Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 16 Shkurt 2005 - 10:47:

struktura e ADN:funksionet e nukleozomeve

Cod. A16022005

te oxhaku e paske shtepine ti isra?fiksim fare ekam ate xhamine tuaj se kam pas qene falur atje .
sa per temen une shtroj argumentet shkencore pastaj secili del ne konkluzionet e veta apo jo?

Ndoshta ai qe eshte funksioni me i rendesishem i nukleozomeve eshte ai i paketimit te ADN qe ben qe e gjithe gjatesia e ADN te mblidhet ne nje berthame aq te vogel. Shkalla e paketimit shkon deri ne 1000 fish dhe kjo sjell nje mbledhje te jashtezakonshme dhe ne te njejten kohe eshte nje kursim hapesire per qelizen per funksionet e tjera qe ka ajo.

Por ky nuk eshte i vetmi funksion qe kane nukleozomet:
Mund te them qe histonet e tij jane si pike ankorimi per struktura si grupet acetil(COCH3). Eshte pare qe ku ka grupe te tilla acetil gjenet qe ndodhen prane jane me aktive kurse deacetilimi con ne heshtjen e ketyre gjeneve. Ne pikat ku grupet acetil lidhen me histonet kromatina(qe sic thashe eshte e perbere nga ADN dhe proteinat dhe qe ka si funksion kontrollin e hyrjes ne ADN nga enzimat e ndryshme) behet e lejueshme per enzimat qe duhet te traskriptojne(traskrimptimi eshte rpocesi qe con ne formimin e ARN lajmetar(messenger RNA) dhe nga kjo me ane te nje procesi tjeter formohen proteinat. Do me te merrem me vone me shpjegimin e ketyre proceseve) ate zone. Ne kromatinen e heshtur nuk ka grupe acetil po ka nje lloj grupi tjeter qe nuk eshte i lidhur tek histonet e nukleozomeve por tek ADN vete:jane grupet metil(CH3-).keto kane nje aftesi per tu lidhur tek citozinat e ADN dhe eshte pare qe cojne ne heshtje te zones ku lidhen. Atehere grupeve metil do ti kthehem me nje postim ne vete.
Pak a shume keto jane informacionet qe kam per nukleozomet per momentin por qe ka akoma per te zbuluar rreth tyre sepse struktura e histoneve qe e perbejne eshte jashtzakonisht e komplikuar dhe ndikon mjaft ne perdorimin e atij segmenti ADN qe eshte i mbeshtjellur...

Kalojme tek pyetja tjeter qe permendem me siper:
Cne qe vetem 5 % e ADN tone perdoret dhe cfare ka ne pjesen tjeter?
Dhe per te gjithe ato qe pelqejne kuriozitetet ja dhe 2 te fundit:
Miu i laboratorit ka me shume gjene se sa njeriu. Nga analizat e genomes se njeriut del qe duhet te kete rreth 20-25.000 gjene kurse miu i laboratorit ka rreth 30.000 gjene.Ne kishim po te njejtin numer gjenesh qe ka gjeli bazuar ne perfundimet e arritura nga deshifrimi i gjenomes se gjelit te publikuara ne revisten "le scienze" e numrit a tetor a nentor nuk me kujtohet mire!!! Ja kalofshi mire te gjithe se per pak kohe ndoshta nuk do te shkruaj se kam nje provim pas nje jave....


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 15 16 17 18 19 20 21 22 23 [24] 25 26 27 28 29 30 31 32 33 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.