Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Komploti Boteror (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17557)


Postuar nga agata datė 06 Janar 2010 - 14:02:

Marshimi drejt Versajit

Organizatorėt e revolucionit nuk ishin tė kėnaqur prej ngjarjeve rreth Bastiljes, sepse pjesa mė e madhe e banorėve tė Parisit ishte e demoralizuar prej premtimeve boshe dhe e hidhėruar nė tėrbimet e paarsyetueshme. Mirabo dhe De Muleni nė fjalimet e tyre nė kuvendin nacional u munduan t’i arsyetojnė kėto barbari tė kryera dhe tė nxisin tjera tė reja.
Organizatorėt kryesorė tė kėtyre trazirave dhe shkaktarėt e revolucionit merrnin pjesė nė kuvend dhe ishin prej shtresės sė advokatėve. Pėrderisa nė fillim rebelonte vetėm Parisi, tashmė atė e ndiqte e tėrė Franca. Letrat e tė deleguarve shpėrndahen nė mbarė Francėn me lajmin e tmerrshėm tė trilluar kinse banditėt nga Anglia dhe Austria vijnė pėr t’i vrarė banorėt. Popullatėn e kapi paniku dhe filloi tė armatoset kush me ēka mundte. Paniku natyrisht tė ēon nė anarki, e cila filloi shumė shpejt.
Njė pjesė e banditėve tė paguar prej Marseji dhe prej Italie u dėrguan nėpėr provinca ku me forcė mundoheshin qė ta pėrfitojnė popullatėn e frikėsuar. Viktimė e tyre bien jo vetėm aristokratėt dhe priftėrinjtė, por edhe tė gjithė fshatarėt qė nuk iu bashkangjitėn djegieve dhe krimeve. Nė disa vende ka pasur raste tė ēuditshme. Pėr shembull, nė Burgundi e tėrė popullata
fshatare dhe ajo qytetare u bashkua dhe i vrau tė gjithė banditėt e dėrguar kundėr tyre. Ata gjetėn te ta afishe tė botuara „Urdhėri i mbretit”, me tė cilin urdhėroheshin t’i djegin tė gjitha oborret e fisnikėve dhe monarkistėve, sepse e kishin monopolizuar jetėn dhe ishin fajtorė kryesorė tė urisė.
Kjo ishte njė taktikė e pėrgatitur shumė mirė nga ana e revolucionarėve, sepse populli i besonte mbretit dhe ishte i njohur me pėrpjekjet e tij pėr ta kufizuar pushtetin e fisnikėve dhe tė priftėrinjve. Nė shumė vende nė provincė kishin filluar grabitjet dhe vrasjet nė emėr tė mbretit.
E vėrtetė ishte se priftėrinjtė dhe bujarėt e eksploatonin popullatėn, por nga ana tjetėr, ata ishin lidhja e vetme ndėrmjet oborrit dhe popullit. Ndėrprerja e kėsaj lidhje hapi shtegun pėr krijimin e njė monarkie absolute. Pėr kėtė mendonin orleanianėt tė cilėt e donin vetėm njė sundues - mbretin, dhe njė popull pa kurrfarė mbrojtėsi. Duka orleanian luftonte me kėmbėngulje pėr zhdukjen e oborrit mbretėror, por pėr ruajtjen e monarkisė.
Nga ana tjetėr republikanėt - vegla dhe pionė tė Rothshildit - i shfrytėzonin vėshtirėsitė dhe dobėsitė e tė gjitha fraksioneve pėr qėllimin e tyre tė fundit - krijimin e republikės.
Tė gjitha reformat demokratike tė cilat mbreti vetė ia prezentoi Kuvendit nuk i pėlqyen kurnjėrit grupacion - bile as revolucionarėve, sepse popullit i jepeshin shumė tė drejta. Vetėm dy ditė pas propozimit tė kėsaj proekt-kushtetute demokratike - mė 30 gusht - revolucionarėt caktuan sasi tė parave pėr kokat e anėtarėve tė atyre fraksioneve demokratike mbretėrore tė cilėt i pėrkrahnin reformat. Disa prej tyre mbaheshin nė duar tė revolucionarėve dhe jeta e tyre ishte nė rrezik.
