Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Parlamenti Shqipetar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13425)


Postuar nga Ari. datë 02 Prill 2007 - 16:13:

Parlamenti Shqipetar

pas renies se bllokut komunist.. sistemi parlamentar ku ligjet hartohen nga parlamenti dhe firmosen nga presidenti.. eshte nga me te perhapurat..SOTE NE SHQIPERI a ka ardhur koha per nje kuvend 2dhomshe..ku njera quhet SENATI... ????NE QOFTESE DO TE VIHEN FIGURA TE PASTERTA UNE MENDOJ SE PO..


Postuar nga Amici di Nessuno datë 02 Prill 2007 - 16:53:

Re: Parlamenti Shqipetar

Citim:
Po citoj ato që tha ari77labi
pas renies se bllokut komunist.. sistemi parlamentar ku ligjet hartohen nga parlamenti dhe firmosen nga presidenti.. eshte nga me te perhapurat..SOTE NE SHQIPERI a ka ardhur koha per nje kuvend 2dhomshe..ku njera quhet SENATI... ????NE QOFTESE DO TE VIHEN FIGURA TE PASTERTA UNE MENDOJ SE PO..


Pse?


Postuar nga Ari. datë 02 Prill 2007 - 22:09:

po ti lexoje mire ,,perse sherben senati??? per te miratuar ligjet qe harton maxhoranca... ose parlamenti ne pergjithesi... ku pervec kesaj deputet tane leshko nuk mund te bejne ne parlament si te duan pasi edhe presidenti eshte vari ....etj...po nuk e ke bere me ironi te me falesh.. por hyrja jote eshte negative... ose mos hyre fare or mik lumi.. kur nuk te pelqen mos thuaj asgje.. eshte shume e thjesht..apo e kam gabim


Postuar nga arturm datë 03 Prill 2007 - 00:41:

Arri

Per kushtet e Shqiperise me duket nje "hallke" me shume. Duke qene se parlamenti aktual eshte shprehje e popullit dhe shif si funksionon, cfare garancie do kemi qe do ta ndritim me senatin? Do dalin burra me te mire senatoret? E ku paskan qene (do i gjejme) keta burra?

Ideja eshte e mire per demokraci te konsoliduara, por per kushtet e shqiperise personalisht mendoj qe nuk duhet.

Perkundrazi une do ulja edhe numurin e deputeteve ne rreth 100 (mos me pak).


Postuar nga IQVLORA datë 03 Prill 2007 - 00:45:

Do te ishte mire ,sepse do te shmangej firma idjote e nje presidenti trung me miza si ky i joni,icili eshte bere pengese per ecjen perpara te reformave.


Postuar nga Ari. datë 03 Prill 2007 - 01:00:

arti... iqvlora

arti ...kjo qe thua jam dakort.. sepse edhe nuk kemi me besim.. na ka humbur besimi.. ke te drejt...por po te kthehemi te TRUNGU ME MIZA... qe thote inderuari IQVLORA.. prape akoma me keq... atehere cila eshte zgjidhja jone?? kemi vetm nje te nderuar miqte e mi,, te zgjedhim te keqen me te paket.. dhe te kemi force per ndryshim.. pos nuk provove.. dhe rrezikove.. nuk ke jetuar.. i thone nje llafi une jo padyshim thashe idene qe te jene figurat me te pasterta qe ka njohur vendi yne ...te kontrollohen deri ne 3breza... ju faleminderit... pershendetje


Postuar nga arturm datë 03 Prill 2007 - 01:55:

IQ

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Do te ishte mire ,sepse do te shmangej firma idjote e nje presidenti trung me miza si ky i joni,icili eshte bere pengese per ecjen perpara te reformave.


Pavaresisht se nuk e mendojme njelloj per Presidentin (por kjo eshte teme tjeter), firma e tij nuk shmanget. Edhe ne Itali ku ka parlament dydhomesh ligjet firmosen nga Presidenti.

 

 


Postuar nga Fajtori datë 03 Prill 2007 - 01:57:

Ka dy drejtime qe kerkohen zakonisht nga qytetaret. Nje ide eshte ajo e perqendrimit te fuqise tek nje person i vetem, president ose mbret, i cili krijon nje fare diktature ne miniature qe mund te rregulloje vendin. Kete ide e perkrahin shume njerez, sepse ndjejne nevojen e nje dore te forte. E kote te spjegoj pse nuk eshte e realizueshme kjo ide.

Ideja e kundert eshte kjo qe thote AriLabi, pra zgjerimi i institucioneve qe do sillte akoma me shume vartesi dhe rrugica legale. Une rolin e senatit nuk e kam kuptuar ndonjehere dhe prandaj nuk di te shprehem cfare do kishte te mire.

Ne pergjithesi nuk besoj se nje drejtim ose ne tjetri do zgjidhte gje. Nuk e kuptoj cfare do sillte pozitive hapja e nje senati ne Shqiperi. Mendoj se problemi nuk qendron ne ndarjen institucionale por ne moralin dhe mentalitetin e deputeteve. Nje senat i ri nuk do sillte gje tjeter vecse deputeteve si puna e ketyre qe jane sot. Kur te zgjidhen krizat morale mund te gjendet nje zgjidhje. Sidoqofte nuk ka pse te jete institucionale, por shoqerore.


Postuar nga Ari. datë 03 Prill 2007 - 01:57:

arti.. nuk e di ..por ka vetem disa nene te kushtetutes.. tek ne ka 9 ne itali ka me pak...


Postuar nga arturm datë 03 Prill 2007 - 02:04:

Ari

Nuk eshte problemi ne Shqiperi senat apo jo. Kush ka hedhur kete ide (per senatin) ka synimin qe ligjet te "filtrohen" ne nje fare menyre para se te vene tek Presidenti, edhe duke pare cfare po ndodh me ligjet e kesaj qeverie.

Por kjo eshte pergjegjesi e politikaneve tane dhe sidomos e se djathtes ne pushtet. Jo une por Ngjela (qe per c'do gje mund te akuzohet por jo qe eshte i majte) u ka thene qe nuk dine ti shkruajne ligjet ose ne rastin me te mire nuk kane fare parasysh kushtetuten kur i shkruajne ato. E HARRUAT BISEDEN E RREGJISTRUAR TE NGJELES ME SALEN?

Shpeshhere Ngjela e ka ndihmuar qeverine duke ja "axhustuar" ligjet ne komisionin e ligjeve (dhe keshtu i kane shpetuar kushtetueses), dhe Qeveria cfare ben? Heq Ngjelen, qe eshte avokat, nga kryetar i ketij komisioni dhe ve Fatos Bejen qe, me duket, eshte mesues.

Dhe ne kete situate ju mendoni se Senati do rregulloje ndonje gje? Per mua eshte iluzion. 

P.s. E lexuat projektligjin e fundit per hipotekat? EDHE ME BUDALLAI NE NJE SHTET KAPITALIST E DI QE PRONESINE E VENDOS GJYKATA, SALA DONTE T'JA JEPTE KETE PERGJEGJESI NJE SHEFI TE RENDOMTE  TE ZYRES SE TATIMEVE.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.