Forumi Horizont Gjithsej 55 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 55 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18803)


Postuar nga Fajtori datė 25 Korrik 2016 - 03:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner


Pak sqarim ketu:

http://www.gazetatema.net/web/2016/...si-perzgjedhja/



Kjo me duket nje utopi e papare. Dhjete prokurore do pastrokan sistemin politik ne Shqiperi. Ku eshte pare e degjuar qe politika pastrohet nga prokuroret. Ja do kujtosh ti Mani Pulite ne Itali, po ka dy ndryshime te medha me Shqiperine. E para, publiku italian ishte i skandalizuar nga korrupsioni sistematik i politikes. Madje sistemi korruptiv italian nuk ishte i bazuar tek perfitimi personal por tek perfitimi ekonomik i partise (leket ndaheshin mes partive). Megjithate, faktori publik reagoi shpejt dhe mbeshteti prokuroret. Ne Shqiperi njerezit hane e flene me krimin dhe nuk skandalizohen nga asgje, kane humbur sensin e revoltes. Se dyti, ana tjeter e medaljes, pra politikanet dhe biznesmenet italiane, kishin nje moral qe shqiptaret nuk e kane me as ne enderr. Nje pjese e italianeve vrane veten nga turpi kur u perfshine ne hetime.

Por edhe sikur te marresh Mani Pulite si shembull te mire, ajo qe drejtesia i ben politikes eshte perhere e diskutueshme, sidomos kur ka nje popull me mentalitet kriminal, sic ishte pjeserisht italiani dhe sic eshte masivisht shqiptari. Ekzistojne shume zera se (1) Mani Pulite nuk pastroi gjithe politiken por vetem disa krahe qe duhet te hiqeshin qafe, dhe (2) Mani Pulite ishte aresyeja kryesore pse politika italiane u dominua me pas nga nje aventurier qesharak si Silvio Berlusconi. Ngado ta marresh, ideja se reforma shqiptare ne drejtesi do pastroje ambjentin e do zgjidhe problemet e shqiptareve eshte utopi. Problemi i shqiptareve fillon ne kulture, ne mungesen e vetedijes kombetare, ne perbuzjen dhe mashtrimin qe shumica e shqiptareve perdoring ndaj njeri tjetrit. Dhjete prokuroret mund te jene nje tentative interesante, por zgjidhja nuk vjen nga prokuroret por nga shoqeria civile.


  Gjithsej 55 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 55 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.