiale(ne kete rast makinen)do i blej me forcat e mia.Ketu te mos harrojme qe para ca viteve ka egsistuar koncepti qe femra duhet te qendroje ne shtepi dhe mashkulli eshte ai qe duhet te beje karriere dhe te korre sukseset.


Ah,sa rrugen kemi per te bere ne


Postuar nga Fajtori datė 15 Maj 2004 - 23:05:

Nga fundi:

Nuk ekziston ideja "do studjoj e do gjej pune" sepse nuk ndodh keshtu. Pastaj ti studjo sa te duash ne fund do hysh me rroge 200-500 mije leke ne muaj. 500 arrin sikur te kapesh pune te mire. Ketu llogarisim dhe nivelin universitar (ne Shtator Fiks Fare jepte "bursa e korrupsionit" ku jepej sa kushtonte cdo dege sikur te bleje konkursin nen dore); e pa llogaritur qe shume profesore marrin leke per te dhene nota te mira.

Desha dhe te sqaroj konceptin e PABUKESIT. Nuk e thashe ate mbiemer ne kuptim letrar, eshte "Mentaliteti i Pabiukesit" te cilit i referohesha. Ky mund te jete asimiluar edhe nga persona qe kane para, prandaj perdorin kushte materialiste te forta ne gjetjen e dashnorit (une preferoj ti them keshtu )

Tani me duhet te flas ketu per gjera qe dalin jashte temes por ka lidhje me dashurine dhe mentalitetin:

Kam biseduar kohet e fundit me disa shoqe dhe shoke dhe kemi qene ne nje mendje. Ne Shqiperi ekziston nje seksualizem i theksuar qe ndihet ne ajer. Femrat behen teper femra dhe meshkujt teper meshkuj. Ecen ne rruge dhe ndjen se menyra e veshjeve, e shikimit, e vezhgimit dhe e sjelljes ndjell dhe pretendon seksualitet dhe erotizem.
Nga ana tjeter miresjellja keqkuptohet si deshire per te gjuajtur, dhe jo vetem kaq, por perdoret nga femrat shpeshhere per ti komunikuar mashkullit se eshte disponibel...

Keto i shikoj qarte sidomos kur femrat shqiptare dalin ne perendim. Une shkrihem cdo vit kur vjen partia e studenteve te reja dhe i vezhgoj me kenaqesi. Ne fillim vishen ne menyre shume erotike dhe lyhen thuajse gjithmone. Kur kalojne rruges kane kapadajllekun e femres shqiptare qe gjuhet dhe nuk shef as majtas as djathtas. Si zakonisht ketej meshkujt nuk shikojne si te babezitur (edhe pse eshte pune kulture qe tjetri nuk shikohet vazhdimisht). Pas pak kohe studentja e re shqiptare nuk ndihet mire, ajo menyre jetese ketu nuk funksionon. Prandaj fillon avash avash te percpetoje menyren e ketushme te jeteses dhe barazine mashkull-femer. Kjo do te thote qe nuk sillen me si dhi te egra kur nje mashkull prezantohet ose nuk ben sikur s'shef kur dy sy meshkujsh po e ndjekin.

Ne Shqiperi femrat gjuhen cdo cast jashte shtepise. Kush ka mundesi i fut dhe duart bile... Ndoshta kjo justifikon sjelljen e tyre stil "kale karroce" ose repulsionin ndaj meshkujve. Kete vere me rastisi te jem ne autobus me nje vajze shume te kendshme dhe disa djem te rinj afer. Njeri po mundohej te hynte ne muhabet ashtu i turpshem sic ishte. Filloi ta pyeste vajzen si quhej etj etj. Ajo, me pergjigje te shkurtra dhe evituese ja mbylli muhabetin disa here.
Dua te them, hyrja ne shoqeri me nje mashkull interpretohet vazhdimisht sikur ka lidhje me seksin, ndersa ne perendim femrat hyjne ne muhabet ne tren apo autobus thjesht per shoqeri, pa friken ndaj mashkullit. E pra, nuk eshte problem minifundi i shotave ne Fiks Fare, sepse bythet i tregojne edhe televizionet perendimore ne ato orare, por problem eshte interpretimi i atyre trupave ne menyre tejet seksuale. Bylis, une te ftoj ne nje introspeksion. Mos esht fakti qe kishe mamane dhe babain afer qe te bente te vije turp? Kjo nuk ka te beje me trupat e zhveshur por menyren si jemi rritur ne Shqiperi. Me prindet nuk duhet te flitet per seks!!!

