Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 326 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 08 Prill 2005 - 21:04:

Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim







"Per ty shpirti im"

Per ty enderroj- ty te kam ne mėndje
mėngjes i pafajshėm
brishtėsi e lumtur!
buzet flak te kuqe- te puthen me ėndje
Ne detin e dashurisė
u ndiem tė humbur!!.


Ti je dashuria
ti je jeta ime
nė zemrėn time -perjetė ti ke ngelur!
lulja mė e bukur aromė trėndeline
thellė nė shpirtin tim
pedalet ke celur!!


Puthjet hapėn krahėt
tek ti fluturuan
sytė e mi tė lumtur- gjithmon tek ti mbetėn!
zemrat shuan mallin
fort u pėrqafuan
je gjithcka pėr mua- tė dua sa jetėn!!.



08-04-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 08 Prill 2005 - 22:53:

Nostalgji

Nje dite me pyete se cfare dashuroj me shume?
Jeten time te thashe.!
Syte tu mbushen me lote dhe u largove
Pa arritur te te thoja se ti je jeta ime...!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 08 Prill 2005 - 23:14:

"Ti se meriton dashurinė time"


Ti hyre nė zemrėn time e gjete tė vrarė
kisha harruar tė qeshuren
shok kisha trishtimin!
nga plagėt e jetės i mbushur me varrė
doja tė shėrohesha
tek ti pashė shpėtimin!!




Tė desha si shpirtin - si i verbėr tė besova
ėndėrrat ty ti fala
shpirtin tim ta dhashė!
qaj- qaj zemra ime - kam frigė se gabova
desha tė tė shėroja
mė shum plagė tė dhashė!!.



Qaj-qaj zemra ime-dhe un bashkė me ty
ajo kurrė s,mė ka dashur
iku mė harroj!
nė vend tė dashurisė- lotin mė la nė sy
e desha me shpirt
ajo mė mashtroj!!.



dhe pse zemrėn time ke pėr tė ma coptuar
dora mu mė drillet
kto fjal kur ti shkruaj!
zhduku pėrgjithmon - ti s,mė ke merituar
me shpirt tė kam dashtė
kurrė pėr ty s,do vuaj!!


08-04-2005 "Pėr ata qė se meritojnė dashurinė"


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 08 Prill 2005 - 23:45:

"Per shpirtin tim"


Endėrrat mė shoqėrojnė nė netėt e gjata
nuk dua tė zgjohem
nė ėndėrr kur jam me ty!
s,munda dot tė tė puthja -dhe pse afėr tė pata
dashurinė kishe nė zemėr
buzėqeshjen nė sy!!.



Me zemrėn frigėsuar - nga ėndrra mos mė zgjonin
pa tė thėn dy fjalė
pa tė puth nji herė!
me zėrin qė mė drillej- me syt qė mė lotonin
thash tė dua shpirt
pa ty jam i mjerė!!.



Ti je lule e bukur- pranvera e jetės time
e ngulitur thellė
diku nė shpirtin tim!
tė fola nė ėndėrr - pėr ty rrah zemra ime
tė putha gjith natėn
deri ne agim!!.



Nata ka nje fund - ėndrrat kan mbarim
pranvera e bukur
njė ditė ka pėr tu larguar!
vetėm ti do jesh - gjithmon nė shpirtin tim
pėrjet nė zemrėn time
ke pėr tė jetuar!!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 09 Prill 2005 - 00:11:

"EMIGRIM"

Ti ike i vogel larg shqiperise
ne kerkim te fatit, per nje jete te bukur
i lodhur nga jeta i ndryllur prej merzise
more rrugen qe do te bente te lumtur

Shpresove qe nje dite do gjeje vetveten
te priste pasuria me krahet e shtrire
u zhgenjeve nga bota ,te gjitha enderra mbeten
u zgjove me ne fund ,ju the lamtumire

Lamtumire o enderr- sa shum me zhgenjeve
lash atdheun tim, ty per te gjetur
me jeten luksoze ti mu me genjeve
duke kerkuar ty - shpirti ku me ka mbetur

Mes jetes se bukur luksit pasurise
Gjeta qartesine papritur kuptova
Do kthehem ,do nisem drejt shqiperise
Me pret toka mėmė un per at jetova

Jetova cdo dite, me mallin qe me pervelonte
Neper rruget e botes ,i humbur pa shprese
Ju luta shqiperise, perseri te me pranonte
Te kthehem ne atdhe - aty dua te vdes


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 09 Prill 2005 - 13:08:

"Loti i dashurise"

Ra loti pikoi iku dashuria
e fshehur nėn hijen e mobesimit
qau zemra
shpirti vajtoi
serenatė zemrash me nota vajtimit!!.




