Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 1112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Gjeni keto Gjeagjeza.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2446)


Postuar nga hirushja datė 03 Tetor 2003 - 17:55:

Smile Gjeni keto Gjeagjeza..

Po e filloj me te paren pastaj po e gjetet do gjeni te dyten e keshtu me radhe...


Ai qe ka para njeh Boten, ai qe nuk ka njeh _ _ _ _ _ _ _.



Tani gjejeni vete me shume nuk po ja them.


Postuar nga BUCS datė 03 Tetor 2003 - 20:26:

Mos eshte

Ai qe ka para njeh boten, ai qe nuk ka njeh rroten:p


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datė 04 Tetor 2003 - 14:14:

Unhappy BUCS

Edhe une kete qe the ti mendova, por mesa kuptoj une, ajo fjala qenka me 7, dhe jo me 6 shkronja..........!!!
Apo jo, hirushe...???


Postuar nga hirushja datė 04 Tetor 2003 - 14:39:

Hey

Me vjen shume keq por te dy e keni gabim nuk eshte kjo qe mendoni ju?
Brune nuk kane rendesi vizat apo shkronjat qe kam vene une. Po ju lejme qe te medoheni pak mire sps kate bej me, oooooooo nuk di me cfare ta pershkruaj me mire mundohuni edhe pak dhe pastaj e them une.

Kalofshit mire!


Postuar nga Bledumi datė 04 Tetor 2003 - 15:00:

mjerimin
Kjo eshte apo ja kam fut kot....????


Postuar nga hirushja datė 04 Tetor 2003 - 15:13:

Po e them...

Me mire po e them vete sps asnje nuk e gjeti.


Ai qe ka para nje Boten, ai qe nuk ka njeh NJEREZIMIN. Kjo ishte.


Po ju them te dyten.

Qe Burri te mesoj nga grate duhet te di _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _!

E kam bere pak me te lehte tani. Me ante te vizave do te gjeni pergjigjen.

Kalofshit mire!


Postuar nga S.l. datė 04 Tetor 2003 - 15:37:

hirushe

Eshte vetem nje fjale qe mungon apo dy?


Postuar nga hirushja datė 04 Tetor 2003 - 16:12:

S.I.

Duhet te gjeni dy Fjal. Mendova se do ti ndante fjalit por si paska ndare. me falni.


Postuar nga S.l. datė 05 Tetor 2003 - 20:51:

e veshtire

Kam pothuajse gjithe diten qe po mendohem, por nuk po e gjej dot.
Mundet te na ndihmosh pak?


Postuar nga hirushja datė 06 Tetor 2003 - 17:44:

Epo me lehte se kjo nuk kam pare dhe asnje nuk e ka gjetur. Zgjohuni. Nejse une per vete nuk e tregoj deri sa ju te derzoheni.

Ju pershendes.


Postuar nga Keni datė 06 Tetor 2003 - 20:27:

hirushja duhet te tregohesh me transparente se nuk do i terheqesh te tjeret po nuk e tregove per nje koh te gjat. Edhe une jam futur dhe nuk e kam gjetur dot dhe tani pres ta gjej ndonje tjeter ose ta tregosh ti.
Dhe na trego ndonje gjeegjez se ato qe ke then deri tani jan si bicim shprehjesh. Mos ma mer per ters vrejten qe te bera se ishte shoqerore.
Me respekt keni.


Postuar nga hirushja datė 06 Tetor 2003 - 21:18:

Epo mire pra me qe keni tha qe duhet te behet me interesante une po e tregoj. E po ju nuk gjeni dot asgje cfare te bej une atehere po e tregoj.

Qe Burri te mesoj nga grate duhet t'e di HILET E GRAVE.

Kjo ishte me lehte s'me kane pare syte por nejse heres tjeter do ju ndihmoj me shume.

me respekt hirushja.


Postuar nga S.l. datė 07 Tetor 2003 - 14:15:

???????