E pra do ecim para edhe duke tallur menderen me mentalitetet e pabukesave qe ndjekin fijet e gabuara te jetes ne rremujen shqiptare. Mendoni vetem dicka, sikur mos te flisja me ju qe tani jeni jashte, me mire ti flisja murit se ata qe kane jetuar vetem ne Shqiperi nuk do kuptonin dot diferencen.


Postuar nga bylis datė 16 Maj 2004 - 07:22:

Hi...

Mendimi im Fajo, e shpreha dhe diku me larte: do duhen rreth 30 me 40 vjete te stabilizohet te pakten nga keto veprime e mendalitet i dobet.Keshtu besoj.., do Zoti zgjuhemi me shpejte,vetem me vone mos te jet.
Sa per pyetjen qe drejtove:
Permenda vetem maman ,baban por ka dhe shume persona te tjere qe si permenda(familje madhe), kalamja neper kembe thash. Mua s'me vjen turpe nga asgje e munde te jem me i keq se ata qe zhvillojne ato programet ,,ne karakter. Por e pashe me syrin ne mase ate skene, e mu duk shkaterruese, demberse.Amor acluis e tha bukur e sakte : C'do gje e ka fillimin nga familja ne radhe te pare, si rritesh me c'edukat si sillen prinderit e tu.Dhe televizori sa e kemi lejuar e hyne ne shtepite tona, eshte nje edukator deri diku(pjestar i familjes).Dhe ketej jashte un nuk kam pare programe te tilla ne oret e darkes qe ha buk.S'shte vetem "Fiks fare"nuk i mbaj mend se si fiksova,por ne pergjithesi kedo kanal te shikoje ashtu sic e thuarovokime... eros e seks, shume perpjekur e kane marre.
Duhet shume pune atje poshte pune me vite jo llafe, nese te tere behen vrasesa e vjedhesa e gjithe punet me te keqija per arsye te X,Y, problemi?!?! Qe per mua te gjitha arsyet qe thone jane ... shfajesime se nuk i shtrohen punes e seriozitetit per c'do gje qe marrin persiper te bejne.
Un per vete e mbyll me kete teme nuk nxjerrim gje ne vije me llafe as ne,koha do tregoje c'do gje durim.
Le ti leme radhen DASHURISE e te dashuruarve te mesojne ato qe duan te dine per jashte Shqiperise.
Gjithe te mirat!


Postuar nga volter datė 17 Maj 2004 - 13:27:

"DASHURIA BESON DHE DYSHON ME TE NJEJETEN FORCE"
KAQ KISHA MIREKUPTIM!


Postuar nga amor alucius datė 17 Maj 2004 - 17:21:

Une nuk mund te flas shume mbi femrat/meshkujt qe shkojne vetem per te studiuar jashte pasi s'me ka ndodhur ne kohen qe kam qene jashte te kem nje shqiptar/shqiptare ne klase/grup.Por mund te flas mbi ate qe kam vezhguar ne raste te ndryshme jashte mjediseve shkollore/universitare dhe per ate qe kam vuajtur/perjetuar ne lekuren time.

Ne vendin ku banoj kishte nje fluks te madh emigrimi shqiptaresh dhe nder ketyre kishte dhe cuna/goca te moshave te ndryshme natyrisht,vinin kendej te veshura ne nje menyre te tepruar dhe me e bukura ishte qe konsideronin veten mč me gusto veshjet se vendaset.Do pyesni se cila ishte arsyeja:sepse shqiptarkat dilnin dhe per te vajtur deri ne supermarket ne mini dhe me 20 cm kepuce te larta.
Biles me ndodhi njehere nje episod shume funny,kishim njerez nga Shqiperia per vizite dhe kishin nje goce me vete,une duke u kthyer nga uni e veshur ne menyre adequate per vendin ku jetoj,hyj brenda dhe ajo me shikon sikur ti thoshte vetes"bobo si vishen kendej".

Kurse cunat:me nje sjellje machoiste te tepruar,nga ana intelektuale brryl por ama makina ju duhej dhe mbas pak muajve qe ishin jashte(ndryshe s'do kishin me cfare te shetisnin nje pjese margjinale te shoqerise kendej-bej fjale per gocat).
Shume bastarde ne fjalor dhe mesa kam kuptuar shoqeria femer-mashkull eshte nje budallek,pervec kur te intereson per qellime te tjera.