U shemb ndjenja vdiq ne zemėr
qielli u permbys
nga dhimbjet dėshpėrimi!
do vdes ne shpirt thelle nje emėr
i tretur
i humbur
si njė lot jetimi!




Kam mall vuaj dashuroj se di?
ikjet e pafund
dashuri e fikur!
ti do jesh gjithmon nė lotet e mi
sa te desha shpirt
kurrė ske pėr ta ditur!




Cfare ndodhi me yjet
pse humbėn shkelqimin?
cfare ndodhi me diellin
pse nuk ban ma dritė?
cfare ndodhi me ty
ku e le betimin?
cfare ndodhi nė zemren time - kurr ske per ta ditė!!.




Ra loti pikoi
u ngul nė shpirtin tim
zemra filloj vajin - me kėngen e mallkuar!
un tash jam i vdekur
pa ty shpirti im
nje lot dashurie - nje lot i harruar!!.



Shkruar me 27-03-2005
USA


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 10 Prill 2005 - 00:28:

"Natė e pa fund"

[b][color=blue][B]Sonte nje zjarr kam ne zemer
Endem i pashprese ku je shpirti im
Loti me pikoi te thirra ne emer
Rruget e shkreta mbyten zerin tim




Dritare e mbyllur adres e pashkruar
Kerkoj un i mjeri si nje zog i trembur
Puthje e padhene zjarr i pashuar
Zemer qe vuan ne shpirtin e shembur





Loti me pikoi nata me mu foli
Yjet lart ne qiell qanin bashke me mua
Nga thellesi e shpirtit vec nje fjale me doli
Hape dritaren shpirtttttttt e din sa te dua





Heshtje e strukur ne naten e pa mbarim
Te ftohtit e nates e vrau zemren time
Lotet un i derdha per ty shpirti im
Dritare e mbyllur dashuria ime





Poshte dritares tende zemra me pushoi
Syri im me lot deshi te te fliste
Fjala ne fyt me mbeti shpirti me vajtoi
Dritare e mbyllur asnjeri sme priste



----------------------------------------------------------------------------
shkruar me 27-03-2005 USA


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 10 Prill 2005 - 00:37:

"LOTET E SHPIRTIT TIM"

I perlotur i fyer - me zemren e coptuar
dashuri e paster
sonte per ty vuaj!
krenari e shqyer shpirt i sakatuar
loti sdo pushoj
me vite - me muaj!



lotet qe un derdhi - ty ne shpirt ste prekun
vaji i shpirtit tim
per ty eshte nje loje!
lulet mbi zemren time - te fyer te vdekun
ikja e pakthim
me vrau me thermoje!.



hapu varri im i ndjenjave te mia
digju shpirti im
flakeve te dashurise!
ajo kurr sme ka dashte - po me vret vetmia
zemren ma mbuloi
hiri i padrejtesise!!





shkretetire e pafund - pa ty me duket jeta
qofsh e lumtur ti
mbi vajin e shpirtit tim!
plage e zemres time - duke qare un mbeta
vdekja mu afrua
jeta ska kuptim!!.



shkruar me 28-03-2005 New York

Dicka me e shtrenjt se jeta ime vdiq ne zemren time


Postuar nga ksenia datė 12 Prill 2005 - 11:03:

bravo shkodrani....
Me pelqyen shume krijimet e tua
Mos qaj!
Shkruaj edhe kur qesh

pershendetje


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 12 Prill 2005 - 18:25:

Citim:
Po citoj ato qė tha ksenia
bravo shkodrani....
Me pelqyen shume krijimet e tua
Mos qaj!
Shkruaj edhe kur qesh

pershendetje



Ksenia te falenderoj shume
Normalisht jam i qeshur po cfare te besh ndonjehere dashuria te ben edhe te qash.!
flm per keshillen do mundohem te shkruaj edhe dicka ne momenetet kur jam i qeshur dhe i lumtur

pashim shok..!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 13 Prill 2005 - 21:31:

"Puthje e pafajshme"

afer shpirtit tim fshehurasi kalove
buzet flak te kuqe si trendafil te ngjashme
te putha me shikim se di cfare mendove?
me fal zemra ime puthje e pafajshme



puthje me shikim e bukur tunduese
u afrove afer hyre ne shpirtin tim
zemrat u terbuan dashuri perveluese
buzet flak ndezen puthje pa mbarim



ne thellesi te shpirtit do jete e perjetshme
brishtesi e shkruar nga zjarri i dashurise
pafajsia e puthjes do jete e pavdekshme
enderr qe jeton ne qiellin e lumturise





