Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Kodi i Da Vincit! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8040)

Postuar nga jimmy84 datë 09 Prill 2005 - 23:07:

Kodi i Da Vincit!

Desha te hapja nje debat per librin "Kodi i Da Vincit". Kush e ka lexuar kete liber dhe nuk ka patur informacione te tjera te ketij lloji me siguri qe eshte shokuar ose i eshte dukur nje fantazi e shfrenuar dhe ndoshta djallezore (nqs ka qene besimtar i flakte). Sepse ne kete liber befas gjithshka rrotullohet 180%. Ajo qe quhet djallezore befas kthehet ne hyjnore, ajo qe kujtohej si "e verteta e madhe" kthehet ne "hipokrizia me e madhe" ajo qe njihet si "meshireplote" befas kthehet ne "te paskrupullt dhe te pameshireshme". Ajo qe njihet si simbol i tolerances duket si nje mekanizem qe nuk ndalet para asgjeje per te realizuar qellimet e veta.
Ne fakt personalisht nuk u ndjeva i turbullt (sic mund te jete ndjere shumekush gjate leximit te librit) per faktin sepse nuk jam as besimtar dhe kam lexuar edhe libra te tjere qe permendnin disa nga faktet qe permenden ne kete liber.
Prandaj desha te diskutojme mbi kete liber (ata qe e kane lexuar) per pershypjet tuaja, dhe sidomos per faktet qe permenden ne kete liber.

Postuar nga amor alucius datë 10 Prill 2005 - 00:46:

Kisha e ka futur ne index,ka ca jave.
Se kuptoj sesa llogjike eshte "te ndalosh" cdogje qe i bie kunder vizioneve te nje rrethi te ngushte njerezish.Injorance!

Postuar nga shaban_qosja datë 10 Prill 2005 - 02:00:

Re: Kodi i Da Vincit!

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84

Ne fakt personalisht nuk u ndjeva i turbullt (sic mund te jete ndjere shumekush gjate leximit te librit) per faktin sepse nuk jam as besimtar dhe kam lexuar edhe libra te tjere qe permendnin disa nga faktet qe permenden ne kete liber.
Prandaj desha te diskutojme mbi kete liber (ata qe e kane lexuar) per pershypjet tuaja, dhe sidomos per faktet qe permenden ne kete liber.

Nga te gjithe ata qe kam pyetur asnjeri nuk e ka ndjere veten te turbullt.
Libri eshte policor. Intriga eshte terheqese.
Autori i ben nje analize disa nga pikturave e Da vincit.
Ne fakt po ta shikosh pikturen e nates se fundit te Krishtit . Personi ne krahe te djathte duket me te vertete si femer. Po kjo nuk para me cudit shume. Ka edhe nje film qe flet per dashurine e krishtit me marie madelenen. Filmi quhet pasioni i Kirishtit.
Po ashtu edhe sekti ka ekzistuar.

Por per femijen e Krishtit nuk di te kete fakte keshtu qe nuk ma merr mendja ti besoje njeri.
gjithe te mirat

Postuar nga dodgy datë 10 Prill 2005 - 14:48:

Jam ne gjysem te librit,ne fillim mu duk sikur ishte kot ,mu duk si pun fesh dhe disa here thash nuk do ta vazhdoj ta mbaroj .
Por libri eshte shum interesant dhe do tju thoja ta lexonit se do tju pelqej.

kishat nuk lejonin njerzit e kulturuar te kohes se atehershme te thonin te verteten,dhe Da vinci e pasqyroj te verteten nepermjet pikturave te tij.
Kisha e beri Jezusin sikur ai ishte krijuesi i saj dhe nqs njerzit donin te faleshin tek ai duhet ta benin nepermjet kishes,
Kisha e krijoj imazhin e Jezusit sikur ishte i derguari i zotit ,krijoj figuren e tij si nder me te medhajat duke e lidhur kete me kishen me fen krishtere.
Ajo e shfrytezoj figuren e tij per te afruar njerzit ne kish dhe keshtu kisha te fitoj besimin dhe fuqin qe ka dhe sot;

Tek ky liber del qarte duke studiuar pikturat e Da vincit se Jezusi ishte njeri normal si gjith te tjeret kishte gjak aristokrati u martua si gjith te tjeret .Mbas vdekjes se tij Gruaja e tij e quajtur Meri Magdalen largohet shtatzan per ne franc nga ku kishte origjinen dhe se ajo ishte aristokrate.