Mbretoi deklaroi nė Kuvend se do tė vė veton po qe se nuk do tė pranohen reformat dhe tashmė Kuvendi me kėmbėngulėsi mundohej qė ta pengojė veton e mbretit. Pasi qė populli nuk e kishte tė qartė se ēka do tė thotė „veto”, agjituesit e revolucionarėve ua shpjegonin nėpėr rrugė me shembujt mė tė bukur: „A e dini se ēka do tė thotė veto? Tė shkoni nė shtėpi ku gruaja ua ka pėrgatitur darkėn, atėherė mbreti thotė „veto” dhe juve asgjė nuk u jepet pėr tė ngrėnė!” Tė tjerėt e shpjegonin kėshtu: „Tė privohet mbreti nga e drejta e vetos, do tė thotė t’i merret e drejta qė tė varė dhe vrasė sa tė dojė”. Shumė fshatarė dhe njerėz tė rėndomtė nga masa e pėrgjithshme mendonin se „veto” ėshtė ndonjė individ tė cilin e imagjinonin nė fantazmėn e tyre si diē shumė tė tmerrshme. Filluan gjithė e mė shpesh tė dėgjohen pytjet: „اka ka bėrė edhe mė ky banditi Veto?”
Vetoja e kuptuar nė kėtė mėnyrė dhe mungesa e prodhimeve ushqimore u shfrytėzuan sėrish edhe pėr njė nga qėllimet e tyre tė errėta - pėr marshimin drejt Versajit, drejt pallatit mbretėror me tė vetmin qėllim qė kjo masė e shfrenueshme t’i likuidojė mbretėreshėn, Maria Antoanetėn, dhe mbretin. Mirėpo, edhe kėsaj radhe nuk patėn sukses, sepse Luj XVI me gjakftohtėsinė e tij i pėrfitoi zemrat e tyre dhe nė vend qė tė likuidohet, pėrshėndetet me pėrshėndetjen franceze: „Rroftė mbreti!” Edhe kėsaj here mbreti e ndaloi rojen qė tė gjuajė nė popull dhe tė shkaktojė gjakderdhje. Ai nuk e kuptoi se ky nuk ishte populli qė e donte, por njė turmė e korruptuar, burra e gra tė poshtėr nga paralagjja. Menjėherė pas kėsaj ngjarjeje u realizua anketa qeveritare.
Komisioni u prezentua nė pallatin mbretėror dhe kėrkoi mendimin e mbretėreshės e cila pėrgjigjej vetėm me njė frazė e cila ka mbetur nė histori: „Tė gjitha i pashė, tė gjitha i dėgjova, tė gjitha i harrova”.
Kjo ngjarje e re (Sulmi i Tilerisė) qė shpėrtheu nė vitin 1792, prej shumė historianėve pranohet si njė revolucion i veēantė.
Grupacioni i mėparshėm i tubuar rreth markizit orleanian pothuajse u shkatėrrua. Markizi u internua. Ndihmėsi mė i madh i tij, Mirabo, e lėshoi. Njė grupacion i sapoformuar prej banditėve tė paguar u paraqit me emrin „Partia e Sabatit”; shumica e tyre ishin italianė. Ndėr to mė tė pėrmendurit ishin: Rotondo, Kavalanti dhe Malga, tė cilėt gjatė kėsaj periudhe tė revolucionit i hasė kudo ku ka pėrdhunime dhe gjakderdhje. Rotondo ėshtė ai i cili e ka pasur pėr detyrė ta vrasė Maria Antoanetėn gjatė shėtitjes sė saj tė zakonshme nėpėr parkun e pallatit. Kjo vrasje u pengua vetėm sipas njė rastėsie.
Mbreti dhe familja e tij ende ndodheshin tė mbyllur nė Pallat. Nė njė situatė tė kėtillė parrugėdalje Luj XVI bėnte apel pėr intervenimin ndėrkombėtar dhe kėrkonte ndihmė prej mbretėrve tjerė.
Perandori austriak Leopoldi II - i vėllai i Maria Antoanetės - nuk e kishte ndėrmend qė t’i ndihmojė motrės sė vet. Mbreti prusian Fridrih Vilhelmi II qysh mė parė udhėhiqte politikėn pėr dobėsimin dhe shkatėrrimin e Francės dhe pėr kėputjen e lidhjeve miqėsore dhe farefisnore ndėrmjet Francės dhe Austrisė, kėshtu qė edhe prej tij po ashtu nuk mund tė pritej ndihmė e sinqertė. I vetmi njeri i gatshėm qė t’u ndihmojė ishte mbreti suedez Gustavi III, i cili nuk kishte lidhje farefisnore me pallatin mbretėror francez.