13-03-2005 ITALY


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 16 Prill 2005 - 13:30:

Tani jam pa zemer tek ti me ka mbete

do te behem puthje perkedhelim tundues
do te behem enderr ne netet e tua
do te behem dashuri pasion percellues
ti je jeta ime "te dua" " te dua"


tani jam pa zemer tek ti me ka mbete
nen driten e henes fjal e pershperitur
per ty un kam lindur ty un te kam jete
ti je yll i bukur un jam qiell i ndritur



per ty shpirti im
15-04-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 17 Prill 2005 - 21:22:

NE TAKIM TI SERDHE

te prita ne takim me zemren qe me drillej
nga gezimi emocionet
do te shihja perseri!
kaluan minutat qielli filloj te nxihej
erdhi nate e shkrete
po qajne syte e mi!




u zgjova me shpresen zerin ta degjoja
vrapoja si i marre
ne krahet e lumturise!
ne takim do vije me shpirt e besoja
zemra ime humbi
udhekryqeve te vetmise!




prita vetem prita - zemres i besoja
te ka dhen ty fjalen
degjoje zerin tim!
me shpresen qe te puthja - frymen ta shijoja
pa u ndier iku nata
ku jeeeeeee shpirti im!.




e din se te dua - me fort se shpirtin tim
ti je endrra ime
un jetoj per ty!
me shpresen qe do vije - te prita deri ne agim
ku jeeeeee shpirt bertita
me lotin ne sy!!.



shkruar me 03-02-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 18 Prill 2005 - 18:02:

Dashuroj dhe vuaj

ti je si nje enderr e zhytur ne mistere
te kam shum ne shpirt apo je e huaj?
me harresen tende zemren time there
lotet kam ne sy dashuroj dhe vuaj



ne thellesit e shpirtit ne brengat e jetes
ne netet pa gjume dashuri e pare
mallkon pabesine zeri i te vertetes
loti qe pikon kurr ska per tu thare



ti si besove zemres e mbyte si e lajthitur
me nje thike ne zemrer vrave dashurine
do qaj per gjith jeten si femije i mitur
shok do ken trishtimin te dashur vetmine


fjala e zemres time per ty eshte e huaj
te dua si shpirtin dashuroj dhe vuaj


shkruar me 20-03-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 18 Prill 2005 - 18:11:

Mengjes dashurie

Zbardhi mengjesi te gjeti ne gjoksin tim
flije si nje engjell
me puthje mbuluar!
te thashe me ze te vogel ti je shpirti im
ti je jeta ime
me ty jam dashuruar!





me buzet qe digjesshin gjith naten kemi endur
me trupat pervelues
dashuria fliste!
nen driten e yjeve putheshim si te cmendur
ne krahet e njeri tjetrit
mengjesi na priste!.





i hape syte e bukur me the miremengjes
te putha lehtasi
buzeqeshe e lumtur!
ne buzet e tua un gjithmon do mbes
ti nga shpirti im
kurr ske per te humbur!.



17-03-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 21 Prill 2005 - 21:48:

"Buzet e pergjakura"

Nje zjarr qe digjej qe kurr nuk u shua
nje ahhhh kenaqesie klithme e dyfishte
puthja shuajti etjen ne buzet e tua
flaket u perterine ne trupin tend te brishte



buzet e gjakosura nga epshi pasioni
u puthen u kafshuan ne shpirtin tone mbeten
zjarre perveluese ndalni mos lendoni
mos lini gjurmet tuaja tek ne per gjith jeten



21-03-2005
Shkoder


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 24 Prill 2005 - 14:45:

""Princesha e lotit"

Ti je dashuria e qeshura e lumtur
nuk je veteteima
shkrumbuese e motit!
ti je puthja ne shpirtin tim e humbur
princesh e zemres time
jo princesh e lotit!



ti je gjalleria ne gjumin e jetes
dashuri e brishte
s,te mbyten padrejtesite!
ti je endrra ime ne gjurmet e te vertetes
ti je zemra ime
qe gjithmon kam prite!




princesh e lotit qe buron nga zemra ime
diku neper bote
fshihet endrra e zgjuar!
do te gjej nje dite te mbuloj me perqafime
nga puthjet e mia
do mbetesh hutuar!




ti qe jeten time e bere si nje lule
aroma e saj e embel
ne shpirtin tim jeton!
merre nje shigjete ne zemren time ngule
mbyte zemren time
vetem ty te don!.




shqyeje shkaterroje bere ti te qaje
mbytja fjalen e fundit
mbytja dashurine!
zerin e zemres time asgje smund ta mbaje
qeshu shpirti im
mbyte ti vetmine!.




