Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Shahu, strategjia luftarake (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18076)


Postuar nga lule datė 02 Nëntor 2010 - 21:20:

Shahu, strategjia luftarake

Megjithėse origjina e vėrtetė e lojės sė shahut ėshtė akoma e panjohur dhe misterioze, ėshtė mjaftė e sigurtė qė erdhi nga lindja, dhe perėndimi ėshtė magjepsur dhe mund te themi se ka rėnė nė dashuri me tė. Ne gjithashtu dimė se nė fillimet e saj loja e shahut ishte pjesė e strategjisė sė luftės dhe si pasojė u zbatua tek Ksatrijat (kastė luftėtarėsh).

Kuadratet e zeza dhe tė bardha simbolizonin errėsirėn dhe dritėn, luftėn midis Titanėve dhe Perėndive ose Ashura-ve dhe Deva-ve.

Fusha e kuadratėve (shahu) perfaqėson botėn e dukshme nėn udhėheqjen e tė zezės dhe tė bardhės ose dualiteti jin-jang (femėr-mashkull). Ajo perfshine 64-katrorė, 64 duke qėnė numėri i plotėsimit tė unitetit harmonik kozmik. Janė 64-gjashtėvijėsha nė I Ching, libri kinez i ndryshimeve i hartuar nga Konfuci. 8 trevijėshat me 8 kombinimet perfaqėsojnė 64 ndryshimet ose gjėndjet e tranzitit (ndryshimit). Kėto janė nė njė process tė vazhdueshėm transformimi me ndryshimin e njė nga 3 linjave trivijėshe. Kjo pėrfaqėson jetėn: iI qėndrueshėm dhe i ndryshueshėm. “Asgjė s’ėshtė e qėndrueshme” thotė Hermes Tremadhėshtori nė Pllakėn e Smeraldit, e cila me 7-parimet, thur tė gjithė urtėsinė e Egjiptit antik.

Fusha e Shahut simbolizon nė tė njėjtė kohė hapėsirėn ku forcat kozmike veprojnė si dhe hapėsirėn e brėndėshme tė njeriut ku vet njeriu lufton kundra vetes, me fjalė tė tjera, ėshtė Kurukcetra e Mahabharatės Indiane.

Loja e shahut bazohet tek inteligjenca dhe pėrqėndrimi. Ajo ėshtė arsyeja pse ėshtė mė e lehtė te mėsosh logjikėn dhe praktikėn e lojės direkt nė fushėn e lojės sesa nė njė “libėr manual strategjie”.

Sipas professor Klausit, dekan i filozofisė tek universiteti Hambold, “njeriu mėson mė mirė duke luajtur sesa duke dėgjuar mėsime abstrakte”. Kjo shpjegon pėrplasjen e “mbretit tė lojėrave”: e mėson nėpėrmjet praktikės, pėr ēka kombinohet nė tė njėjtėn kohė, vet-kontrolli, kontrolli i mėndjes dhe i disiplinės analitike duke zhvilluar progresivisht praktikėn e logjikės. Nje lloj dialogu, pjesėrisht shkencor dhe pjesėrisht magjik, analitik dhe, nė tė njėjtėn kohė, intuitiv, shprehės dhe i qetė, zė vend ne kėtė lloj dueli mendor qė ėshtė loja e Shahut. (Dituri)


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.