Nje fenomen tjeter qe kam vene re tek te rinjte qe jane jashte:
ata qe kane ardhur ne moshe kryesisht te vogel jashte vendit kane hyre ne sistemin arsimor te rregullt te vendit,dhe ketu mund ti bej linkun me faktin qe s'kane hyre ne fazen e adoleshences ne Shqiperi,gjate se ciles i jepet shume rendesi veshjes dhe terheqjes seksuale te seksit te kundert sesa studimeve.
Por ne skajin tjeter kemi te rinjte qe kane ardhur te formuar ne karakter me linjat e pergjitheshme shqiptare,jane po keta qe mbushin shkollat profesionale ketu,jane po keta tek te cilet shtyrja e diteve(e kohes)ndodh vetem me historira dashurie dhe veshje sa me shume ekstravagante,e thene shkurt jane pastruesit/muratoret/druvaret/e parukieret e ardheshem te vendit ku jetojne.(ka dhe anet pozitive natyrisht,fakti qe do gjejne pune em siguri pasi mesa kam lexuar ka nje mungese ne keta fusha).
Mesiper u tha poashtu qe dhe miresjelljen e marrin per nje interes:kuptoj shume mire qe nese jane mesuar ne Shqiperi ne nje ambient te ndrydhur qe ne fillim do e kene te veshtire te integrohen ne jeten e vendit mik.

Bylis,nese shikon nje skene te dy femrave ne mini nuk shoh se pse duhet te shihet si dicka e tmerreshme pasi fundja po te dalesh ne rruge ne Tr keshtu do i shohesh.Pastaj aman cuno,gjithe e dime qe femra ka kembe e krahe...si gjithe robet e tjere.
Nese shikon nje skene me prinderit te dy njerezve ne TV qe puthen cfare te keqe ka?Skena te tilla sheh kudo jashte Shqiperise.Gjera si keto jam dakort qe duhet te ju evitohen femijeve por jo meshkujve ne moshen tende qe mund te kene me teper se nje lidhje mbas shpine.
Eshte per te ardhur keq mungesa e komunikimit te prinderve shqiptar ne lidhje me maredheniet partneriale me femijet e tyre...ne kete forme largojne femijen ne njefare menyre nga vetja,pasi do kerkojne nje lidhje tjeter ku te flasin lirisht per ate qe ndiejne.


Postuar nga hirushja datė 17 Maj 2004 - 21:52:

Ne fillim te dashurise!! Ndihem shume e pasionuar, e cmendur mbas tij. Ndihem sikur zemra po hapet per here te pare nga ajo magji e madhe qe une e deshiroj, sikur e gjithe bota eshte e imja dhe une ndodhem kaq e dashuruar.
Ngjyrat e jetes me duken me te hapura,Minutat, ora, dita me duket me shpejt sps kam shume per te folur per dashurine time te re. Por nuk e di ēe ben dashurine qe te zgjasi apo c'ndodh me kete lloj Dashurie qe shuhet kaq papritmas???
Sa mijera vajza ndihen ne kete pozicion qe jam ndier une p.sh!!! E shikojm qe na lendon, e shikojm qe ndoshta bejm me shume se ai dhe me ne fund kerkojm ne tjeter qe ta mbushi perseri ate dashuri. Dikush mashtron, (pra shkon me tjeter kur ne te njeten kohe akoma e ka te dashurin e saj) e dikush i jep fund per te gjetur dashurine e vertet. Ketu mendoj se fillon mashtrimi dhe mosbesimi tek partneri ose partnerja.

Per fat te keq kjo ndenje qe na ben te ndihemi kaq te zjarrte ne dashuri nuk zgjat shume. Atehere kur kjo ndjenje e bukur e dashurise largohet, njerezit ndihen te pa kenaqur qe nuk e ndiejn perseri pasion dhe c'mendurine qe kishin per njeri- tjetrin dhe mendojn se dashuria midis tyre "nuk ekziton me".

