Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 60 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moda dhe Estetika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=328)
-- Cila eshte mosha e duhur per te perdorur grimin (make up)?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11583)


Postuar nga Isra datė 05 Maj 2006 - 12:53:

Cila eshte mosha e duhur per te perdorur grimin (make up)??

Si mendoni vajza e djem, cila mund te jete kjo moshe?
Duke pare vajzat ketu ne Shqiperi, nuk ka dallim fare adoleshenca nga adultet...
Madje vajzat kane filluar qe 12 vjece....

ja cthuhej ne gazete nje dite.




Vajzat me makiazhe te ekzagjeruara!

Sallonet e bukurisė nė Shqipėri gjithnjė e mė shumė po frekuentohen nga vajzat e reja dhe adoleshentet, dhe tė gjitha tentojnė tė bėhen mė tė bukura. Megjithė bukurinė e freskinė natyrale, nė jetėn e pėrditshme, atyre u ėshtė bėrė ‘zakon’ tualeti

Make up me tonė tė forta

Gjithnjė tentojmė te dukemi tė bukura, natyrale, tė freskėta dhe pėr kėtė nė ndihmė na vjen make up-i. Po shumė herė, tė paktėn nė Shqipėri, makijazhi ėshtė shndėrruar nė njė lodėr me tė cilėn luajnė vajzat e reja dhe nga njė pjesė e madhe e tyre, pėrdoret nė mėnyrėn e gabuar.

Sallonet e bukurisė gjithnjė e mė shumė po frekuentohen nga vajzat e reja dhe adoleshentet, dhe tė gjitha tentojnė tė bėhen mė tė bukura. Megjithė bukurinė e freskinė natyrale, nė jetėn e pėrditshme, atyre u ėshtė bėrė ‘zakon’ tualeti.

Pjesa mė e madhe nuk mund tė dalin nga shtėpia pa makijazh dhe pa u lyer. Sigurisht qė ai nė kėtė rast nuk ėshtė thjeshtė njė mjet pėr t’u zbukuruar, por njė mėnyrė e shpejtė pėr tė rėnė nė sy, pėr t’u dukur apo pėr tė tėrhequr vėmendjen. Ai duhet tė jetė i rėndė dhe me tė gjitha ngjyrat e mundshme tė hedhura mbi sy, buzė e fytyrė.

Tone tė rėnda dhe buzėt e ‘skuqura’ nga buzėkuqi janė njė karakteristikė e pėrbashkėt e pothuajse tė gjitha adoleshenteve tė kryeqytetit. Dhe vendi mė i mirė pėr tė shfaqur ‘bukurinė’ e tyre ėshtė shkolla, apo gjatė pasditeve rrugėt dhe lokalet e Bllokut.

Ky makijazh i rėndė dhe tonet e forta dhe tė ekzagjeruara ėshtė i ngjashėm me ato tė modeleve dhe prezantueset e ekranit tė vogėl e tė madh, por aspak i pėrshtatshėm pėr moshėn e tyre, pėr jetėn e pėrditshme, dhe sidomos ambientit shkollor.

Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr tė pasur njė makijazh perfekt duhet qė make up-i t’i pėrshtatet linjave tė fytyrės, tė ndiqni kėshillat e specialistėve si dhe tė tregohet kujdes me tendencat e fundit tė kozmetikės.

Ndėrkohė qė njė nga elementėt mė tė rėndėsishėm pėr tė pasur njė make up perfekt ėshtė tė lyheni sipas moshės qė keni, kėshillė kjo qė nuk merret aspak parasysh nga adoleshentet shqiptare.

Tė nxitura nga dėshira pėr t’u dukur dhe pėr tė tėrhequr sa mė shumė vėmendjen vajzat e reja shqiptare duket se kanė gjetur mėnyrėn e gabuar pėr t’u zbukuruar.


G.Metropol


Postuar nga Zhylien Sorel datė 05 Maj 2006 - 13:41:

une mendoj se duhet pas 18 vjec.
Sepse ne ate moshe quhesh e maturuar.
Per vajzat nen kete moshe eshte mire qe te jene natyrale.

Ne pergjithesi tek femrat me pelqen makiazhi i lehte i cili nuk dallohet fare.

Ps.nje telajo e shemtauar e Makiazhit te tepruar jane pergjithesisht Mbremjet e Matures.

Makiazhi eshte si nje lloj fasade.

"mos i shiko vitrinen ...shikoj makazinen":p


Postuar nga amoxil datė 05 Maj 2006 - 16:17:

Mosha me e mire eshte mbi 20 per ato qe kane nevoje dmth se per ato qe skane me mire mbasi te fillojne rrudhat,dmth mbas moshes 26-27 e me lart.
Kur them kshu kam parasysh nje makiazh te plote jo per nje rimel se rimelin e eprdorin sot edhe 14 vjecaret,por theksoj mbulimin e ftyres me kremra te ndryshme.


