Forumi Horizont
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letërsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=5)
-- Ah, dhimbje mike. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15473)


Postuar nga Pellumb Syku datë 17 Tetor 2007 - 19:08:

 

Ah , dhimbje mike.

Ndoshta ngaqe prehja e heshtur
nuk ngjall besim, e lehte peshon
kjo barre, nen kurriz e ngjeshur,
qe, n'vrull rinor po me thermon.

Ah, dhimbje mike, fort po me there
ne gjoks, kur nder kujtime te njoma
bie, brengosur e kraheprere
si shpend, qe klithmat len jehona.


Postuar nga Pellumb Syku datë 17 Tetor 2007 - 19:40:

...se ndoshta neser...

- Deri mbreme
ti pushoje ne krahet e mi,
me sy te embel me shikoje
e ndersa qeshje si femi
zemren time roberoje.

- se vetem mbreme
me the te dua mijera here
tek me puthje plot pasion;
tek buzeqeshje;nje pranvere
ish krijuar si mirazh a iluzion.

- kurse sot
zemra ime u dogj si dylli,
si çepur lotet ne faqe.
Dyert zoti, perse i mbylli?...
pyes veten e nuk gjej paqe.

- deri sot,
se ndoshta neser ose nje dite
atje me ty do jem dhe une.
bardhe,zi, terr a drite
s'prish pune te dua shume.


Postuar nga Pellumb Syku datë 28 Tetor 2007 - 20:54:

Pika e bardhe.

Ne murin e zi nje pike e bardhe
qendron fisnike por dale-ngadale
e zapton vetmia se aty perballe
nje tjeter shoqe nuk ka me i ardhe

e ai qiell i purpurt perendimi
qe kish enderruar sa e sa here,
tash nyje ne fyt e shkak vajtimi,
qe shpresen kepute e zemren there.


Postuar nga daedal datë 29 Tetor 2007 - 03:26:

Re: Ah, dhimbje mike.

Citim:
Po citoj ato që tha Pellumb Syku
Ndoshta ngaqe prehja e heshtur
nuk ngjall besim, e lehte peshon
kjo barre, nen kurriz e ngjeshur,
qe, n'vrull rinor po me thermon.

Ah, dhimbje mike, fort po me there
ne gjoks, kur nder kujtime te njoma
bie, brengosur e kraheprere
si shpend, qe klithmat len jehona.


I dashur Pellumb!
pegezime per krijimet. nese me lejon desha te bej nje sugjerim.
meqe une shoh se ti ke dell letrar do te rekomandoja mos te behesh "skllav' i vargut katersh. Ne nje fare menyre duam apo nuk duam kjo tip poezie eshte nje lloj "detyrimi" qe ia prish mrekulline rrjedhes natyrale te fjales ne castet e muzes poetike. Gjithsesi une nuk jam kundra ketij lloj vargu.
Krijime te mbara


Postuar nga Pellumb Syku datë 07 Nëntor 2007 - 20:44:

Ja ku jam.

Ja ku jam:
arsyeja me shtyn,
instikti me mban.

Qendroj ketu mbi ure,
pres eren qe fryn
se nuk ndihem burre.

Kam ardhe me nje vendim,
me kohe e kam menduar
e tash nuk gjej guxim.

Te vdes nuk meritoj
prandaj i turperuar
do kthehem e do shkoj.


Postuar nga Pellumb Syku datë 23 Shkurt 2008 - 04:11:

S'erdha me ne vete

I pragullita shqisat ne buzeqeshjen
qe me depertoi sysh e brendesishe
embelsisht,
si rreze mengjesi,
ne ate nate mijevjeçaresh.
Me verboi pjeserisht.

Perveç saj, nuk shihja asgje tjeter.

…por ajo s’e vuri re kaosin qe shkaktoi
tek yjet e qiellit qe vallezuan
binjakerie, me enderrimet e mia.

Si spektator i mahnitur,
i veçuar ndenja e pa levizur
ne fillim.

Mes zhurmash, heshtjen e saj degjoja.

Pastaj u mbyta nje milion here ne ate gote
ku prekte me buzet e saj e pinte
vetleshuar,
perzierje alkolike;
qe ma munden llogjiken
perfundimisht.

S’erdha me ne vete.


Postuar nga Pellumb Syku datë 23 Shkurt 2008 - 19:37:

I fundmi i pyellit

I pafund, horizonti
qe me mbeshtjell
me heshtje kercenuese
tokash tymuese
ku as gjethe, as kercell,
s’shihet prej ditesh.
Ne çastet vetmuese
vallezojne rreth meje,
t’pa mishra - fantazmat;
pemesh e bimesh
ne klithma acaruese
e jetezezat - farezat
ne syth po piqen,
ne tokat shkrumbuese
ku eterit u vdiqen,
dikur: kush hero
e kush madherishem,
ndersa sot
tyrpshem, tyrpshem.
Rrenjet po me thahen,
obobo!
por kujt t’i qahem?
Veç lugeter sorollaten,
por jo njerez;
as diten, as naten.
Miqte e mi te rene
m’i masakrojne
para syve,
shtazerisht
dhe profanojne imazhin
e vigun e tyre.
Rreshira ime pikon per to
humanisht,
ndaj dhe u lutem
t’me marrin dhe mua,
u jepem bujarisht,
por kto qenie tirane
lutjen s’ma dine,
me lene te injoruar,
ndersa rrotull me vijne.
Me kane izoluar
por si lapidar,
kundroj i lartesuar
ndoshta si kujtim
apo si pike mjerane,
anembane i pare
por pa ze e pa vajtim.


 
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.