Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- projekt 01 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10563)


Postuar nga NS-6 datë 10 Janar 2006 - 04:58:

projekt 01

me ka qelluar te lexoj librin "njeriu qe qesh" dhe jam cudit se si me nje skene et shkurter autori arrinte te mbushte faqe...duke pasur parasysh kete gje,atehere doja te hapja nje teme qe te stimuloja aftesite qe ka secili te shkruaje...rregullat e temes kane nje rrjedhe te thjeshte:
ne postimin tjeter do shkruaj nje fjali te shkurter te cilin nje shkrues pasardhes mund ta marre dhe ta vazhdoje...sipas qejfit te vet...ai qe do shkruaje pas atij mund te marre ose fjaline time dhe te jape nje version tjeter te vetin ose mund te citoje fjaline e shkruesit para tij dhe te vazhdoje mendimin e tij...ne fund te cdo 3-4 faqeve mund te bejme nje pergjithsim te degezimeve qe ka pasuar mendimi...qofte ai fillestar qofte vazhdimi...ndoshta duket pak i ngaterruar si ide por me vazhdimin e temes do ta shihni...

jam munduar te bej nje gje te ngjashme me nje e-book project,ne nje teme tjeter por qe nuk eci kshu qe po e filloj nje projekt me te thjeshte dhe poe quaj projekti 01...


Postuar nga NS-6 datë 10 Janar 2006 - 05:03:

atehere fjalia qe po marr meqenese jam nismetra i temes eshte:

...ecte ne erresire...

hajde popull zhvilloni imagjinaten me nje fjali kaq...marreni ate si citim dhe vazhdoni pershkrimin...me tregu rregullin po e bej ne njo postim qe pason...


Postuar nga NS-6 datë 10 Janar 2006 - 05:06:

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6

...ecte ne erresire...



...i lodhur,i rraskapitur,pas nje dite te lodhshme...ne doren tjeter mbante nje cante qe nga pamje tregonte nje moshe sa edhe rrudhat qe kishte ne fytyre...anet e prishura dhe te rjepura,doreza metalike qe bente nje zhurme si vajtim...e ashtu duke u terhequr zvarre u drejtua ne nje rrugice te vogel...dukej si nje person pa shtepi...


p.s: tani ai qe do shkruaje pas te vazhdoje shkrimin qe bera tani duke e cituar.


Postuar nga iliriusa datë 10 Janar 2006 - 09:49:

NS-6 te shohim sa e kam kuptuar une cfare ke dashur te zhvillosh me projektin 01.



...i lodhur,i rraskapitur,pas nje dite te lodhshme...ne doren tjeter mbante nje cante qe nga pamja tregonte nje moshe sa edhe rrudhat qe kishte ne fytyre...anet e prishura dhe te rrjepura,doreza metalike qe bente nje zhurme si vajtim...e ashtu duke u terhequr zvarre u drejtua ne nje rrugice te vogel...dukej si nje person pa shtepi...
Hija e tij zvarritej mureve te shtepive qe kufizonin rrugicen e vogel duke e shendrruar ne nje korridor te cuditshem qe mund te te conte gjithekund. Ai u kollit ashper, rregulloi jaken e xhaketes edhe lodhja iu tekurr ne rrudhat tek cepat e syve. Vazhdoi rrugen duke degjuar gervishjen e shuallit te kepuceve pertoke, duke u munduar me aq sa mundej ti largohej mendimeve qe gumzhinin prapa atyre syve te vrenjtur....


Ps. Pak a shume ajo qe kishe ndermend NS-6 ?


Postuar nga NS-6 datë 10 Janar 2006 - 15:10:

fiks fare e ke!

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa

Hija e tij zvarritej mureve te shtepive qe kufizonin rrugicen e vogel duke e shendrruar ne nje korridor te cuditshem qe mund te te conte gjithekund. Ai u kollit ashper, rregulloi jaken e xhaketes edhe lodhja iu tekurr ne rrudhat tek cepat e syve. Vazhdoi rrugen duke degjuar gervishjen e shuallit te kepuceve pertoke, duke u munduar me aq sa mundej ti largohej mendimeve qe gumzhinin prapa atyre syve te vrenjtur....



...nuk e kishte menduar veten se do mberrinte deri ne kete pike...kishte synuar gjithmone e me larte dhe kishte sakrifikuar shume per te arritur kete gje...e tani kishte mbetur vetem." a e meritoj kete gje?"ja bente vetes shume here kete pyetje por nuk gjente pergjigje...dhe here pas here i ktheheshin ne mendje kujtime...te nje kohe kur kishte qene i lumtur...te nje kohe aq te larget qe tani per ta treguar duhet ta fillonte me "na ishte njehere..."...

p.s: iliriusa e ke kuptuar tamam.besoj se do dale teme e lezetshme sepse secili mund te plotesoje personalitetin e nje personazhi dhe ti shtoje atij cfare ti doje qejfi...ose edhe mund ta nderroje personazhin...


Postuar nga iliriusa datë 11 Janar 2006 - 11:03:

Re: fiks fare e ke!

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6


...nuk e kishte menduar veten se do mberrinte deri ne kete pike...kishte synuar gjithmone e me larte dhe kishte sakrifikuar shume per te arritur kete gje...e tani kishte mbetur vetem." a e meritoj kete gje?"ja bente vetes shume here kete pyetje por nuk gjente pergjigje...dhe here pas here i ktheheshin ne mendje kujtime...te nje kohe kur kishte qene i lumtur...te nje kohe aq te larget qe tani per ta treguar duhet ta fillonte me "na ishte njehere..."...