Apeli i Maria Antoanetės pėr tė intervenuar nga jashtė, jo vetėm qė nuk i ndihmoi pallatit mbretėror, por dha efekt tė kundėrt, edhe mė tepėr ia vėshtirėsoi situatėn. Tash bėhet edhe mė lehtė pėr nxitėsit e revolucionit qė ta mallkojnė pallatin e nė veēanti Maria Antoanetėn pėr kėrkesėn e saj pėr intervenim kundėr Francės.
Prusia edhe mė tepėr e forcoi aktivitetin e vet tinzak nė Francė. Rothshildi, interesat e tė cilit nė kėtė moment pėrputheshin me perandorin prusiak, e dėrgoi bashkatdhetarin e vet, Efraimin nė Francė pėr veprimtari tinzake nė tė ardhmen. Efraimi tėrhoqi sasi tė mėdha parash prej bankave, organizoi dhe pėrkrahu likuidimin e pallatit mbretėror. Le tė mbahet mend se tė gjitha bankat atėherė, si dhe tash, janė nė funksion tė Rothshildit.
Revolucionarėt filluan njė fushatė tė madhe kundėr Luj XVI. Haptazi e thirrnin „Derr i madh”, sarhosh e mashtrues dhe ēka jo tjetėr. Klubi i jakobinėve mundohej pėr detronimin e tij dhe pėr regjencėn e markizit orleanian.
Njė incident tjetėr ndodhi me ushtrinė. Provokatorėt e gjuajtėn me gurėz dhe me qitje individuale, kėshtu qė ajo ua ktheu me zjarr dhe vrau 30-40 vetė prej turmės.
Llafajeti, komandant kryesor i ushtrisė franceze, pėr ta ruajtur dinjitetin e ushtrisė, dha urdhėr qė tė hapet zjarr. Edhe pse ishte ithtar i republikės, Llafajeti nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me pallatin, akuzat i shkruheshin mbretit dhe kėtė rast e shfrytėzuan me urtėsi provokatorėt e masave pėr njė revolucion tė ri.
Njerėzit e arsyeshėm, duke pasur pėrvojėn dhe kujtimet e revolucionit tė vitit 1789 dhe pasojat e tij: vrasje, mijėra familje tė uritura, papunėsimin etj., qėndruan anash dhe nuk morėn pjesė nė kėta aventura tė reja.
Mė 14 qershor tė vitit 1791 nė Kuvendin kushtetues me pjesėmarrjen e Dantonit, Marės dhe Robespierit u sollėn ligje tė reja, me tė cilat u privua populli dhe punėtorėt prej shumė tė drejtave tė tyre: t’i zgjedhin kryetarėt, t’i mbrojnė interesat e tyre tė pėrbashkėta, tė sjellin vendime si dhe t’i kundėrshtojnė rrogat dhe dhuratat e caktuara. Si ta shpjegojmė faktin se ata tė cilėt kryenin ēdo gjė nė emėr tė popullit dhe pėr popull ende paarritur qėllimin e tyre pėrfundimtar - revolucionin dhe republikėn - tashmė ua merrnin edhe ato pak tė drejta qė u kishin mbetur punėtorėve. Mua nuk mė habit ajo qė e kam parė me sy dhe qė e kam pėrjetuar nė shpinėn time. Por, jam i sigurtė se pėr shumicėn e lexuesve do tė jetė e pabesueshme. Tė njėjtat ligje mė vonė nė kohėn e Robespierit janė zbatuar mė rreptė dhe mė ashpėr.
Edhe pse kushtetuta e prezentuar mbretit nuk u pėrgjigjej dėshirave tė popullit, nėn presionin e Kuvendit ai u detyrua ta pranojė.
Nė njė letėr dėrguar vėllait, Luj XVI i pėrshkruan mė hollėsisht shkaqet e pranimit tė Kushtetutės, e cila nuk i pėlqeu. Ai shkruan kėshtu:
“Shteti francez ndodhet para shkatėrrimit tė tėrėsishėm qė do tė fillojė nė momentin kur dikush do tė lejojė tė sillen barėra tė forta dhe tė padurueshme. Shkaku kryesor i pakėndshmėrisė sė tyre ėshtė era e keqe dhe disponimi i partive tė cilat e ndajnė dhe dezorganizojnė pushtetin. Ka vetėm dy alternativa qė mund ta vendosin autoritetin e pushtetit - bashkimi ose fuqia. Fuqia mund tė shfrytėzohet vetėm nga ushtria e huaj dhe kjo nėnkupton luftėn. A mundet, vallė, mbreti t’i lejojė vetes tė bėjė luftė me shtetin e vet? A nuk do tė jetė bari mė i keq se sėmundja? Unė e lė kėtė ide dhe e pranoj tjetrėn, tė vetmen - Kushtetutėn.
