Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Ana datė 22 Prill 2007 - 21:20:

Syri i nxjerrė, brinjėt e thyera, fytyra e mavijosur e fraktura gjithandej. 29-vjeēarja Lirie Ethemi (Dida) dergjet nė spitalin e Kukėsit, ndėrkohė qė nuk ka fuqi as tė flasė. Ajo nuk ka pėsuar ndonjė aksident, por ėshtė bėrė pre e dhunės barbare tė tė shoqit. D. Ethemi e ka rrahur nėnėn e fėmijės vetėm 12-muajsh nė mėnyrėn mė mizore, aq sa ajo mund tė mbetet invalide pėrjetė. Mjekėt thanė se syri i majtė i 29- vjeēares thuajse ėshtė i nxjerrė, ndėrsa ajo e ka humbur shikimin nė tė, Ndėrkohė, pėrveē frakturave tė tjera, viktima e dhunės ka edhe thyerje tė dy brinjėve.
TELEFONATA
“Nėse nuk vjen shpejt, do mė gjesh tė vdekur”. Me kėtė fjali ka mundur tė perifrazojė gjithēka kishte ndodhur nė familjen e saj, Lirie Ethemi tek vėllai i saj me telefon. I alarmuar nga telefonata, Gazmend Dida, vėllai i Liries ėshtė nisur menjėherė nė fshatin Shėmri, ku kishte dhėnė dy vjet mė parė pėr nuse tė motrėn. Ai e ka gjetur 29-vjeēaren thuajse pa ndjenja, nė krevatin e saj bashkėshortor, e ndėrsa ēarēafėt ishin mbuluar me gjak. I shoqi, kur ka parė tė vėllain tek i afrohej shtėpisė sė tij, ka ikur. “Ta kam rrahur motrėn”. Me kėto fjalė e ka pritur kunatin 44-vjeēari para se tė largohej. Por ulėrimat e sė motrės nuk i kanė dhėnė kohė vėllait tė merrej me dhėndrin. Ėshtė ngjitur nė katin e dytė. “U llahtarisa kur e pashė motrėn nė atė farė feje. Ishte komplet e nxirė, as sa nuk po e njihja. Njėri sy ishte thuajse i dalė. Nuk lėvizte dot nga vendi, e villte gjak. E kishte shembur gjithandej, aq sa gjaku dilte nga goja, nga hunda”, - thotė Gazmendi, vėllai i tė dhunuarės, teksa i rri tek koka sė motrės, nė spitalin e Kukėsit. “Policia duhet tė ndėrhyjė e tė kapė autorin, pėrndryshe kėtu veprohet me vetėgjyqėsi, - vijojnė familjarėt e tjerė tė Liries. Ata pohojnė se nuk do ta lejojnė kurrė mė vajzėn e tyre tė shkelė tek ajo derė, ndėrsa tashmė kanė hallin e fėmijės 12-muajshe, e cila ka mbetur nė fshatin Shėmri.
POLICIA
Sipas mjekėve, 29-vjeēarja ėshtė goditur me mjete tė forta, duke i shkaktuar hematoma nė sy dhe fraktura nė kokė e trup. E dhunuara ka humbur shikim nga njė sy, ndėrsa i janė thyer edhe dy brinjė. Grupi i gatshėm i policisė sė Kukėsit, i lajmėruar nga familja e 29-vjeēares, tė cilėt jetojnė nė Pėrbreg, 50 kilometra larg fshatit tė saj, e ka ēuar nė spital. “Villte gjak gjatė gjithė rrugės”, - thotė njė polic. Prej dy muaj ajo mbante tė fshehur njė telefon qė ia kishte blerė posaēėrisht vėllai, Gazmendi. “Pėr ēdo gjė mė merr nė telefon”, - i kishte thėnė. Liria tregon se ndaj saj ėshtė ushtruar dhunė qė prej dy vitesh qė ėshtė martuar, veēanėrisht prej njė viti, kur janė bėrė prindėr. “Ia kam larė kėmbėt me ujė nė legen, por ai ka pėshtyrė nė tė dhe ma ka dėrdhur nė krye. I kam thėnė se nėse e meritoj aq mė gjen keq, mė vrit, fishekun ta japin vllaznit e mi sipas kanunit, dhe mos mė rreh ose mė lėsho (divorco)”, - thotė e dhunuara. Ajo thotė me plot gojėn se nuk ka pėr tu kthyer mė tek i shoqi, ndėrsa ky i fundit ėshtė shpallur nė kėrkim.


  Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.