Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Kur fėmijėt mėsojnė filozofi qė nė kopsht (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18126)


Postuar nga lule datė 25 Nëntor 2010 - 21:43:

Kur fėmijėt mėsojnė filozofi qė nė kopsht

“Platonėt” e vegjėl
Pyetja zakonisht bėhet jo nė momentin e duhur: kur je i stresuar nga njė ditė e lodhshme pune, ose nė mėngjes kur je duke ēuar fėmijėt nė shkollė i bllokuar nė trafikun e tmerrshėm. “Mami, pėrse njerėzit vdesin?”, “Babi, ku isha unė para se tė lindja?”. Janė kėto provat e dialogut metafizik me fėmijėt tanė. Tė gjithė prindėrve u duhet tė pėrballen me kėtė ushtrim tė vėshtirė qė fėmijėt nisin ta praktikojnė kur mbushin 3 vjeē, por qė e arrin kulmin nė moshėn 6-vjeēare. Kjo ėshtė mosha e pyetjeve, e perseve pa fund nė kokėn e tė vegjėlve. Njė pyetje pas tjetrės, por asnjė pėrgjigje me tė vėrtetė bindėse pėr vogėlushėt. Brezi i ri i filozofėve po rritet. Tė paktėn, kėshtu thonė pėr momentin shumė specialistė qė merren me problemet e fėmijėve, tė bindur se qė nė shkollėn fillore ėshtė e rėndėsishme tė mėsohet arti i arsyetimit dhe i refleksionit mbi botėn, qė e ka origjinėn nga Greqia antike. Rasti mė i famshėm ėshtė ai i njė klase nė njė lagje tė vogėl parisiene, nė “Mee-sur-Seine”, ku njė mėsuese ka vendosur tė transformojė pyetėsorėt e fėmijėve nė njė punė filozofike. Ēdo 15 ditė, Pascaline Dogliani shkruan nė dėrrasėn e zezė fjalė abstrakte pėr tė vegjlit si drejtėsi, liri, dashuri, vdekje duke i dhėnė kėshtu shtysė njė bisede me fėmijėt e klasės sė saj. “Ėshtė e kundėrta e asaj qė bėjmė ēdo ditė. Mė shumė se sa tė japim pėrgjigjet, duam tė stimulojmė pyetjet”, - tregon mėsuesja. Dogliani dhe “Platonėt” e saj tė vegjėl janė bėrė protagonistė tė njė dokumentari tė prezantuar nė Festivalin e Romės, qė ėshtė shfaqur kėto ditė nė kinematė franceze. Filmi me titullin “Ce n’est qu un debut”, tregon eksperiencėn revolucionare tė kėsaj klase dhe rezultatet e arritura pas 2 vjetėsh nga aplikimi i kėtij programi. “Edhe mė tė turpshmit folėn gjatė diskutimeve tona, duke bėrė progres tė jashtėzakonshėm nė mėnyrėn se si flisnin. Filozofia ėshtė njė mėnyrė pėr tė ēliruar kreativitetin”, - tregon mėsuesja. Nė fakt, filozofia ėshtė njė disiplinė qė bėhet nė tė gjitha vendet e botės gjatė viteve tė shkollės sė mesme. Qė nė vitin 1999 UNESCO ka rekomanduar futjen e kėsaj lėnde nė kopsht, duke u bazuar tek metoda e mėsuesit amerikan Matthew Lipman. Edhe nė Itali, dėshira pėr tė mėsuar filozofi qė herėt po pėrhapet shumė shpejt. Bashkia e Modenės po trajnon mėsuesit e shkollave fillore dhe shumė shpejt do tė nisin leksionet pėr mė tė vegjlit. Nė Francė, pėrveē rastit qė trajtohet nė filmin qė sapo ka dalė dhe tė tjerėve tė shpėrndarė nė tė gjithė vendin, organizohen privatisht qindra kurse filozofie pasditet e tė