Forumi Horizont
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shqiponja, simboli i Perendise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18075)


Postuar nga lule datė 02 Nëntor 2010 - 21:13:

Shqiponja, simboli i Perendise

Shqiponja ėshtė njė nga simbolet mė tė vjetra qė ka njohur njerėzimi. Grekėt dhe Persianėt e shenjtėruan atė me diellin, si simbol i lartėsimit dhe i shpirtit i shoqėruar me Perėndinė supreme tė qiellit, duke pėrfaqėsuar parimin shpirtėrorė. Pėr grekėt shqiponja ishte emblema e Zeusit. Druidėt e konsideronin atė si simbol i tė Gjithėpushtetėshmit i cili vėshtron nga gjėndjet mė tė larta shpirtėrore.

Shqiponja ėshtė nje shpend i ditės jeta e tė cilit ėshtė lidhur me dritėn dhe me elementin e zjarrit dhe tė ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin qė ka nė fluturim, shpejtėsinė dhe familjaritetin qė ka me bubullimen dhe vetėtimėn, tė cilat janė atributet e perėndive tė krijimit. Shqiponja gjithashtu pėrfaqėson fisnikėrinė e trashėguar, fuqinė dhe luftėn. Si luani nė tokė, Shqiponja ėshtė mbreti i qiellit. Si nje shpend ndėrmarrės, fluturon nga njė botė nė tjetrėn dhe ripėrtėrihet pėr tė udhėhequr shpirtrat.

Qė nė kohėt parahistorike, ėshtė njė simbol i pėrbashkėt i fortėsisė dhe fuqisė. I pėrhapur tek Kristianėt nė kohėn e kryqėzatave, ėshtė pėrfshirė nė gėzofet e perandorėve dhe mbretėrve tė europės si emblemė, pėr shkak tė rėndėsisė qė gėzon. Shqiponja me dy-krerė ose dy-koka ėshtė njė fuqizim i simbolit dhe njė dyfishim i fuqive tė saj.

Ne bibėl, Shqiponja ėshtė shoqėruar me Shėn Gjonin, Ungjillorin pėr shkak tė kuptimit tė tij tė drejtė per dritėn frymėzuese tė intelektit.

Ne Indinė e lashtė, Garunda, nje shpend i madh mitik, nje shpend diellor, pėrmendet nė Ramajana si kali i Vishnusė, Vishnu duke qėnė i dyti i trinisė sė shenjtė indiane e pėrbėrė nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.

Nė Rome, Shqiponja qėndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bėn vullnetin e tij te ditur kundrejt qėnieve njerėzore. Nėpėr monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisė sė perandorisė.

Nė Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianėve mbi Medean, nga e cila ishte bėrė njė ogur (shenjė) kur fluturonte mbi fushėbetejė.

Nė Meksikė, Shqiponja ėshtė njė perėndi e vjetėr e bimėsisė, e shoqėruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokėsore), nga errėsira e botės materiale, kurse perėndia-shpend pėrfaqėson qiellin dhe dritėn, shpirtin hyjnor. I dhuron fuqinė e saj Luftėtarėve-Shqiponjė, elita e luftėtarėve Aztekė. Perandori Aztek vishej me pendė shqiponje qė gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.


Postuar nga lule datė 02 Nëntor 2010 - 21:15:

Gjeli si simbol diellor

Gjeli ėshtė njė simbol universal diellor pėr shkak se e kėnduara e tij lajmėron ardhjen e agimit. Nė Indi, ėshtė atributi i Skandha-sė, personifikimi i energjisė diellore.

Nė Japoni, kėndimi i tij, i shoqėruar me kėngėt e perėndive, joshi Amaterasu-nė, perėndeshėn e diellit, jashtė shpellės ku ajo ishte fshehur, qė korrespondon me manifestimin e dritės.

Kurajo ėshtė virtyti qė Japonezėt dhe popujt e tjerė tė lindjes sė largėt tiparizonin Gjelin. Ideograma kineze pėr gjelin ėshtė Ki, homofone te kuptimit i “favorshėm”. Aparenca e tij dhe sjellja simbolizojnė “ pesė virtytet”:

virtytet civile, sepse krekosja e tij e bėn tė duket si drejtues i keq

virtytin luftarak, pėr shkak tė caponjėve

virtytin e kurajos pėr shkak tė drejtimit nė luftim

virtytin e mirėsisė, pėr shkak se mbronė pulat e tij

virtytin e besnikėrisė pėr shkak tė saktėsisė me tė cilėn lajmėron lindjen e diellit.

Pėr mė tepėr, gjeli ėshtė gjithashtu efikas nė kundėrveprimin e influencės sė keqe tė natės sė errrėt qė ai drejton nga shtėpitė e banorėve qė e pikturojnė shėmbėlltyrėn e tij nėpėr dyer.

