Forumi Horizont Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)


Postuar nga Ana datė 14 Korrik 2007 - 21:28:

Vogėlushja lozonjare Elona Pasha mbylli sytė pėr jetė. Njė makinė nuk frenoi nė kohėn e duhur, por e pėrplasi pėr vdekje 5-vjeēaren, duke i ndėrprerė nė mes lojėn me bashkėmoshatarėt e vet. Aksidenti tragjik ndodhi rreth orės 21:15 mbrėmjen e sė enjtes, nė derėn e shtėpisė sė familjes Pasha, nė Fushėn e Aviacionit nė kryeqytet. Sipas familjarėve, makina e vdekjes drejtohej nga njė femėr, e cila pėr ta mbetet ende enigmė. Por kėtė fakt e hedh poshtė policia, sipas sė cilės, Arben Gjoni 40 vjeē, banues nė Tiranė, ėshtė autor i aksidentit tė ndodhur nė Fushėn e Aviacionit nė kryeqytet, ku viktimė mbeti Elona Pasha. Burimet policore pohojnė se Gjoni, i cili nė momentin e aksidentit po udhėtonte me njė makinė tip "Ford Mondeo", me targa tė huaja, u arrestua nėn akuzėn e "shkeljes sė rregullave tė qarkullimit rrugor, me pasojė vdekjen".
Tragjedia
Familja Pasha ėshtė tronditur kur njė makinė u ka pėrplasur nė derėn e shtėpisė, vajzėn e tyre tė vetme, Elonėn 5 vjeēe. Qė prej atij momenti, e ėma e vogėlushes, Lili gjendet nė gjendje tė rėnduar shėndetėsore. I ati Shpėtimi sapo ka marrė vesh gjėmėn qė kishte ndodhur nė familjen e tij, ka udhėtuar tėrė natėn nga Greqia pėr tė mbėrritur nė varrimin e sė bijės, tė cilėn mesditėn e djeshme e pėrcolli pėr nė banesėn e fundit. Dje nė familjen Pasha, njerėz tė shumtė hynin e dilnin pėr ngushėllim. Para shtėpisė dykatėshe ende gjendeshin stolat ku kishin qėndruar njerėzit qė kishin ardhur pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit vogėlushes. Sipas familjarėve, nė timonin e makinės qė shtypi Elonėn, ndodhej njė femėr. "Nuk dimė se ē'tė themi. Na iku vajza. S'e dimė ende nėse ėshtė arrestuar ndonjė njeri. Dimė qė nė timon ka qenė njė femėr, po se cila, nuk kemi mėsuar asgjė mė shumė. Njė Zot e di se ēfarė po ndodhte nė makinė kur kanė pėrplasur Elonėn", - shprehen tėrė mllef tė afėrmit e 5-vjeēares, e cila nė momentin kur u pėrplas pėr vdekje, ishte duke lozur me disa fėmijė tė tjerė. Siē tregojnė bashkėmoshatarėt e vogėlushes, ajo vrapoi pėr tė marrė shapkėn qė i kishte rėnė nga kėmba, kur makina e pėrplasi duke e hedhur disa metra tej. Mėsohet se 5-vjeēarja ka gjetur vdekjen e menjėhershme si pasojė e plagėve tė marra.
Problemi
Makinat e shumta qė lėvizin nė Fushėn e Aviacionit pėrbėjnė njė rrezik tė vėrtetė pėr fėmijėt e kėsaj zone. "Fėmijėt tanė i kėrcėnon ēdo ditė vdekja. Kėtu kush nuk vjen tė mėsojė makinėn", - shprehen banorėt. Sipas tyre, mė shqetėsues ėshtė fakti se nė timonėt e automjeteve tė ndryshme shihen femra. "Vijnė me tė dashurit e tyre dhe fillojnė e praktikojnė makinėn. E kemi tmerr tė dalin njė minutė fėmijėt jashtė", - tregon njė banore e zonės, e cila ka njė dyqan shumė pranė shtėpisė sė vogėlushes qė u pėrplas pėr vdekje. Banorėt tregojnė se e kanė ngritur shpeshherė zėrin, por asgjė nuk ėshtė bėrė. "Fėmijėt tanė jetojnė me vdekjen", - thonė tė tmerruar tashmė, duke pritur me ankth qė nga momenti nė moment mund tė ndodhė ndonjė tjetėr aksident. “Po ashtu, edhe turpi po na zė, thonė ata, se shpeshherė, ēiftet kryejnė marrdhėnie nė makina, nė mes tė fushės”.


  Gjithsej 376 faqe: « E parė ... « 44 45 46 47 48 49 50 51 52 [53] 54 55 56 57 58 59 60 61 62 » ... E fundit »
Trego 376 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.