mėrkurave, kur fėmijėt nuk kanė shkollė. “Ndoshta ėshtė njė modė, por besoj se fenomeni pasqyron edhe njė dėshirė tė prindėrve. Baballarėt dhe nėnat sot nuk kanė mė dėshirė t’u thonė fėmijėve kureshtarė se, ‘shumė gjėra do t’i kuptosh kur tė rritesh’, apo ‘boll pyete se nuk kam kohė tė tė kthej pėrgjigje’”, - tregon organizatori i kėtyre kurseve, Jean-Charles Pettier. Raftet e librarive franceze janė tashmė plot me manualė filozofie pėr t’u pėrdoruar nga fėmijė mbi tre vjeē. Njė nga autoret mė tė suksesshme ėshtė Briggitte Labbe, qė ka publikuar 35 vėllime pėr “mėngjeset e saj filozofike”, tė pėrkthyera nė 18 gjuhė tė ndryshme. Dispensat me CD audio dhe video tė lejojnė tė organizosh nė shtėpi debate rreth temave tė tilla: “Pėrse nuk jam shefi?”, “Cili ėshtė ndryshimi mes jetės dhe vdekjes?”, “Mashkull apo femėr?”. Pėrkundrazi, Jean-Paul Mongin ka kėrkuar t’i shndėrrojė nė pėrralla biografitė e filozofėve nė koleksionin e ri “Petits Platons”. Kėshtu, pėrpara gjumit mund t’u tregosh tė vegjėlve pėr jetėn e Sokratit, Dekartit, Kantit apo Shėn Agustinit. “Pėr njė kohė tė gjatė ėshtė menduar se fėmijėt qė nuk flasin ende rrjedhshėm nuk mund tė kuptojnė arsyetimin e njė disipline si filozofia. Por, nga 3 vjeē e lart ata mund tė thithin shumė shpejt gjithēka qė dėgjojnė”, - kujton filozofi Roger-Pol Droit, edhe ai autor i manualit “Osez parter pilo a vos enfants”, nė tė cilin fton prindėrit qė tė ushtrohen me fėmijėt e tyre nė kėtė fushė. “Platoni dhe Aristoteli thoshin se bėhesh filozof kur mrekullohesh dhe pyet pėr gjėrat, dhe ėshtė pikėrisht kjo qė bėjnė fėmijėt sot nga mosha katėr deri nė atė 7-vjeēare”, - vazhdon Droit. Sipas ekspertėve, ėshtė shumė e rėndėsishme tė pėrfitosh nga kjo fazė pėr tė ndėrtuar mėnyrėn e mendimit pėr tė ardhmen. “Tė gjithė fėmijėt lindin filozofė, - pėrfundon ai, - por vetėm disa prej tyre bėhen tė tillė”. E megjithatė, asnjėherė nuk duhet tė harrojmė se filozofia ėshtė njė “kurė” tė cilėn mund ta japin vetėm mjekėt e mirė. “Kjo lėndė duhet tė ketė mė shumė hapėsirė nėpėr shkollat e mesme, por duhet praktikuar nga njė mėsues i mirė, qė ka kulturėn dhe ekuilibrin e duhur”, - thotė Stefano Poggi, presidenti i shoqėrisė filozofike italiane. Sipas tij, sot tė gjithė fėmijėt janė kuriozė pėr gjithēka. “Nuk ėshtė keq t’u mėsosh tė vegjėlve elementė filozofie. Kjo i bėn ata tė pėrdorin trurin nė mėnyrė kritike”, shprehet Poggi. Ja se ēfarė i kėshillon ai njė filozofi qė kėrkon t’u drejtohet fėmijėve: Tė mos jetė vetėm mėsues i dyshimeve dhe pasigurisė. T’i bėjė tė vegjlit tė kuptojnė se si kjo lėnė gėrshetohet me historinė e ideve njerėzore, zhvillimin e kritikės dhe arsyetimit, madje edhe me zbulimet e mėdha shkencore. Vetėm kėshtu mund tė rritet sensi kritik i nxėnėsve tė tij tė vegjėl.

(Shqip)


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.