24-04-2005
ITALi


Postuar nga oliinter datė 24 Prill 2005 - 16:21:

prsh

Ti nje leter qe kurre nuk u lexove
nje lot qe kurre nuk u tha
nje ndeshje qe kurre nuk e fitove
nje buzeqeshje qe kurre se dhurove


kjo je ti ne zemren time......


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 24 Prill 2005 - 16:27:

Re: prsh

Citim:
Po citoj ato qė tha oliinter
Ti nje leter qe kurre nuk u lexove
nje lot qe kurre nuk u tha
nje ndeshje qe kurre nuk e fitove
nje buzeqeshje qe kurre se dhurove


kjo je ti ne zemren time......


............................................................................................
e bukur kjo poezia po ke harruar te theksosh se kujt ja kushton


Postuar nga oliinter datė 24 Prill 2005 - 16:32:

prsh

nje ishit tim..... ja dedikoj


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 24 Prill 2005 - 16:40:

Re: prsh

Citim:
Po citoj ato qė tha oliinter
nje ishit tim..... ja dedikoj



Jeta eshte e bukur pasi te servir me qindra rruge dhe menyra per te qeni i lumtur.
Me lejo qe te jap nje sygjerim.
Nje dritare mbyllet ...me qindra te tjera hapen..

pashim dhe flm qe shkruajtet....


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 24 Prill 2005 - 16:51:

"NOSTALGJI"

Sec kam nje plage akoma duke kulluar
pika -pika gjakun
dashurine mbaron!
sec kam nje plogeshtim qe lotin ka mbaruar
sec kam nje enderr
qe nga gjumi me zgjon!.




se di cfare eshte valle vuajtje apo liri
nje nate ne vetmi
apo puthje e harruar!
se di kur do thahen lotet ne syte e mi
e di qe zemra ime
nje dit ka per tu sheruar!.




e di qe nje engjell me pret diku e lumtur
dashurine time pret
pret puthjet e mia!
zemra ime fluturon kurr ska per te humbur
ne qiellin e shpirtit tim
vend nuk ka vetmia!.




24-04-2005
italy


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 24 Prill 2005 - 17:18:

"puthje plackitese"

Vrapon e cmendur - e bukur mahnitese
ndal vrapin e jetes
ne buzet e bukura!
ne mesin e nates nje puthje plackitese
ndaloi frymarrjen
ne zemret e lumtura!.



sec iku padashje - fshehtasi arratisur
ne terrin e nates
ne driten e diellit!
puthje plackitese si me ke katandisur
ne nje zog te trembur
ne pafundesine e qiellit!.



fluturoj me forcen - me zjarrin e pashuar
me dashurine e paster
ne pasionet nxitese!
zemra kur te mos rrahi - un do kem ndaluar
un do vdes i pari
me pas puthja plackitese!!.




24-04-2005
italy


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 28 Prill 2005 - 19:54:

"Jete leshoma rrugen!.


Dikur nje djale i vogel
me kepucet e shqyera
te vjetera
te grisura
por te pastra..te lyera
enderrat
thjeshtesine
bukurine e shpirtit
kish gjerat me te vyera!.




me cadren e vogel
qe shpatullat ja mbulonte
shetiste neper shkoder
i lumtur qe jetonte
i qeshur
pa halle
boten do ndryshonte
me hir o me pahir
kish deshire te madhe
ta bente me te mire
me gjith shpirt besonte!.




sot ky djal i vogel
eshte bere zoteri
miliona neper duar
mercedes te zi!.
i zymte
me halle
bota e ka lenduar
padrejtesite e jetes
te shkruara ne zemer
hija e te vertetes
ka vec nje emer!

Emigrim

mallkuar perjete
sme duhet pasuria
ne fyt me ka mbete
po me mbyt vetmia
lotet si rrekete
larg nga dashuria!.
larg nga shpirti im
larg nga shkodra ime
plot me mallengjim!!.




i mbytur nga vetmia
po qajne syte e mi
mallkuar pasuria
mallkuar qofsh dhe ti
o bote e mallkuar
sot nuk jam i lumtur
ndihem i lenduar
por endrrat si kam humbur?




un ne shpirtin tim
edhe pse ne thellesi
jam ai djali i vogel
me qeshjen e embel
ne synin e zi
qe ka lind ne shkoder

me kepucet e vjetra
pantallonat e grisura
nga forc e shpirtit tim
te zuri e lemerisura
enderren e femijerise
ti nuk ma shkaterrove
me dhembet kercenues
ti nuk me frikesove




Jete!
jam ai djali i vogel
kam buzeqeshjen ne sy
ti nuk me ndryshove
po un dhe enderra e ime
te ndryshuam ty!