Ne fakt ketu eshte pika me larte, ku dashuria fillon dhe pasioni ose "flirtimi" qe ishte ne fillim mbaron.
Dashuria e vertet eshte te kuptojm njeri -tjetrin dhe te japim per njeri-tjetrin sa me shume.
Dashuria e vertet eshte ta pranosh dike edhe me te metat qe ka dhe besoj se te gjithe i kemi keto te meta.
Dashuria e vertet eshte ti largosh te gjitha mashtrimet, fantazirat, te papriturat qe e/i dashura do jet perfekte.
Problemi qe hasim ne kete moshe te adoloshences eshte qe, kur kjo ndjenje largohet nga ne, nuk e ndihmojm veten qe te kalojm ne fazen e dashurise se madhe. Jane afersisht si fjalet qe thashe me perpara, hapin tjeter te dashurise nuk duket shume e entuziaste por tani kjo dashuri behet nje plotesim i mbrojtur qe eshte sigurim dhe dashuri. Pra e gjithe dashuria eshte e bazuar ne respekt, admirim dhe kujdesje per njeri-tjetrin.


Postuar nga Bledumi datė 17 Maj 2004 - 22:43:

Dikush pyeti c'eshte dashuria,
dhe njerezit filluan te mendohen,
sic e kishin ndiere ishte teoria,
per kete njerezit te gjithe gabohen.

Dikush pyeti c'eshte dashuria,
dhe njerezit filluan te mendohen,
dashuria te venka ne pune,
t'i leme njerezit te dashurohen..

NJe poezi qe ja mora nje shoqes sime dhe mu duke shume e pershtatshme ta postoja ketu...


Postuar nga bylis datė 18 Maj 2004 - 06:27:

Pershendetje

Pikerishte tek femijet e kisha fjalen amor alucius, C'fare prinderish?? prinderit e mij e kane ngrene cahirin -kur thone.
Femijet nuk eshte mire te rriten me te tilla gjera ndjenja qe s'jane per moshen e tyre.Vajza shikojme plote rrugeve me mini e pa mini fare, por ato ne tv. kercenin ne menyre provokuese,kercenin si te ishin ne striptizadhiko,ndaj....?? Nejse un s'dua ta analizoj me kete fakt, te behet c'te behet te gjitha jane kalimtare dhe te gjitha ashtu si kane nje fillim kane dhe nje fund!
Jam dakorte me fjalet e Hirushen :Respekti i ansjellte, eshte baza,bukuria dhe jetgjatesia e dashurise.
Jam dakorte dhe me poezin e Bledumit:
Dashuria te venka ne pune,
t'i leme njerezit te dashurohen..

Pa i marre drejperdrejte keto vargje ,por kjo eshte nje e vertete per mendimin tim.
Gjithe kjo bote eshte e krijuar dhe vazhdon te mbijetoj prej arsyes se veteme..
DASHURISE!!!!
Zoti prej Dashurise qe ka per NE,krijoi kete bote!
Ne prej dashurise punojme,prej dashurise qe kemi per femijet tane (jo une s'e s'kam femije.)
Prinderit tane duruan aq e aq nerva e lodhje prej punes duke u shplodhur ne darke nga perfaqimet e lajkat tona, e gjithe njerezit ne bote. Te gjithe njesoj jemi ngjyra na ndane por shijet, ndjenjat ,deshirat ... njesoj jane, kam njohur nga te gjitha llojet,fiset e kombet e botes. Te tere njerezit ne bote jane smirxhinj ,inacinj,qajme ,qeshim,pime,besojme, te mire te keq....etj...etj..., por kur vine radha e dashurise..:
TE GJITHE RRINE GATITUR, eshte dicka e pashngeshme s'e fshehe dot dhe vendi qe qetesohet shpirti i c'do njeriu kur e gjen.
Gjithe te mirat!


Postuar nga agata datė 26 Maj 2004 - 16:47:

Dashuria eshte te japesh edhe te mos pretendosh te marresh kurre. Te jetosh me therrimet qe ajo te le, te lindesh, te jetosh dhe te vdesesh per te. Ky eshte mendimi im se c'eshte dashuria....
(keto vargje jan thene ne nje teme tjeter nga diabolik)
dashuria eshte nje nevoje per te vuajtur, ( e thene nga Victor Hugo)


per mendimin tim keto qe jan cituar me lart jan te verteta ...
pastaj pse dikush dashuron me teper se tjetri...?
eshte eveshtire ta perēaktosh, ndoshta sepse nuk jemi te njejte, e nuk biem ne dashuri pikerisht me ate qe ka rene ne dashuri me ne...

pershendetje


Postuar nga volter datė 26 Maj 2004 - 16:57:

Wink

Po e jap edhe une nje mendim te vockel.
"Dashuria eshte nje maske me nje ngjyre te spikatur qe beson me nje force, dhe dyshon me te njejten force"
..............