Ia lė popullit qė me kalimin e kohės vetė t’i njohė dhe t’i kuptojė shkaqet e pakėndshmėrive tė tyre. Mendoj se me pranimin e Kushtetutės do tė kontribuoj qė tė vehet njė rregull mė i mirė nė Francė se sa me rrefuzimin e saj”.
Nga kjo letėr shihet se mbreti ishte shumė i sinqertė dhe lojal ndaj popullit.
Menjėherė pas pranimit tė Kushtetutės, Luj XVI i shkruajti perandorit austriak dhe kėrkoi prej tij qė tė pėrmbahet nga ēfarėdo intervenimi qoftė, si dhe tė mos pėrzihej nė punėt e brendshme tė Francės. Nė njė situatė tė kėtillė duhej tė fillonte paqe, jo vetėm jashtė, por edhe brenda nė vend.
Pranimi i kushtetutės nga ana e mbretit shkaktoi entuziazėm tė papėrshkrueshėm popullor. Marrėveshja midis mbretit dhe Kuvendit nėnkuptonte paqe; shteti mund tė fillonte tė funksionojė normalisht, ashtu si edhe mė parė.
Populli i kuptonte kompromisin dhe flijimin e mbretit me pranimin e Kushtetutės dhe familja mbretėrore u bė mė e dashur dhe mė e njohur se kushdo qoftė tjetėr.
Konspiracionit, qė tashmė e udhėhiqte klubi i jakobinėve, me nė krye Robespierin, nuk i konvenonte gjendja e krijuar. Ata aspak nuk kishin paraparė se mbreti do ta pranojė Kushtetutėn dhe sėrish do tė vazhdojė tė qėndrojė nė fron.
Ithtarėt e besueshėm tė themeluesit tė tyre, jezuitit Iluminatėt - pion i Rothshildit, ishin pėr rrėzimin e mbretit. Ata pa marrė parasysh manevrimet qė do tė shfrytėzonin, duhej patjetėr t’ia arrinin qėllimit.
Idetė dhe metodat e revolucionarėve francezė tė klubit tė jakobinėve nuk dalloheshin aspak prej atyre tė gjermanėve, do tė thotė ata ishin nė gjendje tė kryejnė mizori dhe t’ia pėrshkruajnė armikut. Pėr shembull, ata gjatė kohės sė planifikimit pėr ta sulmuar mbretin pėrhapnin lajmin se mbreti po pėrgatitė therje tmerruese pėr popullin.
Deputetėve tė zgjedhur tė popullit nė vitin 1789 tashmė me Kushtetutėn e re iu kaloi mandati dhe nė vend tė tyre u caktuan tė tjerė - tė gjithė pjesėtarė tė klubit tė jakobinėve. Popullatėn franceze nė Kuvendin ligjdhėnės tashmė e prezentonin vetėm agjituesit e deridjeshėm dhe njerėzit e jakobinėve.
Nė vitin 1792 me kėta ide dhe aspirata mė kontradiktore, Franca vlonte dhe nuk paralajmėronte diē tė bukur. Mirabo paralajmėronte: „Liria e jonė mund tė sigurohet vetėm nėse shtrati e saj bėhet prej shtrojės sė trupave”.
Udhėheqėsit e revolucionit francez i kanė shėrbyer plotėsisht kauzės ruse pėr drejtimin e Evropės. Bile edhe orleanianėt iu janė nėnshtruar urdhėrave tė kėsaj fuqie tė madhe prej Frankfurti.
U paraqitėn edhe tė ashtuquajturit sankilotė, tė rinjė zhelanė dhe tė leckosur. Nė tė vėrtetė, kėta ishin huliganė dhe vjedhės gjatė natės nė Paris. Pėr disa franga nė ditė, ata u organizuan dhe u inkuadruan nė „legjinė e sankilotėve”. Secili e mbante nė kokė amblemin e Rothshildit - kėsulėn e kuqe. Tė armatosur me tėrfurq dhe kazma, pėr ēdo ditė kjo fundėrrinė i vėrshonte kopshtet dhe parqet e Tilerit, duke bėrtitur kundėr mbretit dhe mbretėreshės. Kėshtu bėheshin parapėrgatitjet pėr ēdo ditė para 20 qershorit - ditės qė ishte caktuar pėr ta sulmuar pallatin dhe pėr t’i likuiduar mbretin dhe mbretėreshėn. Numri i pjesėmarrėsve nė kėtė sulm nuk ishte pėrcaktuar saktėsisht - sipas disa historianėve numri i tyre ka qenė prej 6-7 mijė vetė, sipas tė tjerėve - 15-20 mijė vetė. Kuptohet kjo nuk ishte e tėrė popullata e Parisit, i cili atėherė numėronte 800 mijė banorė.