Pas kaq shume kohe e shikonte veteveten edhe jeten e tij nga nje kendveshtrim i ri e krejt i kthjellet. Qartesia e atij momenti ishte pothuajse e dhimbshme. Cfare kishte ndodhur me endrrat e tij te dikurshme? Kur i kishte harruar pas per te ndjekur te tjera ambicje te huaja, te misheruara tek ai prej botes e njerzve qe tashme e kishin braktisur? Per here te pare mund te shihte se sa shume kishte ndryshuar, aq shume sa pothuajse nuk e njihte me veteveten. Kishte ndryshuar per t'ju peshtatur te tjereve me teper. Kishte ndryshuar pikerisht per te arritur ato endrra qe dikur e frymezonin dhe mbushnin me jete..., por gjate rruges se gjate per ti arritur, i kishte shkembyer ato endrra diku, me te tjera endrra qe s'ishin te tijat...


Postuar nga PARIS datë 11 Janar 2006 - 12:00:

Post

...Qetesisht ndezi nje cigare.I lodhur nga kujtesa a atyre diteve,shkoi te shtrihej ne divanin perballe panorames ku ishte piktura e saj...
Ndjeu rrenqethjen e lotit tek i binte mbi fytyren e rreshkur,dhe e la lotin te lire...
te zbriste deri ne buze.
Lepiu buzet gjithe mall nostalgjie per Perendeshen e enderrave te tij
dhe mbylli syte...
Ne kohen e tij ishte e ndaluar te dilte me te dashuren e zemres.
Ishte e ndaluar te bente dashuri.., ishte e ndaluar te parandalonte nje fejese me shkuesi...
Ndaj AJO mbeti vetem nje pikture e imagjinates se tij,
punuar ne netet vetmitare nen jehonen e mallit te nje shikimi vajzeror...
E kishte dashuruar gjithe jeten, ndonese kishte jetuar 'i lumtur" ne cerdhen e ftohte
qe kishte ndertuar per hir te dashurise se ndaluar....


Postuar nga Vdekja_22 datë 11 Janar 2006 - 14:28:

Thumbs up Projekt

Sinqerisht, ketu mes jush shoh te tera ata qe merrnin 10 te merituara ne Hartimet e letersise. Yje te shuar pa marre drite akoma do te thoja???
Bravo me pelqeni aq shume saqe s'ndjehem ne nivel te t'iu bashkangjitem.. :-))


Postuar nga Vdekja_22 datë 11 Janar 2006 - 14:33:

Citim:
Po citoj ato që tha PARIS
...Qetesisht ndezi nje cigare.I lodhur nga kujtesa a atyre diteve,shkoi te shtrihej ne divanin perballe panorames ku ishte piktura e saj...
Ndjeu rrenqethjen e lotit tek i binte mbi fytyren e rreshkur,dhe e la lotin te lire...
te zbriste deri ne buze.
Lepiu buzet gjithe mall nostalgjie per Perendeshen e enderrave te tij
dhe mbylli syte...
Ne kohen e tij ishte e ndaluar te dilte me te dashuren e zemres.
Ishte e ndaluar te bente dashuri.., ishte e ndaluar te parandalonte nje fejese me shkuesi...
Ndaj AJO mbeti vetem nje pikture e imagjinates se tij,
punuar ne netet vetmitare nen jehonen e mallit te nje shikimi vajzeror...
E kishte dashuruar gjithe jeten, ndonese kishte jetuar 'i lumtur" ne cerdhen e ftohte
qe kishte ndertuar per hir te dashurise se ndaluar....


Postuar nga NS-6 datë 11 Janar 2006 - 20:47:

ok,per mua nuk ka problem,ur the boss :D

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa


Pas kaq shume kohe e shikonte veteveten edhe jeten e tij nga nje kendveshtrim i ri e krejt i kthjellet. Qartesia e atij momenti ishte pothuajse e dhimbshme. Cfare kishte ndodhur me endrrat e tij te dikurshme? Kur i kishte harruar pas per te ndjekur te tjera ambicje te huaja, te misheruara tek ai prej botes e njerzve qe tashme e kishin braktisur? Per here te pare mund te shihte se sa shume kishte ndryshuar, aq shume sa pothuajse nuk e njihte me veteveten. Kishte ndryshuar per t'ju peshtatur te tjereve me teper. Kishte ndryshuar pikerisht per te arritur ato endrra qe dikur e frymezonin dhe mbushnin me jete..., por gjate rruges se gjate per ti arritur, i kishte shkembyer ato endrra diku, me te tjera endrra qe s'ishin te tijat...



...kishte harruar shume gjera me vlera qe kishte pasur,shume i kishte lene te zinin pluhur,shume te tjera i kishte humbur rruges se jetes nga fakti se nuk ja diti kurre vleren...ose me mire te themi qe ua kishte kuptuar teper vone..."mos e vrit mendjen,me ke mua gjithmone" i thonte nje ze brenda vetes...cuditerisht ate ze e kishte patur gjithmone me vete me te vertete por nuk i kishte sherbyer shume...
prap ashtu,me shpinen kerrusur u drejtua drejt nje rrugice tjeter...nje rrugice ku kishte pak me teper drite...kishte nevoje per pakez drite...


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.