Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 265 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- A ka jete pas vdekjes ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12187)


Postuar nga aleksa datë 28 Gusht 2006 - 01:45:

A ka jete pas vdekjes ?

Pershendetje miq !
Une vete kurre nuk kam menduar se mund te kete jete pas vdekjes , por ketu ku po jetoj aktualisht kam filluar te dyshoj pak .. kam lexuar shume artikuj qe me lene te dyshoj .


Postuar nga Glaukus datë 28 Gusht 2006 - 02:20:

hi !!

..........naten kur flinja me tha shpirti pi ................................................................................. ke shekuj te flesh ne qetesi................
...........................une dua te jetoj kete jete qe kam ------------ po me mbrapa , se mos erdhi njeri dhe me tregoi ??!!


Postuar nga lorie datë 29 Gusht 2006 - 02:14:

Po

ka .


Postuar nga agata datë 29 Gusht 2006 - 02:35:

Ah Lorie, sa shume do doja ta besoja jeten e pertejshme.

Nuk e di ne ka apo jo jete mbas vdekjes, di vetem qe ka gjera misterjoze qe me bejne te besoj ne Zot.


Postuar nga lost_soul datë 29 Gusht 2006 - 04:46:

mbreterit e egjiptit te lashte u mumifikonin per t'u bere te perjetshem; nje nga perandoret me te medhenj ne histori, khan-i i mongolise, thirri mjekun me te mire te kohes qe t'i falte perjetesine; perandore dhe mbreter anembane kane aspiruar perjetesine,....

mendimi im..
gjithe keto shekuj kane skalitur ne psiken e njerezve nje aspirate mashtruese ne lidhje me perjetesine...
nguliteni ne koke njerez.. beni c'keni per te bere ne kete jete... pas jush jeta do te vazhdoje pa ju..


Postuar nga volter datë 29 Gusht 2006 - 23:33:

Vete kjo jeta kalimtare, tregon qe ka dhe nje jete tjeter qe eshte perfundimtare. Une besoj ne jeten e perjetesise, se pas vdekjes ka nje jete te perjetshme, sepse eshte menyre e urtesise ne te besuarit pas vdekjes... Ah, shpirti im..!


Postuar nga iris datë 31 Gusht 2006 - 20:30:

une mendoj se edhe pas vdekjes ka jete dhe u them te gjitheve besojeni kete gje


Postuar nga lorie datë 01 Shtator 2006 - 00:09:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
mbreterit e egjiptit te lashte u mumifikonin per t'u bere te perjetshem; nje nga perandoret me te medhenj ne histori, khan-i i mongolise, thirri mjekun me te mire te kohes qe t'i falte perjetesine; perandore dhe mbreter anembane kane aspiruar perjetesine,....




Perjetesia kerkohet dhe ne ditet e sotme lost soul;njerezit cfare nuk bejne qe te zgjasin ditet e tyre dhe te qendrojne te rinj perhere.
Nuk jane vetem perandoret qe aspironin kete gje, Zoti thjesht na ka ndertuar per te qene te perjetshem,me instinktin e immortalitetit brenda por cuditerisht e kerkojme pothuasje gjithmone ne vendin e gabuar.(sic eshte dhe ajo e mumifikimit)


Postuar nga lost_soul datë 01 Shtator 2006 - 00:39:

cudi vertete,.. cudi sesi zoti na ka krijuar ne kete menyre, na ka dhene instiktin e pavdeksise, por s'na ka dhene instiktin e orientimit se ku ta kerkojme... cudi sesi ne njerezit jemi te gatshem te besojme gjera sipas qejfit

pershendetje.


Postuar nga lorie datë 01 Shtator 2006 - 02:02:

eshte zgjedhja e lire

meqe jemi bere sipas imazhit te tij, na ka pajisur me zgjedhjen e lire(ashtu sic ka ai nje te tille). Ai nuk mundet te detyroje kend ta ndjek ate( dhe duke ndjekur ate gjendet pavdekshmeria).
Une mendoj se ai na krijoi duke na dhene zgjedhjen e lire edhe pasi e dinte qe njerezit nuk do ti bindeshin. ( risking is in his nature)
He seeks the heart not traditions with no sense.


pershendetje edhe tyja


  Gjithsej 27 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 265 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.