Budizmi tibetian i drejtohet gjelit nė mėnyrė tė vecantė si simbol i fatit tė keq. Shfaqet nė qendėr tė rrotullės sė jetės, afėr derrit dhe gjarpėrit, si njė nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinė) dhe lakminė qė vėnė nė lėvizje rrotullėn e ligjit.

Nė Europė, gjeli ėshtė parė si imazh i zemėrimit, manifestimi shpėrthyes i dėshirave tė irrituara dhe tė papėrmbajtshme.

Nė traditėn Greke, Velkanosi, perėndia-gjel i Kretės ishte pėrvetsuar me Zeusin. Njė gjel po qėndronte pėrkrah Letosė, qė ishte me barrė nga Zeusi, kur i dha jetė Apollonit dhe Artemisės. Kėshtu qė gjeli i ėshtė dedikuar Perėndive diellorė sikurse dhe perėndeshave hėnore.

Pėr mė tepėr, Gjeli ėshtė atributi i vecantė e Apollonit. Njė Gjel i sakrifikohej ritualisht Asklepiut, birit tė Apollonit dhe zot i mjekimeve, pėr shkak se zogu lajmėronte shpirtin e tė vdekurit qė duhej ta udhėhiqte nė botėn tjetėr. Asklepiu ėshtė gjithashtu perėndia qė, me fuqitė e tij shėruese, sillte tė vdekurit mbrapa nė jetėn e tokės.

Kjo ėshtė arsyeja ekzakte se pėrse gjeli ishte gjithashtu emblemė e Attis-it, Perėndia-Diellore e lindjes, i cili vdiq dhe erdhi nė jetė sėrish. Kjo gjithashtu shpjegon pėrsenė se gjeli i ėshtė atribuar Hermesit, lajmėtarit qė udhėtonte tė tre nivelet e kozmosit.

Gjeli, mė tej me zagarin dhe kalin, ngelet mes kafshėve qė ofrohen nė sakrificė nė ritet mortore tė gjermanėve tė lashtė.

Nė traditat Nordike, Gjeli ėshtė simbol i vigjilencės ushtarake, i vendosur nė degėt mė tė larta tė hirit Yggdrasil pėr tė paralajmėruar perėnditė kur gjigandėt, armiqtė e tyre, tė jenė duke u pėrgatitur pėr sulm.

Kur zogu vendoset nė majat e kishave, merr rolin e mbrojtėsit dhe ruajtėsit tė jetės. Ėshtė gjithashtu njė emblemė e Krishtit, si shqiponja dhe llampa, simbol i dritės dhe ringjalljes.


Nė librin e Jobit, gjeli ėshtė simbol i inteligjencės sė dhėnė nga zoti kurse Ibis ėshtė simbol i urtėsisė.

Talmudi e bėn gjelin mjeshtėr tė mirėsjelljes pėr shkak se lajmėron zotin e tij me gugatjen (kikiriki-nė) e tij.

Nė Islam, gjeli shijon njė nderim tė veēantė. Vetė profeti pohon se gjeli i bardhė ėshtė shoku i tij sepse shpall prezencėn e Ėngjėllit. Pėr mė shumė, profeti ka thėnė se ndalohet tė mallkosh gjelin, tė cilin e thėrret me lutje. Nė analizat e ėndrrave, gjarpri dhe gjeli janė interpretuar si simbole tė kohės.

(dituri)


Postuar nga lule datė 02 Nëntor 2010 - 21:16:

Korbi, ne qyteterimet e ndryshme

E zeza e pendėve tė tij dhe thirrjet e zymta, e bėjnė korbin, i cili ushqehet me kalbėsira, njė zog tė ogurit tė keq. Ky reputacion mund tė gjendet gjithashtu nė Kinė, pavarėsisht se Kinezėt e shikojnė korbin si simbol tė mirėnjohjes bijėrore, duke konsideruar faktin se ushqen prindėrit e tij.

Ne Japoni, korbi merret si pasqyrimi i dhembshurisė sė familjes. Konsiderohet gjithashtu si lajmėtar i perėndive, paralajmėruesi i fitoreve qė vijnė. Duke qėnė njė zog diellor, paraqitet si zog i kuq.

Nė Indinė e vjetėr, Mahabharata e merr si lajmėtar tė vdekjes. Nė librin e zanafillės (libri i parė i biblės), korbi ėshtė simbol i shikimit tė pastėr. Noe e lėshon pėr tė parė nėse ultėsirat e tokės kishin dalė nga siperfaqja e ujėrave tė pėrmbytjes.

Nė greqinė e lashtė, korbi ėshtė i shenjtė pėr Apollonin. Straboni thotė se korbat vendosnin pėr anėndodhjen e gurit-kėrthizė (Omfalos) nė Delfi. Megjithatė, Pindarus konstaton se detyra kryhej nga Shqiponjat dhe Plutarku thotė se ishin mjelmat. Korbi ėshtė midis tipareve tė Mithras.

