Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- Muslimanët: S’e duam bustin e Nënë Terezës në Shkodër (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11211)
Muslimanët: S’e duam bustin e Nënë Terezës në Shkodër
Citim:
Cënimi i mirëkuptimit fetar, ky ka qenë justifikimi që përshkon të gjithë rreshtat e deklaratës së muslimanëve në Shkodër, të cilët kundërshtuan dje vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytet. Madje në deklaratë thuhet se një vendosja e bustit do të ketë pasojë për të tërë qytetarët, pa sqaruar se për ç’pasoja bëhet fjalë.
Muslimanët: S’e duam bustin e Nënë Terezës në Shkodër
A.D
Shkodër-Përfaqësues të “Shoqatës bamirëse islame” në Shkodër, të “Intelektualëve islamë” dhe të degës së Forumit Musliman Shqiptar, publikuan dje një drklaratë ku kundërshtonin vendosjen e përmendores së Nënë Terezës në një shesh në hyrje të qytetit, sipas propozimit të bashkisë. Në këtë deklaratë, ata theksojnë se “jemi në dijeni dhe jemi dakord me vlerësimin që i është bërë kësaj figure bamirëse në vendin tonë, duke I dhënë emrin e saj shesheve, spitaleve dhe aeroportit të Tiranës. Gjithashtu e quajmë të drejtë vendosjen e bustit të saj pranë Universitetit në Tiranë sepse është një bamirësë e njohur. Por nuk duhet të vendoset busti i kësaj figure fetare katolike në qytetin e Shkodrës, ku situata nuk është shumë e qetë. Kujtojmë kryqet e vendosura dhe më pas të prerë në Bushat, që po ndiqen nga vendosja e kryqeve të tjerë në Beltojë, këmbënguljen e pandërprerë për ta kthyer xhaminë e kalasë së Rozafës në kishë, si dhe raportet e njëanshme fetare në administratën e niveleve të ndryshme në qytetin tonë. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se në Shkodër individë ose grupe individësh po përpiqen të zbatojnë një strategji e cila cënon tolerancën ndërfetare”,-thohet në deklaratë.
***
Cënimi i mirëkuptimit fetar, ky ka qenë justifikimi që përshkon të gjithë rreshtat e deklaratës së muslimanëve në Shkodër, të cilët kundërshtuan dje vendosjen e bustit të Nënë Terezës në qytet. Madje në deklaratë thuhet se një vendosja e bustit do të ketë pasojë për të tërë qytetarët, pa sqaruar se për ç’pasoja bëhet fjalë. “E ndjejmë për detyrë parësore të kontibuojmë për mirëkuptimin dhe tolerancën ndërfetare e cila ka qenë dhe është vlerë me të cilën qytetarët shkodranë janë krenuar gjithmonë. Planet për vendosjen në hyrje të Shkodrës bustin e një shenjtoreje katolike janë një cënim direkt që I bëhet kësaj tolerance, duke manifestuar haptazi një tendencë që mund të sjellë pasoja të cilat mund t’i ndjejnë nesër të gjithë qytetarët shkodranë”. Në deklaratë shtohet se “ne mendojmë që motivi për të vëndosur këtë bust nuk është I mjaftueshëm. Busti I një shenjtoreje katolike ne hyrje të një qyteti laik, me komunitete fetare të përziera, është përpjekje e hapur për ta vënë në pozitë shumë të vështirë tolerancën ndërfetare në Shkodër. Prandaj përpjekjet dhe planet për ta vendosur atë e quajmë provokacion të rradhës që tensionon bashkëjetesën në qytetin tonë, veprime që shkojnë në interes të atyre që përpiqen ti bëjnë fakte të kryera gjëra të tilla. Ne mendojmë se buste të tilla duhen vendosur në ambjente fetare, sepse vetëm aty atyre u rriten vlerat dhe njëkohësiht pasurojnë vlerat e ambjenteve fetare ku ato vendosen. Ne e ndjejmë për detyrë që t’i drejtohemi bashkisë së Shkodrës dhe kryetarit Artan Haxhi, këshillit bashkiak dhe prefektit, duke u kërkuar të rishikojnë këtë projkt I cili ka shqetësuar dhe irrituar komunitetin mysliman të qytetit”,-thuhej në deklaratën që nuk mbante asnjë vulë, por vetëm firma dhe disa emra njerëzish. Anila Dushi
Myftinia
“Ç’mendojmë ne për deklaratën”
“Nuk mund të japim një reagim për deklaratën e shoqatave muslimane në Shkodër, sepse ajo nuk është hartuar nga ne. para se të mbajnë një qëndrim duhet ta lexojmë e diksutojmë atë. Do të konsultohemi edhe me teologë të çështjeve fetare para se të dalim me një mendim të përbashkët se ç’mendojmë për këtë deklaratë e për vendosjen e bustit të nënë Terezës në Shkodër”,-tha për gazetën zëvendëmyftiu i Shkodrës, Arben Haruni, duke lënë të nënkuptohet se do ta bënin shumë shpejt publik qëndrimin e tyre.
Marre nga Shekulli
Ne shume vende te botes do ta kishin per krenari dhe fat te kishin prane tyre bustin e kesaj shenjtoreje, por ne Shkoder jo. Se na u prishka ekuilibri.
Bir Selman i Nenes.
No Comment.
Vazhdojm me i habit t'huajt me marrezit tona!!!!