Postuar nga SEXY_GIRL05 datė 04 Qershor 2004 - 04:19:

xxxxxxxxx tema eshte shume ineteresante
po doja vec te thoja pse-ne nuk e ka gjetur
Sterjo Spase jo do ta gjejme ne
he si thua???????


Postuar nga esaa datė 12 Qershor 2004 - 14:13:

Question dashuria e sukseshme +dinakeria

Paj si te them per dashuri ende nuk ka perkufizime ose sqarime ose hulumtime te sqaruara mire ashtu siq eshte si vdekja ni fenomen i natryro edhe pastaj parajse se nga do te shkojm pastaj .
t'ia parashtrojm ni pyjte vetes se cili eshte aktri kryesor i gjithe asaj qe shkrova me larte e ne perfundim arrim njeriu atehere.....
Te shpresojm qe ta zvbulojm enigmen me te madhe ne toke "njeriun"pastja edhe dashuria ose definicioni i saj do te ekzistoj tek e fundit edhe definicionet mbi personalitetin ka plot por asnje i vetem se enigma ende ekziston....



p.s.e moho realitetin ashtu siq nuk mundesh ti mohosh ndjenjat e tuaja


Postuar nga Extrajackpot datė 25 Shtator 2004 - 01:52:

Dashuria ėshtė kapitulli me dramatik i Romanit jetėsorė.


Postuar nga BluE_icE datė 25 Shtator 2004 - 05:12:

dashuria

mendoj eshte "mohim" i vetvetes.(transformim prej egocentrizmit ne sakrifikim per nje njeri qe eshte shume i rendesishem per ty)
po dinjiteti c'u be?

s'ka lidhje dinjiteti me te menduarit gjithmone per veten dhe jo per nje te dyte qe supozohet te jete" gjysma jote".


Postuar nga vema datė 05 Tetor 2004 - 13:20:

Smile

Dashuria ėshtė jetė ! Kur dashuron gjithēka ėshtė mė bukur, ēdo gjė ėshtė mė lehtė ! Unė kam mendiminse Dashuria nuk ka masė !!!!


Postuar nga Devi datė 07 Tetor 2004 - 11:43:

Smile

Ne radhe te pare s'ka masa,s'ka etalone per ket matjen dhe krahasimin se kush me shume kush me pak.Pastaj te ndjerit merr ngjyra dhe shprehi te ndryshme nga njeri te tjetri.Per mua dashuria eshte e kaluara e sotmja e ardhmja me te.Pra e rendesishme eshte te sfidosh kohen ose me sakte dashuria jote per te te sfidoje kohen dhe ende te vazhdosh te kesh ate rrahje te vecante zemre ,ate buzeqeshje,ate shtrengim dore ,ate shikim vetem per te.
Pafshim


Postuar nga capkenia datė 20 Tetor 2004 - 21:39:

Angry

me lart lexova qe po flisni per shqiperin dhe per te rinjte qe jetojne ne shqiperi mesa kuptova shumica juaj jeni larg dhe nuk keni asnje te drjt te gjykoni se cfare behet ne shqiperi apo si eshte sjellja e shqipetareve .Nqs doni ta dini ne shqiperi nqs i thua flm apo i qesh nje cuni qe te ben nje kompliment ate person do e kesh nga mbrapa per nj ekohe te gjate le pastaj nqs do u japesh muhabet a ku ta di une!.Ju thoni se duhet nje dore e fort per te rregulluar shqiperin ju skeni goje te flisni se keni ikur vini per dy jave ketu shisni tangerllik se ja cbejm ne andej merni avionin dhe ikni ,kshu pra ju nuk i dini te gjitha sic nuk i dim ne se cbehet andej


Postuar nga freespirit datė 17 Dhjetor 2004 - 01:48:

Dashuria eshte ushqim per shpirtin.Eshte nje ndjenje shume e bukur megjithate jam dakort me Frojdin.Si jam dakort:ne fillim e takon nje njeri dhe te terheq pamja, pastaj bisedon dhe te pelqen shpirti dhe pikerisht keto dy gjera te bejne te enderrosh per kete njeri ,te rrish pa gjume etj.
Me fjale te tjera ti e deshiron personin kaq shume dhe sa me te veshtire eke per ta marre aq me shume dashurehesh(ketu hyjne edhe vuajtjet)
p.s. SEX IS BEAUTIFUL,SEX AND LOVE IS HEAVEN.
LOVE WITHOUT SEX DON'T THINK SO.