28-04-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 01 Maj 2005 - 00:52:

"Zemerimi yt"

Si dicka normale mbi mu i leshon fjalet
harron se ne shpirt ato fort me vrasin
fjala ik si lumi..kurr ajo nuk ndalet
fjalet qe lendojne..fjalet qe bertasin




ne gjumin e nates nje ze tingellon
se di pse ne zemer vuaj perseri
ti me zemerimin tend sa shum me helmon
sa ndjenja vret ne zemer..jo jo ti se di!




fluturon dhe ngulet thell ne sedren time
fjala e thene vend i len zemerimit
dhe nje nate pa gjume..nje nate me mendime
zemra kur te qetesohet vend si len pendimit



01-05-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 03 Maj 2005 - 20:13:

"Dashuri e mbaruar"


Jete mos e ndal dashurine
me kthetrat e tua
te mprehta te lyera!
nga padrejtesite prefero vetmine
fshije ti kujtesen
ne mendjet e fyera!!.




nga humbja e dikujt qe ste ka merituar
nga dashuri e fikur
qe nga gjumi te zgjon!
nga flaket e shpirtit ende te pashuar
nga puthja e gabuar
qe akoma te mundon!





mos e mbyt ti zemren - po rrahjet kush ja ndali
buzeqeshjen e pafajshme
jo- jo mos e humb!
mos e gjyko zemren ajo sdi te fali
ndalja zjarrin shpirtit
pa u djegur shkrumb!.





lere zemren tende ne krahet e dashurise
mos ja ndalo rrahjet
puthjet mos ja ndal!
fshije te kaluaren i perngjan vetmise
lotin nga syri yt
jo- jo mos ja fal!!.





03-05-2005 Kushtuar atyre qe e kaluara ka lene shenja ne zemren e tyre

Me urimin qe ndjenjat e tyre te mos i sakrifikojne per nje njeri qe si ka merituar


Postuar nga Indrit datė 05 Maj 2005 - 13:26:

Shkodrani...

Ashtu sic te premtova i lexova nje pjese te poezite te tua, sigurisht qe ke nje stil te thjeshte por te bukur.
Nese do te vazhdosh keshtu mendoj se ke te ardhme letrare.
Sigurisht qe poezite kane nevoje te gdhenden pak
Miqesisht.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 07 Maj 2005 - 01:56:

Indrit faleminderit qe keni marr mundimin te lexoni poezite e mia, desha vetem te te sqaroj se un shkruaj vetem nje ndjenje momentale qe e shpreh ne vargje.nuk mendoj per te pasur nje te ardhme letrare pasi e ardhmja ime i perket nje fushe tjeter te jetes!.


Postuar nga kontinenti datė 07 Maj 2005 - 03:49:

Shkodran ke shpirt te madh lal, Indriti ka te drejte dhe me vjen keq qe te ardhmen e paske ne tjeter vend.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 08 Maj 2005 - 13:19:

Fleminderit Kontinenti te uroj gjith te mirat!.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 09 Maj 2005 - 22:28:

"Larg dy dashurive"

Ne mjegullėn e humbur nga trishtimi
zgjata dorėn
drejt vendlindjes time!
njė lot i kripur, notoj nga mallengjimi
mbushi detin plot
me mijėra pėrqafime!!.




I kripur nga malli - lot sa mė mundove
zemėr fillo vajin
mbyte shpirtin tim!
puthjet e padhėna ti nuk i bashkove
dashurinė e pastėr
e bėre ti pendim!!.





I mbytur nga loti zemrėn ti e humbe
ėndrrat e pafajshme
mbytur nga largėsia!
oqean pa ndjenja - dashurinė e munde
thellė nė shpirtin tim
po mė mbyt vetmia!!.





shqiperi e shtrenjtė - me ty mė ndan deti
oqean pa fund
mes zemrave tona mbive!
duke qarė me dhimbje - zemra ime mbeti
po vdes shpirti im
larg dy dashurive!!.



