Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10834)
A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve?
Samuel Hungtington ka parashikuar qe me mbarimin e luftes se ftohte dhe heqjen e komunizmit si rrezikun kryesor do filloje perplasja e qyteterimeve apo kulturave Perendim Lindje. Si e shihni kete problematike ne valen e protestave te fundit te dhunshme kunder karrikaturave te profetit Muhamet te publikuara nga nje gazete daneze.
Cili eshte kufiri mes lirise se shtypit dhe etikes profesionale?
cili eshte kufiri mes vlerave te perendimit dhe lindjes?
a mund te flitet ende per vlera ne keto dy hemisfera? apo jane thjesht manipulime te ceshtjeve te ndryshme me qellime politike?
Jepni mendimet tuaja
Nese me te vertete ndodh nje perplasje qyteterimesh kjo ndodh per interesa te caktuara.Une mendoj se keto interesa qe sjellin verdalle boten jane ne radhe te pare ekonomike dhe pastaj politike.
Ne mungese te luftrave te verteta sot "dikush" me sa duket perpiqet te manipuloje mendimet e njerezve duke krijuar konflikte artificiale jo ne permasat e nje lufte(ndoshta se shpejti mund te kete dhe lufte).
Injoranca ka kosto shume te madhe prandaj ky "dikush" qe ka informacion me shume nga te gjithe i ka parashikuar deri ne detaj pasojat e ketyre perplasjeve perfshire edhe fitimin e tij.
Fola shume ne pergjithesi sepse eshte e veshtire te japesh nje gjykim te sakte nga jashte pa qene pjese e atij grupi njerezish qe bejne ligjin sot ne bote
Meqenese ne kete periudhe eshte e domosdoshme lufta, te mencurit do te perdorin si Kalin e Trojes, fene shkaktare te luftes midis qyteterimeve. Koha do ta tregoje n.q.s nuk themi se ka filluar ta tregoje.
Mendoj qe nuk ka rrezik te nje lufte te permasave te medha ndermjet Perendimit dhe Botes Islamike.Diferenca ekonomike dhe ushtarake eshte aq e madhe,sa rezultati eshte i qarte.
Me duket se testi i karikaturave(ndoshta i bere pa qellim)funksionoi.
Tregoi se ne urrejtja ne vendet e Lindjes eshte e permasave gjigande dhe gjithmone e me shume po dobesohen zerat e moderuara ne keto shoqeri.
Eshte per te ardhur keq,kur sheh se si shkaterojne palestinezet,Selite e Vendeve Europiane.Te atyre vendeve qe po i mbajne me buke dhe qe i kane ndihmuar aq shume te fitojne te drejten e rikthimit ne tokat e tyre.
Ne te njejten kohe Perendimi duhet te beje perpjekje per ti ngritur keto vende ekonomikisht dhe sidomos t'i emancipoje.Hordhite e injorances vertet nuk e mposhtin dot Qyteterimin,por jane ne gjendje te vrasin njerez te pafajshem.
S'më duket problem i "rëndësishëm", thjesht makineria është duke funksionuar.
Kinës si do ia bëjmë?... Aty qëndron problemi.
Se pari,publikimit te karrikaturave e konsideroj ofendim, per tere boten Islame, tallje me bindjet e tyre dhe me shenjterine e fese qe ato ndjekin.
Po ashtu nuk ka mendje ta pranoje qe kjo ishte dicka e rastesishme dhe e pa planifikuar, pasi ky problem ndryshe duhet te ishte eleminuar qe ne embrionin e tij.
Fakti qe keto foto po shperndahen ende neper mediat Evropiane ,duke qene te vetedijeshem per pasojat e mevoneshme, tregon se po i fryhet fitilit te luftes dhe perplasjes midis dy qyteterimeve dhe midis dy feve me te medha boterore.
Eshte fakt, qe asnjehere muslimanet nuk jane tallur me shenjterine e asnje feje tjeter dhe ne ka pasur persona apo individe te vecante qe e kane bere kete vete gje, muslimanet i kane denuar keto akte.
Vlen te permend ketu, shembullin e prishjes se Idhujve te Budes ne afganistan, ku pervec botes perendimore kristjane dhe asaj lindore budiste ishin edhe muslimanet qe i denuan keto akte dhe i konsideruan si antiislame e te padrejta.
Nderkohe ka mbi 5 mije vjet qe bustet e faraoneve te egjiptit jane ne kembe dhe askush nuk ka bere thirrje per shkaterrimin e tyre, atehere a eshte e drejte te permendim vetem shembullin e keq?
