Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga kontinenti datė 05 Mars 2007 - 04:53:

Nuk e kam kuptu se nga vjen fjala kaqol ?
Edhe sot pothuajse te gjithkund perdoret dhe nenkuptohet nje njeri mendje lehte, tru thare etj.
Por, e kemi dhe ne kuptmin si; kaqol arrash.
Cfar eshte kaqoli i arrave?
Kaqoli i arrave eshte mjeti kur luhet me arrat.
Arrat vendoseshin diku larg ne grumbull dhe se largu lojtaret gjuanin sferen (kaqolin) dhe kush i nxirrte arrat nga rrethi apo trekendeshi ku ato ishin vendosur.
Kur isha i vogel kurre nuk e kemi quajtur ''kaqol'' por thjeshte zar.
Me nje fjale: - A luajme me zara?
Gjithashtu, kur luanim me zara ose kopaca (komcat e medha te palltos i kemi quajtur ''kopac'' = vjen nga fjala kupė ) pasi benim vijen atje tej, benim dhe trekendeshin e vogel ku vendosnim komcat e vogla ose ''kopacat''.
Vija atje tej kishte emrin bat, fjale qe ende sot nuk e di se si dhe nga ka ardhur? Pse e quanim keshtu? Natyrisht e kishim te trasheguar nga me te medhejte.
Shprehjen kalimbat e perdornim shpesh sepse, po qe se ''kopaci'' jot e kalonte batin atehere humbisje lojen.
Po ashtu ne keto lojra e siper, perdornim dhe fjalen lloc, me nje fjale: ai lloci pra zari apo kopaci (sipas lojes) lloci brenda trekendeshit, me nje fjale ngeci.
Lloc besoj se vjen nga fjala ''llucė'' pra duhet te jete fjale e adoptuar nga shprehja ''ngeci ne lluce''


Postuar nga kontinenti datė 05 Mars 2007 - 05:00:

Ka mundesi qe fjala kaqol te vije nga fjala qole.
Cfar eshte qolja ?
Qolja ka qene dikur para 80-100 vjetesh, nje sherbetor qe e mbanin bejleret apo agallaret ne shtepi apo neper dyqanet e tyre, pra ne nje far menyre ishte dhe si i punesuar dhe thjeshte sherbetor, pa rroge, por qe hante e pinte nga zoteria e tij.
Qolen e conin ku te donin neper punet e tyre.
Prej ketu duhet te jete dhe prejardhja e fjales kaqol pasi nga ana kuptimore, ngjajne sepse edhe ai qe me lart e thame si: ''kaqol arrash'' e cohet nga te doje lojtari.


Postuar nga IQVLORA datė 05 Mars 2007 - 10:38:

Po postoj edhe une disa fjale te perdorura ne rrethin e Vlores

Si cdo krahine e shqiperise edhe krahina e Laberise ka perdorur fjale te vjetra shqipe,te cilat tani pothuajse jane harruar.Une coku perdor ndonjehere fjale te tilla per te kujtuar gjyshen time te mire ,por bie ne bresherine e kritikave te gruas,e cila me thote ngele Turqi gjithe jeten.
Me te vertete fjalet e vjetra me sjellin para syve fytyren e dashur te gjyshes Merushe e cila ishte bije nga nje dere e fismeo permend disa prej tyre:

1-vocke ose pllocke eshte ene qeramike e vogel afersisht si kotruvja me dallimin e vetem se nga njera ane eshte e rrafshet.Ajo ish e rrafshet sepse me shume perdorej nga kaloresit per te qendruar mire ne samarin e kafshes.
2-krreje eshte folje qe ka kuptimin e fjales nxjerr.Kjo fjale perdoret edhe ne kete forme: nje rapsod popullor ose poet ne laberi thuhet kerren vjersha(bene vjersha)
3-kosor vegel bujqesore per te korrur grurin ose barin ose draper.Koser gjithashtu eshte vegel me bisht te gjate qe perdoret per te korrur barin,jonxhen.
4-katershore-fletore e diteve te sotme.
5- brashnje kepuce lekure te vjetra te degraduara.Kur duan te shajne ndokend ne laberi i thone :Ik or brashnjar.
6-bucjele eshte lloj ene prej druri me te cilen labet mbanin uje ne krua.E ngarkonin me litar mbas kurrizit.(Ju kujtoj se A Mula ka kenduar nje kenge per nje vajze me kacurella te verdha te ciles i kerkonte pak uje)
6-poturre ka kuptimin pantallona
7-demir oxhak eshte nje mjet hekuri i gjate 1 kut ne forme u -je te permbysur.Ka dy kembe nga njera ane dhe dy nga ana tjeter.Edhe siper ka dy copa hekuri me te dy skajet perpendikul.Perdoret per te mbajtur fundin e druve kur vendosen ne oxhak.Perdoret edhe sot.
8-ēeēo, ne laberi keshtu thirret ndonjehere babai,xhaxhai ose vellai i madh.
9-cingla eshte nje cope druri cilindrik rreth15-20 cm me diameter 1-15 cm perdoret per te luajtur nje loje e ngjashme me kriketin.
10-tragaē shkop rreth 80 cm i cili perdoret per te goditur cinglen.
11-tarbacik ka kuptimin i shkurter
12-magje lloj govate prej dru vidhi ku labet lanin rrobat ne krua.
13-pelivan perdoret edhe si emer mashkulli, por ka edhe kuptimin e njeriut qe hidhet dege me dege
14-zuske femer e pamoraleshme
15-kobar ka kuptimin vjedhes, hajdut
Kaq per sot me vone do te postoj fjale te tjera sepse di shume.

PS: Konte korigjome ne se ka ndonje fjale nga turēelinjte




PS- (Kontineti) - Une te rregullova germat ē.


Postuar nga kontinenti datė 06 Mars 2007 - 00:17:

Re: Po postoj edhe une disa fjale te perdorura ne rrethin e Vlores

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA

4-katershore-fletore e diteve te sotme.


Katėrshore - kjo fjale po me ben jashtezakonisht pershtypje.
Mos valle eshte - katėrshe ?
Po qe se do me japesh pergjigje perseri si katėrshore atehere filli del ne tjeter vend dhe eshte shume me i gjate dhe i nderlikuar.
Mbaresa shore tregon nje kohesisht edhe mbarimin apo fundin e vete objektit te cilit ajo i sherben. Tregon anen e tij. Me fjale te tjera pjesa shore duhet te jete sinonimi i fjales anė dhe kjo ka shume rendesi po qe se e vertetojme kete gje.
Fletorja ka kater anė pra mund te thuhej dhe katėranėshe por, fjala anė me se shumti percepton dicka me te madhe ne shqip, gjithashtu, nuk eshte aspak gabim ne shqip kur thuhet ; katėr anėt e tavolinės. Apo... anėt e lumit, etj.
Ne rastin konkret tek pjesa shore kemi direkt anėt.
Per ta perforcuar kete ide, te mos harrojme dhe fjalen; gėrshėrė te cilen une e shkruajta sipas gjuhes standarte, por ne shume vende ajo fjale thuhet; gėrshore apo gėrshonė .
Vete puna e gėrshėrės eshte te ndaje ne dy ane copen e rrobes, bezen, letren etj.
Pjesa gėr duhet te jete onomatopaike, pra qe e ka marre kete pjese nga vete tingulli qe leshon gershera kur presim dicka me te.
Por, me e rendesishmja eshte pjesa shore qe e gjejme dhe ketu se?
Fiks eshte sinonim i fjales anė.
Me te gjitha keto po shkoj drejt percaktimit se; Ne anglisht e kemi kete fjale shore e cila nuk tregon asgje tjeter por vetem anėn - bregun, e lumit, liqenit, detit etj.
IQVLORA, pres perforcimin tend e te me thuash se si e thoshte gjyshja jote fjalen; fletore ?