Postuar nga devolliu datė 17 Dhjetor 2004 - 03:36:

eh dashuria

me kujtohet nje fshatar i varfer po shum shakaxhi ne fshatin tim
e quanin besnik edhe dikush desh ta ngacmonte nje dit edhe i thot

o besnik car eshte dashuria
besniku ja kethen ; dashuria enver eshte nje livadh me gjemba ku kullosen gomeret si puna jote hiihihih
mbas edhe eshte nje luadh me gjemba ?? u never no


Postuar nga psikologia datė 21 Dhjetor 2004 - 14:39:

dashuria eshte enderr, hije apo vegim se asnjehere s,kam mundur te zė dhe folene tia ngre ne shpirtin tim.................


dashuria eshte si nje pike loti, te rreshqet nga faqet kur nuk je i zoti............


mjaltin po ta lepish ne tehun e nje thike, buzet ke per te prere.....NGADALE.......ne mos u fike.............
mjaltin po te lepish mbi buze qe dashuron pak larg buzet e tua se zemren ta kafshon............

citova me lart dicka x dashurine,,,,,,,,, ka kaq shume x te, nuk do mjaftonin as librat e Gabriel Markes, as filmat e WUDY ALLEN, as ato telenovelat ku nenat e motrat tona rrine me ore te tera para ekranit......... ka lot, perqafime, puthje, tradheti,,,,,

dashuria eshte kaq e bukur sa dhe e pabese.. froid ka thene se ne biem ne dashuri me nje tjeter x faktin e vetem se tek personi gjejme ate qe na mungon neve dhe qe ai eshte ne gjendje te na jape. eshte dhe fakt biologjik ku terheqja qe ndjejme x personin tjeter eshte kaq e madhe sa harrohemi krejt.... alkimi.... x dashurine nuk te mjafton nje varg apo nje flete.. eshte e pafund, e bukur apo jo, te ben te lumtur apo te ben te vuash, nuk ka rendesi... ne dashuri nuk ka te pare apo te dyte. po e mbyll me disa vargje,,,,,,,,,


DASHURI
LEGJENDE E LASHTE SA BOTA
RRETHUAR ME YJE, MAGJI
DHE KRYENDJENJE
DHE KRYEPERENDI


Postuar nga METAXA datė 23 Dhjetor 2004 - 07:51:

Citim:
Po citoj ato qė tha capkenia
me lart lexova qe po flisni per shqiperin dhe per te rinjte qe jetojne ne shqiperi mesa kuptova shumica juaj jeni larg dhe nuk keni asnje te drjt te gjykoni se cfare behet ne shqiperi apo si eshte sjellja e shqipetareve .Nqs doni ta dini ne shqiperi nqs i thua flm apo i qesh nje cuni qe te ben nje kompliment ate person do e kesh nga mbrapa per nj ekohe te gjate le pastaj nqs do u japesh muhabet a ku ta di une!.Ju thoni se duhet nje dore e fort per te rregulluar shqiperin ju skeni goje te flisni se keni ikur vini per dy jave ketu shisni tangerllik se ja cbejm ne andej merni avionin dhe ikni ,kshu pra ju nuk i dini te gjitha sic nuk i dim ne se cbehet andej



Kom qesh me te madhe vallai, cdo shkronje qe ke thene eshte e drejte dhe e sakte(gjithmone duke pergjithsuar).Mire e ke ti rrusho si dine te gjitha lol.


Postuar nga durrsake_topolake datė 26 Dhjetor 2004 - 16:35:

Re: C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume???

Citim:
Po citoj ato qė tha xxxxxxxxx
C"ESHTE DASHURIA????PSE DIKUSH DASHURON ME PAK E DIKUSH ME SHUME????


ehhhhh sa pyetje e veshtire, kur ti kem idete pak me te qarta do shkruaj nje roman mbi kte teme.tani mu kujtua nje kenge e nje grupi italjan qe thoshte:
chi meno ama č pił forte si sa
(ai qe dashuron me pak eshte me i forte dihet)
deri tani jam dakort me kte fraze.