Akoma nuk e kam mbaruar librin besoj ta lexoni dhe ju se eshte interesant .
per mua cdo gje qe sjell ky liber ne rrethana me Jesusin dhe me kishen me duket i vertet dhe i llogjikshem

Postuar nga jimmy84 datë 10 Prill 2005 - 16:18:

O Shabe ta shohesh Kodin e Da Vincit si liber policesk per mendimin tim eshte si te vleresosh nje pikture te Da Vincit nga korniza. Aty e gjithe aventura eshte nje ngjarje e denje per nje film te "Agjentit 007" apo ndonje liber te Sherlok Holmsit, pra per mendimin tim pa asnje vlere artistike. Dhe prandaj une temen mbi kete liber nuk e hapa tek "Letersia" por e hapa te "Besimi fetar". E di gjithe ashtu qe Kisha e ka futur ne "listen e zeze" kete liber ashtu sic ka bere me cdo liber qe eshte anti-kishtar. Tema e diskutimit (qellimi i hapjes se temes) nuk ishte per "aventurat e heronjve te romanit" por per idete dhe teorite historiko-fetare dhe te shprehura nepermjet artit. Ne fakt megjithese Arti e distancon veten nga Politika, ai ka permbajtje politike dhe shpesh ka lidhje edhe me fene. Sepse edhe arti edhe politika edhe feja i kane rrenjet tek filozofia. Biles vete feja eshte nje filozofi dhe nje politike ne vetvete. Por me keto libra po hidhen teori qe rrezojne teori shekullore (te pakten te ketyre shekujve kur Kisha ka kontrolluar dhe censuruar gjithshka qe binte ne kundershtim me mendimin e saj). Pra une kerkoja mendimin tuaj mbi keto teeori dhe mbi ato fakte qe permenden ne liber po edhe ne libra te tjere qe keni lexuar ne lidhje me kete.

Postuar nga shaban_qosja datë 11 Prill 2005 - 01:12:

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
O Shabe ta shohesh Kodin e Da Vincit si liber policesk per mendimin tim eshte si te vleresosh nje pikture te Da Vincit nga korniza. Aty e gjithe aventura eshte nje ngjarje e denje per nje film te "Agjentit 007" apo ndonje liber te Sherlok Holmsit,

Mire pra e thua edhe ti, nje ngjarje e denje per filmin e agjentit 007 apo liber te Sherlok Holmesit. Por nuk e di te kete fakte historike ne keta filma.
Ti me duket se kerkove mendimin tone, une te dhashe mendimin tim.
Per mendimin tim eshte nje liber policor imagjinar shume terheqes.
Nga kurioziteti i ripashe edhe nje here pikturat e da vincit me gjithe korniza .
Libri ka dale ne shume vende katolike dhe nuk di te jete ndaluar ne asnjerin.
Nuk eshte e para here qe flitet per dashurine e Krishtit (dy filma shume polemike ; pasioni i krishtit dhe deshira e fundit e krishtit) dhe as e fundit.
Ajo qe eshte sajim, eshte femija e krishtit. Nuk e di te kete ndonje fakt per kete gje.

gjithe te mirat

Postuar nga dodgy datë 11 Prill 2005 - 02:37:

Citim:
Po citoj ato që tha shaban_qosja

Mire pra e thua edhe ti, nje ngjarje e denje per filmin e agjentit 007 apo liber te Sherlok Holmesit. Por nuk e di te kete fakte historike ne keta filma.
Ti me duket se kerkove mendimin tone, une te dhashe mendimin tim.
Per mendimin tim eshte nje liber policor imagjinar shume terheqes.
Nga kurioziteti i ripashe edhe nje here pikturat e da vincit me gjithe korniza .
Libri ka dale ne shume vende katolike dhe nuk di te jete ndaluar ne asnjerin.
Nuk eshte e para here qe flitet per dashurine e Krishtit (dy filma shume polemike ; pasioni i krishtit dhe deshira e fundit e krishtit) dhe as e fundit.
Ajo qe eshte sajim, eshte femija e krishtit. Nuk e di te kete ndonje fakt per kete gje.

gjithe te mirat

Shabe 1 pyetje nqs nuk e ke lexuar librin nuk ja vlen te diskutosh kot duke sjell ketu mendimin apo idet tua per fen. Behet fjal per 1 liber qe ka nje shkrimtar ka 1 shoqeri qe e ka botuar dhe se libri eshte menduar shum mire para se te botohet.
Behet fjal per 1 liber bomb qe ka dal ne treg,behet fjal per te parin liber qe sjell ate qe mund te quhet realitet dhe e besushme.

Nuk flitet per filma dhe as per fantazi .jane stutime qe kan ardhur nga expert me fakte.
Me duket se ka ardhur koha qe njerzit te shohin realitetin me syte e tyre dhe ti kuptojn gjerat tamam ashtu sic duhet.
tI MUND TE SHOHESH PIKTURAT E DA VINCIT DHE UN MUND TI SHOH ATO GJITH NATEN POR JAN EXPERTET ATO QE SHPJEGOJN SE CFAR DONTE TE THOSHTE DA VINCI ME TO.
Ne 1 nga pikturat e fundit da vinci ka pikturuar ne krahun e djathte te Jezusit nje grua.e cila ishte Meri magdalen.
Ne ato koh sic dihet ne krahun e djatht dhe te majt uleshin persona me rendesi dhe jo prostituta sic e quan kisha Meri magdalenen.

Do te keshilloja ta lexosh librin dhe me von te flasim tamam .