Ika se u qelb kudo , vjen ere
vertet turp. Te pakten me vjen mire qe disa nga muslimanet e shqiperise kane aq sens sa ti dalin kundra idiotesirave te tilla. I pergezoj qe kane qene aq te shpejte te qartesojne qe "ankesa" e bere nga shoqatat bamirese nuk perfaqeson qendrimin zyrtar te muslimaneve shqiptar.
Po e nxjerrin koken edh e"shoqatat bamirese" qe na e duan aq shume te miren dhe harmonine fetare....
Ja dhe lajmi ne yahoo news per kete ceshtje. Do mundohem ta perkthej nga darka po pata kohe:
By LLAZAR SEMINI, Associated Press Writer
1 hour, 17 minutes ago
TIRANA, Albania - Albania's largest Muslim group said Monday that placing a bust of Mother Teresa in a northern city would not damage religious harmony, rejecting claims from smaller Muslim associations.
The Culture Ministry's proposal to put a statue at the entrance to Shkodra, 70 miles north of the capital, Tirana, was opposed the day before by three small Muslim associations.
Selim Muca, head of the Albanian Muslim Community, the organization representing all Muslims in Albania, said those objections were not the community's official position.
"We respect the contribution of the distinguished figures of our nation, like that of Mother Teresa, who is the honor of our nation," Muca said.
He added that local authorities should not create flashpoints between religious communities.
Representatives of the Charity Islamic Association, Islamic Intellectuals and Albanian Muslim Forum opposed the bust, saying the religious situation in Shkodra was "not so calm" and the bust was a provocation. They said a cross in a nearby area was vandalized in January.
Mother Teresa, an ethnic Albanian, has long been revered in this mostly Muslim country. Tirana's international airport and main hospital are named in her honor, and there is a memorial to her at the National Museum. An annex there is devoted to her.
Mother Teresa won the Nobel Peace Prize in 1979 and was beatified by Pope John Paul II in 2003, putting her on the road to possible sainthood for her life's work building shelters, orphanages and clinics around the world to care for the downtrodden.
Born in neighboring Macedonia to an ethnic Albanian family, she went to Calcutta, India, in 1929, and began a life dedicated to helping the poor and infirm.
She first visited Albania in 1989, when the communists were still in power. Albanians were barred from practicing religion from 1967 until 1990, when communism ended. She died in 1997.
Albania, a predominantly Muslim nation with large Orthodox Christian and Roman Catholic minorities, is officially a secular nation, and relations between religious communities generally are good.
PO amon mo po ku dolen keta myslymane e kaurre ne shqiperi mo aman. Po ca myslymanesh e qujn veten ata qe pijne raki e hane mish derri gjithe diten. Po ikni e lal boni no i lek e hani i cap buke, mos u merrni me te tilla budallalliqe.
Nuk duhet ashpersuar kete problem
Miq te dashur!Per te quajtur vedin mysliman eshte ca veshtire se duhet te jesh tolerant dhe i bindshem.Vete kuptimi i fjelesmysliman per sa e di une do te thot i bindshem.Me kete rast ju vellezerit mysliman duhet ta bindeni njeri tjetrin se Nene Tereza eshte bemiresja e gjithe botes.Kush e kundershtoi ndertimin e xhamise ne zemer te Shkodres,shkodra e Marin Barletit,Marash Palit,Dede Gjo Lulit Alfred Mojsiut ,pra e asnje Myslimanit dhe ndertohet Xhamia e ju poer Nene Tereze kundershtoni.Ku do ti qoni te krishteret shqipetar?Terhiqeni kete mendim pak sa te rende per historine tone kombetare shqipetare,kerkoni falje s e pari vedit e pastaj gjithe Shkodres dhe kombit shqipetar.
Hmmm
Asnje koment.
Preferoj te rrij larg kesaj ceshtje, pasi e di qe shkodranet folen gabim, dhe e di qe ketu do flasin te tjere perseri gabim, prandaj me mire larg qe te jem sa me i qete.
Habitem se si influenca fetare mund te ndikoje deri aty sa te behet pengese per te respektuar e nderuar Nene Tereezen.
Myslimam-Katolik-Ortodoks ne vend qe te bashkohemi te gjith bashke per te zgjillur problemet qe kemi po zihemi per besime fetare te huazuara dhe te imponuara nga pushtuesit e ndryshem.
Besimi fetar eshte dhe duhet te mbetet nje e drejte e pa cenueshme,por duhet te rrije ne permasat personale.
Gjithesecili ka te drejte ti lutet zotit duke perdorur besimin fetar qe ka zgjellur,por besimi fetar ,qe nje person apo komunitet nuk duhet te behet pengese respektimit te atyre shqiptareve qe me punen e stermundishme te tyre kane arritur te zbusin imazhin e keq, qe te tjeret kane krijuar per ne si komb keto vitet e tranzicionit.
Nene Tereza eshte shqiptarja qe ka percuar kudo neper bote vlerat e te qenurit e tille.
Keta zoterinjt qe kane dale kunder vendosjes se bustit te saj me krijojne pershtypjen se kane me te forte ndjenjen fetare, sesa ndjenjen patriotike.
Zoterinj !!!!
Ne nuk jemi Meka...
Ne nuk jemi Vatikani.....
Ne jemi Shqiptar.... dhe si te tille duhet te respektojme dhe nderojme Nene Terezen.
Rrofte Sali Berisha qe na dha te drejten e FJALES se LIRE.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.