Perendimi, arriti me ane te forces ushtarake ti kolonizoje vendet e lindjes se mesme, te pushtoje ekonomine e tyre, pasurite dhe burimet ekonomike, arriten qe te vene sundimtare qe i bien fyellit ashtu si do bota perendimore, ndikuan ne ligjet dhe te drejtat e njeriut ne anen negative dhe ne emer te domokracise bene edhe masakra e luftera.
E vetmja gje qe se kishin bere qe kur, ishte tallja dhe ofendimi i shenjterise fetare te ketyre vendeve, dhe kete po e shohim ne ditet e sotme, me shperndarjen e ketyre karrikaturave nen masken e lirise se te shprehurit.
Nazistet e rinj Nordike e Evropjane pas nje puze te gjate, filluan te rindezin fitilin e urrejtjes midis feve, dhe pritni fundin tani.
Se dyti, duhet te denojme cdo dhune qe behet kundrejt ambasadave, forcave policore dhe cdo proteste antiislame e antinjerezore.
Damasku deshmoi vale te ashpra dhune ku protestuesit i vune flaken dy godinave te ambasadave Daneze e Norvegjeze.
Keto gjera jane jashte moralit islamik, dhe secili njeri qe ka deshire te protestoje per hir te profetit dhe te solidarizohet me muslimanet duhet ta beje ne menyre paqesore, sipas kritereve islame, dhe jo ti pergjigjemi nazizmit me nazizem.
Nderkohe qe protestat ne Bejrut jane shoqeruar me shkaterrime rrahje, vjedhje thyerje, gje qe deshmon se ka persona hajdute qe po e shfrytezojne kete rast per te perfituar materialisht dhe feja islame bie peng i tyre.Dhe pas tere kesaj i vune flaken edhe konsullates...
Nje nga drejtuesit e protestes sot shprehet:Nuk e di ne ftuam ketu muslimane apo armiq, pas gjithe kesaj dhune te ushtruar, pas gjithe atyre vjedhjeve qe u bene...
Pra mesazhi eshte i qarte, stop provokimeve evropjane dhe stop dhunes kundrejt ambasadave.Nese vertete ti musliman e do profetin tend, duhet te dish se profeti nuk do e pelqente thyerjen shkaterrimin, dhunen e ushtruar dhe cdogje qe ndodh sot ne boten islame.
Ti musliman ke te drejte ti besh embargo produkteve te cdo shteti qe tallet me shenjterine tende, por ama jo edhe te djegesh e shkaterrosh.
Dicka eshte teper e lexueshme se ne ato foto te publikuara nuk ka asgje qellim te mire, por qe nje karte qe u luajt per te zgjeruar edhe me shume hendekun midis dy qyteterimeve.
Une nuk mund te parashikoj te ardhmen, por ama ne rrugen e nisur nje konflikt midis dy civilizimeve eshte i paevitueshem.
As per momentin nuk e kam kete frige po as ne te ardhmen pse dihet se do fitojne njerezit e lire.Une i frigesohem injorances se njezeve, urrejtjes c'umane jashte cdo kontrolli,ndaj perendimit,lirise e jetes se tjetrit.
Perplasja qe po ndoll kohet e fundit eshte teresisht e panipuluar per te fshehe gjera te tjera.
Ato karikatura qe jane shprehje e lirise se shtypit se mendimit se besimit ne perendim,jane publikuar qe ne shtator te 2005,por dikush vetem tani u kujtua te protestoje dhe te ndihet i fyer ofenduar i tallur.
Fyerjet njerezit i paskan me vonese dhe vetem kur u interesojne?Po vrasja e Theo Van Gogh,ajo e priftit Italian dje ne Turqipse nuk shkaktoi djege e denime?
Si eshte e mundur qe te kujtohen pas 5 muajsh ne nje moment qe i gjithe komuniteti nderkombetar i eshte vene kundra Iranit ne keshillin e sigurimit ne OKB per shkak te problemeve ne lidhje me parurimin e Uranint dhe deshires se tyre per te pase Bomben atomike nga ana e tyre.
ps.
Indrit leri perrallat,po shko,digj,demostro e protesto edhe ti ne Shqiperi ne ambasada.Cfare pret?Nuk je i fyer?Nuk e konsideron ofendim, per tere boten Islame, tallje me bindjet e tua dhe me shenjterine e fese qe ti ndjek?Nuk je nje musliman i mire?
