Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=361)
-- Do te ishte zgjdhje per krizen e energjise,ndertimi i nje centrali nuklear? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14244)


Postuar nga aquila datë 01 Gusht 2007 - 01:28:

Do te ishte zgjdhje per krizen e energjise,ndertimi i nje centrali nuklear?

Eshte e qarte qe nje ndertim i tille, do te ndikonte ne ndotien e ambjentit.
Por duke patur ne konsiderat qe ne jemi te paisur me nje imunitet te plote biologjik, si fizike dhe mental nga ndotjet qe na la e kaluara e kuqe komuniste , mendoj qe nje nje central i tille per thyerjen gjeografike qe kemi nuk do te na bente ndoje gje.
Ne qofte se do te ndertohej simbas normave Europiane, ashtu si e kane dhe shume vende perendimore, kjo do te thote jo vetem zgjidhje krize energjitike por dhe nje bum ekonomik.


~Persa i perket shendetit, neve shqiptareve po te na pickoj gjarperi eshte ai qe do te helmohet.~(shaka)


Postuar nga bleta punetore datë 01 Gusht 2007 - 01:42:

Po, po, me llafe c'nuk ndertohet!
S'kemi as para e as standarte si shtet...
E te thuash ne s'na gjen gje edhe po ndodhi gje, eshte kulmi i papergjegjesise. Te kesh te besh me nuklearin s'do te thote qe behet qameti vec ne ate moment kur ndodh... pasojat i vuajne breza te tere.
Nuk eshte se e shoh me frike progresin, por po them qe s'kemi kellqe per nje gje te tille as materialisht e as si formim.
Italia nuk ka centrale atomike dhe s'vuan per drita.
Jemi te vetmit ne evrope qe tek feneri mbetem!


Postuar nga briseide datë 01 Gusht 2007 - 02:45:

Citim:
Po citoj ato që tha aquila
Eshte e qarte qe nje ndertim i tille, do te ndikonte ne ndotien e ambjentit.
Por duke patur ne konsiderat qe ne jemi te paisur me nje imunitet te plote biologjik, si fizike dhe mental nga ndotjet qe na la e kaluara e kuqe komuniste , mendoj qe nje nje central i tille per thyerjen gjeografike qe kemi nuk do te na bente ndoje gje.
Ne qofte se do te ndertohej simbas normave Europiane, ashtu si e kane dhe shume vende perendimore, kjo do te thote jo vetem zgjidhje krize energjitike por dhe nje bum ekonomik.


~Persa i perket shendetit, neve shqiptareve po te na pickoj gjarperi eshte ai qe do te helmohet.~(shaka)



Aquila po si mund te mendohet dicka e tille?E PAMUNDUR

Ne radhe te pare Shqiperia s'ka investimet e nevojshme te siguroje bazat e jeteses tani...jo me te sakrifikohet per ndertimin e nje centrali nuklear.
Te nisesh nje projekt te tille do te thote te kesh parasysh te gjitha pasojat,duke filluar nga niveli ambiental ne ate ekonomik etj...Reziku per aksidente eshte i larte,Chernobyl e mbajne mend te gjithe besoj.
Nje central duhet mirembajtur dhe pikerisht kjo e fundit permban thelbin e kostove astronomike,bashke me amortizimin,stokazhin,specializimin e larte etj etj...
Italia i ka hequr centralet me referendum ne 1987,Franca mezi gjen nje cope det per te fundosur skoriet radioaktive...ne si do ta bejme???
Ka plot menyra per te siguruar energjine elektrike,po kjo me duket me e gabuara.


Postuar nga aint datë 01 Gusht 2007 - 09:31:

Para se Shqiperia te prishej me bllokun komunist, ishte ne plan te behej nje cetral i tille. Tani kjo ide s'e kalon dot pragun e endrave me sy hapur. Edhe sikur me magji t'u ndertonte ai central, i vetmi bum qe do te ndodhte do te ishte nje BUUUUUUUM per te gjithe boten.


Postuar nga aquila datë 03 Gusht 2007 - 22:35:

Mund te jete dhe gabim per siguresen ambientale, kete nuk e mohoj.
Persa i perket investimeve, ato mundet te jene Europiane por te nisej inisiativa nga shteti i jone.
Nuk e di sa eshte e vertet qe Franca i hedh skorjet ne dete, dhe eshte me se shum e vertete qe ne mund te mbushim tynelet me rezistence kunder mbrojtjes atomike qe ngriti i "famshm i dulle(enver)"

Une shpreha nje mendim edhe nuk ma mer mendja kurre se kjo do te behet realitet, keshtu qe nuk duhet te alarmohet askush per fatin e ndotjes te ambientit tone te "pa ndotur"


Postuar nga Tulipani datë 30 Gusht 2007 - 00:36:

Lightbulb Nese do te arsyetonim...