Postuar nga cupka datė 12 Maj 2006 - 16:14:

vertet shume tualet te rende perdorin gocat ne Shqiperi, llangosen si kanarina.
Grimi i rende dhe me ngjyra te theksuara nuk me pelqen per asnje moshe (e kam fjalen per tualetin ditor ndersa ne disko, klube e pub po nuk u theksua nje cikez (me karar dhe ky theksim) nuk bie fare ne sy) megjithate nje tualet ditor me ngjyra neutrale do ishte shume i pranueshem andej nga mosha 18 vjecare e lart.
Gjithashtu, andej nga mosha 16 vjecare duhet me patjeter qe gocat te fillojne te perdorin kremra qe kane SPF te larte per te mbrojtur lekuren e fytyres nga rrezet diellore, qofte ne dimer a behar, kohe me diell a kohe me shi aplikimi kremit me SPF duhet te behet edukate sic eshte larja dhembeve ne mengjes.


Postuar nga jonna1 datė 12 Maj 2006 - 18:17:

make up,? kur, pse.?....

Per mendimin tim , mosha 16 vjec, eshte normale, qe nje vajze te kujdeset per pamjen e fytyres, pasi kjo moshe ka edhe disa vecori, jo ne pergjithesi, por disa vajza ne kete moshe kane problemet me aknet, e si rrjedhim , nje tualet i lehte, edhe i mbron edhe i paraqet mjaft te rregullta, flas per nje tualet normal, dhe jo per klloun, sinqerisht, sot jam ne moshe do thoja madhore, dhe akoma s`kishte ardhur demokracia , kur une isha 16 vjec, brezi im pra, dhe nje makiazh te lehte te fytyres e benim, lyenim pak syte dhe qerpiket, vetem buzet, si lyenim dot, sa per ne shkolle, as qe behej fjale, por as te parregullta nuk ishim, ato grykset e zeza dhe jakat e bardha te qendisura, nje rregull qe do e deshiroja edhe sot per vajzat e shkollave, kur organizonim mbremjet e shkolles, ishim te gjitha me tualet e te rregullta, kuptohet , brenda nje fare standarti, qe gjithesecila e vendoste vete, ju falenderoj per temen e hapur, dhe sinqerisht me pelqen nje vajze e lyer normale. thankyou.


Postuar nga amoxil datė 14 Maj 2006 - 13:37:

mbas tė 50-ve


Postuar nga Demokrate4ever datė 17 Maj 2006 - 23:18:

mbas moshes 30 noshta nje krem moistuizer per lekuren,ndersa per keto kimikalet e tjera s'do e shihja vetem comfortable as mbas 50-ve qe thote amoxil..

jonna1 prandaj nga perdorimi i shumte i llojrave te kremerave dhe kimikale te tjerave ne fytyre ,po te shohesh nje 16 vjecare te jep sikur ka 20-te vjet e siper..


Postuar nga Lela_Dr datė 19 Maj 2006 - 23:18:

Une jam per tualetin mbas moshes 16 per sondazhin.

Por per fermat ne shqiperi, e ekzagjerojne shume.
Kur i kam pare te shkojne ne shkolle me tualet te tille, kam menduar...."po keto prind e keto mesues si e lejne rinine te perfundoje keshtu??.

Ka ikur koha e makjazhit te rende, tualeti duhet te jete i lehte i bukur dhe natural.

E preferoj dhe une keshtu.


Postuar nga Akrep_tropojani_Hro datė 27 Maj 2006 - 14:09:

Question

dua te them edhe une dy fjale reth kesaj teme qe me te vertete them qe eshte pak anormale per moshat e reja qe te "bojatisen" ne ate menyre. vertete grimi e zbukuron femren se edhe nji shkop gardhi po ta lyesh e ta ngjyesh duket i bukur, po jo deri ne ate mase qe ta mbulojne bukurine natyrore me bojra e pudra, sidomos vajzat e reja (12-13 deri 16-17) vjece bjne nji grim te rende edhe theksues qe tu bien djemve ne sy e te duken sa me "sexy". une jetoj ne gjermani dhe kjo dukuri nuk me ka rene shume ne sy, (perjashtoj rastet e vecanta) te pakten ktu ku jetoj une. vajza kur te jete shi dhe te jeni "mllackosur" mos dilni pa cader gagagagagagagag.


Postuar nga ~Enigme~ datė 28 Maj 2006 - 17:17:

Me beri pershtypje sot nje vajze e vogel ndoshta 8-9 ose 10 vjet e lyer shume lehte me nje ton roze (ngjyre e lehte) ne syte e saj te vogla dhe plot leng dhe me vethe te medhenj rumbullak.
Nje engjell i vogel qe kishte mare pamje te nje te madhi.
Sa keq me erdhi qe shume vajza te vogla sot nuk po e shijon femijerine me thjeshtesine dhe bukurine e saj por shikojne revistat apo media-n ku ato influencohen dhe transferohen ne femra 20-30 vjecare ....doja ta merja per dore te vinim ne banje te lanim fytyren dhe ti thoja ti je shume me e bukur pa make up pse e mbulon freskine tende por e di qe do me shikonte sikur donte te me thonte TI JE E CMENDUR....!
Mendoj se vajzat s'duhen te nisin te vene make up aq te vogla eshte krim te mbulojne fytyren me pudra apo syte me ngjyra te ndryshme .....rimeli besoj se eshte normal per nje moshe 13 e siper....


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 60 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.