Edhe aq e lehte sa mendon ti qe e dije, nuk ishte. Pastaj sic tha dhe Keni ato jane shprehje, edhe po nuk e dite qe me perpara zor ta gjesh.
PO presim per gjeagjezen tjeter te tenden.
Me qe po shkruaj po them dhe une nje.
Atehere cfare eshte-- Dy varur, dhe nje futur--
Nuk eshte ajo qe mendoni


Postuar nga Keni datė 07 Tetor 2003 - 21:12:

Kush tha qe mendojme keq mo. Duhet te jen "vethet dhe unaza".


Postuar nga hirushja datė 07 Tetor 2003 - 21:42:

mmm

Se dija kete por me duket se Keni e ka gjetur.


Postuar nga Keni datė 08 Tetor 2003 - 01:26:

Jam mese i sigurt qe e kam gjetur se e kam treguar vet te libri i pershtypjeve shume koh me pare, po ajde na thoni ndonje tjeter se nukme kujtohet asnje tani.


Postuar nga hirushja datė 08 Tetor 2003 - 10:26:

Ja dhe nje..

Si futet Lopa me tre levizje ne frigorifer?

Vetem tre levizje jane. Gjejeni!


Postuar nga Keni datė 08 Tetor 2003 - 12:26:

po mendojne kete menyre:
1.Hap deren
2. Fut lopen brenda
3. Mbyll deren
Mendoj te jem i sakt se e futa me tre levizje


Postuar nga S.l. datė 08 Tetor 2003 - 16:20:

Keni

Ishte e sakte. Nuk jame dhe aq i mire per gjeagjeza.

Per muhabetin e lopes, une jam dakort me Kenin


Postuar nga hirushja datė 08 Tetor 2003 - 17:12:

Hahahaha

Sa kam qeshur Une kur e kam pare kete. E keni gjetur Ju lumte.

Po mire Si futet kali me kater levizje ne frigorifer?

Ju lumte te dyve.


Postuar nga Keni datė 08 Tetor 2003 - 22:08:

Edhe kali eshte i thjesht per tu futur:
1. Hapet frigoriferi
2. Nxierim lopen jasht nga frigoriferi
3.Futim kalin ne frigorifer
4. Mbyllim deren.
Mendoj se dhe kete e kam gjetur apo jo


Postuar nga atdheuyne datė 08 Tetor 2003 - 22:45:

hirushe...

nga i di gjith keto moj hirushe..
hajde gjeni kete..

kush eshte ???
tek buza ime buza jote
tek gishti im vrima jote...



ne se eshte e vjeter mos ma vuni re...edhe une i vjeter jam 82 vjec.


Postuar nga Keni datė 08 Tetor 2003 - 23:25:

Atdheu yne dhekete e di
Eshte filxhni i kafes ose i cajit.


Postuar nga atdheuyne datė 08 Tetor 2003 - 23:47:

keni..

thash une jam me ato te vjetrat akoma...po thash ta provoja njeher.
i di te tera ti, kot e kisha.


Postuar nga mister R datė 09 Tetor 2003 - 12:26:

RROTEN


Postuar nga S.l. datė 09 Tetor 2003 - 20:10:

Une e dija

Atdheuyne dhe une e dija ate gjeagjezen, por e kisha harruar. Shume gjeaegjeze e bukur ajo.
Ja te theme une dhe nje tjeter, edhe kjo eshte e vjeter dhe besoj se e dini.
Jepi larte dhe poshte qe te fryhet.....


Postuar nga BUCS datė 09 Tetor 2003 - 20:17:

S.1, Kjo me duket se eshte pompa


Postuar nga hirushja datė 09 Tetor 2003 - 20:30:

O zot

Sa te zgjuar qe jeni. Te lumte Keni dhe S.I. Saper ate gjeagjezen tende ashtu mendoj edhe une si Bucs.

Ju pershendes.


Postuar nga S.l. datė 10 Tetor 2003 - 17:01:

E sakte

Isha pothuajse i sigurte qe e dinit, por thashe ta provoja.
Une per vetem time nuk di me. Po pres nga ju te tregoni ndonje tjeter.