Pėr keltėt, zogu i shenjtė luan njė rol profetik. Sipas Pseudo-Plutark-ut, emri i Lions-it, Lugdunum, ėshtė pėr tu pėrkthyer si “Kodra e Korbit” dhe jo si “Kodra e dalė” pėr shkak se njė fluturim i korbave i tregoi themeluesve ku ta ndėrtonin qytetin.

Zogu ishte i shenjtė pėr Galėt.

Nė mitologjinė Gjermane, korbat ishin shoqėruesit e Ėotanit. Nė mitologjinė Skandinave, dy korba rrinin nė fronin e Odinit: Hugin (Mėndje) dhe Munnin (Kujtesė).

Pėr Indianėt e Amerikės Veriore, zogu ishte personifikimi i bubullimės dhe erės; e njėjta ndodhte pėr Majat nė Popol-Vuh.

Shfaqja e tij nė ėndrra ėshtė konsideruar si ogur (shenjė) i keq. Mėrzitshėm rrotullohet mbi fushėbetejė. Pėrfaqėson gjithashtu vetminė dhe izolimin vetėdashės.

Simbolizimi i Korbit ėshtė plotė kontradikta: Diellor dhe i Zymtė nė tė njėjtėn kohė ėshtė lajmėtar i vdekjes dhe i syrit tė keq por gjithashtu mund tė mbrojė. Kjo ambivalencė e simbolit ėshtė caktuar nė bazė tė karakteristikave fizike tė ndryshme.

(dituri)


Postuar nga lule datė 02 Nëntor 2010 - 21:17:

Luani, simboli i fuqise

Luani simbolizonte fuqinė dhe sovranitetin si dhe ėshtė shoqėruar me diellin, me floririn dhe me forcėn penetruese tė dritės dhe fjalės.

Krishna ėshtė luani midis krijesave tė egra, Buda ėshtė luani i Shakyas dhe Krishti ėshtė luani i Judės. Buda pėrdor luanin si fron. Ėshtė fuqia e Shakti-tė, qė ėshtė energjia hyjnore. Ėshtė forma e avatarės “Nara-Simba” (njeriu-luan), simbol i forcės dhe kurajos dhe shkatėrrues i sė keqes dhe injorancės. Si fuqi e Darmės, Luani korespondon me Vairochana-nė dhe me Manjushri-nė, mbartėsi i diturisė. Kur Buda mėsoi Darman, zėri i tij ishte hungėrima e luanit duke nxjerrė nė dukje forcėn e ligjit.

Simbol i fuqisė, por Luani ėshtė gjithashtu dhe simbol i drejtėsisė. Kjo ėshtė arsyeja qė Luanėt dekoronin fronin e Solomonit, po ashtu dhe fronet e Mbretėrve tė Francės si dhe ato tė peshkopėve mesjetar. Ėshtė gjithashtu simbol i Krishtit si gjykatės dhe emblemė e Shėn Mark Ungjillorit. Sipas ikonografisė mesjetare, vetėm koka dhe pjesa e pėrparme e luanit tė Judės janė shoqėruar me natyrėn hyjnore tė Krishtit.

Njė kuptim negativ i ėshtė bashkangjitur gjithashtu Luanit: sipas Shėn Gjonit tė Kryqit, ēregullimi i urisė sė tėrbuar tė Luanit ėshtė simbol i instiktit dhe forcės sė pakontrolluar.

Nė Lindjen e Largėt, Luani ka lidhje tė madhe me Dragoin. Luan rolin mbrojtės kundėr influencės sė keqe.

Ikonografia Hinduiste e sheh Luanin si kafshė diellore dhe si pasqyrim tė fjalės. Pasqyron aspektin tmerrues tė Majas, fuqinė e manifestimit.

Nė Egjiptin e Lashtė, luanėt konsideroheshin kafshė diellore, zakonishtė tė vizatuar nė ēift, njėri duke parė nga lindja dhe tjetri nga perėndimi, nė boshtin e drejtimit tė diellit, duke simbolizuar tė djeshmen dhe tė nesėrmen. Zakonisht ato pėrfaqėsojnė forcėn qė siguron ciklin e ditės dhe natės, tė pėrpjekjes dhe ēlodhjes.Si rrjedhim luani simbolizon kthimin e diellit dhe ripėrtėritjen e forcės, por gjithashtu dhe vetėrilindjen. Kalorėsi me Luanin, nė legjendat Arturiane, ėshtė praktikishtė e vetmja evidencė e prezencės sė luanit nė simbolizmin Kelt.

Muslimanėt shohin te Aliu, djali i Muhamedit, luanin e Allahut. Pseudo-Dionisi Aeropagiti shpjegoi se teologjia i dha Ėngjėjve tė caktuar formėn e luanit sepse forma shfaqte autoritetin dhe forcėn e parrezistueshme tė inteligjencės sė shenjtė. Ai gjithashtu pėrmendi tek Libri i Zbulesės se i pari nga katėr krijesat e gjalla qė i janė dhėnė sytė para dhe mbrapa, qė rrethonte fronin e parajsės, ėshtė pėrshkruar si Luani.
(dituri)


 
Trego 4 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.