Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 09 Mars 2005 - 10:16:

ADN hedhurine?(2)

Cod. A09032005

Cfare gjerash te tjera duhet te na cojne ne mendimin qe edhe ajo pjese e ADN qe normalisht nuk perdoret nuk eshte aq hedhurine sa mendohej(gjerat qe kam shkruajtur me siper kane nje rrjedhim llogjik dhe jane mendime te mia te bazuara ne ato qe kam lexuar ose kuptuar)

-Ne trupin e njeriut jane rreth 217 lloje qelizash dhe keto qeliza jane te ndare ne kete menyre nga fakti se paraqesin karakteristika te ndryshme: Rruazat e kuqe kane aftesi te trasportojne oksigjenin,linfocitet te mbrojne trupin,osteoklastet te grryejne kocken,neuronet te trasportojne impulse nervoze etj. Per te kryer funksionet e veta secila qelize ka nevoje per ADN(do thoni ju qe qelizat e kuqe skane as berthame as ndonje organel.ne kete rast nevoja e ADN duhet per te prodhuar hemoglobinen ne fillim) tjeter dhe normalisht per nje segment te caktuar ADN-je. Nga kjo me logjike mund te themi qe nje gjen qe duhet tek rruazat e bardha te gjakut per te formuar antitrupa nuk duhet psh tek osteocitet(qelizat e kockes) sepse nuk e ka ate funksion.atehere ai segment tek osteocitet mund te themi qe eshte i heshtur ose pak a shume mbeturine apo jo?

-Tjeter pike eshte ajo e mutacioneve: egzistojne mutacione qe mund te ndodhin gjate perdorimit te ADN te cilat cojne ne formimin e proteinave te prishura ne trupin e njeriut dhe keto mutacione mund te gjenden ose ne brendesi te gjenit ne ato zona qe thame nuk dalin ne mARN(nese nuk gabohem ishin intronet)ose jashte gjenit ne disa zona qe quhen me termin anglisht "enhancer" qe jane segmente qe cojne ne nje hiperperdorim te atij fragmenti ADN-je ose ose edhe ne disa pika te tjera ne fillim te gjenit qe nevojiten per nje perdorim te sakte te ADN. Normalisht keto nuk paraqiten ne produktin perfundimtar....

etj etj...

Pra duke menduar mbi keto pika mund te pyesim veten se cila pjese e ADN mbetet hedhurine...

Tani te kalojme kete pike reflektimi dhe te perqendrohemi ne ate qe eshte gjetur ne analizat e zinxhireve te ADN te ketyre zonave...nje qerre (besoj e jep idene e asaj qe dua te them )me grupe metil....1 karbon dhe 3 hidrogjene cfare mund te jene ne gjendje te bejne...


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.