09-05-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 11 Maj 2005 - 22:02:

"Kam lotin qė mė vret"

Humbe ne ujėrat e ndryshkura
mbrapa le vajin
shpirtin e mjeruar!
le pranveren me lulet e vyshkura
gjethe qe bien
ne zemren e roberuar!!.




kan kaluar vitet ne shoqėrin e lotit
njė buqete me lule
te mungon te varri!
tė mė sjellė tek ti un i lutem zotit
ndihem un fajtor
shpirtin ma djeg malli !.




ti shtrive doren mė thirre nė emėr
mė ndihmo o shpirt
nuk dua te vdes!
diten qe u mbyte - njė varr mė le ne zemer
duke mallkuar veten
gjith jeten do mbes!!.




sot loti po flet i lodhur nga jeta
varrin nuk ta di
se di ku te vajtoj!
mallkoj un veten - duke qarė mbeta
kam vdekur me ty
pa zemer jetoj!!.




trupin tėnd tė brishtė ujėrat e rrembyen
sytė e tu te qeshur
vajtueshem therrisnin
zemrat e dashuruara - me dhimbje u thyen
fjalet e tua te fundit
doren time prisnin!!.




ku je shpirti im - therrisje e zhgenjyer
me dorėn e shtrime
qe zemren ma vret!
kam dikun nje shpirt - kurrė smė ka genjyer
jetėn do ma shpetojė
se eshte jeta e vet!!.




tė zhgėnjeva shpirt un jam i mallkuar
fjala jote e fundit
ne shpirt me ka mbetur!
kam humbur buzėqeshjen - rri duke vajtuar
ti nuk u mbyte vetem
un me ty kam vdekur!!.




dhe ja ku jam tėrheq kėmbėt zvarrė
nė bregun e lumit
qe ta mori jeten!
me lotin nė sy - me shpirtin e vrarė
me ditėt e lumtura
qe vec endrra mbeten!!.






digjet zemra ime me lot shuan zjarrin
lulet qė ti solla
pa adres kan mbetur
ku ti sjell i mjeri - se di ku e ke varrin
ujėrat e pamėshirshme
trupin ta kan tretur!!.





14-05-2005 --Kushtuar shpirtit tim qe ujrat e pabesa ja rrembyen buzeqeshjen dhe rinine!.


Postuar nga eri-mona datė 15 Maj 2005 - 00:03:

nje njeri plot ndjenja

ne fakt sot eshte hera e pare qe po kontaktoj e lexoj kete forum per shqiptaret
mendova qe ne kete ore te vone te naes te pakten te lexoja nje faqe interesante
me terhoqi emri pasi me vjen vertete mire qe jeni kaq i qeshur
me terhoqi tillulli i temes qe kishe hapur per tia treguar shpirtin tend dikujt
jam plotesisht dakort me komplimentet qe te kishin bere me pare
sinēerisht ndjeva nje lloj relaksimi dhe me pelqyen poezite tuaja sidomos per sinēeritetin thjeshtesine dliresine qe mua mu duk qe e kishe shprehur ashtu siē mund ta kesh ndjere per momentin
dua te te pergezoj qe ke nje shpirt kaq te paster
urime


Postuar nga i/e paregjistruar datė 15 Maj 2005 - 00:31:

shum te bukura poezite. Sinqerisht komplimente.
Shkodrani shpresoj te jesh vertet i qeshur dhe jo si shprehesh ne poezi
Shume prekese. Suksese


Postuar nga eri-mona datė 15 Maj 2005 - 00:56:

Thumbs up emocionet e kesaj nate te vone

ne fakt une e shkrova nje mesazh pak me pare mesa duket nuk ka mberritur ne kete teme
dua sinēerisht te te uroj ty sidomos per thjeshtesine ēiltersine me te cilen aq kendshrm i shpreh dhe arrin ti transmetosh ndjenjat e tua saqe te emocionon

urime qe fatemiresisht per ty ke nje shpirt kaq fisnik e te paster


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 15 Maj 2005 - 14:07:

"Harresa"


Si deti me reren te kapur per dore
ishim ne te dy
deri ne dallgen e pare!
harrese e pameshirshme kujtimet mi more
i zhduke ne thellesi
te zemres se vrare!




netet e pafundme mbushur me pendime
me endrra te vdekura
qe kurr s,do realizohen!
harres e mallkuar fshij nga zemra ime?
puthjet e padhena
qe kurr nuk harrohen!.




mes zerit te zemres dhe lotit ne sy
per ty do kem mall
deri sa te kem vdekur!
thell ne shpirt do ruaj , nje puthje per ty
si nje kujtim i bukur
mes pluhurit i tretur!.


15-05-2005
Shkoder


Postuar nga ^AngeL^ datė 16 Maj 2005 - 10:27:

shum te bukura poezit,,,akoma si kam lexu te gjitha por ato qe lexova ishin shum te bukura.

urime


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 16 Maj 2005 - 20:24:

Keila
Angel
Eri-mona

Ju falenderoj nga zemra qe keni marre mundimin te lexoni poezite e mia.
Me Respekt--------Shkodrani!.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 21 Maj 2005 - 17:09:

"Buzeqeshja"


Njė buzėqeshje
dhe qielli can retė!
nje buzėqeshje
dhe lulet celin vetė!.