Postuar nga IQVLORA datė 06 Mars 2007 - 11:30:

Edhe 22 te tjera per sot

Faleminderit Konte,per riparimin e germes c ne (ch)!
Gjyshja ime interesohej per mua ne menyre te vecante.Babai im ishte djali i vetem i saj dhe kur kam lindur une ajo eshte gezuar shume dhe me donte jashtzakonisht.Me kete dua te them eshte kujdesur shume per mbarvajtjen time ne shkolle.Ajo me blinte te gjitha sendet e nevojeshme duke filluar nga maja e penes e der tek fletorja.Ajo me thosh:Kur te te mbarohet katershorja thuaji nenes te te bleje nje te re.Kisha degjuar edhe burra te vjeter te cilet perdornin kete fjale per fletoren.Do mundohem ta sqaroj kete fjale edhe me tim ate.Ne mos gaboj,por edhe Naim Frasheri e perdor diku ne poemat dhe vjershat e tij
Disa fjale te vjetra qe m'u kujtuan per momentin:

Ne zonen e Lumit te Vlores eshte perdorur fjala
1-Ollonar qe ishte muaji Dhjetor
2-E xhuma ose e premte
3-katua vendi ku mbaheshin bagetia dikur
4-selgjen vend ku mbaheshin jorganet dhe dysheket.
5-tas,xham,canak-kane te njejtin kuptim ene e vogel prej porcelani,balte ose alumini per te hedhur,bulmet kryesisht.
6-perpeq(e e pare me dy pika siper) lloj embelsire qe behet me qumesht deleje qe kullosin ne mal
7-harapash gjelle qe behet me mill misri te situr e me zorre qengji e gjalpe.
8-kumbullore ose domate(moll t'arta)
9-qemshe ose (garuzhde ushtarie)
10-polkė, nje si lloj xhakete pa jake qe mbahej nga grate e moshuara.
11-mua-mua fjale qe shprehin habi ne laberi.Ne vitet e para te clirimit ne Kuc te Vlores fshataret pane dy automobil;nje veture dhe nje kamion.Nje plake e habitur tha:Mua-Mua a mos valle kjo e madhja e ka bere kete te voglen
12-sepete lloj senduku qe mbaheshin rrobat e veshjes.Nuseve ua nisnin edhe ne paje.
13-hezber simbolizon dike qe eshte i zgjuar,por flete shume
14-lepe ka kuptimin urdhero.Kur dikush therriste duke ju drejtuar dikujt me emer ai/jo pergjigjej lepe.
15-peqe ka kuptimin mire ose dakord
16-xhevap ka kuptimin llogaridhenie paradikujt nqse ke bere ndonje gabim ose pergjigje.
17-acillek (lexo ch) fjale e perdorur ne Kanine te Vlores.Ka kuptimin nje guzhine e vogel jashte shtepise ku gatuhet.
18-bilė ne dialektin cam, bijė (daughter)
19-mec ka kuptimin djale(bir) perdoret ne veri lindje te Shqiperise. Burrel,Kukes etj.
20-qysh ka kuptimin si?Qysh e bere.Si e bere kete apo ate.......
21- serbes ka kuptimin e qendrimit serioz te dikujt ose te disa personave.
22-muhaxhire ka kuptimin refugjat.Gjate luftes njerzit per t'i shpetuar reprazaljeve te armikut shpernguleshin nga nje fshat ne tjetrin,ose nga nje krahine ne tjetren.Sigurisht per tu mbrojtur.
Po mjaftohem me kaq sot.See you


Postuar nga kontinenti datė 06 Mars 2007 - 18:58:

