Forumi Horizont Gjithsej 43 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12066)


Postuar nga Petrit Kola datë 06 Gusht 2006 - 07:15:

Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar

ME JANULLATOSIN GUVERNATOR LE TË JETË DHE MEKSI PRESIDENT

Pyetja: Kush mund të jetë presidenti i ardhshëm konsensual
i Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më shpesh, me afrimin e
kohës kur Alfred Moisiut i mbaron mandati i tij. Përmenden
emra politikanësh që mund ta kenë syrin tek kolltuku
presidencial. Është përmendur edhe emri i Fatos Nanos, duke
nxitur reagime kundërshtuese, sidomos midis politikanëve të
majtë. Më 21 korrik 2006 gazeta „Albania“ kishte bërë
„sencasion“ me shkrimin „Presidenti, demokratët rikthejnë
Aleksandër Meksin. Ish-kryeministri, emri më i përfolur për
të zënë vendin e Moisiut.“ Në fakt është „sensacion“ që nuk
bën sensacion. Përderisa përmendet emri i Nanos nuk ngjall
çudi të përmendet emri i Meksit, kur dihet se ku e kanaë
burimin e fuqisë politike si njëri dhe tjetri, kur dihet se
të dy janë në atë grupimin politik të ngushtë që kanë bërë
„pazaret e Triestes“ në vitin 1992.
Në të vërtetë është një shkaka e keqe të përmendësh emrin e
Aleksandër Meksit për president, kur dihet fundi i
palavdishëm i qeverisjes së tij në vitin 1997 dhe dëmet që
i solli Shqipërisë gjatë kryesimit të qeverisë së parë
demokratike. Të duket shaka e keqe të dëgjosh emrin e
Aleksandër Meksit si kandidad për president kur ke parasysh
edhe ato që janë shkruar në librin „Fisi Meksi nga Labova.
Personalitete dhe figura të shquara.“, botuar në Tiranë në
vitin 2002 nën kujdesin e vetë familjes së Aleksandër
Meksit. Në atë libër Aleksandër Meksi është lavdëruar me
krenari si „bizantinolog“, ndërsa për babain e tij,
Gavrilin është shkruar po me krenari se ka dhënë mësim në
shkolla greke, ka qenë thirrur nën armë herë si ushtar dhe
herë si rezervist nga ushtria pushtuese greke në Shqipëri
dhe pastaj grekët e dërguan në shkollat e tyre ushtarake.
Në atë libër është shkruar me krenari edhe më të madhe për
meksët se Gavrili ka luftuar për Greqinënë frontin maqedon
gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pastaj ka luftuar përsëri
për Greqinë kur Greqia shpërtheu luftën pushtuese në Azinë
e Vogël dhe për meritat në këtë luftë është dekoruar. Për
të tilla shërbime, kur është kthyer nga Anadolli bashkë me
ushtrinë e mundur greke në vitin 1922 mbante gradën e
kapitenit të ushtrisë greke.
Atëherë përderisa në Shqipëri kemi një guvernator të
përgjithshëm faktik teokratik grek, Anastas Janullatosin,
nuk prish ndonjë gjë të madhe që edhe kryetar laik të
shtetit teokratik të kemi një bir të kapitenit të ushtrisë
greke. Këtu kanë mbërritur punët e shtetit tonë përderisa
shqiptarët nuk mësojnë e nuk mbajnë parasysh historinë e
tyre.

Abdi Baleta

Marre nga "Rimekembja Kombetare"


Postuar nga Admirali datë 06 Gusht 2006 - 14:29:

Post ...

Fatos Nano ka per te qene presidenti i ardhshem. Nuk shoh ndonje figure tjeter e politikes per kete post.


Postuar nga Petrit Kola datë 06 Gusht 2006 - 19:51:

E pse te mos jete Meksi ku eshte ndryshimi midis Nanos dhe Meksit?

ME JANULLATOSIN GUVERNATOR LE TË JETË DHE NANO PRESIDENT


Moisiu eshte me i mire se Nano dhe Meksi. Une nga keta zgjedh Moisiun.
Si Nano dhe Meksi mbajne pergjegjsi per 1997, hajduta, plus Nana ka vrare dhe njerez (Ketet e ka thene dhe me prova "KOha Jone")


Postuar nga tresh datë 06 Gusht 2006 - 20:29:

shume mire Ermelinda Meksi nje presidente femer s'eshte keq.


Postuar nga Cindi datë 07 Gusht 2006 - 07:34:

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
shume mire Ermelinda Meksi nje presidente femer s'eshte keq.


Do te bejme me shume investime tresho.


Postuar nga Admirali datë 07 Gusht 2006 - 14:37:

...

Nuk behet fjale per Ermelinda Meksin o njerez, po per Aleksander Meksin, ish-kryeministri i 92-97.


Pastaj, ne dac te duam ne, ne dac jo, voten per president e ka ne dore parlamenti, dhe nqs nuk e dini apo e keni harruar, ata deputete atje, sidomos socialistet, shume prej tyre, i ka futur Nano ne kuvend (kjo pasi ata i paguan atij miliona per te qene ne listat e PS per deputete). Plus qe mos harroni faktin tjeter, se kur vjen puna per te cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme (nese nukzgjidhet nje president) deputetet preferojne me mire qe ti japin votat Pro kandidatit per president, sesa t'iu hiqet mandati per hicgje.


Postuar nga tresh datë 07 Gusht 2006 - 15:06:

Gjalle eshte Aleksander Meksi??
Po ku eshte ai qe ka qe ne 97-ten qe nuk i degjohet zeri??


Postuar nga oliinter datë 07 Gusht 2006 - 17:55:

per presidentin nuk ma ha mendja qe do e votoje e majta pasi ata deshirojne qe te rrezojne kete qeveri dhe sidomos berishen nga kryeministri.

besoj se president mund te rizgjidhet moisiu


Postuar nga varka datë 04 Shtator 2006 - 08:38:

kam nje mendim...

Pse te mos behem une presidenti i ardhshem i shqiperise.Ska ndonje gje te keqe plus qe dhe kushtet i plotesoj .Me shkolle te larte po e po me lek sjam keq keshtu qe sdo vjedh shume.zgjedhje te reja sdo kete qef o qerata .E si thoni ja vlen apo jo?Edhe ju forumistave do ju beja favore psh ty petrit do te te beja anetar kqz , iq vloren kryetar te shikut , fajtorin zedhenesin tim personal etj etj..eh sa mire do te ishte


Postuar nga Animal datë 04 Shtator 2006 - 14:00:

fatos nano

i vetmi qe e meriton dhe i vetmi politikan shqiptar


  Gjithsej 43 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.