Qysh ditėn e mėparshme shumė agjitues i thirrnin me tė madhe kalimtarėt qė tė merrnin pjesė nė gostinė qė do tė mbahej ditėn e nesėrme, duke iu premtuar se pija do tė jepet falas.
Qysh atė natė kjo masė e pėrhimtė e pėrbėrė nga elementi i degjeneruar i popullatės filloi tė mblidhet nėpėr lagjet e skajshme. Ishin tė armatosur me kazma, sopata, tėrfurq dhe kacia, disa prej tyre kishin ngjeshur shpata tė vjetra dhe tė ndryshkura. Nė ēdo vend kishte sankilotė. Tė gjitha mejhanet vizitoheshin dhe shfrytėzoheshin. Po ashtu edhe gra e fėmijė merrnin pjesė nė kėtė lėvizje. Mė 20 qershor kjo masė u nis drejt pallatit, duke bėrtitė: „Rrofshin sankilotėt! Rroftė populli! Poshtė Vetoja!”
Pallati ishte nėnmbrojtjen e bataljonit tė 16-tė tė gardės nacionale, 600 vetėvė tė policisė kalorsiake dhe 20 topave. Kjo masė njerėzore vėshtirė se do tė mundte tė hyjė nė parqe dhe nė oborr sikur mbreti tė mos e kishte ndaluar edhe qėndresėn mė tė vogėl.
Nė tė njėjtėn kohė - kur turma hyri nė parqe - Napoleon Bonaparta i cili doli prej njė restoranti aty afėr me shokun e tij, thirri me disa fjalė tė goditura: „اfarė kafshėsh, si kanė mund t’i lejojnė kėsaj fundėrrine tė hyjė? ثshtė dashur tė pastrohen nja pesė-gjashtėqind prej tyre me topa dhe tė tjerėt do tė iknin me vrap qė tė shpėtojnė!”
Kur arritėn para dyerės sė pallatit masat filluan t’i bien asaj me kazma. Njė zė prej brenda urdhėroi: „Hapne derėn! Unė nuk frikėsohem prej francezėve!” Njėri prej rojeve e hapi derėn dhe turma u sul me tėrbim nė pallat dhe pas pak ēastesh u gjet para vetė mbretit i cili nė kėtė moment kritik u tregua me tė vėrtetė mjaft gjakftohtė, gjė qė e pranojnė edhe vetė revolucionarėt.
Edhe kėsaj radhe mbreti i dha urdhėr rojes qė askush tė mos gjuajė. Gardistėt zvicranė, sigurimi i tij personal, qėndronin me shpata tė nxjerra tė gatshėm qė ta mbrojnė, por ai iu dha urdhėr qė t’i mbledhin shpatat dhe tė tėrhiqen. Njė kriminel me thikė iu gjuajt mbretit duke thėnė: „Ku ėshtė Vetoja qė duhet ta vrasė?” Mirėpo, njė i ri nga turma e rrėzoi para kėmbėve tė mbretit dhe e detyroi tė thirrė: „Rroftė mbreti!” Miqtė e mbretit e shfrytėzuan kėtė tollovi e larguan atė nė njė skaj dhe qėndruan para tij me shpata tė nxjerra. Nė mesin e tyre ishte edhe 77 vjeēari marshall de Mushi dhe vajza e princit de Konti, e cila me thikė nė njėrėn dorė dhe me shpatė nė tjetrėn nė mėnyrė tė palodhshme katėr orė e mbrojti mbretin prej vrasėsve.
Nė atė kohė disa nga turma, e cila lirisht shėtitte nėpėr pallat, gjetėn shishe tė mbushura me verė dhe filluan tė gostiten. Njė sankilot i leckosur ia ēoi mbretit njė shishe pėrgjysmė me verė dhe e urdhėroi tė pijė pėr shėndet tė popullit francez.
Luj XVI e ēoi shishen te goja, piu njė surb dhe bėrtiti:
“Banorė tė Parisit, unė pi pėr shėndetin tuaj dhe pėr shėndetin e popullit francez!”
Kjo sjellje e tij i mallėngjeu njerėzit e rėndomtė tė cilėt prej njė skajshmėrie kalonin nė tjetrėn. Filluan ovacionet dhe britmat: „Rroftė populli! Rroftė liria dhe rroftė mbreti!”
