Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Shkodra kerkon punetor nga KINA (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18609)


Postuar nga SHKODRA4001 datė 25 Maj 2012 - 20:13:

Shkodra kerkon punetor nga KINA

Prej kohėsh nė qytetin e Shkodrės, nė mediat lokale shikon njoftime punėsimi pėr nė Ulqin. Si pėr ironi tė fatit, pėr tė njėjtin vend pune shkodranėt preferojnė tė punojnė nė Ulqin, duke lėnė vendet e punės nė qytetin e tyre. "Unė kam punuar nė njė ndėrmarrje prodhim mobiliesh nė Shkodėr prej 10 vitesh. Jam paguar afėrsisht 20 mijė lekė tė reja nė muaj. Tani unė kam dy muaj qė punoj nė Ulqin. Paguhem 350 euro nė muaj. Respektohet orari i punės dhe nėse punojmė mė shumė kemi shtesė nė pagė. Madje aty ku punoj unė ka punėtorė mė tė vjetėr qė paguhen me 450 euro nė muaj. Pronari na ka premtuar edhe ne mė tė rinjve qė do tė kemi rritje page", - thotė Kujtimi, 38 vjeē. Ai tregon se nė Shkodėr vijnė dy herė nė javė, tė organizuar me autobus, por ka edhe tė tjerė qė shkojnė e vijnė ēdo ditė. E ndėrsa nė Ulqin numri i shkodranėve tė punėsuar shtohet vazhdimisht, bizneset nė Shkodėr vuajnė pėr krah pune. Ndėrmarrjet private, kryesisht rrobaqepėsi dhe kėpucė, kanė mungesa tė theksuara tė krahut tė punės, pasi shkodranėt edhe pse tė papunė nuk duan tė punėsohen prej tyre. Banorė tė qytetit verior sqarojnė se nė Shkodėr shfrytėzohet krahu i punės, paguhen shumė pak dhe punojnė me orė tė zgjatura. Pronarėt e kėtyre bizneseve kanė deklaruar publikisht se do tė marrin punėtorė nga Kina, pasi ata janė tė gatshėm tė punojnė me kushtet qė afrohen prej tyre. Qeverisja vendore gjithmone e drejtuar nga klani mafioz JOZEFINA TOPALLI,po arrin qe kete qytet 2400vjecar,ta perziej me etni dhe flukse nga bota aziatike te cilet aspak nuk kane vend ne kete qytet i cili fatkeqsisht ka rene ne duart e klanit mafioz blu(PD).


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.