Postuar nga shaban_qosja datë 11 Prill 2005 - 16:23:

Citim:
Po citoj ato që tha dodgy

Dodgy ,
Po mos e kisha lexuar nuk kisha per tu futur fare ne diskutim. Ti me duket se nuk e kishe mbaruar ndryshe do te kisha treguar fundin.
Libri me pelqeu aq shume sa qe bleva edhe librin e tij te pare "Engjej dhe djaj" . Po te keshe kohe lexoje se eshte aktual (Flet per zgjedhjen e nje pape te ri).
Nuk kisha asnje diskutim rreth faktit qe personi ne te djathte te krishtit (ne pikturen la cene) ngjan me nje grua.
Per dijeni ato dy filmat njeri u ndalua ne Amerike, kurse tjetri shihej me polic ne France. Nuk kam degjuar keto gjera per librin dhe nuk besoj qe filmi qe do realizohet te ndalohet neper kinemara.

Po kam deshire te diskutojme fakte.
Me sa di une Da Vinci nuk ishte bashkohes i Krishtit. Piktura eshte bere 15 shekuj me vone. Keshtu qe te ribesh historine nga nje pikture qe eshte bere 15 shekuj me vone mua me duket pak e lehte. Me duket njelloj sikur duke u nisur nga piktura ta nxirrnim Krishtin me origjine shqipetare sepse mjekra ngjan me modelin shqipetar.

Jam dakord me ty qe libri do ishte nje bombe po te ishte i vertete, por ai eshte fiction qe ne shqip perkthehet trillim ose imagjinar.
Po te keshe fakte mund ti diskutojme dhe mos ki frike fare se nuk lekund aspak bindjet e mia fetare.
Per sa i perket historise.
Thuhet qe ne vitin 44 te eres sone per ti shpetuar trazirave qe shperthyen pas kryqezimit te Krishtit.
Marie Madeleine (Meri Magdalen ) erdhi dhe u vendos ne France.
Bile afer Marsejes ka edhe nje qytet me emrin "Saintes-Maries de la Mer" qe sipas legjendes eshte vendi ku zbriti. Ndaj dhe vendi mori emrin shen mari ...
Nuk e kisha degjuar dhe lexuar qe ishte shtatezane apo kishte nje femije.
gjithe te mirat

Postuar nga dodgy datë 12 Prill 2005 - 01:08:

...
Nuk e kisha degjuar dhe lexuar qe ishte shtatezane apo kishte nje femije.
gjithe te mirat [/B][/QUOTE]

Keto ishin dyshimet e mia tek ty qe thoja se nuk e ke lexuar librin dhe me keto qe thua me duket se e ke lexuar me vrap sepse ne liber thot shum mir qe Meri magdalen ishte shtatzan.
Da vinci sigurisht qe dihet qe nuk lindi me Jezusin por sic dihet nuk ishte dhe budalla por 1 intelektual dhe me i mir se keto itelektualet e sotem dhe prandaj dhe pikturat dhe puna kultura e tij ka ngelur e pavdekshme.

Nuk kam koh sot se duhet te dal jashte librin po e vazhdoj dhe radhen tjeter do te diskotojm dicka me interesante per Da vincin

Postuar nga kontinenti datë 12 Prill 2005 - 02:07:

Mua per vete me vjen keq qe nuk e kam lexuar librin.
Dogy, me fal por,gjykimi i Shabes me duket me real.
Pas 15 shekujsh qe jane 1500 vjet eshte shume e veshtire t'i biesh pikes me saktesi ne cdo ngjarje. Aq me teper edhe ne kohen e Da Vincit ku as shkenca nuk mund te ndihmonte per te bere analiza per daljen e nje te vertete.
Sa per Da Vincin, nuk diskutohet qe ishte nje artist i madh,por, desha te shtoj se ishte dhe nje homoseksual i madh ashtu si edhe Mikelanxhelo.
Regjizori i madh italian Pier Paolo Pazolini, edhe ky ishte nje homoseksual i madh dhe gjithemone perpjekja e tij artistike ishte te injoronte fene apo shenjtoret.Nje here beri nje film dhe nenen e tij e vuri ne rolin e shen Marise.
Pra nuk vleresohet asgje nga madhesia intelektuale e dikujt ne lidhje me fene apo filozofine.
Ne qoftese Da Vinci ka qene nje artist i madh...po pastaj ?
Tek Mona Liza, jane bere shume diskutime ne lidhje dhe me origjinen e kesaj gruaje aristokrate dhe jane thurur histori te ndryshme ne lidhje me kete grua, se, e bije e kujt ishte dhe me ke u martua. Eshte thene qe u martua me Xhokonden, nje pasanik i rrethines ku jetone vete ajo.
Por......sic u vertetua me vone, Mona Liza ishte vete Leonardo da Vinci, i stilizuar ne femerore.
Dhe po ta shikosh me kujdes pikturen e Mona Lizes, gjithashtu edhe autoportretin e Da Vincit do te shohesh ngjashmeri ndermjet tyre.
Pranoj qe nuk e kam lexuar librin,por, gjithashtu , pranoj qe autoret e librave spekullojne shume per qellime perfitimi.

  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.