Mbreti iu drejtua atyre me njė ton sugjestiv, urdhėrues: „Njerėz, tėrhiquni!” Tė gjithė shpejtuan qė ta lėshojnė pallatin. Edhe njė herė mbretin dhe familjen e tij e shpėtuan, gjakftohtėsia dhe qėndrimi i tij jo i dhunshėm me popullin.
S’ka dyshim se atė ditė, sikur populli dhe sankilotėt t’ia kishin dashur me tė vėrtetė vdekjen mbretit, do ta kishin vrarė. Kjo tregon qartė disponimin e pėrgjithshėm tė masės, bile edhe tė kėsaj grupe tė vogėl tė parisienėve qė morėn pjesė nė sulmin e pallatit. Edhe kėsaj here armiqtė qė ia donin vdekjen mbretit - organizatorėt e turbullirave - nuk ia arritėn qėllimit.
Si duket, „njerėzit e vėrtetė” - qytetarėt e Parisit - nuk kanė marrė pjesė nė ngjarjet e 20 qershorit. Disa patriotė francezė deklaruan: „E vėrtetė historike ėshtė se tė gjitha maltretimet dhe kundėrvajtjet e bėra gjatė kohės sė revolucionit francez, nuk kanė qenė vepėr e popullit francez, por e njė dore tė huaj”.
Provincat i dėrgonin peticion pas peticioni Kuvendit, duke protestuar kundėr sjelljeve tė Parisit i cili paraqitte vetėm njė tė 83-tėn pjesė tė Impersisė. Populli i cili e dinte se kush ishin ngacmuesit kėrkonte dėnimin e jakobinėve.
Vetėm Llafajeti, i cili komandonte ushtrinė franceze, vetė protestoi nė Kuvend, por nuk shprehu vendosshmėri tė mjaftueshme qė t’i mbyllė dhe t’i ndalojė klubet e jakobinėve. Vetėm ai ka mund ta bėjė njė gjė tė tillė, sepse jo vetėm qė e kishte nė disponim ushtrinė, por e kishte edhe pėrkrahjen e popullit.
Organizatorėt e revolucionit e kuptuan se me akuzat e kėtilla drejtuar deri mė tash mbretit, nuk do tė arrinė ta bindin popullin pėr likuidimin e tij. Patjetėr duhej tė mendonin kundėrvajtje mė tė mėdha dhe mė drastike.
Perandori prusiak i cili me vite mendonte qė ta likuidojė fronin francez dhe ta shkėputė lidhjen farefisnore midis Francės dhe Austrisė, tash nėn pretekstin e shpėtimit tė fronit francez dėrgoi ushtrinė e tij nė kufirin francez. Austrianėt shpejtuan ta bėjnė po tė njėjtėn gjė. Ky qe
shkaku qė mbreti tė akuzohet pėr tradhėti, nga se ushtritė prusiake dėshironin qė popullatėn franceze t’ia shtrojnė zjarrit dhe shpatės.
Organizatorėt e pakėnaqshėm kėsaj radhe siguruan kontigjente mė tė mėdha prej Marseji. Kush dhe ēfarė njerėz ishin ata? Shumica ishin prej atyre qė kishin dalur nga burgjet e Italisė, Spanjės, Greqisė e gjetiu dhe e shfrytėzonin strehimore limanin e madh ndėrkombėtar, Marsejin. Pėr mė tepėr se njė muaj mijėra njerėz prej atyre pa kulm mbi krye arritėn nė Paris.
Njė delegacion nga komuna parisiene dha propozim pėr shfronėsimin e mbretit, duke e akuzuar se ai ka pėr qėllim tė kryejė terror ndaj Parisit. Ditėn e dytė njė sekcion i revolucionarėve tė Parisit filloi bisedime tė fshehta me mbretin dhe nė tė njėjtėn kohė i bėri shantazh. Kėshtu, pėr shembull, vetėm njė javė para ngjarjeve qė do tė ndodhnin Dantoni pranoi shuma tė mėdha prej pallatit. Vetė Pridomi, njėri prej revolucionarėve mė tė mėdhenj, pranoi duke thėnė: „Medet! Sa shumė prej atyre qė pretendojnė se janė republikanė do tė bėheshin rojalistė tė tėrbuar sikur pallati tė ishte i gatshėm t’i pėrfitojė dhe sikur tė kishte para tė bollshme qė t’i paguajė!” Kuvendi kushtetues nė pėrbėrje tė vet ka pėrfshirė njė numėr tė madh rojalistėsh ose republikanėsh, bindjet e tė cilėve ndryshonin sipas drejtimit tė erės.
