Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datė 22 Shkurt 2013 - 19:08:

(vazhdim) Deri kėtu unė nuk shoh ndonjė tė keqe tė madhe, pėrkundrazi kjo „frikė“ tregon se shqiptarėt janė mė europianė se fqinjėt e tyre, tė paktėn nė aparencė kjo, pasi nė kėtė apati idesh kombėtare kanė luajtur njė rol edhe faktorė me subjektet e tyre, si nostalgjia pėr „kohėn e qetėsisė“ sė otomanit, qė i kish larguar njė pjesė tė popullsisė nga idetė nacionale, si pėrkushtimi ndaj fesė i shumė tė tjerėve, ku Zoti (apo Allahu) ishte aspirata kryesore dhe jo kombi, si pėrēmimi pėr komunitetin fetar tė tjetrit, (pse, me atė kaur do jetoj nė njė shtet unė, apo: pse me atė derr turku do e bėj shtetin shqiptar unė), -tė gjithė kėta faktorė pėrmbanin gjithashtu njė pjesė tė popullsisė shqip-folėse dhe asaj tė pėrzier nė pasivitet ndaj ideve kombėtare. Duke futur kėtu edhe analfabetizmin, rendin bujkrobtor nė disa pjesė tė Arbėrisė, bajraqet nė disa zona tė tjera, mungesėn e infrastrukturės nė shumė zona tė Arbėrisė, lidhjen me tokėn qė kishte pjesa mė e madhe e banorve, -tė gjitha kėto ishin njė pengesė pėr idetė kombėtare. Kėshtu shqiptari trashėgoi nė shtetin e tij tė sapo formuar kėtė territor qė ka dhe sot. Me fjalė tė tjera i dhanė kaq dhe nuk pati atė lėvizje mbarė-kombėtare pėr t‘iu kundėrvėnė padrejtėsisė, siē treguan fqinjėt e tij serbė, grekė, bullgarė, etj.. Ishte nė fakt vonė pėr kėtė, sepse fqinjėt i kishin pėrvetsuar me kohė disa zona, dhe kjo Shqipėri e sapo-formuar as e kishte fuqinė ushtarake pėr njė lėvizje tė tillė. E ngrejti zėrin, por kėto ishin zėra tė veēantė tė disa intelektualve rilindas, njė pjesė e tyre tė shikuar me dyshim nga Europa, pėr arsye tė bashkpunimit tė dikurshėm nė administratat osmane. Kėshtu ngeli nė shtetet fqinje njė pjesė e shqipfolėsve. Nostalgjia pėr njė shtet mė tė madh ku tė pėrfshiheshin edhe zonat e tjera me shqiptarė, nuk u zhduk, biles ndonjeherė kjo nostalgji u bė realitet pėr njė kohė tė shkurtėr gjatė luftės sė dytė botėrore, ku nė shtetin shqiptar bėnin pjesė zona nga Kosova e nga Maqedonia. Por kaq, vetėm kaq, biles ky qe njė shembull gjithashtu i keq pėr shqiptarėt, qė kishin marrė njė „dhuratė“ nga humbėsit e luftės. Pra „dhurata“ qe e pėrkohshme.
Nga tė gjitha sa thamė e qė nuk ka njeri mos ti dijė nė Shqipėri, (dyshoj pėr kėtė vetėm pėr kohėn e sotme ku arsimimi ka rėnė nė nivelin e analfabetizmit), kuptohet pėrse ky term nė vetvete (Shqipėri e Madhe) pėrbėn njė antisatisfaksion pėr shqiptarėt, tė paktėn pėr ata tė Shqipėrisė. Aq mė tepėr edhe qė nė emisionin e Blendi Fevziut u sqarua shumė mirė nga tė gjithė tė pranishmit se si kish lindur ky term, kush e pėrdorte dhe pėr ē’qėllime, ē’ndryshim kish nga termi Shqipėria etnike, u fol nė emision gjatė e gjėrė mbi dėshirat dhe mundėsitė e shqiptarėve, mund tė ketė ngelur diēka pa thėnė por disa gjėra u pėrsėritėn disa herė, u qesh dhe u fol serioz, Albin Kurti mbajti edhe shėnime pėr artikujt e tij tė ardhėm, Paskal Milo pėrsėriti disa herė se si ministėr i jashtėm kish bėrė kėtė e atė, mirpo pėr ēudi, rezultati i pyetjes ishte i kundėrt me atė ē’ka pritej, ishte i kundėrt me atė ēfarė u sqarua edhe nga tė pranishmit nė studio, ishte i kundėrt me llogjikėn e deritanishme tė shqiptarve (tė paktėn kėtyre tė Shqipėrisė). Si ka mundėsi, pyeta unė nė fund kur u shpall rezultati, pasi e pashė kėtė emision nė internet, sot mė 1.12.2011-i. Ēfarė ka ndodhur me llogjikėn e kombit tim? Ē’ėshtė ky tjetėrsim i shqiptarve? Pėrse shqiptari ia fut vetvetes?
Mund tė dyshosh nė fillim, se kėta SMS-dėrgues kanė ngatėrruar termin Shqipėri e Madhe me termin Shqipėri etnike. Mirpo kjo u sqarua qysh nė fillim tė emisionit. Mund tė plotėsosh, se njė shtrim mė i saktė i pyetjes nga pregatitėsit e emisionit mund tė ndryshonte diēka nė rezultatin vetvrasės. Ndoshta, kjo mund ta ndryshonte diēka rezultatin. P.sh. pyetja tė ndahej nė tre pyetje, ku tė pėrmendej Shqipėria e Madhe, Shqipėria etnike, dhe njė Shqipėri mė e madhe se e sotmja por mė e vogėl se ajo e Madhe apo etnike. Nė kėtė rast rezultati i pėrgjigjes do tė ishte mė i saktė ndaj asaj ēfarė mendojnė shqiptarėt, nė kėtė rast teleshikuesit shqiptarė qė kanė ndjekur emisionin. Por panvarsisht nga kjo pėrzgjedhje jo aq e saktė e pyetjes, rezultati i pėrgjigjeve ishte aq negativ, sa pėrsėri habija jonė qėndron. Pėrse shqiptarėt dallohen pėr harakiri?
Nė fakt, pas atyre qė po shohim nga larg se ē’po ndodh nė Shqipėri dhe Ballkan, nuk habitemi dhe aq. Por rezultati ėshtė kaq disporpocional sa kjo habi kėrkon njė shpjegim, tė paktėn njė pėrgjigje. Dhe kjo pėrgjigje nuk u gjet. Jo, ajo ka vite qė ėshtė formuar dhe priste vetėm kohėn tė dilte nga neurozat e trurit. Shqipėria ėshtė tjetėrsuar demogratifisht. (vazhdim)


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.