Citim:
Po citoj ato që tha aquila
Eshte e qarte qe nje ndertim i tille, do te ndikonte ne ndotien e ambjentit.
Por duke patur ne konsiderat qe ne jemi te paisur me nje imunitet te plote biologjik, si fizike dhe mental nga ndotjet qe na la e kaluara e kuqe komuniste , mendoj qe nje nje central i tille per thyerjen gjeografike qe kemi nuk do te na bente ndoje gje.
Ne qofte se do te ndertohej simbas normave Europiane, ashtu si e kane dhe shume vende perendimore, kjo do te thote jo vetem zgjidhje krize energjitike por dhe nje bum ekonomik.


~Persa i perket shendetit, neve shqiptareve po te na pickoj gjarperi eshte ai qe do te helmohet.~(shaka)



Eshte nje zgjidhje por a thua eshte ajo qe ben per ne ? nuk do ta merrja parasysh rastin e Italise ... budallallek me te madh zor se perseritet me : ti lesh nje populli qe s'merr vesh aftesine per te vendosur nje gje kaq te rendesishme ? Budallalleku duket me i madh nese marrim parasysh qe Italia i ka ne kufi centralet e Frances pra nese do te ndodhte dicka s'besoj se Italia do kursehej ... nejse te kthehemi tek ceshtja jone :

Te besh 1 central nuklear s'eshte si te porositesh nje torte ne dyqan ... kushton miliarda dhe ato investimet e huaja qe lexova siper s'jane vec borxhe te ardhshme per Shqiperine qe do ti shtoheshin miliardave qe kemi borxh tashme ... pastaj dyshoj qe ndokush do te na jepte dhe borxh te ketij lloji.

s'duhen ngaterruar centralet e sotme me ato te 20 vjeteve me pare sepse do te ishte gabim i rende dhe nuk duhen pergjithesuar sepse s'jane te te njejtit lloj. Ndoshta jane me te sigurt se nje stufe me gas qe perdorim per ngrohje. duhet precizuar se Cernobili qe vertet nje katastrofe por ajo qe nuk thuhet eshte se ndodhi per nje gabim njerezor nga neglizhenca  per te mos pranuar para udheheqjes ruse se centrali kishte probleme. Persa i perket skorieve Brisi une nuk di te hidhen ne det sepse nuk jane tamam ne formen e plehrave ... nje menyre qe perdoret sot eshte groposja e tyre ne tunele te ndertuar enkas ne  Siberi e gjetke por mepare jane te izoluara me teknika te posacme.

Shqiperia eshte vend i vogel, ka burime natyrore e ato duhet te shfrytezoje... flas per mundesine e ndertimit te hidrocentraleve te vegjel qe jane sot per sot nje nga menyrat e fitimit te energjise me pak ndotese dhe invazive per ambjentin. Megjithese duhet konsideruar absurditeti i ligjit shqiptar i cili nuk lejon me shume se nje tot numer licencash per ndertimin e hidrocentraleve.

Nje tjeter zgjidhje eshte promovimi efikas i paneleve diellore por jo vetem ato per ngrohje qe shikojme rendom neper pallatet tona por flas per shfrytezimin e diellit per te prodhuar energji elektrike. Pjesa tjeter mund te importohet si ben gjithe bota ose te shikohen burime te tjera alternative .. pastaj duhet konsideruar fakti se gati 70 % e energjise humbet ne linje, humbet neper shtepite tona te paizoluara mire humbet sepse shperdorohet ... llogaria behet sakte fare ...

Duhet te sensibilizohemi te konsiderojme kushtet e vendit tone e jo te marrim zgjidhjet e te tjereve e ti parashtrojme per nje mikrosistem sic jemi ...

Zgjidhja??? Nje qeveri largpamese do te guxoja te thoshja por kjo shprese e imja si gjithmone ndoshta do te ngelet vec utopi 

 


Postuar nga briseide datë 31 Gusht 2007 - 00:28:

Errata Corrige

Se pari komenti im ishte ne linja te gjera,por i pa zberthyer.Tani te pakten kuptoj ku mund te kem gabuar.
Te thuash qe Franca i hedh ne det s'do te thote t'i hedhe ato si mbeturinat;Une te pakten s'e kam thene ne asnje pjese te nderhyrjes sime.Kush ka lexuar duhet te kish marre parasysh qe nese dikush nderhyn,disa gjera i di,nuk ja fut kot sa per te hedhur dy rreshta.
eshte e nenkuptuar qe skoriet jane te izoluara,shkas faktit te rrezikut ndotes qe percjellin.Nenvleresime te tilla me duken pa vend.

Se dyti,Italia...Eshte shume i sakte llogjikimi yt Tuli,ndoshta e pa sakte qe menyra se si u vendos:Ketu s'po behet fjale nese qe mire ose keq te behej me referendum,informacion i tepert ky i fundit,po fakti qe edhe Italia i ka hequr si shume shtete te tjera.Merr Angline,qe do t'i shperngule me kosto me te uleta se Italia asokohe,qe nguste per rrezigjet(me te larta 20 vjet me pare,si vete ngulmon).Gjithashtu,meqenese eshte i gjere argumenti mbi Italine,ajo qe duhet theksuar eshte vetem fakti qe Italia nuk mund te kerkonte dicka te tille,duke rrezikuar qe te vinte ekonomine e vet ne gjunje.Frika e madhe qe percolli Chernobyli ngriti ne kembe komitete e shumta;pastaj cmimet e larta etj,fundja populli ben c'i thote politikani,si ne te gjithe boten.Abrogimet e ligjeve behen me mendje nga populli?Jo.