Urrejtja ndaj Perendimit eshte e thelle!
Per fat te keq urrejtja ndaj Qyteterimit Europian dhe Amerikan eshte e thelle!
Duhet pranuar se nuk ka Qyteterim Islamik.Ka egzistuar shekuj me pare nje Qyteterim Arab,i cili fatkeqsisht nuk eshte me ne vendet Arabe.
Pse urrehet Perendimi?
Se eshte i pasur?Se eshte i lire?Apo se ka kryesisht nje fe tjeter?
Me duket se urrehet kryesisht per dy te parat.
Edhe ketu shkruhet se Perendimi pasi s'la gje pa bere(te keqe)ne Lindjen e Mesme,tani arriti ne kulmin-talljen me Profetin.
E verteta eshte ndryshe.Pa ndihmen e Perendimit,tribute e Lindjes se Mesme do ishin ende neper cadra(flas kryesisht per Gadishullin Arabik)dhe nen shtypjen e Perandorise Otomane.Jo me mire do ishin edhe popujt e Pakistanit,Afganistanit apo Indonezise.Vertet Britaniket e bene per interesat e tyre dhe jo se ju dhimbseshin popujt,por njerezit duhet te jene realiste.Pa ndihmen dhe nderhyrjen e Vendeve te Qyteteruara,keto vende do cahen ne lufte me njeri tjetrin.Per shka te nivelit te ulet ekonomik dhe kulturor dhe per shkak te qeverive te korruptuara qe kane mbi koke.
Urrejtja eshte aq e verber sa drejtohet edhe ndaj vendeve Nordike.Vendet me shoqerite me te pastra dhe te perparuara ne rruzull.
Perendimi nuk mund te heqe dore nga lirite.Nje nga to eshte ajo e shprehjes.Ne shtyp eshte e zakonshme te botohen karikatura te Krishtit apo Shen Pjetrit....Per Muhametin nuk mund te behet perjashtim.
Askush nuk duhet t'i tregoje tjetrit c'te beje ne shtepine e tij!
Citim:
Po citoj ato që tha tresh

Po citoj ato që tha tresh ps.
Indrit leri perrallat,po shko,digj,demostro e protesto edhe ti ne Shqiperi ne ambasada.Cfare pret?Nuk je i fyer?Nuk e konsideron ofendim, per tere boten Islame, tallje me bindjet e tua dhe me shenjterine e fese qe ti ndjek?Nuk je nje musliman i mire? [/B]
Re: Urrejtja ndaj Perendimit eshte e thelle!
Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Per fat te keq urrejtja ndaj Qyteterimit Europian dhe Amerikan eshte e thelle!
Duhet pranuar se nuk ka Qyteterim Islamik.Ka egzistuar shekuj me pare nje Qyteterim Arab,i cili fatkeqsisht nuk eshte me ne vendet Arabe.
Pse urrehet Perendimi?
Se eshte i pasur?Se eshte i lire?Apo se ka kryesisht nje fe tjeter?
Me duket se urrehet kryesisht per dy te parat.
Edhe ketu shkruhet se Perendimi pasi s'la gje pa bere(te keqe)ne Lindjen e Mesme,tani arriti ne kulmin-talljen me Profetin.
Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
E verteta eshte ndryshe.Pa ndihmen e Perendimit,tribute e Lindjes se Mesme do ishin ende neper cadra(flas kryesisht per Gadishullin Arabik)dhe nen shtypjen e Perandorise Otomane.Jo me mire do ishin edhe popujt e Pakistanit,Afganistanit apo Indonezise.Vertet Britaniket e bene per interesat e tyre dhe jo se ju dhimbseshin popujt,por njerezit duhet te jene realiste.Pa ndihmen dhe nderhyrjen e Vendeve te Qyteteruara,keto vende do cahen ne lufte me njeri tjetrin.Per shka te nivelit te ulet ekonomik dhe kulturor dhe per shkak te qeverive te korruptuara qe kane mbi koke.
Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Urrejtja eshte aq e verber sa drejtohet edhe ndaj vendeve Nordike.Vendet me shoqerite me te pastra dhe te perparuara ne rruzull.
Perendimi nuk mund te heqe dore nga lirite.Nje nga to eshte ajo e shprehjes.Ne shtyp eshte e zakonshme te botohen karikatura te Krishtit apo Shen Pjetrit....Per Muhametin nuk mund te behet perjashtim.
Askush nuk duhet t'i tregoje tjetrit c'te beje ne shtepine e tij!
Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 » Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.