Nė mbrėmje tė 9 gushtit i ashtuquajturi, „Kėshilli suprem i revolicionarėve prej 10 gushtit”, dha urdhėr qė tė bien kėmbanat nė tė gjitha kishat e Parisit. Mund ta paramendojmė se ēfarė paniku ėshtė krijuar nė kryeqytet. Nė tė njėjtėn kohė i kanė zėnė tė gjitha pozicionet komanduese revolucionarėt. Tė dy pozicionet kyēe ndodheshin nė duart e tyre: kryetari i bashkisė Pesioni dhe prokurori kryesor Redereri, mund tė thuhet, kanė lozur rol tė veēantė gjatė kohės sė ngjarjeve mė 10 gusht tė vitit 1792.
Kryetari i bashkisė ishte udhėheqės suprem i gardės nacionale e cila nė kėto momente e mbronte pallatin nėn komandėn e drejtpėrdrejtė tė markizit de Mandat. Markizi - luftėtar i vjetėr dhe i ndershėm - patundshėm kishte vendosur qė ta mbrojė mbretin. Me kėtė ishin tė njohur tė gjithė, e mė tepėr organizatorėt. Nė prani tė njė mbrojtjeje tė organizuar do tė ishte e pamundshme qė njė turmė e tillė njerėzish tė depėrtonte nė pallat. Ja pse e thirri kryetari i bashkisė nė komunė, nė ora 7 tė mėngjesit, komandantin e sigurimit, Mandatin, qė tė japė raport pėr masat qė janė ndėrmarrė nė aspekt tė sigurimit. Vetėm pas gjysmė ore njėfarė Rosinjoni, njeri i Dantonit, e rrėzoi duke e qėlluar me plumb nė kokė nė shkallėt e komunės.
Mbrojtja e pallatit mbeti pa komandant. Kjo qe fatale pėr zhvillimin e mėtejmė tė ngjarjeve. Nga ana tjetėr, mbreti atė ditė u tregua mjaft i drojtur e i pavendosur, dhe ashtu si edhe herėt e tjera iu dha urdhėr ushtarėve qė tė mos gjuajnė. Turma kėsaj radhe e rrethoi pallatin, e ai mbeti pa kurrfarė gjasash pėr sukses. Nė kėtė kohė arriti prokurori kryesor Redereri, i cili filloi ta kėshillojė mbretin qė ta lėshonte pallatin sė bashku me familjen e tij dhe nėn mbrojtjen e tij tė tėrhiqej nė ndėrtesėn tjetėr aty pranė - nė Kuvendin Nacional - ku nuk do tė rrezikohej jeta e tij.
Maria Antoaneta e kundėrshtoi kėtė, por prokurori iu drejtua asaj me kėto fjalė: „Ju, zonjushė, dėshironi tė merrni mbi vete pėrgjegjėsinė e vdekjes sė mbretit, tė djalit tuaj, tė vajzės suaj, tė vetes suaj dhe tė gjithė atyre qė ju mbrojnė”.
Mbreti nuk donte viktima dhe gjakderdhje. Ai u ēua prej tavoline e mori familjen dhe u nis drejt Kuvendit. Maria Antoaneta, e pakėnaqur me vendimin e mbretit, iu drejtua prokurorit dhe e pyeti: „A do tė pėrgjigjeni ju pėr jetėn e mbretit dhe tė djalit tim?” Redereri iu pėrgjegj: „Zonjushė, ne marrim pėrgjegjėsinė se do tė vdesim me ju bashkarisht, ajo ėshtė e gjithė ēka mund t’ju premtojmė”
Me tė hyrė nė Kuvend mbreti iu drejtua deputetėve me fjalėt qė vijojnė: „Zotėrinj, unė erdha kėtu pėr ta penguar njė delikt tė madh dhe mendoj se askund nuk mund tė jem mė i sigurtė se sa kėtu nė mesin tuaj”. Mirėpo, gjatė asaj kohe jashtė tashmė shpėrndanin koka tė ngulura nė kazma. Ushtarėt besnikė tė mbretit e zbatuan edhe urdhėrin e tij tė fundit qė tė mos gjuajnė nė popull dhe si mirėnjohje pothuajse tė gjithė e paguan kėtė me jetėn e tyre.