Chernobyl eshte permendur si shembull,mund te thoja three mile islands etj...rreziku nuk behet dot zero,dhe teorite akoma mbijetojne per sa i perket rastit te pare:ka qene neglizhence njeriu apo e fshehur enkas.

Shqiperia s'ka luksin e vendeve te tjera qe te vendose per po ose jo,gjysma e Shqiperise jeton ne mesjete,e te quhet Afrike e Evropes s'do ishte gabim!S'ka shume per sentimentalizma...etj etj etj.
Sot kane ndryshuar shume gjera,dhe me teper se rreziqet,prezente pa diskutim,jane kostot,sic eshte nenvizuar me siper.

Pergjigja Po,mund te jete nje menyre,e pranoj.Jo sepse s'kemi kushtet,S'KEMI KOKAT e duhura per te mbajtur gjalle,jo me te ngrihen ne kembe, projekte te tilla.

Nuk i di shifrat e vendit tone,ky imi eshte thjesht gjykim personal(i larget )!!

Pershendetje.


Postuar nga Piktor datë 31 Gusht 2007 - 00:42:

Per mendimin tim nuk na duhet çentral berthamor thjesht
sepse nuk kemi mundesi reale ekonomike per te ndertuar nje gje te tille duke filluar nga projekti e duke perfunduar tek uraniumi etj etj.

Italia beri atehere zgjedhjen e vet dhe ndoshta beri mire sepse rreziku i tyre eshte i jashtzakonshem (personalisht preferoj terrin sesa nje rrezik te tille-kjo jo nga un se jam shqiptar por e kam degjuar nga koleget e mi).

Sa per kuriozitet kemi me leverdi ta shtrijme kabullin deri ne France e ta blejme andej sesa te ndertojme nje gje te tille.

Krizen energjitike e zgjidh privatizimi i atij sektori dhe ndertimi i sa me shume hidrocentraleve dhe biles pse jo edhe te energjive te tjera si ajo diellore apo ererat qe nuk shfrytzohen fare ne nje vend ku nuk mungojne te dyja etj.


Postuar nga Tulipani datë 31 Gusht 2007 - 19:13:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Errata Corrige

Se pari komenti im ishte ne linja te gjera,por i pa zberthyer.Tani te pakten kuptoj ku mund te kem gabuar.
Te thuash qe Franca i hedh ne det s'do te thote t'i hedhe ato si mbeturinat;Une te pakten s'e kam thene ne asnje pjese te nderhyrjes sime.Kush ka lexuar duhet te kish marre parasysh qe nese dikush nderhyn,disa gjera i di,nuk ja fut kot sa per te hedhur dy rreshta.
eshte e nenkuptuar qe skoriet jane te izoluara,shkas faktit te rrezikut ndotes qe percjellin.Nenvleresime te tilla me duken pa vend.

Se dyti,Italia...Eshte shume i sakte llogjikimi yt Tuli,ndoshta e pa sakte qe menyra se si u vendos:Ketu s'po behet fjale nese qe mire ose keq te behej me referendum,informacion i tepert ky i fundit,po fakti qe edhe Italia i ka hequr si shume shtete te tjera.Merr Angline,qe do t'i shperngule me kosto me te uleta se Italia asokohe,qe nguste per rrezigjet(me te larta 20 vjet me pare,si vete ngulmon).Gjithashtu,meqenese eshte i gjere argumenti mbi Italine,ajo qe duhet theksuar eshte vetem fakti qe Italia nuk mund te kerkonte dicka te tille,duke rrezikuar qe te vinte ekonomine e vet ne gjunje.





Ja pse me pelqen te debatoj me ty ... nuk i merr gjerat e thena si personale por i analizon sipas menyres tende nejse ti e di qe nderhyrja ime s'ishte per te te kundershtuar ...

e ne vija te pergjithshme jam dakort me ty Brisi 


Postuar nga drytty datë 06 Shtator 2007 - 22:06:

Do te ishte zgjdhje per krizen e energjise,ndertimi i nje centrali nuklear?

Jo aspak them une! e para s'kemi ku ta ndertojme , jemi vend i vogel e ndertime te tilla duhet te behen ne vende qe kane pak popullesi rreth e perqark!
e dyta nuk na le europa, tre ku ti marrim inxhinieret qe duhet te punojne aty, elektriçistet me shkolle nate nuk bejne!
Pastaj keta inxhinieret tane kane lene nje termo-central te digjet vetem per nje guarnicion, jo me tu lesh ne dore nje central nuklear!

kam ide me te mira e me te lira. Kush do ti bleje?! askush them une!

Spanja e Danimarka po prodhojne energji me (mullinjte me ere te don Kishotit) parqet eolike dhe me panelet (nuk po vjen kjo fjale ne shqip) diellore. une jam nga Lezha dhe aty fryn ere e te thane, diellin e perdorim gjate stineve te nxehta dhe e zgjidhen problemin!

Si mendoni ju?


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.