Postuar nga hirushja datė 10 Tetor 2003 - 17:40:

Gjeni kete.

Ku ndodhem une? se di nga me ra kjo ide por mundohuni ta gjeni. Edhe ju tani, ju jeni me te zgjuar na thoni ju ndonje gjeagjeze se mua nuk me jepet shume edhe keto qe ju a thashe vellai im mi tregoi.

Ju pershendes te gjidheve.


Postuar nga Keni datė 10 Tetor 2003 - 20:46:

po ju them nje shume te vjeter qe do ta gjeni po nuk po me kujtohet ndonje me e fort.
Gjejeni:
kur i lidh ikin, kur i zgjidh rine


Postuar nga BUCS datė 10 Tetor 2003 - 20:54:

Kepucet mo keni kepucet


Postuar nga hirushja datė 10 Tetor 2003 - 20:57:

Keni

Po ne e dime ate, qekur kam qene e vogel e kam mesuar. Ndonje tjeter?

Bucs po ti ke ndonje gjeagjeze?


Postuar nga Keni datė 10 Tetor 2003 - 21:04:

Ajde dhe nje tjeter sa te gjej dhe bucs ndonje
"Nje kuti me inxhi"
Gjejeni se do ju tregoj nje tjeter me pas


Postuar nga BUCS datė 10 Tetor 2003 - 21:05:

Ca eshte inxhi mer


Postuar nga Bledumi datė 10 Tetor 2003 - 21:06:

o Ken,goja eshte goja....


Postuar nga Keni datė 10 Tetor 2003 - 21:08:

ok ajde gjejeni kete tjetren se tani mu kujtuan ato te vjetrat
"Kudo qe vete e mer me vete"


Postuar nga hirushja datė 10 Tetor 2003 - 21:10:

Canta me duket.


Postuar nga Bledumi datė 10 Tetor 2003 - 21:12:

emri ose shamija...
eeeeeee ???


Postuar nga hirushja datė 10 Tetor 2003 - 21:16:

Keni

Cila eshte se po e gjeta kete do te thote qe di dicka?


Postuar nga Keni datė 10 Tetor 2003 - 21:21:

Asnje nuk e ka gjetur deri tani. Hirushe me fute ne kete valle gjeni gjezat tani se nuk mbaroj me une. Jo po me thoshit se jan te vjetra dhe i dim . He dhe kjo eshte shume e vjeter po nuk po e gjeni


Postuar nga Bledumi datė 10 Tetor 2003 - 21:22:

hija Keno,....


Postuar nga Bledumi datė 10 Tetor 2003 - 21:24:

kush e gjen ka te drejten te vazhdoje eee ?????
se kam shume per te thene edhe une...


Postuar nga Keni datė 10 Tetor 2003 - 21:25:

Ore shejton po unenuk te thash qe ta gjesh me njeher. Ajde na thuaj ndonje ti tani sa te me kujtohen mua te tjerat.


Postuar nga Bledumi datė 10 Tetor 2003 - 21:27:

ahahahahaha
hajd gjejeni kete :
---Ngrihu grua te fleme te gjatin ta veme...


Postuar nga BUCS datė 10 Tetor 2003 - 21:28:

Shuli i deres


Postuar nga hirushja datė 10 Tetor 2003 - 21:29:

Pse nuk ishte ajo qe thashe une. sa inat me vjen neser do gjej une ca te tjera dhe pastaj gjejeni ju??

As kete nuk e di, po mire une jam ne loje njehere se nuk po me flisni mua fare.


Postuar nga Bledumi datė 10 Tetor 2003 - 21:30:

mor BUCS po jo direkt mor ortak peskateshi...
Hajd thuje ti nje tani......


Postuar nga Keni datė 10 Tetor 2003 - 21:31:

I gjati eshte shuli i deres


Postuar nga BUCS datė 10 Tetor 2003 - 21:31:

Me vones Keni
Ehe shyqyre qe me late te them nje dhe une, kete te timen nuk e gjeni dot per 100 vjet:p

Futet ne uje por nuk laget

Kush eshte????????


  Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 1112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.