Njė buzėqeshje
dhe jeta merr kuptim
njė buzėqeshje
njė herė mė pak trishtim


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 21 Maj 2005 - 17:25:

"Puthja jote"


E di c,me bėri ajo puthja jote
mė shuajti mallin
zgjoi endėrrimin!
me bėri zog shtegėtar- pėrreth kėsaj bote
dashuri fluturuese
qė nuk njef pendimin!.

Pastaj nga ėnderrat i rrėzuar
me shpirtin e vrarė
ditėve tė mia!
foli zemra ime - e vrarė e penduar
i lumtur nuk je
tė vrau dashuria!!.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 22 Maj 2005 - 21:11:

"Jeta"


Jeta eshte nje xhiro e shkurter
nga materniteti deri ne vdekje
dikush me hap!
dikush me vrap!
dikush i kthjellėt,dikush i hutuar
dikush duke qarė,dikush i gezuar
ne rrugėt e jetes
te gjith kemi humbur
duke pyetur veten a jemi te lumtur???


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 24 Maj 2005 - 22:58:


Jeta na ka ndare- qan shpirti i robėruar
fati e ka vrarė
ėndrrėn e vonuar!

po qajnė sytė e mi- lotėt si shiu rrjellin
shok nė kėt vetmi
kam yjet dhe qiellin!

zemra ndjen vec dhimbje-mbytur nė trishtim
pritja mbyti shpresėn
ku je shpirti im?

nė rrahjet e zemrės - gjithmon do tė pres
si gjethet e pemės
pa ty do tė vdes!

me dashurinė e humbur
tė kapur pėr dore!
i qeshur i lumtur
qė zemrėn ma more!!.



Do doja te isha lot qe te lindja nga syte e tu,te jetoja mbi buzet e tua dhe te vdisja ne puthjen tende!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 25 Maj 2005 - 22:36:

"Ndashte!.




Sonte shiu i dimrit - lagu zemren time
vetėtimat qajnė
dhe qielli po vuan!
dha shpirt para meje - njė enderr jetime
bashke me tė dhe shpresat
iken
fluturuan!!.




Bubullimat cirren
yjet ulėrasin
nen strehėn e shpirtit - sonte ndihem jashtė
puthjet e padhėna
nė shi po thėrrasin
po vdes ėndrra ime , ti nuk erdhe - Ndashtė!.






26-05-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 26 Maj 2005 - 22:02:

Desha tė bėj njė falenderim tė pėrzemėrt tė gjith ju qė lexoni poezitė e mia!
Jeni tė mrekullueshėm pa pėrjashtim.


Me respekt--Shkodrani i Qeshur


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 29 Maj 2005 - 21:44:

"Perqafimi i pare.


Kam pritur i dehur ne netėt e ftohta
nė ditėt e gjata
pėr ty kam menduar!
profili i tretur nė puthjet e ngrohta
me shfaqet serisht
i zjarrtė - i malluar!!.



Dashuria nuk vdiq ne netėt e gjata
dhe un jam i hequr
nė male i humbur!
mbete kujtimit me pluhur e mjegull
e qeshur - e bukur
si dikur e lumtur!!.



Tani rėnkoj ne hėnėn e zbehtė
hapėsires pa fund
humbėn lutjet e mia!
gjethet bien nė vjeshtėn e nxehtė
e pemėve pa gjethe
fluturon vetmia!!.



dikur kam buzeqeshur me hėnėn i dehur
sot pėrqafoj shpresat
qė jeta i ka tharė!
si kujtim i bukur
i qeshur i zbehur
mbyt puthjen e fundit - Perqafim i pare!!.







Nje puthje qe kthehet ne perqafim!Nje Dashuri qe kthehet ne miqesi!
E veshtire per ta besuar!..

29-05-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 30 Maj 2005 - 20:45:

"Ti shpirt"


Ti shpirt qė gjumin ma more
mė le tė mjeruar
tė shembur
pa shpresė!
kujtoje atė puthjen e premtuar
qė jeta e ndali
se nuk ish fajtore
skish besė!
Dashuri ti vuaj
se jeta e ndali shkelqimin tėnd
nėn dritėn e agimit!
puthe lamtumirėn
qė kurr s,ta fali ikjen e cmėndur
drejt shuarjes perėndimit!
Ti zemėr pusho rrahjet e tua
qė mė nuk kanė vlerė
tė mirėfillur!
ti puthje
ndal hapin e shpresės
se nuk ka pranverė
vec dimėr tė hidhur!
Ti jetė ndale hapin
tė vrau dashuria ime
loti qė pikon!
ti zemėr qofsh e lumtur
nė zemrėn e djalit
mbytur nė vajtime
qė pėr ty jeton!!.