Postuar nga il_padrino datė 27 Dhjetor 2004 - 22:40:

Talking citoj

Dashuria eshte nje emocion biokimikisht i krahasueshem me konsumimin e nje sasie te madhe cokollate . dhe per mendimin tim kjo eshte e drejte per derisa askush nuk ka ditur ti japi nje shpjegim me te denje kesaj ndjenje le ta quajm keshtu apo jo .bye


Postuar nga *panter* datė 29 Dhjetor 2004 - 16:57:

pse perdorni te gjith theniet e disa personave te shquar dhe nuk flisni per vetveten?

Dua te them me kete se edhe ato persona qe kan negelur ne histori nuk jan as me pak dhe as me shum njerez me ndjenja se ne dhe besoj se dhe shum prej tyre qe kan folur per dashurin nuk jane dashuruar ndonje her....

le te flasim me mir per eksperiencen qe kemi, me kete menyr do jipen me shum pergjigje ne kete tem....

Me kete rast po bej nje pyetje te te gjith ju....
Cfar udhezimi mund te me japi mua nje nga ata fytyrat e shquara ose njeri prej jush kur un kisha nje dashuri 7 vjecare me nje vajz dhe qe tani jemi te ndar dhe qe un akoma nuk mundem te shkepus ndjenjat e mia nga ajo, kurse ajo kishte fuqin te shke****e ndjenjat e saj per mua???????

qe tju ndihmoj pak do ju them me sa me pak fjal disa gjera nga periudha qe ishim bashk qe te nxirrni nje kongluzion me te sakt....

Vitet e para ishim shum te lidhur njeri me tjetrin, nuk kishte gje ne bot qe te na ndante, ishim aq te dashuruar sa na kishin zili te gjith ata qe na njihnin per periudhen qe ishim bashk dhe qe nuk na shihnin asnje her te merzitshim njeri tjetrin...Me von kisha filluar duke par gabime dhe gjera qe me shqetesonin te cilat me shum lloj menyrashu mundova tia jap ti kuptoj qe ti jipte rendesi, me kuptoi por nuk beri as dhe nje mundim per ti korigjuar.... dhe dicka tjeter, ato gjera qe kishin filluar te me shqetesojn u krijuan me von, nuk i kisha me par keto probleme, dhe thjesht i kerkova te mos perseriten....

Arrita ti kerkoj te ndahemi sepse ato gjera mbase edhe elementare un nuk mund ti duroja... sepse nuk shihja me ate njeri qe un njofta ne fillim.
me kerkoi te lidheshim perseri dhe qe do i korigjonte, por nuk e mbjti fjalen... U perserit kjo gje gati 1 vit te ter dhe ne qershor te keti viti u ndam plotesisht....

Si perfundim un akoma edhe tani qe po shkruaj e kam mendien te ajo dhe dua cdo cast te di si esht dhe cfar po ben kurse asaj nuk i behet von fare
Para 1 muaji qe folem ne telefon me tha qe ndjenjat e saj jan shuajtur te gjitha per mua dhe qe nuk ndjen asgje me... kurse un nga ana ime nuk kam ndaluar as dhe nje cast ta mendoj, me duket sikur cdo gje per mua ka marr fund, sikur jam vetem ne bot dhe qe nuk me intereson fare se cfar behet pran meje... nuk e diskutoj fare mundimin per te ber nje njohje te re....

po pres ta komentoj kete ngjarje me dike qe te me japi nje pergjigjie
pa then akoma un konkluzionet e mia se mbase jan edhe te gabuara persa i perket sjelljes se saj...

PERSHENDETJE


Postuar nga besaa datė 28 Maj 2005 - 15:44:

dashuriaaa!!!!!!!!!!

dashuri vertetr eshte e veshtir ti japesh pergjigjje pytjes se qka eshte dashuria,por mund te them sipas mendimit tim qe eshte ndjena me e bukur ne jeten e njeriut gjithasht nen dashuri duhet te japesh gjithqka pa te kerkuar dhe ta marresh ate qe te japin


Postuar nga oliinter datė 28 Maj 2005 - 16:19:

Dashurine te gjalle e mban shpresa....

Dhe e vetmja qe i jep te drejte eshte "Koha"


tung!


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.