Forumi Horizont
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva e Informatikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=304)
-- Nje pyetje per Torrent (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11284)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 30 Mars 2006 - 17:25:

Nje pyetje per Torrent

Kur mundohem te shkarkoj me Torrent, paralelisht ato qe shkarkoj uploadohen edhe per te tjeret si puna ime. Mundohem ta limitoj uploadin (e ka si opsion vet klienti) me qellim qe te kete nje tavan prej 4 kb pothuajse por automatikisht klienti qe perdor une per torrent ma ul direkt dhe shpejtesine e downloadit. Nga 30 apo 50 kbps ma con ne 1 ose 2 kbps. E provova ta limitoj dhe me program te jashtem si Net Limiter pa i futur duart te parametrat e klientit por perseri e njejta gje. Ka hasur ndonjeri me pare ne problem te tille?


PS: Une perdor uTorrent


Postuar nga Admirali datë 25 Prill 2006 - 00:52:

Hmmm

Lord, personalisht une perdor ndonjehere BT++, shume i thjeshte dhe ne interface. Kur shkoj tek opcionet per te limituar upload, une e kam lene ne 4 KBps (shih, eshte KBps jo kbps), pra 32 kbps, nqs e lej 0 eshte shpejtesi pa kufi, vete programi e thote kete, pra i bie qe minimumi i shpejtesise qe mund ti lejoj per upload eshte 1 KBps ose 8 kbps. Gjithashtu kam dhe opcionin qe kur mbaroj download, upload mund te nderpritet automatikisht.

Dhe kjo nuk ma ka limituar shpejtesine e download, dhe une si standart per upload e kam lene 4 KBps.

Besoj se 4 KBps nuk te vret as ty, keshtu qe lej ca per upload, mos u bej leecher, por behu dhe seeder.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 25 Prill 2006 - 12:07:

E di vlla por kur limitoj uploadin me limitohet dhe downloadi se nese shkarkoj me 75KBps dhe uploadoj me 105 KBps direkt me shkon mendja te limiti dhe pasi e limitoj uploadin ne 4 KBps ate moment dhe downloadi me shkon dicka me pak ose 4 dhe jo me shume. Besoj se ka dicka te fshehur ne kod se ndryshe shume pak veta do ta linin te larte uploadin.

Nejse, thanx gjithsesi.
Respekte


 
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.