Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datė 18 Maj 2008 - 17:41:

Disa karakteristika te kinemase se atyre viteve.

Ne panoramen e kinematografise boterore te viteve te pas luftes, kineastet italiane kane nje vend te privilegjuar, pasi krijuan nje kulture te mirefillte kinematografie qe u mor si shembull edhe nga vete kineastet amerikane. Nuk eshte e rralle te degjosh sot Quentin Tarantino apo Tim Burton te permende regjizore apo aktore italiane te marre si shembull ne filmat e vet. Jo me larg se vitin qe shkoi terheq vemendjen historia e filmit "The Pursuit of Happyness" me Will Smith. Aktori i vuri kusht shtepise prodhuese amerikane qe filmin ta drejtonte regjizori italian Gabriele Mucino ose ndryshe nuk do pranonte ate rol. Dhe kini parasysh qe nuk e njihte fare personalisht regjizori.

Kthehemi tek vitet e pas luftes. Italia arrin parpitur ne nje boom ekonomik qe terheq pak dhe ndryshimet sociale. Eshte e kote te kujtohet se bolleku financiar dhe zhvillimi ekonomik eshte faktori kryesor i prodhimit te nje numri te madh filmash. Ne pamje te pare te gjithe duken filma te vjeter, por nese lexohen titujt do shikohet disa grupe punonin me shpesh me njeri tjetrin. Baza e nje filmi te mire eshte sidoqofte skenari, i cili ne ato vite firmosej me shume nga Age/Scarpelli, Ettore Scola apo Stefano Vanzina (alias Steno). Disa prej tyre u improvizuan edhe regjizore, ashtu si anasjelltas regjizoret u moren me skenare per idete qe kishin ne mend.

Karakteristika kryesore eshte lehtesia me te cilen beheshin, shikoheshin dhe shiteshin filmat. Nuk kerkonte shume mund te kthehej ne film nje ide e caktuar dhe shpeshhere kjo dallohet ne frekuencen me te cilen prodhoheshin. Kishte regjizore qe arrinin te prodhonin 4 filma ne vit. Ne fakt shkujdesja me te cilen prodhoheshin filmat kishte dy aspekte te detajuara. Nga njera ane skenaret perpunoheshin mire para se te fillonte xhirimi, ndersa nga ana tjeter fermentimi social krijonte plot material qe mendjet pjellore te skenaristeve mund ti perdornin ose te stimuloheshin prej tyre. Shkujdesja ama ka edhe efektin e prodhimit te kryeveprave "padashje". Ne fakt ambjent i lire, ku nxjerrja e nje filmi nuk kushtezonte karrieren si sot, bente qe ne kinema te beheshin eksperimente dhe te ndiqeshin rruge jo te mirepritura nga kritika. Shembulli me i njohur eshte Totņ, i cili pjesen me te madhe te jetes u perbuz nga kritika, ndersa sot mbahet si nje nga aktoret me te zote te historise se kinemase.

Rasti i Toto-se na ben te kujtojme se kinemaja nuk eshte shuma e pjeseve qe bejne kritiket kur shkruajne pershtypjet e tyre, por dicka me shume qe publiku e nuhat ose e nevojit ne momente te caktuara historike. Nje shembull tjeter eshte "Febbre da cavallo" (Gigi Proietti, Enrico Montesano), nje film i bere shkujdesshem, por qe sot mbahet si cult i viteve 1980.

Nje influence te madhe ne mendjet e shikuesve ka patur rezgjizori Sergio Leone, i cili ne bashkepunim me muzikantin Enio Moricone ka krijuar 4-5 filma western qe mbahen mend edhe sot e kesaj dite. Per te shitur filmat ne amerike ndodhte shpesh qe merreshin aktore amerikane, ku njeri prej tyre ishte Clint Eastwood. Filmat xhiroheshin ne Spanje ose ne Milano dhe me pas shiteshin me emra regjizoresh amerikane ne menyre qe publiku i pertej oqeanit mos te kuptonte gje fare. Stili karakteristik i Sergio Leones dhe disa prodhimeve te tjera italiane eshte quajtur "spaghetti western" per shkak te skenave te forta dhe pranise se gjakut ne shume prej tyre.

Nga sa u tha seri ketu eshte e kuptueshme qe shperthimi kinematografik erdhi si pasoje e shperthimit ekonomik-social. Si rrjedhoje shumica e filmave trajtojne probleme sociale, qofte ne forme drame qofte komedie. E rendesishmja eshte qe filmi i asaj periudhe krijon nje panorame te plote te shoqerise ne ndryshim, pak a shume sic ishte Shqiperia optimiste pas renies se diktatures. Ne keto raste tragjikja dhe komikja eshte kollaj te permblidhet, sidomos sepse vete koncepti i komikes ka liindur si dicka shume tragjike per te qene e vertete. Mjafton te kujtojme sesi kinemaja pa ze zbuloi se nje njeri qe pengohet tek tavolina ben per te qeshur dhe jo per te qare.

Si perfundim, te shikosh filmat e atyre viteve eshte nje ekskursion ne kohe, por ajo qe kupton ne fund fare eshte se eshte e pamundur te kete krijimtari artistike pa nje mireqenie ekonomike. Ne menyre analoge ndryshimet e medha kulturore nuk mund te vijne pa nje zhvillim ekonomik. Kjo do te thote shume sot per Shqiperine, edhe pse skenaristet apo producentet tane jo gjithmone mund te justifikohen nga thatesia ekonomike. Eshte me se shumti deshira per te prodhuar dicka dhe per te ndryshuar dicka ne kete bote qe ben nje artist te punoje, dhe jo thjesht deshira per te fituar me shume leke. Kete e thote bukur edhe Emir Kusturica (regjizor i rrymave te pavarura), i cili fton kineastet ti jene besnik vetes dhe te besojne ne ate qe duan te japin, ne vend qe te krijojne kopje te stileve hollywoodiane sa per te shitur filmin. Pra eshte artisti qe duhet ti jape publikut pikeveshtrimin e vet dhe jo moda qe duhet te prodhoje filma te paketuar. Si rrjedhoje eksperimentimi dhe prodhimi i vazhdueshem eshte i nevojshem per te formuar eksperiencen e duhur pa tradhetuar idene tone mbi boten.


  Gjithsej 170 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.