Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Kjo politikane e pavlere (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16985)


Postuar nga arturm datė 28 Maj 2009 - 22:15:

Qeveria: Me mitingjet tona edukojme femijet


Qeveria refuzon tė zbatojė rekoman dimin e Avokatit tė Popullit, pėr tė ndaluar pjesėmarrjen e nxėnėsve nėn moshėn 18 vjeē nė mitingjet elektorale. Nė njė letėr zyrtare drejtuar Ermir Dobjanit nė datėn 12 maj 2009, ministri i Arsimit, Fatos Beja e justifikon kėtė qėndrim me argumentin se “gėzimi i tyre (fėmijėve) pėr pjesėmarrje nė inaugurime i shėrben shėndetit mendor, interesit mė tė lartė tė fėmijės dhe vlerave njerėzore e edukuese tė tyre”. “Inaugurimi i njė shkolle tė re, z.Avokat i Popullit, - shkruan mandej Beja, - ėshtė njė gėzim i madh pėr fėmijėt. Ata kanė tė drejtė tė gėzojnė pėr kushtet e reja qė krijohen pėr ta”. Por nė letrėn e tij absurde, ministri i Arsimit nuk mjaftohet me kaq. Ai sulmon Avokatin e Popullit se po bėhet pjesė e akuzave elektorale tė opozitės, duke ngritur tė tilla shqetėsime. Sipas Bejės, inaugurimet e shkollave apo kopshteve tė ndėrtuara nga qeveria, edhe pse bėhen nė kėtė periudhė parazgjedhore, nuk kanė lidhje me fushatėn elektorale. Madje pėr ministrin e Arsimit, kėtė argument nuk e rrėzon as pjesėmarrja nė kėto inaugurime e pėrfaqėsuesve tė lartė tė qeverisė apo tė pushtetit vendor. “Dua tė besoj se nė rekomandimet e bėra nuk ngatėrrohet inaugurimi i shkollave me tubimet elektorale, siē pretendohet edhe nė disa nga akuzat elektorale tė disa partive opozitare. Mė duhet t’ju kujtoj se kryetarėt dhe/ose pėrfaqėsuesit e Pushtetit Vendor, pavarėsisht nga partia qė pėrfaqėsojnė, si rregull, marrin pjesė nė kėto inaugurime. Inaugurimi i njė shkolle tė re, z.Avokat i Popullit, ėshtė njė gėzim i madh pėr fėmijėt, pėr mėsuesit, pėr prindėrit, pėr pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor, si dhe pėr komunitetin ku ndodhen kėto shkolla. Sigurisht, MASH dhe DAR-et do tė inaugurojnė kopshte e shkolla, sė bashku me nxėnėsit dhe mėsuesit e prindėrit e tyre, tė ēdo partie qofshin ata”, - shprehet Beja. E megjithėse ėshtė i vetėdijshėm se gjuha e pėrdorur nėpėr tubime politike, ku marrin pjesė edhe nxėnės nėn moshėn 18 vjeē, ėshtė jashtė sferės sė edukimit shkollor, ai thotė se nė kėtė rast Ministria e Arsimit nuk ka asnjė tagėr pėr tė kontrolluar gjuhėn e politikanėve. Madje, ai shton se “pjesėmarrja ose jo e prindėrve me fėmijėt e tyre nė mitingje dhe veprimtari elektorale jashtė orėve tė mėsimit nuk zgjidhet me dispozitat normative tė arsimit”.
Mėsuesit
Pjesėmarrja e studentėve mbi 18 vjeē apo mėsuesve nė mitingjet elektorale gjatė orarit tė mėsimit, gjithashtu nuk pėrbėn ndonjė problem pėr ministrin tonė tė Arsimit. Sipas tij, “liria e tyre pėr angazhime politike buron nga Kushtetuta dhe nuk mund tė pengohet nga dispozitat normative tė MASH”. Brenda sė njėjtės logjikė absurde, Beja pretendon se pjesėmarrja e studentėve apo mėsuesve gjatė orarit tė mėsimit nėpėr fushata elektorale ėshtė njė tregues qė shoqėria demokratike nė vendin tonė funksionon mė sė miri. “Nė 40.000 arsimtarėt e Shqipėrisė ka veprimtarė politikė tė tė gjitha partive politike shqiptare, dhe unė nuk kam asnjė objeksion pėr kėtė, sepse kjo pėrbėn njė tregues tė shoqėrisė demokratike qė funksionon sot nė Shqipėri”, - pėrfundon letra e Bejės, drejtuar Avokatit tė Popullit.


  Gjithsej 167 faqe: « E parė ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.