Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Konkurseve (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=331)
-- Konkursi i muajit :) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10277)


Postuar nga iliriusa datë 02 Dhjetor 2005 - 10:47:

Konkursi i muajit :)

Disa muaj me pare u zhvillua nje konkurs ne kete nenforum, ate qe votuan e dine se per cilin po flas, ata qe nuk kane votuar..., e para e punes shume keq!!! E dyta e punes do ta keni serish kete shans pasi po hapet ky konkurs serish.
Konkursi i muaji Gusht kishte keta fitues,
Vendi i pare - Roneo
Vendi i dyte - Sykaltra Shqiptare
Vendi i trete - Dido

Urime fituesve!!!

Tani le te flasim per konkursin tjeter qe fillon.... tani!
Shkruani nje poezi apo proze tuajen, ate qe mendoni se ka shanse me te mira per te fituar. Personalisht, mendoj se duhet te jene pjese te papostuara me pare, pasi e gjithe bukuria qendron pikerisht aty, krijime te reja te cilat do ta pasurojne me teper kete forum apo jo?
Megjithate, jemi te hapur ndaj ankesave apo sugjerimeve, keshtu qe cfaredolloj mendimi apo opinioni eshte i mirepritur!!!

Fillimisht, krijimet tuaja mund ti postoni ketu, me pas ne fund te muajit do te hapim sondazhin me emrat e antareve perkates. Shpresoj te kete sa me shume pjesemarres.
Pershendetje te gjitheve edhe ... po ju presim!


Postuar nga Indrit datë 05 Dhjetor 2005 - 01:16:

Pershendetje!

Jam shume dakort me ate qe the me lart, pervec nje dickaje te vockel

Mendoj se nuk duhet ta veshtiresojme procesin, sepse ndoshta dikush eshte i zene, dhe ska mundesi qe tr shkruaje nje poezi
Jam dakort qe krijimet e reja jane me me vend, por ama ka edhe docka qe duhet marre ne konsiderate: ne faqen e dyte e tutje ka vertete shume shkrime qe ja vlen ti rilexojme, dhe nese perseriten tek ky konkurs mire behen.

Megithate kam menduar te hap nje teme ku secili te postoje shkrimet qe i pelqejne tek ky nenforum me qellim qe te mbidhen me te mirat ne nje teme.

Fundja une se kam problem deri ne fund te muajit i varur te jem e bej nje poezi te re, nese behet kusht kuptohet


Postuar nga iliriusa datë 05 Dhjetor 2005 - 10:42:

Indrit, nqs keshtu mendoni se eshte me mire, me e lehte edhe me inkurajuese per antaret te marrin pjese ne konkurs, une nuk kam asnje kundershtim. Le te lejohen edhe poezit qe jane postuar me pare, megjithese me e preferuar do te ishte te ishin te reja.
Gjithesesi, konkursi eshte i te gjitheve, jo i imi personal , keshtu qe cfaredo lloj idesh apo sugjerimesh rreth tij te keni, mund ti jepni edhe transformoheni konkursin ne cfare ju duket juve me e mira.
Dakort?
Filloni me krijimet atehere!!!!


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 16 Dhjetor 2005 - 08:53:

"Mall"

Pse ky malli eshte kaq i marr
dhe tek mua vjen si pa te keq.
Te betohem ne litar do ta var
me benxin trupin do ja djeg.


Do ta gropos thell
qindra kilometra nen dhe.
Mundesi mos te ket te bredh
si dikur cifutet pa atdhe.


Se eshte endacak dhe koke fort
dhe vizitat i ben kudo ai.
Por per tek ty udhen se gjen dot
kurse tek mua,gdhihet aty...


Postuar nga iliriusa datë 16 Dhjetor 2005 - 11:04:

Suksese me tej Engjell_mbrojtes!!!!


Postuar nga engjell_mbrojtes datë 16 Dhjetor 2005 - 22:15:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Suksese me tej Engjell_mbrojtes!!!!


flm iliriusa


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 21:19:

Suksese te gjitheve!

Si thoni ti futem edhe une konkurimit?
Meqenese nuk kam fare kohe per krijime te reja nuk kam cte bej pervecse te vej nje poezi te vjeter, por ama qe ja vlen te vihet.
Sigurisht per ne qe konkurojme me te vjetra kemi nga dy vota minus


Postuar nga Indrit datë 17 Dhjetor 2005 - 21:26:

Dua edhe une nje Nene.

Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qe te te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…

Me ty do t'isha shume i lumtur
E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta nuk isha i shkathet e i bukur
Por do te te doja, perjete, perjete …

Nuk jam i vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

Nene s'me vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene s'ta degjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli s'po e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

Sa here u ndjeva i vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.

Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka i shkreti se kujt t' ja tregoje.

Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund s'te gjej
Kam kaq e kaq kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me djale
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel i vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar...

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si i mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.

Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
"Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene" .

Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta .


Postuar nga iliriusa datë 18 Dhjetor 2005 - 11:20:

Citim:
Po citoj ato që tha engjell_mbrojtes


flm iliriusa



S'ka gje!

Indrit, edhe ty te uroj suksese me tej!


Postuar nga iliriusa datë 18 Dhjetor 2005 - 11:24:

Kisha kaq shume per te thene...

Kisha kaq shume per te thene....
fjale te ngrena qe s'i shqiptova dot,
teksa te dy sodisnim te shendrritshmen hene
nen shushurimen dehese te eres se ftohte.

Kisha kaq shume..., kaq shume per te thene...
fjalet rrokulliseshin, rrezoheshim mbi buze
e ne ato momente gjithecka do te kisha dhene
te mund t'i a cthurrja shpirtit ate terkuze.

Kisha kaq shume... kaq teper per te thene
ndjenja qe mu plaken, vyshken ne kraharore
ndjenja qe me grryen e ende me kane lene
mbi vete te kaluaren te ndryshkur si kurore.

Kisha kaq shume, temerresisht shume per te thene...
kafshova buzet e s'ti permenda dot
edhe sot shkruajta ne leter per ti vene
por kur e mbylla zarfin, te postova vec lot.


  Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.