Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 05 Shkurt 2005 - 00:25:

struktura e ADN:eksperimenti me virusin dhe bakterin

Cod. A05022005

Eshte bere nje eksperiment ku eshte perdorur nje lloj virusi dhe nje lloj bakteri. Nuk e di a i kane klasifikuar apo jo viruset nder qenie te gjalla sepse kane disa karakteristika te qenieve te gjala dhe disa te qelieve te pagjalla. Do tju sjell gjerat me te reja rreth kesaj sepse sot mora revisten "le scienze" qe kishte nje artikull mbi klasifikimin e e viruseve si qenie me jete apo jo por nuk e kam lexuar akoma). Viruset kane nje mbeshtjellje proteinore dhe ne brendesi te tyre kane materialin gjenetik.
Proteinat jane nje nga klasat me te rendesishme te trupit te njeriut dhe kafsheve ne pergjithsi:nje proteine varet nga sekuenza e aminoacideve qe e perbejne(struktura primare)dhe kjo sekuence eshte mjaft e rendesishme sepse prej saj varet edhe funksioni i proteines vete. Struktura sekondare e proteinave eshte dy llojeshe:forme helike dhe nje konfigurim beta. Struktura terziare eshte forma qe merr kjo proteine ne hapesiren 3 dimensionale kurse struktura kuaternare eshte bashkeveprimi i nenpjeseve te ndryshme njera me tjetren. Psh hemoglobina ne formen e saj kuaternare eshte e perbere nga 4 zinxhire 2 alfa dhe 2 beta (form te njeriu i rritur)dhe keto bashkeveprojne njera me tjeter. Por nese struktura primare qe eshte sekuenza e aminoacideve peson nje ndrsyhim kete ndryshim e ndjejne te gjitha strukturat e tjera te proteines prandaj dhe thashe qe eshte themelor per funksionin. Rasti me i thjeshte eshte ai i anemise mesdhetare. Pse i thashe te gjitha keto gjera? Here pas here ne strukturen terziare dhe kuaternare te proteines mund te gjesh lidhje ndermjer grupesh squfur qe formohen nga bashkimi i aneve te aminoacideve cisteine dhe kane si funksion stabilizimin e struktures ne hapesire. Dhe ne fakt kur nje proteine humbet funksionin e saj (denaturim)gjerat e para qe prishen jane urat disulfurore. Kjo prishje mund te jete e kthyeshme ose te pakthyeshme me humbjen totale te funksionit te proteines.

Pas gjithe ketij muhabeti kthehemi edhe njehere te eksperimenti: U rriten viruse ne kushte te tilla qe ne terrenet e rritjes kishte izotope te squfur-35 dhe fosfor-32. Ne nje fare menyre viruset e rritur ne kete ambient kishin nje mbeshtjellje proteinore qe permbante squfur-32 dhe nje material gjenetik qe permbante fosfor-35. Kur u vendos ky virus ne nje koloni bakteresh viruset e ngjiten ne siperfaqn e bakterit dhe normalisht futen materialin e tyre gjenetik brenda bakterit. Me metodat qe kishin gjeten qe brenda bakterit kishte fosfor-35 dhe jo squfur gje qe tregonte se materiali gjenetik qe drejtonte formimin e viruseve ishte ADN dhe jo proteinat.
Ky rezultat ishte i rendesishem por akoma i pamjaftueshem sepse materiali gjenetik nuk ishte i paster komplet (u gjet edhe nje perqindje e vogel proteine squfur-35)dhe kjo mund te conte ne mendimin se proteinat mund te ishin pergjegjse por me vone me permiresimin e metodikave u gjet ajo qe dime sot: eshte ADN ajo qe percon karakteristikat nga prindi te pasardhesit...
Pak a shume ky ishte eksperimenti. Ti rikthehemi edhe nje here struktures se helikes se ADN: Si lexohet?


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.