Re: Edhe 22 te tjera per sot

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Faleminderit Konte,per riparimin e germes c ne (ch)!
Gjyshja ime interesohej per mua ne menyre te vecante.Babai im ishte djali i vetem i saj dhe kur kam lindur une ajo eshte gezuar shume dhe me donte jashtzakonisht.Me kete dua te them eshte kujdesur shume per mbarvajtjen time ne shkolle.Ajo me blinte te gjitha sendet e nevojeshme duke filluar nga maja e penes e der tek fletorja.Ajo me thosh:Kur te te mbarohet katershorja thuaji nenes te te bleje nje te re.Kisha degjuar edhe burra te vjeter te cilet perdornin kete fjale per fletoren.Do mundohem ta sqaroj kete fjale edhe me tim ate.Ne mos gaboj,por edhe Naim Frasheri e perdor diku ne poemat dhe vjershat e tij
Disa fjale te vjetra qe m'u kujtuan per momentin:

1-Ollonar qe ishte muaji Dhjetor



Ne qoftese dhe Naim Frasheri e ka perdorur fjalen katėrshore atehere kjo fjale nuk qenka thjeshte me nje mbarese por eshte fjale origjinale.
Gjithashtu, gjyshja jote qenka shprehur keshtu; kur te mbarohet katershorja .
Kete fjale une e vendos ne nivelin e zbulimit.
Hahahaha....ah moj anglishte qe ke theks te erret, perseri dhe nga ty dallohen fjalet shqipe.
Por fjalen shore kurre nuk do ta gjeja, po te mos ishte gjyshja jote qe e perdorte ate fjale.

Gjithashtu, fjala Ollonar qe qenka dhjetori, kurre nuk e kam degjuar.
A je i sigurte qe nuk eshte turqishte?
Ndokush qe di turqisht, eshte i lutur te na thote se si i thone turqit dhjetorit?
Po nuk qe turqisht, edhe kjo fjale lidhet me dicka....
Nuk dua te flas para kohe sepse nuk di ne eshte turqishte apo jo?

Pra....secili nga ne duhet ta pranoje se, pikerisht ne....nuk e dime te gjithe shqipen.
Une per vete pranoj se di vetem 65% te gjuhes shqipe.


Postuar nga kontinenti datė 06 Mars 2007 - 19:06:

Formimi i germave ē e vogel - Ē e madhe dhe i germes ė.

Si formohet germa ē e vogel?

Germa ē formohet; mbaj te shtypur butonin alt dhe, djathtas formo numurat 135. Me pas leshoje butonin alt dhe na del germa ē.
Pra; Alt + 135 = ē.

Si formohet germa Ē e madhe?

E njetja metode si me lart me butonin Alt, por ndryshojne numurat qe do formohen.
Mbaj te shtypur butonin Alt dhe me pas formo numurin 128.
Pra kemi; Alt + 128 = Ē

Si formohet germa ė ?

Perseri e njejta metode, numurat ndryshojne.

Mbaj te shtypur butonin Alt dhe formo numurat 137.

Pra kemi; Alt + 137 = ė.


Postuar nga Lela_Dr datė 06 Mars 2007 - 19:12:

Keto kombinime dalin vetem me PC fiks. Me lap top nuk dalin. Duhet te ndryshohet komplet tastieren ne shqip, por pastaj nuk dalin disa germa te tjera per gjuhen qe perdorim (si italishtja p.sh)


Postuar nga kontinenti datė 06 Mars 2007 - 19:15:

Po ne lap-top si dalin keto germa?


Postuar nga Lela_Dr datė 06 Mars 2007 - 19:19:

Del vetem germa ē qe eshte ne te njejetin tast me @

Kurse e me 2 pika dhe ē e madhe nuk dalin.
Nje here qe e nderrova tastjeren ne shqip, mu corjentua e gjithe tastiera, y me dilte ke x, kurse x ke y dhe ? me dilte ke _ c'do gje ishte mbrapsh me nje fjale.


  Gjithsej 68 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.