Pas rėnies sė pallatit tė pambrojtur nė duar tė turmės, fotografia e tij nuk mund tė pėrshkruhet. Tėrė parkun e kishn mbushur me trupat e ushtarėve. Brenda nė pallat turma e tėrbuar thente e grabitte gjithė ēka i binte nė dorė. Gratė e hidhėruara tė lagjes Sen Antoani shėtitnin
nėpėr apartmanet e Maria Antoanetės tė veshura me fustanėt dhe togėt e saj. Tė tjerat nė anėn tjetėr ishin shtrirė tė pira nė shtratin e saj. Atė ditė gratė ishin ato qė manifestonin zemėrimet mė tė mėdha. Zullumqarėt nėpėr dritare hudhnin mobile, orė dhe gjithė ēka iu binte nė dorė. Nuk iu vinte keq as pėr pasqyrat e dėgjuara tė mediqve. U futėn edhe nėpėr bodrume ku ndodheshin verėrat. Burrra e gra filluan tė pinė nė mėnyrė histerike nga e cila, sipas Pridomit, vdiqėn mė tepėr se 200 vetė. Tėrė verėn qė ndodhej nė bodrume - rreth 10 mijė shishe - e nxorėn jashtė nė park dhe ia shpėrndanė turmės e cila pak mė vonė ndodhej shtang e pirė dhe e shtrirė nėpėr aletė, pranė tė vrarėve. Napoleoni, i cili tė njėjtėn ditė kaloi nėpėr parqet e Tilerit, e pa kėtė fotografi dhe dikur mė vonė, kah fundi i jetės sė tij, deklaroi se asnjė betejė e tij nuk ia pėrkujton se ka pasur kaq shumė kufoma sikur Tileri atė ditė gushti.
E kėtillė ishte fotografia e papėrshkruar e revolucionit francez mė 10 gusht, tė cilės shumica e autorėve revolucionarė i ikin. Kėta autorė asgjė nuk pėrmendin pėr orgjitė kanibaliste, pėr „kotoletat prej trupave tė ushtarėve zvicranė, tė pjekura nė zjarr tė kėndellėt, e tė cilat disa njerėz tė degjeneruar i hanin”. Nuk pėrmendin asgjė pėr njeriun e markizit orleanian, aktivistin Gramon, i cili nė njė moment tė ēmendurisė revolucionare e piu njė gotė me gjak, tė mbushur nga viktima e tij.
Ajo ditė qe fitore e madhe pėr udhėheqėsit e revolucionit edhe pse asnjėri prej tyre vetė nuk mori pjesė nė tė. Dantoni, Mara dhe Robespieri u zhdukėn disa ditė nga Parisi qė sėrish tė kthehen nė foltore tė Kuvendit ku gjuha ishte armė respektuese e tyre.
Nė ditėt e ardhshme u pa se shumė mė lehtė ishte me vrarė se sa me hapur vorre.
Shumė autorė e kanė pėrshkruar 10 gushtin si ditė mė tė madhe tė revolucionit francez! اfarė pasojash patė lėnė kjo ditė?
Tėrė Franca atė ditė u paralizua.
Republikani mė i pėrmendur dhe mė i arsyeshėm, Llafajeti, nga kėrcėnimi i Komunės me likuidim, e lėshoi Francėn dhe u strehua nė Austri, ku u mbyll nė fortifikatėn e Magdeburgut.
Populli i cili fitoi atė ditė e humbi tė gjithė atė qė fitoi prej revolucionit.
Zotėrinjtė e ri pa humbur kohė filluan t’i pėrgatisin prangat me tė cilat do ta lidhnin popullin nė njė robėri deri atėherė tė panjohur.
Nė njėrin prej shesheve u paraqit instrumenti pėr prerjen e kokave i pėrdorur nė mesjetė nė Gjermani. Emrin gijotinė e mori nga fizicienti francez Gijotini, anėtar i zgjedhur i Kuvendit nė vitin 1789, i cili propozoi qė kjo maqinė tė shfrytėzohej pėr likuidimin e viktimave pa dhembje. Me anė tė kėtij instrumenti revolucioni i likuidoi pushtetin mbretėror, aristokracinė, klerin dhe nė vend tė tyre vendosi anarkinė e cila sė shpejti bashkė me frikėn nga gijotina e ēarmatosi popullin. Populli i zgjuar francez nuk paraqiste asgjė mė tepėr se njė tufė dhensh gati e dėgjuashme tė shkonte nė therje. Gjendja e kėtillė psikike nė tė cilėn bie njeriu mė ėshtė shumė mirė e njohur. Vetė e pėrjetova nė ngjarjet e 9 shtatorit nė vitin 1944.


  Gjithsej 24 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 24 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.