| Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Eshte martesa varri i dashurise ?????? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12511)
Eshte martesa varri dashuris,??????
Mbase disa viteve martese humbe intimiteti dhe dashuria nuk eshte si me pare? Cilat jane bazat qe dy persona rrin akoma bashke?????
PRES PERGJIGJE JENI TE MIRPRITUR
Dashuria (mbase jo si me pare por mbase me shume, ose me pak), dhembshuria, respekti, mirenjohja... Do me?
Kush tha se nuk eshte si me pare,s'eshte vertete, besoj se pa e provuar vete asnjeri smund te flasi,une spo flas se ska lezet te mburrem ketu, une jam e lumtur dhe falenderoj zotin , zoti ju falte te gjitheve dashuri dhe harmoni ne martese,duhet ti besh yzmetin cdo gjeje,ka shume pune aty,dy vete behen nje,nuk eshte kollaj,por ka dhe lezetin e vet,merr jeta kuptim total,te ishte ashtu ,,,,varri i dashurise,,, njerezit nuk ishin martuar kurre me.
Ka dhe nga ato qe deshtojne ne martese,une ate gje e besoj si thjesht moment i gabuar ne jete dhe thjeshte mund ta ndryshosh momentin, you move on.,ska qene per ty,njerzit martohen prap dhe gjejne paqe,ose bashkejetojne psh ,per mu dhe bashkejetesa martese pa letra eshte,jo hoxhe po hoxhali si i thone.
Cdo moment ne jete ka kuptimin e vet ,shijen e vet,rendesine e vet, bukurine e vet, ,,,,,ka kohen e vet!
duhet provuar per te shkruar dicka per kete teme
se di po nuk mendoj
PPOOOO........ dhe se luan topi
Citim:
Po citoj ato që tha football
PPOOOO........ dhe se luan topi

Une martesen e shoh si kurorezimin e dashurise mes dy njerezve nese dashurohen vertete.Nese martohen sa per te quajtur veten "te martuar"atehere vertete qe eshte varr por jo varr i dashurise(pasi kjo s'egzistonte asnjehere mes tyre)por varri qe eshte ndertuar me guret e budallekut te tyre.Martesa eshte nje hap shume i rendesishem ne jete i cili s'duhet hedhur pa qene 101% te sigurte per partnerin.
Ne perceptimin e marteses njerezit bejne shpesh nje gabim: mendojne se gjithe jeten do e kalojne si gjate periudhes kur ishin duke rene ne dashuri,mirepo kjo periudhe eshte deri ne njefare pike nje iluzion.Partneri s'eshte vetem individi pa difekte(sic e sheh ne fillim),partneri s'eshte vetem i dashuri por dhe vellai,shoku i ngushte,ortak,shtylla ne te cilen mbeshtetesh...Vjen nje pike qe maredhenia s'bazohet vetem ne ato ndjenjat fillestare qe as qe mund ti spjegoje,por ne dashuri te konsoliduar,ne respekt te dyanshem,ne sfida me qellime te perbashketa.
Nuk mund te duroj njerezit qe sillen si "lovers te perjetshem",qe mendojne qe dashuria eshte e barabarte vetem me periudhen e renies ne dashuri,qe jane ne kerkim perhere te stimujve te rinj por jo tek bashkeshorti/tja,por tek njerez jashte rrethit martesor.Mgjth,keto te fundit me dhimbsen,imagjino te kalosh nje jete te tere e pakenaqur nga ai qe ke ne krah si bashkeshort edhepse ndoshta bashkeshorti mund te ishte shume me i mire se ato mbas te cileve mund te jargen tere diten jashte shtepise.
Une besoj shume ne vlerat familjare,ne martese,por vetem mbasi te kesh arritur nje moshe pjekurie dhe ke eksperiencuar ate cfare do ose ate cfare nuk do,mbasi te kesh bere llogarite me veten dhe me te tjeret 
Martesa eshre varr i dashurise per ata qe nuk e kane idene c'eshte martesa. Ata qe kujtojne se ne martese ekzistojne vetem fjalet e bukura, trendafilat e kuq, dhe krevati.:p
Martesa eshte martese dhe dashuria eshte dashuri, jo gjithmone shkojne bashke, madje pergjithesisht nuk shkojne
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Martesa eshte martese dhe dashuria eshte dashuri, jo gjithmone shkojne bashke, madje pergjithesisht nuk shkojne
| Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.