Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 28 Shkurt 2005 - 10:13:

ADN hedhurine? (1)

Cod. A28022005

5% perdoret? Le te themi me mire qe ne pergjithsi vetem 5% perdoret sepse ne raste te vecanta kemi perdorimin edhe te asaj pjese qe duket se eshte e heshtur. Dhe te mendosh qe ky 5% ka ato 20-25000 gjene qe i japin pamjen njeriut(vetem 0.01% e ADN eshte pergjegjse per pamjen e jashtme te njeriut.numer i marre nga revista focus) dhe bejne qe i gjithe trupi te funksionoje. Kur e kam mesuar per here te pare gjenetiken numri ishte 100000 gjene por me mbarimin e deshifrimit t gjenomes u ul ne 30-35000 gjene derisa u rikonsultuan informacionet dhe ne baze te artikullit te dale ne fund te vitit te kaluar ne revisten "nature" shkoi ne 20-25000. Kjo per faktin se projekti i gjenomes kur mbaroi ne vitin 2001 nuk ishte i kompletuar sepse kushte lene shume hapesira neper gjenome sidomos ne pjeset qendrore te kromozomeve. Me deshifrimet e mevonshme numri i hapesirave u ul dhe tani me duket se jane edhe 350 hapesira(numer i marre nga nje artikull ne internet) per tu mbushur qe mund te permbajne segmente ADN-je te rendesishme.
Deri para nje viti e gjysem ai 95% ADN qe mendohej se nuk funksiononte u quajt hedhurine. Nje term shume fyes per qelizen mund te themi dhe qe po ta marrim nga ana logjike nuk duhet te quhej keshtu. Pse?Arsyet:
-Qeliza mund te themi qe perdor menyrat me te mira qe me minimumin e harxhimit te energjise te marre max te rendimentit. Atehere cdo ti duhej qe ne cdo ndarje te veten te dyfishoje 3 miliard baza?
-Procese si transkriptimi cojne ne formimin e mARN (messenger ARN) qe i neneshtrohet nje procesi qe quhet "splicing"qe shkeput intronet (segmente qe nuk marrin pjese ne kodifikimin e nje proteine.Shpresoj te mos jem gabuar:jane intronet qe nuk shfaqen ne fund te modifikimit te ARN). Pse qeliza duhet te harxhonte energji per traskriptimin e ketyre segmenteve dhe pse duhet te harxhonte energji per procesin "splicing"?
-Egziston nje proces tjeter qe duhet te na coje ne konkluzionin qe ajo qe quhej ADN hedhurine nuk eshte aq hedhurine:"slicing alternativ". Eshte nje proces qe ben qe sipas deshires se qelizes segmente qe normalisht ishin introne te behen hekzone(pjese qe shfaqen ne ARN e modifikuar)dhe kjo con qe me te njejtin segment ARN te kodifikohen 2 proteina te ndryshme me funksione te ndryshme...

Ne rast se nuk kemi kuptuar ndonje gje nga ato me siper mos u merzitni se do ti kap nje e nga nje ato koncepte me vone kur te shpjegoj transkriptimin por per momentin kini parasysh keto gjera si arsyetime...

vazhdojme...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 16 17 18 19 20 21 22 23 24 [25] 26 27 28 29 30 31 32 33 34 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.