30-05-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 30 Maj 2005 - 21:31:

"Kur un te vdes"


Kur un te vdes
loti yt i nxehtė
do bie mbi trupin tim tė ftohur!
shpirti im lart do ngrihet i zbehte
tė fshijė syrin tėnd - nga dhimbja pėrlotur!.




por ti nuk do mė ndiesh
do vazhdosh tė qash e heshtur
thua se lotėt shpirtin do ma ngjallin!
e kur trupi im varrin tė ketė prekur
do kėrkosh njė fjalė - qė ta shuaj mallin!!




do zgjohesh nė ėndrrat
qė jeta i zuri mat
do qash mbi jastekun tim te zbrazur!
puthjen e arratisur
tė bukur tė pafat
nga jeta e pamėshirshme- qe hapin ja ka ndalur!!.




do vish te koka e varrit tim
e lotin do ta derdhesh
mbi balten e mallkuar!
puthjen e padhene do qaje shpirti im
me fjalėn e fundit
tė kam dashuruar!!




me lotet qe rrjedhin nga shpirti i vuajtur
do bėhesh kujtim
nga jeta e plakur!
puthja e padhėnė do tė qajė e humbur
pritjen e pafund
nė plagėn e hapur!!.



si nje zog pa krahe - ndaluar nga fatet
si nje lule e vyshkur
nė kopshtin para derės!
si nje leter e vjetėr - qe ti kerkon te raftet
si njė puthje malli
pėrplasur prej erės!!.



do ti lutesh zotit - drejt qiellit duart e tua
para dashurisė
me lot do pėrkulesh!
qeshu shpirti im - ti mos qaj per mua
te koka e varrit
do flas njė buqet lulesh!!.



dhe do ikėsh me ėndrrėn e plakur
nga hallet e jetės
nga lotėt do tretesh!
zemrėn tėnde per mua do mbash hapur
dhe vetėm nė ėndrra
e lumtur do qeshėsh!!.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 04 Qershor 2005 - 02:30:

"Lamtumire"

Ndoshta ti vuan nė kujtimet e mia
aty ku zemra ime
per ty e bėn vajin!
si nje qiri i vjetėr fiket dashuria
jetė qofsh e mallkuar
se ti e ke fajin!



para kėmbėve tė tua loti me pikoi
shpresa ime vdiq nėn pluhurin e hirt!
dashuria foli
fatin e mallkoi
un ika i shkretė - vec me ty nė shpirt!



nėn qiellin pa yje pushtom errėsire
mos e lėr ti lotin
fjalėn qe ta shkruaj!
nen puthjen e fundit pėrjet lamtumirė
ti e lumtur t,jesh
un pėr ty do vuaj!!



04-06-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 08 Qershor 2005 - 22:00:

"Shiu "


Ah sonte ky shi !
mallin zgjoj nga gjumi-qė kurr nuk kish fjetur
lagu lotet e mi
ne vetmi te tretur
Por si per cudi
i vrare por i terur
shpetoj shpirti im - se tek ti kish mbetur
i strukur nė ėndėrra
si nje shi i qeshur!!.




I djegur nga malli, qė kurr nuk do shuhet
ne pritje te fjales
qė kurr nuk do thuhet!
ne pritje te puthjes
qe kurr nuk do jepet
pa shijen e saj
nė dhe do tė tretet!
shpirtin mori flaka pa mėshirė e kalli
e ruajti nga shiu
qe ta digjte malli!


Sonte shiu i mallit lagu zemrėn time
dritere e mbyllur
pa ty jeta ime!!.




08-06-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datė 09 Qershor 2005 - 23:17:

"Si nje lule e bukur"

Si nje lule
e bukur
e vyer
ne zemer mu ngule
hic dhimbje pa ndier
kembekryq u ule
fshehurazi
me endje
diku ne shpirtin tim
bere folene tende
me puthje
rrethuar
me lot dashurie
e vrare
e lenduar
me plage largesie
e qeshur
e lumtur
si qiell dashurie
nen yje
e humbur
si lot mrekullie
enderrat
zgjaten doren
te thirren ne emer
puthjet
ty ti moren
mi sollen ne zemer!.




09-06-2005


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 326 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.